Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “It’s the drugs, stupid!” – Një manual për të parashikuar të ardhmen!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “It’s the drugs, stupid!” – Një manual për të parashikuar të ardhmen!
AnalizaLajmi i funditopinion

“It’s the drugs, stupid!” – Një manual për të parashikuar të ardhmen!

Published: November 15, 2025
Shpërndaje

Nga Lorenc Vangjeli

E vërteta është gjithmonë shumë e dukshme, por njerëzia zakonisht zgjedh të vetëverbohet vetëm për mos ta parë. Çfarë nuk duket është njëlloj sikur të mos ekzistojë! Megjithatë ka disa sinjale domethënëse në Tiranë e përtej, të cilat teorikisht duhet të kishin ngritur stuhinë perfekte, që ende nuk po e dallojnë kryesisht ata që kanë zgjedhur të vetëverbohen.

Në janar të këtij viti Presidenti Trump firmosi një urdhër ekzekutiv që i konsideron kartelet e drogës si organizata terroriste. Që do të thotë se fuqia më e madhe politike, ushtarake e morale e gjithë botës, do të hyjë në luftë me to me të gjitha mjetet në dispozicion. Duke mos përjashtuar edhe përdorimin joproporcional të forcës dhe forcën e pakufishme të informacionit që zotëron. Që nga aeroplanmbajtëset në Karaibe e deri tek tarifat tregtare. “America First” shfaqet gjithashtu edhe në një numër i papërcaktuar dallgësh që nisin nga bregu Lindor i Atlantikut e që herët a vonë, do të përplasen në bregun Perëndimor të oqeanit, do të depërtojnë në Mesdhe e do të ngjiten deri lart në Adriatik.

- Publicitet -

Sanksionimi nga Departamenti Amerikan i Thesarit për familjen Hysa, emigrantë shqiptarë të stacionuar mes SHBA-së e Kanadasë, duke e konsideruar të lidhur me kartelin e Sinaloas në Meksikë, është një fill Ariane për të ecur, qoftë dhe verbtazi, drejt parashikimit të një të ardhmeje jo shumë të largët.

Një njësi e FBI-së në zyrat e SPAK-ut në Tiranë dhe prania e DEA-s në Shqipëri, janë vetëm sinjale të dukshme për të trajtuar kufinjtë e një logjike të thjeshtë: amerikanët, por dhe evropianët që si rregull ndjekin gjurmët e parave për të gjetur emrat e mëkatarëve, nuk e tolerojnë mbylljen e ciklit të trafikut të drogës. Sepse paratë e gjeneruara nga ai trafik, pavarësisht se ku tentohet të pastrohen, për përkufizim, janë në thelb para amerikane dhe evropiane, sa kohë që përdoruesit e saj janë ata që paguajnë.

“Çunat e Londrës”, siç quhet me përkedheli një kastë shoferësh të makinave me timon djathtas e që miklohen fort në Tiranë, kanë bërë të mundur që në Shqipëri të ketë një prani “të çuditshme” britanike. Natyrisht prani jo diplomatike dhe me njerëz që në pamje të parë mund të duken edhe si turistë në gjurmim të Maldiveve shqiptare.

Njerëzit e ish-perëndorisë me diell që nuk perëndonte kurrë, janë stacionuar në kryeqytet, por dhe në bregdetin e jugut kryesisht, por jo për të shijuar perëndimet spektakolare të diellit në detin Jon. Edhe kur shfaqen si gazetarë me emra që Google nuk i njeh për të tillë. Paundi britanik i fituar në mënyrë kriminale në Londër, quhet ende “pronë” e Kurorës edhe nëse shpenzohet në shezlongjet e resorteve shqiptare.

Natyrisht nuk mungojnë gjermanët, kurse belgët e kanë thënë edhe zyrtarisht. Dy ministre belge kërkuan një muaj më parë në Tiranë hisen e shtetit të tyre nga pasuritë kriminale të sekuestruara në Shqipëri si rezultat i hetimeve të kryera në vendin e tyre. Edhe për ta, eurot e fituara nga krimi e të shndëruara në tulla Tiranë, janë para gjermane apo belge.

