Nga Auron Tare
Në librin e tij monumental me Kujtime, Ekrem Bey Vlora ka një pasazh i cili përmbledh, në një farë mënyre, të gjithë retorikën, servilizmin dhe hipokrizinë patriotike të politikanëve gjatë këtyre 100 viteve të shtetit të shqiptarëve.
I ati i Ekrem beut, Syrja Vlora, një diplomat i njohur i shtetit osman që pati një rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare, e pyeti një prej bejlerëve të kohës, i përfshirë në ngjarjet e vitit 1912, se përse shprehej pro politikave franceze, aq më tepër kur nuk e lidhte asgjë me atë vend dhe nuk fliste as gjuhën e tyre.
Përgjigjja e beut shqiptar mbetet një lapidar i mentalitetit të mercenarizmit të politikës shqiptare:
“Syrja bej, austro-hungarezët i ke ti, Libohovat kanë Italinë, pasha i veriut ka serbët, me turqit janë gjysma e miletit. Po unë nga do ta marr rrogën nëse Dovleti bie?”
Kjo përgjigje, e sjellë me humor nga një vëzhgues i hollë i politikës shqiptare si Ekrem bej Vlora, në fakt është një nga dilemat më të mëdha të ekzistencës së shtetit të shqiptarëve.
M’u kujtua ky moment historiko-letrar, pasi sot isha në një panel mediatik ku një prej bashkëbiseduesve u shpreh se në fakt shteti i Iranit, i cili sapo u shpall një shtet terrorist nga parlamenti shqiptar, ka mbi 30 vjet që ka qenë i pranishëm në hapësirat shqiptare, duke financuar një seri institucionesh, por në veçanti politikanë shqiptarë.
Zotëria në panel tha se ish-kryetari ynë i parlamentit ka qenë financuar prej kohësh nga shteti i Iranit, dy presidentë të republikës po ashtu, klerikë, akademikë, punonjës të institucioneve të sigurisë, si dhe një ish-nënkryetar bashkie i Tiranës ishin mbështetur apo sponsorizuar prej vitesh nga shteti i Iranit.
Në fakt, imagjinoni kur një shtet periferik, pa ndonjë arsye të fortë politiko-territoriale, është kaq prezent në Shqipëri (nëse e marrim të mirëqenë deklarimin publik sot në TV). Çfarë mund të themi për fqinjët tanë?
Sa politikanë, personalitete shkencore, gazetarë, punonjës të sigurisë kombëtare, liderë politikë e kështu me radhë financohen fshehurazi nga shërbimet e fqinjëve tanë?
Sa politikanë apo njerëz me influencë në spektrin politik, në biznes, në kulturë, në sferën fetare dhe në media janë në shërbim të politikave të shteteve të tjera?
Sa projekte me interes kombëtar sabotohen apo ngadalësohen nga vendimmarrësit e shtetit tonë në dobi të politikave të fqinjëve tanë?
Sa veprime politike merren në interesa të ngushta dhe jo kombëtare?
Sigurisht, keto jane pyetje te vështira për të marrë një përgjigje të saktë. Por nëse shqiptarët nuk do të ndërpresin një herë e përgjithmonë influencat e huaja në çështjet tona kombëtare, vendi do të vazhdojë të marrë rrokopujën.
Dhe politikanët tanë do të vazhdojnë politikën e Beut te dikurshem që me rënien e Dovletit do të hidhen në prehrin e një Dovleti tjeter , mjafton që ata të paguajnë.

E ka fajin populli 🙂
“Easy money” apo thjesht para pa djersë e mundim. I bijn qylit deri sa te vdesin.
VO:
-Ja nga këto histori duam të lexojmë në DITA dhe jo vetëm HA-LE-IST çdo mbëmje te TV SYRI ZENIT,etj.Ndaj,Po tregoj edhe unë diçka,ndonse do mërziten ANONIMËT: Demo,Intelektuali,MeteH,etj.
-Në vitet e adoleshencës,NËNA ime e ndjer edhe pse ishim të varfër, nuk na gatuante çdo ditë TRAHANA-gjella më e preferuar e fshatarsisë së kohës por edhe sot,ndonse NE athere të 6 fëmijt rreth vatrës e kërkonim Atë,pasi viheshim në garë kush do të dilte matan tepsisë.!
Dhe,kur shof mbesa e nipër që nuk hanë radhë ushqimet e gatura për ta,më kujtoher TRAHANAJA E NËNËS SIME.
Këtë histori,sa sipër ja rrëfeva nuses time të parë dhe të vetme që në ditët e para të çiftimit tonë,e cila e ka vënë vëth në vesh këtë histori.
Këto ditë plaka po më thot përsëri:
-Ti nuk e do gjëllën dy herë në tavolinë,Po Saliu dhe Edi pse qëndrojnë kaq shumë në PD e PS,a nuk mërziten Ata me të njëtën gjellë,ku mesa shohë Saliu del në SHQUP 24/24 orë dhe Ata që e rrethojnë e shofin në sy si perëndi.?
Dhe,si zakinishtë plakës i trogoj ato që kam lexuar që nga 2013 në DITA,prej M.Zeqos,A.Stefanit,B.Islamit,V.Malaj,A.Thanos,etj:
-Saliu,si malsor prej Krahinës së Gjakovës,siç thot Ai vetë KM ka ndihmuar më shumë komunat Sërbe se sa Ato Kosovare,me porosi të FAZLLIÇVE,për ti dërguar si kompesim turshi trangulli,Specash,pasi Liria(sllobodanka)nuk e njehë fare trahananë e nënës sime.
