Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli nis rezervistët për në kufi me Libanin. Netanyahu: Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Izraeli nis rezervistët për në kufi me Libanin. Netanyahu: Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur!
AktualitetBote

Izraeli nis rezervistët për në kufi me Libanin. Netanyahu: Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur!

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

 

Të paktën 1200 të vdekur e 5600 të plagosur është bilanci i bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës, që nuk i lënë palestinezëve rrugë shpëtimi.

Banorët thonë se realisht atje, nuk ke nga të ikësh. Territori është në darën e bllokadës 16-vjeçare të vendosur nga Izraeli dhe Egjipti. Kur nisi lufta, siç ka shpërthyer edhe katër herë më parë që kur grupi militant palestinez, Hamas, mori pushtetin në vitin 2007, edhe objektet e OKB-së që supozohet të jenë zona të sigurta, rrezikojnë të përfshihen në luftime.

Të zhvendosurit, deri tani sipas Kombeve të Bashkuara, janë 340 mijë. Mes izraelitëve numërohen  1300 jetë të humbura; të plagosurit janë 3300. Ushtria e shtetit hebre po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Gaza, por liderët politikë atje nuk kanë vendosur ende për këtë çështje.

Të gjithë anëtarët e Hamasit do të asgjësohen, kërcënoi Benjamin Netanyahu, pas njoftimit se koalicioni qeverisës nën drejtimin e partisë së tij Likud ra dakord me politikanët e opozitës për krijimin e një “qeverie lufte”, një kabinet emergjence ku do të bëjë pjesë Netanjahu, kryeopozitari  Benny Gantz Gantz dhe ministri i Mbrojtjes Joaw Galant. Ky forum do të jetë në pushtet për aq kohë sa të vazhdojnë luftimet me Hamasin në Rripin e Gazës.

- Publicitet -

“Ne po përballemi me një armik mizor, një armik që është më i keq sesa Shteti Islamik. Kemi parë fëmijë të vegjël të lidhur e të qëlluar në kokë, njerëz të djegur të gjallë, vajza të reja të përdhunuara e të masakruara, ushtarë më kokë të prerë. Ne do të luftojmë me të gjithë forcën tonë, në të gjitha frontet. Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur. Hamasi është DAESH-i (ISIS) dhe ne do t`i shtypim e do t`i shkatërrojmë ashtu siç bëri bota me ISIS-in”, u shpreh Netanyahu.

Sulmet e mbrëmjes së djeshme treguan se Netanyahu po i bën realitet kërcënimet e tij. Ushtria izraelite ka goditur ashpër forcat elitë “Nukhba” të Hamasit, sidomos qendrat e tij të komandës së operacioneve të grupit islamik. Rrethimi i Gazës nuk do të hiqet deri në lirimin e të gjithë pengjeve izraelite, ndërsa avionët e saj po shenjtërojnë dhe rrjetin e tuneleve të përdorur nga militantët.

As energjia elektrike nuk do të kthehet, rubinetet e ujit nuk do të hapen, asnjë kamion nuk do të lejohet të hyjë deklaroi ministri i energjisë Israel Katz. Rreth 100 vetë u morën peng në Gaza gjatë sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit. Kriza e Izraelit me pengjet po përshkruhet si makthi i çdo qeverie.

Mes lajmeve se ushtria izraelite po dërgon rezervistë edhe në kufi me Libanin, sytë po kthehen njëkohësisht edhe nga diplomacia me mbërritjen e sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken në Izrael, ku pritet takimi i tij me Netanyahun e zyrtarë të tjerë izraelitë dhe familjarë të personave të rrëmbyer.

Blinken takohet nesër sipas raporteve edhe me presidentit e Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor, Abu Mazen, rivali politik i Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  • Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen në Shqipëri
  • “Shqipëria nuk është në shitje”, dhe “Jo në emrin tim” bëhen pjesë e ndeshjes në stadium
  • Gazetari për Ballukun: Ka fakte tronditëse, gjëra që edhe ne që i dimë nuk flasim dot
  • Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin

Komentet e Fundit

  1. MH on 4 miliardë euro…
  2. Vlora 97 on Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen në Shqipëri
  3. Doni me per Belul Ramen? on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  4. Mara emigrante ne Itali on “Do shihemi së shpejti”, Saimir Tahiri thyen heshtjen pas 3 vitesh, çfarë pritet të rrëfejë?
  5. Raste protestash në botë on Kur populli e bojkoton shkrimtarin, para se shkrimtari të bojkotojë popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?