Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 13 vjet e fshehur, a është kjo videoja me të cilën Meta shantazhon Berishën?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 13 vjet e fshehur, a është kjo videoja me të cilën Meta shantazhon Berishën?
KronikeLajmi i fundit

13 vjet e fshehur, a është kjo videoja me të cilën Meta shantazhon Berishën?

Published: October 21, 2024
Shpërndaje

Ndërsa fliste për marrëdhënien mes Berishës dhe Metës, të dy me gjyqe të hapura në SPAK, gazetari Adriatik Doçi foli dje edhe për një video, me të cilën kreu i PL-së ka kërcënuar më parë dhe kërcënon ish-kryeministrin Berisha.

“Mos harrojmë që Meta e shantazhon herë pas herë Sali Berishën. E ka shantazhuar edhe më parë. Fillimi i shantazhit ka nisur që në 2015-ën.

Të gjithë e mbajnë mend kur Berisha nisi një sulm politik ndaj Metës me të cilin e akuzonte se kishte porositur vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit.

- Publicitet -

Ndërkohë Meta iu përgjigj duke e kërcënuar me publikimin e një videoje të Shkëlzen Berishës. Besohet se është një video kur Shkëlzeni paraqitet te Dritan Prifti për të kërkuar favor dhe për të bërë pazare me pasuritë publike.

Nuk është bërë publike kjo video. E ka parë një rreth i ngushtë gazetarësh në rrethet politike dhe mediatike, por nuk u bë publike sepse Sali Berisha u tërhoq, reflektoi pas atij shantazhi që i bëri Ilir Meta”, tha gazetari.

Për çfarë videoje bëhet fjalë?

Ekzistenca e kësaj  videoje u përmend për herë të parë gjatë përplasjes në 2015 në Parlament mes Metës dhe Berishës.

Ky i fundit e akuzoi Metën se kishte komplotuar vrasjen e Tom Doshit.

Meta i tha të qepte gojën se do ti transmetonte videon e Shkëlzenit nga laptopi i Dritan Priftit.

Kulmi i përplasjes së egër mes të dyve ishte seanca e 5 marsit 2015.

Seanca u kthye në një arenë sharjesh, shpifjesh dhe shantazhesh. Berisha kërkoi dorëheqjen e Metës nga kryetar Kuvendi.

Kreu i Kuvendit i është drejtuar ish-kryeministrit se “unë për ty bëj çdo sakrificë, por për Zenin nuk bëj më. E dhashë njëherë për Zenin. Pse Dritan Priftin i bën shantazh Shkëlzen Berishës, nuk kam pse të jap dorëheqje…”.

Ilir Meta shtoi se Dritan Prifti ka video të Shkëlzen Berishës.

Kjo gjë, sipas Metës, dihej edhe nga Berisha.

“Shkëlzeni ka qenë në videot e Dritan Priftit. Ti më the që shiko çfarë më ka bërë ky budallai. Ti e di mirë këtë muhabet”, ka thënë Meta si replikë ndaj Berishës.

Personi që njeh përmbajtjen e videos

Një nga personat që ka parë videon është Spartak Braho.

Braho madje ka kërkuar ta shfaq në Kuvend videon në fjalë. Spartak Braho tha se: “Nëse Berisha nuk ndalon të flasë, atëherë do të shfaq surprizën që kam për të, në një video-projektor në Kuvend“.

Sipas tij e gjithë ajo histori është histori e një sekseri, që ka qenë djali i Berishës.

Meta e ka ndaluar Brahon të ndezë projektorin ndërkohë që Berisha u largua në shtëpi, pasi mori vesh çfarë do të shfaqej.

Më pas u rikthye sërish, pasi Meta nuk pranoi shfaqjen e videos.

Spartak Braho u pyet dje nga DITA mbi përmbajtjen e kësaj videoje, por refuzoi të përgjigjej.

Përmbajtja e videos

Po çfarë ka në këtë video, ku dhe kur është bërë ajo?

Video daton në vitin 2011, pra mbahet e fshehur prej 13 vitesh.

Është regjistruar në zyrën e ish-ministrit Prifti.

Sipas të dhënave Dritan Prifti ka regjistruar veten dhe Shkëlzenin ndërsa ky i fundit kërkon një koncesion hidrocentrali.

Në video përmendet një tarifë ryshfeti.

 

Reagimi i Shkëlzenit

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas akuzave, se ai është i përfshirë në videot e Dritan Priftit.

Ai sulmon Metën, por nuk thotë asnjë fjalë për videot.

“Gjithë bota, e dëgjon me zë dhe e sheh me figurë, duke vjedhur me bllok në dorë, por Iliri thotë se paska dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin.

Gjithë bota dëgjon sesi akuzohet me zë dhe figurë për vrasje, por kësaj radhe nuk e jep dorëheqjen prej Shkëlzenit.

Që nuk vlen as për kryetar partie e as për kryetar parlamenti kjo është krejt e qartë, dilema ngelet nëse në krye të parlamentit është burri Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit”, shkruan ai.