Tani që ka mbaruar zyrtarisht sezoni i turizmit në Shqipëri, një numër në rritje mediash të huaja, sa herë që shkruajnë për vendin e shqiponjave, nuk harrojnë të shtojnë edhe fjalët për krimin e organizuar, trafikun e drogës, rolin e shqiptarëve në zinxhirin e trafikut, nga vendi i origjinës e deri në shpërndarjen tek konsumatori evropian dhe për mënyrat e pastrimit të mundshëm të parave të fituara po në Shqipëri.

Harta mediatike shndërrohet kështu në një termometër që mat temperaturë delikate në vend. Dhe si në mjekësi, temperatura e organizmit është përgjithësisht shenja e parë e diçkaje që nuk shkon me trupin.

Sekuestrimet pothuaj inekzistente të kokainës në portet dhe portat hyrëse në Shqipëri, çikërrimat që u janë kapur vetëm ca fakirëve fundorë në Tiranë, tregojnë një tablo krejt tjetër nga perceptimi empirik. Vetëm në një rrugë lokalesh të famshme në Tiranë mund të konsumohet deri në një pikë pesë apo dy kilogram kokainë në fundjavë vjeshte, përcakton një gazetar nga ata pa emër të shfaqur në Google.

Ndoshta edhe nuk është kështu. Ndoshta Shqipëria edhe në këtë rast është rast i veçantë. Dhe ky është versioni më pozitiv i mundshëm. Kurse në versionin më të keq të mundshëm, harta e trafikut të drogës me protagonistë shqiptarë, mund të shpjegojë pothuaj gjithçka ndodh në Tiranë e gjetkë. Shpjegon politikën, biznesin, median, vrasjet e bujshme kriminale, cash-in e jashtëzakonshëm në qarkullim apo të fshehur në dhoma të posaçme.

Ndoshta shpjegon edhe hetimet e SPAK-ut dhe dosjet më të bujshme të tij. Dosjet e krimit, por edhe të politikës.

“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë!”, paralajmëronte dikur Edi Rama për të gjithë ata që zgjedhin të vetëverbohen. Edhe për zengjinët e rinj arrogantë që ende shpresojnë se Zoti mund ta bëjë ëndërr, ëndrrën ku shumëkush po jeton prej vitesh në Shqipëri.

Atë ëndrrën mashtruese, të droguar me USD, Euro, Paund, shufra floriri, Kriptomonedha, makina e prona pafund, që i përkasin Perëndimit, do të rikthehen në Perëndim dhe që nuk mund të luhen si në jerm në kazinotë e fatit askund gjetkë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Skypion says:
    November 16, 2025 at 2:12 pm

    Ne nje koment te meparshem folem per gazetaret e regjimit qe bejne sikur nuk kan edegjuar per supeskandalin e perfshirjes se Rames ne rrjetin e pastrimit te parave te kartelit me te fuqishem ne bote, Sinaloa. Per te shmangur kete, sikunder thame, keta kane shpikur nje “debat” te ri te tipit “fajin e ka Saliu”; Rama, Balla dhe SPAK ua kane ofruar mundesine me ate fletethirrjen e leshit.
    Por ka edhe te atille gazetare qe ndjek nje metode tjeter: ate te relativizimit; dhe ky eshte zoti Vangjeli. Mund te thuhet se eshte, ne mos i vetmi, nder te paktet fare qe e levron kete stil te cuditshem gazetaresk.
    Per te shmangur vemendjen nga perfshirja e Rames, dhe per ta relativizuar ne maksimum ate, zoti Vangjeli perpiqet te na beje te hedhim syte aty ku ai hedh prozhektoret e tij: tek parate e droges, qe kartelet i bekan ne vendet perendimore, dhe qe keto te fundit dashkan ti marrin mbrapsht!
    Mirepo ka nje problem ketu, se sado te fuqishem ti kete prozhektoret zoti Vangjeli dhe ti fokusoje aty ku don vete, nuk mund ta lere ne hije Ramen; sepse pallosh dhe shume i gjate ky.
    Jo zoteri, nuk mund te anashkalohet fakti qe Kryeministri i nje vendi europian, te beje biznes me nje biznesmen qe pastron parate e kartelit me te fuqishem te droges ne bote, gjithe duke qene i paralajmeruar per vite me radhe per kete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?