Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli synon ta sundojë tërë Rripin e Gazës! Çfarë pritet të ndodhë me planin që ka marrë dritën jeshile
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Izraeli synon ta sundojë tërë Rripin e Gazës! Çfarë pritet të ndodhë me planin që ka marrë dritën jeshile
BoteLajmi i fundit

Izraeli synon ta sundojë tërë Rripin e Gazës! Çfarë pritet të ndodhë me planin që ka marrë dritën jeshile

Published: May 5, 2025
Shpërndaje

Izraeli e ka aprovuar një plan të hënën për ta uzurpuar tërë Rripin e Gazës dhe për të qëndruar në territorin palestinez për një kohë të papërcaktuar, sipas dy zyrtarëve izraelitë.

Ky plan, nëse zbatohet, do t’i zgjerojë jashtëzakonisht shumë operacionet e Izraelit në Gazë dhe me shumë gjasë do të përballet me kundërshtime të ashpra ndërkombëtare.

Ministrat e kabinetit izraelit e miratuan planin në orët e hershme të mëngjesit, disa orë pasi shefi i ushtrisë izraelite tha se ushtria po i thërriste dhjetëra mijëra ushtarë rezervistë.

- Publicitet -

Zyrtarët thanë se me këtë Izraeli synon t’i arrijë synimet e luftës për ta mposhtur Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – dhe për t’i liruar pengjet që mbahen në Gazë.

Plani gjithashtu parashikon që qindra mijëra palestinezë të zhvendosen në jug të Gazës – gjë që nënkupton se me gjasë ata do të zhvendosen me forcë dhe se kriza e rëndë humanitare veçse do të përkeqësohet.

Njëri nga zyrtarët tha se plani do të zbatohet dalëngadalë për t’u dhënë mundësi përpjekjeve për arritjen e një armëpushimi dhe marrëveshjeje për lirimin e pengjeve. Të dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti.

Izraeli u tërhoq nga Gaza në vitin 2005 pas një okupimi disa dekadësh dhe më pas e vendosi një bllokadë ndaj territorit bashkë me Egjiptin.

Kapja dhe mbase pushtimi i territorit sërish për kohë të pacaktuar jo vetëm që do t’i shuante edhe më shumë shpresat për një shtet palestinez, por do ta vendoste Izraelin brenda një popullsie thellësisht armiqësore ndaj tij dhe do të ngrinte pyetje për mënyrën se si Izraeli synon ta qeverisë territorin, veçanërisht në një kohë kur po shqyrton zbatimin e vizionit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë nën kontroll Gazën.

Prej se i dha fund armëpushimit me grupin militant Hamas në mes të marsit, Izraeli ka kryer sulme të ashpra në territor, duke vrarë qindra njerëz. Ai ka kapur pjesë të mëdha të territorit dhe tani kontrollon rreth 50% të Gazës.

Para përfundimit të armëpushimit, Izraeli i ndaloi të gjitha ndihmat humanitare për në territor, përfshirë ushqimin, karburantin dhe ujin, duke shkaktuar atë që besohet të jetë kriza më e rëndë humanitare në gati 19 muaj luftë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. K R on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Detari on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. Z on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. Dino on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?