Ndërsa Berisha tha për të birin, se “ai i ishte lutur që të mos e shkarkonte Metën”, por e kishte refuzuar këtë gjë.

Reagimi i Metës

Këshilltari i ish-kryeparlamentarit, Ilir Meta ka reaguar gjithashtu në atë kohë lidhur me replikat në distancë mes djalit të ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Kuvendit.

Në një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Emiljano Aleksi sulmon Shkëlzen Berishën duke thënë: “Si mund të flasë dikush kur familjen e ka kthyer si Butik Blloku”.

“Po Shkëlzeni burri i kujt është…i Sadijes apo i Arminës..?! Si mund të flasë dikush kur familjen e ka kthyer si Butik Blloku.. Për Metën familja është kryevepra e natyrës…Shkëlzen…Për gjërat më të bukura duhet të luftosh për t’i pasur… dhe kur i ke, duhet të luftosh për t’i mbajtur..!”, – shkruan Emiljano Aleksi. Më herët, Shkëlzen Berisha në një postim në Facebook, duke mohuar akuzat e Metës, shkruan se dilema e vetme tashmë mbetet të kuptohet nëse në krye të Kuvendit është “Burri Monikës, apo shërbëtori i Shkëlzenit”?

Skandali i Panamasë

Skandali i Panamasë, që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, përfshin në listën e saj edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me qeverinë Berisha. Ai është Ismail Mulleti, një biznesmen dhe ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

Por këto biznese janë thërrime përballë kompanisë GFI Techologies, ku ai është bashkëpronar. GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10- vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

Pikërisht me këtë qëllim asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha.

Gazetari i njohur Mero Baze, i informuar rreth kësaj çështje shkruan: “Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe konçesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. S’është keq Burgu Bënçës”.

Ky koncesion ka ngjallur shumë debate në vend. Që nga mënyra si u dha nga qeveria Berisha, që nga pikëpyetjet se kush fshihej pas tij e deri tek marrëdhëniet e dyshimta që ai krijoi me qeverinë e re, që në fillim tha se do ta anulonte.

GFI Technologies u regjistrua në maj të vitit 2013 në Anguilla për të investuar në Shqipëri. Ajo ka përdorur një skemë të pastër riciklimi parash dhe mënyre për të shmangur taksat.

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    April 27, 2024 at 1:11 pm

    VO:
    -A e shikon SPAK+GJKKO këtë VIDIO..?
    -Po SHBA i di këto gjëra..?
    -Po Saliu e Like i dëgjojnë këto fakte.??
    -Po Ambasadat e huaja i din këto fakte..?
    – A duhen shpallur NON GRATA NGA BE KËTA 2 SPOUN..??
    -A duhen lën të LIRË këta hajdut e vrasës..??
    -A duhen kthyer në pushtet këta aventurier..!
    -A duhen VARUR TE SHESHI KËTA 2 KRIMINEL..??
    -FLM DITA.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 27, 2024 at 1:12 pm

    VO:
    -A e shikon SPAK+GJKKO këtë VIDIO..?
    -Po SHBA i di këto gjëra..?
    -Po Saliu e Like i dëgjojnë këto fakte.??
    -Po Ambasadat e huaja i din këto fakte..?
    – A duhen shpallur NON GRATA NGA BE KËTA 2 SPIUN..??
    -A duhen lën të LIRË këta hajdut e vrasës..??
    -A duhen kthyer në pushtet këta aventurier..!
    -A duhen VARUR TE SHESHI KËTA 2 KRIMINEL..??
    -FLM DITA.

    Reply
  • capi says:
    April 27, 2024 at 1:36 pm

    Besoj se i kane pare Z. Ethem, ne mos keta te sotemit ata prokuroret perpara ketyre tyre. U gjenden ne hard drive-in e laptopit te te ndjerit Prifti. U perfol qe athere qe ishin disa file(regjistrime) te tjerea pervec kesaj te Metes.
    Cfare rendesie ka? A kane vlere? Do ti nxjerrin si ate te Metes te pa vlefshme. Ose me keq akoma me kete metoden e fundit qe parashkron gjithcka me qe ka kaluar koha, dhe i vene kapakun.
    Gjithe keto qe degjon lart e poshte jane shashka per te trembur njeri tjetrin. Kush e ha karremin mire. Perfundimi zero. Asnje pal nuk eshte e interesuar per drejtesi
    Sa po shikojme ka filluar dhe SPAK te beje lodra perkufizimesh juridike jo po ishte kallezim jo shpifje.

    Reply
  • 3D says:
    April 27, 2024 at 4:11 pm

    Leri more llafet e autobusit Meta dhe Berisha dolën të ashtuquajturit ,,presidentë + premierë” ma të korruptuarit në post socializëm këta sistematikisht u gjendën në raport ndaj njëri tjetrit ashtu si ishin interesat personale

    Reply
  • durrsaku says:
    April 28, 2024 at 8:38 am

    Po ku ishte kjo vidjo se nuk pashe gje ? Sa per moralin K/Ministri juaj ka nderruar 4 a 5 dhe ka pretenduar qe djalin ( sipas Meros) e ka vella per babe ! Nuk mund te ecni me kete moral se ju demton.

