Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-kryeparlamentari izraelit: Netanyahu është “kërcënim” për vendin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-kryeparlamentari izraelit: Netanyahu është “kërcënim” për vendin
AktualitetBote

Ish-kryeparlamentari izraelit: Netanyahu është “kërcënim” për vendin

Published: December 21, 2023
Shpërndaje

Ish-kryetari i parlamentit izraelit (Knesset), Mickey Levy ka deklaruar se kryeministri Benjamin Netanyahu është bërë “kërcënim” për Izraelin. Në një intervistë për gazetën izraelite “Maariv”, anëtari i Knesset-it nga partia opozita “Ka të ardhme” tha se Netanyahu duhet të largohet edhe pa pritur zgjedhjet.

“Ai është i fokusuar vetëm te vetja. Të gjitha veprimet e tij janë të orientuara drejt ruajtjes së interesave të tij personale, duke tejkaluar shumë interesat e Izraelit”, tha Levy.

Levy theksoi se një komitet hetimor qeveritar duhej të ishte formuar për të hetuar dështimin më të rëndësishëm të Izraelit më 7 tetor. “Netanyahu nuk mund të vazhdojë si kryeministër pas këtij dështimi dhe ne duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve” tha ai.

- Publicitet -

“A do të ndodhë?”, pyeti ai, duke theksuar se nuk mund ta besojë se Netanyahu do ta mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve me dëshirë, sepse nuk është person që merr përgjegjësinë.

“Ky njeri (Netanyahu) është i shkëputur nga realiteti”, u shpreh Levy. Netayahu përballet me kritika të gjera brenda qarqeve izraelite për shkak të dështimit për të zbuluar sulmin e Hamasit më 7 tetor dhe mënyrës se si po e trajton çështjen e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sot 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
  • Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin
  • Horoskopi 22 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Vranësira dhe reshje të lehta shiu, parashikimi i motit për sot
  • Amerika pas zgjedhjeve të mesmandatit

Komentet e Fundit

  1. Kleman on Sa pension marrin deputetët? Eksperti merr shembull Braçen dhe Shehun
  2. Kol Balla on Pamja e jashtme e një politikani është zgjedhje e tij personale, llogaridhënia për paratë e shpenzuara është detyrim
  3. Anonymous on Pamja e jashtme e një politikani është zgjedhje e tij personale, llogaridhënia për paratë e shpenzuara është detyrim
  4. 1thundrak on Pamja e jashtme e një politikani është zgjedhje e tij personale, llogaridhënia për paratë e shpenzuara është detyrim
  5. !!? on Një vdekje tragjike, pasqyrë e Shqipërisë së zbrazur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?