-Ndaj,Sb në 35 vite përdor të njëtën gjellë,për të kursyer sa më shumë që fitimet e tij të familjes ti bëj VILA për fëmijtë,mbesa e nipër,ku siç dihet në sivinë e familjes ka 60 banesa në Shqipëri dhe Shtetet e BE.!
-Në 1992 Ai kapi drejtësinë 100 %, me qëllim që pasuria e vjedhur të mos kthehej në BUXHET TË SHTETIT,kështu do pasuroheshin të dy palët dhe populli do varfërohej më shumë dhe dikur të bindej që nëse nuk e votonte Atë.. të ikte nga syt këmbët dhe TOKË E DET TI FALESHIN FQINJVE VERIOR E JUGOR,sikurse veproi Esati e A.Zogu për veriun,Ky i fali 345 km det Asfalisë.!
-Ndërsa,E Rama me të tijët duke parë se drejtësia nuk po vepronte me qeverinë GANGËSTERE(sipas DASH),ku mbi 500 mild.$ u vodhën nga 1992-2013,u vodhën..Edhe ky e lëshoi frërin ndaj vartësve,të cilët bënë KËRDINË PAS KURRIZIT TË TIJ NË KORRUPSION.?
-Dhe,përsëri plaka më pyet: Për kë do të votojmë herën tjetër.?
• Unë përsëri do votoj E.Ramën pasi ma shtoi pesionin nga 18.000 të non gratës 2013,në 50.000 në 2025..
..Dhe,fundja E.Rama nuk ka vrar njërz,Në GËRDEC E 21 JANAR VRAU SALIU..
…Ndërsa,problemi B.Balluku do të shifet,pasi ajo jo vetëm që nuk paska vjedhur 300 vila por as 3.! Dhe,qëllimi tyre është,sikurse për Lali Erin të rrethojnë e detyrojnë E.Ramën të dorhiqet.!
..Por siç duket ER nuk po tregohet frikacak si F.Nano 2005.Të shofim
• Nëse Non Grata ikën nga PD dhe aty vjen edhe roja i SHQUP që nuk ka veset e kqia të Saliu dhe vetëm një banesë si NE 2+1..athere të shfim.!
-Tashmë populli i varfëruar më shumë po pret SPAKUN QË TI JAPI ZGJIDHJE KËTIJ NGËRÇI TË POLITIKËS SON KORRUPTIVE ANTI BE,NËSE ZGJIHET NGA KOMA.!
EL News Albania
FLM DITA
Fiks fare tani nje pal esht me see in nje pal me brewing vazhdon skema e dallaverexhinjve
Pse vetem Irani e shtetet fqinje?
Sa per Ekrem Bej Vlora ndersa libri eshte me vlere, ai vete nuk ishte zbatues i atyre qe thuhen ne liber.
Minister i jashtem i Princit Gjerman ( sepse finncohej nga “oksidenti” dhe besonte se Shqiperia behet vetem si vasale e fuqive te medha). Politike qe deshtoj plotesisht. Me vone qeveia kusilinge e Fashisteve e dergoj minister ne Kosove, se financohej nga Italia dhe mendonte se vetem nje fuqi e madhe ( Italia Fashiste) mund ta shpetoj Kosoven. Nje tjeter deshtim i madh i tij.
Dhe sot, edhe artikulli ne fjale, flet si Ekremi por edhe mbeshtet veprimet e deshtuara te Ekremit sepse si Ekremi qe ishte kunder disa fuqive ( Otomaneve e Serbeve) ishte per vasalitet te Shqiperise nga “oksidenti” ( sese paguhej nga oksindeti)
Sot flasim per financime nga Irani e shtet fqinje, por nuk permenden financimet nga oksidenti . Sepse mendojme se Shqiperine do te vij oksidenti ta bej. Sac e beri 115 vjet me pare.
Kujtimet e cifligarit dhe spiunit te madh fashisteve italiane Eqrem bej Vlora jane vertet nje “Monument” per sistemin Monarkist, ndersa per sistemin Demokratik jane “Perralla me Mbret” qe englendisin mendjelehtet.
Këtë frikë nga ky realitet i hidhur e kam dëgjuar nga disa zëra në Kosovë kaherë dhe luiteshim së bashku të mos jetë e vërtetë, por ja, që e vërteta e dyshuar s’është larg menç që na qenka e vërtetë
A. Tare gjithnje percjell fakte dhe histori interesante dhe me vlere; ne kete rast ka treguar nje barcalete banale krejt jashte realitetit!
Tarja vdes per pak vemendje…
Shoku Ethem mos na kujto ate trahanane me kos dele e me veze qymezi me cyrek misri te ngrohte te perveluar me gjalpe fshati me spec te kuq,qe e thanin plakat ne tepsi,se me vjen aroma deri ketu,qe ti dhjes pulat e ngrdhura te Braziit dhe vicat me hormone te Bullgarise,qumshin pluhur te Serbise dhe paidhaqet me zgjebe te Greqise. Ti mund te ankohesh edhe se 40 vjet ke ngrene groshe kazani dhe makarona te skuqura ushtrie,po edhe ato nuk krahasohen me peshkun e qelbur,qe shitet sa frengu pulen neper restorante luxi.
Avash kur e injoron ate trahanane,se ate sot nuk e hane dot as Oligarket,por na gjej ate kryeparlamentarin.qe ka financuar Irani!