    Reply
  • Arber iliri says:
    October 21, 2024 at 9:53 pm

    Ne shume media serioze te botes jepet lajmi i arrestimit te ish Presidentit Meta,cilesohet si hap pozitiv i goditjes se korrupsionit dhe pavaresise se Organeve te Drejtesise.Berisha do i quaje Mafia Nderkombetare.hahaha

    Reply
  • demo says:
    October 21, 2024 at 9:58 pm

    Ky Ismail Mulleti,qe i del emri ne cdo Afere,,Ky i padukshmi i famshem,,mos ka vdekur me kohe?

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    October 21, 2024 at 11:04 pm

    Ketu nga cfare eshte folur nuk behet fjal te ket hyre SPAKLU. Pasuria e ciftit Meta eshte marramendese sipas portaleve .Vila kan ne disa vende ne shqiperi dhe jashte shteti ne angli e vende te tjera ,Me dukt qe SPAK kerkon ta qeth kare !

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    October 21, 2024 at 11:08 pm

    Ketu nga çfare eshte folur nuk behet fjale te ket hyre SPAKU. Pasuria e çiftit Meta eshte marramendese sipas portaleve .Vila kane ne disa vende ne shqiperi dhe jashte shteti ne Angli e vende te tjera ,Me duket qe SPAK-u kerkon ta qethe kare Meten !. Ndersa per Floririn e Krrapes nuk behet fjal fare qe kete e dine edhe Gomari i Gerrabes !

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    October 22, 2024 at 6:20 am

    I gjori ai popull dhe ai vend qe pjell mostra pa fund……

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    October 22, 2024 at 6:44 am

    Korupsioni ka rezuar perandori,ideologjite kriminale kane masakruar e masakrojne popuj te tere.Ideologjia kriminale orthokomuniste(lexoni ne Yutup ,dokumentat e kishes greke per Enver Hoxhen) vazhdon te jete ne pushtet,ish qente bllokmenet+vllahogreket po shkaterojne shqiptarine. Po te arestoheshin Iliri dhe Saliu per korrupsion do te isha plotesisht dakort,ata po arestohen si dy shqiptare qe i jane kundervene planit famekeq te lobit vllaho-grek per krijimin e shtetit vllah ne trevat shqiptare.

    Reply
  • Toni says:
    October 22, 2024 at 9:06 am

    O Ethem Lalaj, nje pyetje akoma me te rendesishme nuk e ke bere:

    -A e dinte Edi Rama se me ke kishte te bente, kur e zgjodhi president?!

    Se ne fund te fundit, ky eshte ai qe drejton kete vend prej afro 10 vjetesh, dhe ka ne dore gjithe te ardhurat nga taksat, te ardhurat nga borxhet qe merren nga shteti shqiptar dhe gjithe pasurite mbi- dhe nentokesore te ketij vendi.
    Te fala shefit!
    P.S.
    Lozin me ne si ua do qejfi, zihen sa per sy e faqe me njeri-tjetrin, futen edhe ne burg apo arratisen, por ama njeri-tjetrin nuk e tradhetojne, pasi e dine mire qe zullumet i kane te perbashkta (edhe mafia i ka zili).

    Reply
  • Phoenix says:
    October 22, 2024 at 10:39 am

    Mundet ti mbushesh mendjen dikujt, qe psh Muhameti dhe Krishti mund te jene dhe mashtrime shekullore? Po aq mund ti mbushesh mendjen dikujt qe arrestimi i Metes eshte thjesht teater politik. Kur llogjika njerezore transformohet ne nje llogjike okultiste, si ne politike e ideologji, eshte e kote te perpiqesh qe ti hapesh syte Okultistit. Po nuk e kuptoi vete kete, nuk ka shance qe ti hapesh syte e ti mbushesh mendjen.

    Reply
  • Ppsh says:
    October 22, 2024 at 4:06 pm

    E keni kot
    Meta berisha me bashke se kurre sot
    Dhe rama me ta neser
    I bashkon halli
    Meta tha kam gjak nga i vojo kushit
    pra po e hengra un do e hani te gjithe
    Sipas ketij artikulli meta e berisha qenkan armiq
    Por berisha e mbrojti sepse meta ka gjakun e vojo kushit kurse rama per te njejten arsye i ka ikur llapa
    Keni vene re qe rama flet per malet me blerim mbuluar?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 26 qershor 2026
  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025

Komentet e Fundit

  1. Oltion on Dordolecët e Propagandës
  2. Vilajet Qyrku on Dordolecët e Propagandës
  3. Partizani on Dordolecët e Propagandës
  4. Vjosa on Dordolecët e Propagandës
  5. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?