Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-oficeri i inteligjencës amerikane zbulon: SHBA-të kanë automjete aliene
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-oficeri i inteligjencës amerikane zbulon: SHBA-të kanë automjete aliene
AktualitetBote

Ish-oficeri i inteligjencës amerikane zbulon: SHBA-të kanë automjete aliene

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

Prej vitesh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në posedim disa automjete me “origjinë ekzotike”, të prodhuara nga një inteligjencë jo-njerëzore, gjë që duket nga morfologjia e këtyre mjeteve dhe materialet e përdorura.

Këto janë zbulimet më të fundit të ofruara nga një informator sekret për disa gazetarë, duke përfshirë Leslie Kean dhe Ralph Blumenthal, autorë të analizës në gazetën “New York Times” në lidhje me videot e UFO-ve të Pentagonit.

Historia e informatorit – Burimi nuk është sigurisht një person i zakonshëm, pasi David Grusch ishte për katërmbëdhjetë vjet në shërbimet e inteligjencës amerikane.

- Publicitet -

Një ish-zyrtar ushtarak, ai ka shërbyer në Afganistan, ku edhe ka marrë një dekoratë.

Ai është veteran i NGA-së, Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Gjeo-hapësinore, për të cilën ishte përgjegjës edhe për analizën e të ashtuquajturit UAP (dukuri ajrore të paidentifikuara).

Ai ka luajtur gjithashtu një rol me rëndësi në Zyrën Kombëtare të Zbulimit. Jo vetëm kaq: Grusch gjithashtu ka një leje sigurie GS-15, më e larta e mundshme në Shtetet e Bashkuara.

Sipas informatorit, “SHBA ruan fshehurazi avionë të prodhuar nga inteligjenca jo-njerëzore, disa plotësisht të paprekura, disa pjesërisht”.

Më pas ai shtoi gjithashtu se në mesin e gjetjeve, përveç këtyre objekteve, ka edhe disa “trupa pilotësh”.

Dyshohet se është kërcënuar – Sipas ish-zyrtarit, këto lajme janë mabjtur fshehur në mënyrë të paligjshme nga Kongresi, të cilit Grusch i ka dhënë informacione të ndryshme të klasifikuara mbi programet sekrete që çojnë përsëri në këto automjete.

Megjithatë, informatori nuk dha prova apo imazhe për të mbështetur deklaratat e tij, duke pretenduar se e kishte marrë informacionin nga zyrtarë të nivelit të lartë të inteligjencës.

“Pasi dëshmova për këtë informacion të klasifikuar, mora kërcënime nga anëtarët e qeverisë”, tha ai, duke shtuar se “kongresi amerikan po mbahet qëllimisht në errësirë ​​për këto programe sekrete që kanë dekada të tëra”.

Për të konfirmuar versionin e Grusch, janë edhe disa ish-anëtarë të tjerë të inteligjencës, si ish-koloneli Karl E. Nell, i cili komandonte grupin e punës UAP për CIA-n dhe Jonathan Grey, një tjetër zyrtar amerikan në Qendrën Kombëtare të Inteligjencës Ajrore dhe Hapësinore.

Ky i fundit konfirmoi për faqen e internetit, “The Debrief” se SHBA do t’i mbante këto “materiale ekzotike”.

Në një shënim, Pentagoni thekson se AARO, organi qeveritar amerikan që heton UFO-t, “nuk ka informacion të verifikuar” për këtë çështje.

UFO e Musolinit – Në një intervistë tjetër me “Le Parisien”, Grusch përmend edhe Italinë.

Sipas Grusch, një nga avionët e gjetur, do të ishte i famshmi “UFO i Musolinit”, objekt i cili sipas rikonstruksioneve të kohës, ra në vitin 1933 në Magenta, pranë Liqenit Maggiore.

Një avion, i kompletuar me pasagjerë, i klasifikuar fillimisht si mjet gjerman.

Por kjo, sipas studiuesve të fenomenit, mund të ishte diçka tjetër. Sipas asaj që u tha, objekti do të kishte qëndruar për disa vite në Itali dhe më pas do të merrej dhe do të dërgohej në SHBA.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?