Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Itali, temperaturat e larta shënojnë viktimën e parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Itali, temperaturat e larta shënojnë viktimën e parë
AktualitetBote

Itali, temperaturat e larta shënojnë viktimën e parë

Published: July 13, 2023
Shpërndaje

Italia ka regjistruar vdekjen e parë nga vala e të nxehtit, për shkak të temperaturave mbi 40 gradë Celsius.

Në nivele të tilla, nxehtësia mund të shkaktojë një sërë ndryshimesh vdekjeprurëse në trupin e njeriut.

Në temperaturën 39-40 C, truri u dërgon sinjale muskujve duke u thënë atyre të ngadalësojnë shpejtësinë, duke bërë që pacienti të vuajë lodhje të rëndë. Në 41 C trupi fillon të ketë probleme, me kufirin e sipërm vdekjeprurës që besohet të jetë diku midis 40 dhe 50 C.

- Publicitet -

Italia është aktualisht në zonën kritike, ku ka shënuar vdekjen e saj të parë që i atribuohet valës së të nxehtit vdekjeprurës.

Duket se nuk ka shenja të ngadalësimit të nxehtësisë, me Spanjën jugore që po përgatitet për një maksimum prej 44 gradë Celsius sot, njësoj siç pritet në Greqi këtë javë. Këto temperatura pritet të zgjasin edhe dy javë të tjera, me Qipron (41C), Kroacinë (39C) dhe Francën (34C).

Nëntë qytete italiane, shumë prej tyre pika të njohura turistike për pushuesit britanikë, kanë lëshuar paralajmërime të mëdha për motin. Ato janë Firence, Roma, Torino, Palermo, Bolzano, Frosinone, Perugia, Rieti dhe Viterbo.

Moti ekstrem është veçanërisht shqetësues pasi vala e të nxehtit rekord të vitit të kaluar vrau më shumë se 60.000 njerëz në të gjithë kontinentin. Një studim i botuar të hënën në revistën “Nature Medicine” detajoi se si në vitin 2022, kur Evropa pa verën e saj më të nxehtë, 61.672 njerëz vdiqën si pasojë e të nxehtit.

Studimi zbuloi gjithashtu se vdiqën më shumë gra (63 për qind) se sa burra, gjë që shpjegohej me faktin se ka më shumë gra të moshuara se sa burra në vendet më të prekura.

Në një deklaratë të ndarë me “The Mirror”, zëdhënësi i Met Office, Grahame Madge shpjegoi: “Kushtet e valëve të të nxehtit që po prekin pjesë të Evropës Jugperëndimore dhe Afrikës Veriperëndimore, pritet të shtrihen drejt Lindjes, duke arritur përfundimisht në Lindjen e Mesme më vonë gjatë javës”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë
  • Mbledhje online si në kohë lufte: Deputetët e PS votojnë nga shtëpia dhe makina

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?