Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-zonja e parë e SHBA-së, Rosalynn Carter ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-zonja e parë e SHBA-së, Rosalynn Carter ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare
AktualitetBote

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Rosalynn Carter ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare

Published: November 19, 2023
Shpërndaje

Ish-zonja e parë e SHBA-ve, Rosalynn Carter, gruaja e ish-presidentit Jimmy Carter, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Qendra Carter dha lajmin duke thënë se ajo vdiq në paqe me familjen pranë saj. Qendra njoftoi të premten se ish-zonja e parë kishte hyrë në kujdesin intensiv. Ajo u diagnostikua me demencë në maj.

Carter ishte e martuar për 77 vjet me Jimmy Carter, presidentin e 39- të të Shteteve të Bashkuara dhe fituesin e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2002, i cili tani është 99 vjeç. “Rosalynn ishte partnerja ime e barabartë në gjithçka që kam arritur ndonjëherë”, tha në një deklaratë bashkëshorti i saj, ish-presidenti Jimmy Carter.

“Ajo më dha udhëzime dhe inkurajim të mençur kur kisha nevojë. Për sa kohë që Rosalynn ishte në botë, unë gjithmonë e dija që dikush më donte dhe më mbështeste”, njoftoi qendra Carter. Rosalynn shërbeu si zonja e parë e vendit gjatë mandatit të vetëm të burrit të saj si president i SHBA-së, nga viti 1977 deri në 1981.

- Publicitet -

Ish-zonja e parë luajti një rol të madh në Shtëpinë e Bardhë, duke shërbyer si e dërguar jashtë vendit dhe si zëvendësuese politike e bashkëshortit të saj. Në vitin 1982, Jimmy dhe Rosalynn Carter themeluan The Carter Center, një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për avancimin e të drejtave të njeriut, menjëherë pasi Jimmy Carter humbi zgjedhjet ndaj Ronald Reagan.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, çifti udhëtoi në pika të nxehta në mbarë botën, duke përfshirë vizitat në Kubë, Sudan dhe Korenë e Veriut. Jimmy Carter fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2002.

Në vitin 1999, presidenti i atëhershëm Bill Clinton iu dhuroi të dyve Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil i vendit. Ai tha se ata kishin “bërë më shumë gjëra të mira për më shumë njerëz në më shumë vende se çdo çift tjetër në Tokë”.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen
  • Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së, kur i dorëzon letrat kredenciale Presidenti Begaj
  • Anulohet tenderi 4.59 mld lekë për hemodializën në pesë qytete
  • Vrasja në Sarandë, dalin fotot e autorit në momentin e ekzekutimit
  • Ballkani në Shengen?

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  2. xxx on Rama qëllohet me vezë në SHBA: “E gjithë Shqipëria të urren…”
  3. Anonymous on VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  4. Patriot on VIDEO: Bledi Çuçi dhe bashkëshortja përplasen me protestuesit, iu nxjerr gishtin e mesit
  5. ANA on Nё Hagё gjykohet Europa

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?