Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Iu hoq “non grata” nga SHBA, Dodik kërcënon: Myslimanët dhe Sarajeva, armiqtë tanë, do rikthejmë ushtrinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Iu hoq “non grata” nga SHBA, Dodik kërcënon: Myslimanët dhe Sarajeva, armiqtë tanë, do rikthejmë ushtrinë
Lajmi i funditRajoni

Iu hoq “non grata” nga SHBA, Dodik kërcënon: Myslimanët dhe Sarajeva, armiqtë tanë, do rikthejmë ushtrinë

Published: February 10, 2026
Shpërndaje

Deklarata të ashpra politike, kërcënime dhe gjuhë fyese ndaj institucioneve shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevës dhe boshnjakëve pati në konferencën për media pas shpalljes së fitores së Sinisha Karan në zgjedhjet e parakohshme për president të Republikës Sërpska.

Presidentja në detyrë e Republikës Srpska, Ana Trishiç-Babiç, ka deklaruar se partia e saj, (SNSD) ka arritur fitore falë qytetarëve të RS-së, duke shtuar se, sipas saj, janë penguar planet e Sarajevës, opozitës dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare. Ajo ka kërkuar miratimin e një ligji zgjedhor të veçantë për entitetin serb në BeH, duke e cilësuar procesin e fundit zgjedhor si “përdhunim të demokracisë”, shkruan mediumi “avaz”, shkruan KosovaPress.

Kryeministri i Republikës Srpska, Savo Miniç, ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet shtetërore për “shembje të sistemit”, duke përmendur Gjykatën dhe Prokurorinë e Bosnjë e Hercegovinës, si dhe përfaqësuesin e lartë Christian Schmidt.

- Publicitet -

Deklaratat më kërcënuese janë bërë nga lideri i SNSD-së, Milorad Dodik, i cili paralajmëroi masa konkrete kundër shtetit të Bosnjë e Hercegovinës. Ai tha se shumë shpejt do t’i propozojë Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska kthimin e të gjitha kompetencave të transferuara nga Marrëveshja e Dejtonit.

Sipas Dodikut, kjo përfshin rikthimin e ushtrisë së Republikës Srpska, policisë kufitare, shërbimit të inteligjencës, si dhe shfuqizimin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës dhe sistemit fiskal shtetëror.

Ai gjithashtu përdori gjuhë të ashpër dhe nxitëse ndaj boshnjakëve dhe Sarajevës, duke i cilësuar ata si armiq.

“Myslimanët dhe Sarajeva myslimane janë armiqtë tanë. Ata e kanë treguar këtë kudo që kanë mundur”, deklaroi Dodik.

Dodik kërcënoi sërish me shkëputje, duke thënë se e drejta për vetëvendosje deri në pavarësi mbetet një qëllim politik i Republikës Srpska dhe se nuk do të heqin dorë prej saj. Ai shtoi se, sipas tij, Bosnja dhe Hercegovina po përdoret për të “nënshtruar të krishterët”.

Në fjalimin e tij, Dodik bëri edhe deklarata të ashpra dhe të diskutueshme lidhur me gjenocidin në Srebrenicë, si dhe paralajmëroi tërheqjen e stafit serb nga institucionet shtetërore, duke garantuar se autoritetet e RS-së do t’u sigurojnë paga.

Në fund, Dodik deklaroi se do ta drejtojë të gjithë energjinë e tij politike drejt krijimit të një Republike Srpska të pavarur, duke hedhur poshtë Bashkimin Evropian dhe duke pretenduar se RS ka mbështetje ndërkombëtare për këtë qëllim.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Detari says:
    February 10, 2026 at 4:43 pm

    sa keq me qen muslim

    Reply
  • demo says:
    February 10, 2026 at 6:31 pm

    Kjo do te kishte ndodhur me Kosoven sikur Albin Kurti te kishte marre mendte e Rames dhe te formonte Associacionet ne Territorin e Kosoves,.Do te ishte shpallur Republika Serbcka ,qe te bashkohej me Serbine.
    Trima kemi pasur,.Therore,Flakadane qe i kane shkrepe zjarr barotit,Oso Kuka,Shaban Polluzha,Adem Jashari kemi pasur,,,Por SHTETARE,qe t`i qendrojne Presionit te Evropes kurve,NUK KEMI PASUR. Romen nuk e mbrojne muret,E mbrojne burrat.
    Romak ne kombin Shqiptar NJE, Vetem nje Albin Kurti qe shpetoi Kosoven nga Katastrofa,qe i gatiti Evropa..Ata qe moren mente e Edi Rames dhe Evropes,u fundosen sot ne Hage,.
    Hjeksa kurva qe nga Ali Tepelena,Esad Toptani,i kemi pasur me shumice dhe pakice,ti rreshtosh,qe ketu e ne Beograd.
    Albin Kurti kemi 1.E ruajte Zoti.

    Reply
  • Ganua says:
    February 10, 2026 at 10:49 pm

    Ta dhjefsha me një m.t Kurtin dhe ty hajvan koqevar .

    Reply
  • xxx says:
    February 11, 2026 at 7:29 am

    rroft baca Albin

    Reply
  • Dani says:
    February 11, 2026 at 8:39 am

    O demo,al bin kurthi e pranoj asociacionin në marrëveshtjen e Ohrit dhe atë pa njohje të ndërjsjelltë.Por nuk e pranon Vucic se duhet të bëjë lëshime që nuk i pranon Serbia ..

