Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-oficeri i akuzuar për dekonspirim dënohet me 2.8 vjet burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-oficeri i akuzuar për dekonspirim dënohet me 2.8 vjet burg
AktualitetKronike

Ish-oficeri i akuzuar për dekonspirim dënohet me 2.8 vjet burg

Published: August 1, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi më 30 korrik deklarimin fajtor të ish-oficerit të sektorit të Operacionales në Policinë e Shtetit, Igli Haxhiaj, i cili u akuzua nga SPAK se u serviri informacione sekrete të hetimit tek anëtarët e një grupi kriminal, që kishte për detyrë që t’i mbante në vëzhgim.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka e deklaroi Haxhiajn fajtor për veprat penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, “Korrupsioni pasiv…” e “Shpërdorim i detyrës” dhe e dënoi atë me 4 vjet burgim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë një dënim të reduktuar prej 2 vitesh e 8 muajsh heqje lirie. Po ashtu, u caktua dhe dënimi plotësues, për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Sipas SPAK, hetimet e përbashkëta me drejtësinë italiane dhe zviceriane kanë zbuluar veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, që ka pasur si qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Anëtarët e këtij grupi operonin në territorin shqiptar dhe italian, duke importuar lëndë narkotike drejtpërdrejtë nga Amerika e Jugut dhe përmes rrugëve tregtare, duke hyrë në portet kryesore të Europës Veriore.

- Publicitet -

Në vitin 2019, kur ka filluar hetimi ndaj këtij grupi kriminal, i pandehuri Igli Haxhiaj ka qenë në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai ka qenë pjesë e grupit të hetimit që ka kryer përgjimin dhe vëzhgimin e fshehtë të të dyshuarve për trafik lëndësh narkotike.

Ndërkohë që ka qenë duke vëzhguar të dyshuarit, Haxhiaj i ka bërë me dije njërit prej tyre se ka qenë objekt hetimesh dhe që po përgjoheshin. Në këmbim të informacioneve të dhëna, ai akuzohet se ka përfituar shumën prej 15 mijë eurosh.

Implikimi i punonjësve të policisë në aktivitete të krimit të organizuar është një problem shqetësues, i cili ka dalë në sipërfaqe gjatë hetimeve të bazuara në komunikimet e aplikacionit SKY ECC. Në më shumë se një rast, ish-kreu i SPAK, Altin Dumani ka ngritur publikisht alarmin e korruptimit të zyrtarëve të policisë nga eksponentë të krimit të organizuar.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit
  • DETAJET: Si ra në pranga Ergys Agasi bashkë me krahun e djathtë të Prodës, sekuestrohen disa çanta
  • Arrestimi i Ergys Agasit, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-kreut të Policisë së Shtetit
  • E FUNDIT: Arrestohet Ergys Agasi
  • Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur hungarez Péter Nádas

Komentet e Fundit

  1. Pordha e Shurrelit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  2. ana on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  3. Besniku on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  4. Gani USA on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes
  5. Kokpalari 21 janarit on Kolltuku dhe Njeriu: 26 gushti i Migjenit dhe prapanicat që shtypin fytyrën e së ardhmes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?