    Reply
  • demo says:
    February 11, 2026 at 10:09 am

    Dani,Marreveshjen e Ohrit nuk e nenshkroi Albin Kurti,por nje tjeter.

    Reply
  • demo says:
    February 11, 2026 at 10:21 am

    Kam parasysh planin Evropian me 11 pika ne Marreveshjen e Ohrit dhe Deklaraten e Kurtit ne Bruksel:
    Une nuk nenshkrova,sepse Serbia nuk ishte e gatshme te nenshkruante.
    Prandaj e nxit Edi Rama Kurtin,Te beje Detyrat qe imponon Evropa dhe mos shikoje cfare ben Serbia,,
    Dmth,qe Kurti te nenshkruaje,Associacionet ne menyre te njeanshme,,se eshte kodosh i madh ky

    Reply
  • Dashi says:
    February 11, 2026 at 12:30 pm

    Po pse , keq e paska këshilluar kryeministri i Shqipërisë Albin Kurtin ? Si duhet t’i thoshte , mos dëgjo BE-në e SHBA-të , po bëj siç bën Sërbia ? E pastaj tjetra “lum neve që e kemi Albin Kurtin” , po ç’ne neve që e paskemi këtë Kurtin ?! Ai është kryeministër i një shteti tjetër që nuk votohet prej nesh dhe nuk ka asnjë influencë në jetën e Shqipërisë e të shqiptarëve . Çfarë i hynë në qese shqiptarëve të Shqipërisë , Asociacionet e Kosovës ? Fare , po fare- fare , ZERO .

    Reply
  • xxx says:
    February 11, 2026 at 1:58 pm

    Kir shohom e degjojme mire per Kosoven e Albin Kurtin, cel shpresa e zbardhet pak dita e ngrysur edhe per mua e shume si une, kendej kufirit me Kosoven.
    Cdo vend i botes me nje qeverisje si te Albinit, jep shprese. Dhe 100 fish me shume shprese, kur jane shteti i vellezerve tane, gjak shqiptari.

    Gjithe skota e Edvinrames kudo ku jane paska qene e njejta rrace tradhetari e antishqiptari, urrejne Kosoven e ndershme te thjeshte por parimore. pthu!

    Reply
    • Aldrin says:
      February 11, 2026 at 2:38 pm

      Shprese e venitur kjo.
      Kur qiptaret jane dhiare, dhe legene te votojne per Ramutin dhe Serbine, Kurti nuk e ka shume te sigurt.
      Ka burra kurva ky vend, prandaj vene punet si vene
      Shikoni si behen cunat si kurvat, vene gjerdane dhe lene mjeker.
      Per te shitur femra, dhe per te bere ndonje pisllek. Ne dac me qeverine e Pushtave, ne dac me koke te tyre, per kontrabande. Ky eshte burri i sotem qiptar.
      COpa qelbesirash, qe me kujtohet kur diskutonin per “delimitimin” e Detit
      Ngriten dhe Komision Delimitimi
      Posi, dhe u ngriten e kerkonin te drejtat e Greqise per Detin
      Te marri Greqia ate qe i takon.
      Keta te rinjte e Sotem
      Me kollaro e me pushtet. Cuba te Rames, Berishe, dhe Metes.
      Keta i kane bere te paberat ne mes te dites, me ekran te hapur. Populli nuk merr vesh, po rri kafeneve.
      U kam thene, do u vine ne shtepi tju nxjerrin jashte,, Po nuk kupton qiptari. Dhe me e keqja eshte qe nuk pranon te kuptoje, dhe harron shpejt
      Harron qiptari budalla, harron

      Reply
  • demo says:
    February 11, 2026 at 2:16 pm

    @xxx,Qenkemi dy shqiptare ne Shqiperine poshte Drini.Sa kam jete,kujtoja se jam vetem ne kete ishull serbofylesh e grekofylesh.

    Reply
    • Aldrin says:
      February 11, 2026 at 2:30 pm

      Po po o demo, ti je i vetmi, dhe i pari Qyptar patriot

      Reply
  • Deni says:
    February 11, 2026 at 3:32 pm

    eshte kopje e saliut,me direktiva te qarta!vetem se saliu po vdes dita dites perbrenda per ate cike non grade

    Reply
  • skela says:
    February 11, 2026 at 3:40 pm

    Rama i kërkoi Kurtit që ta pranonte asosacionin. Se kështu donte “bota”! Por Albini luftoi dhe e hodhi poshtë këtë kërkesë të Beogradit, Tiranës, Moskës etj. Kosova është gjysma e Shqipërisë. Vetëm grekofilët nuk e duan bashkimin kombëtar.

    Reply
  • Gas Gas says:
    February 11, 2026 at 4:01 pm

    Mire mire Kosova, po me Naton aleate dhe mezi munde nje Serbi. Vlora e vetme ne 1920 mundi Italine. Fuqia e trete a e katert ne bote ne ate moment. Nuk ka krahasim fare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  2. katarakti on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  3. 1 on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  4. PS-ja, uturaku i Ramës on Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  5. Janinë on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?