Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli vret gjeneralin e lartë iranian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Izraeli vret gjeneralin e lartë iranian
AktualitetBote

Izraeli vret gjeneralin e lartë iranian

Published: December 26, 2023
Shpërndaje

Avionët luftarakë izraelitë goditën kryeqytetin sirian të Damaskut të hënën, duke vrarë një komandant të lartë iranian. Korpusi elitar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha se gjenerali, Seyed Razi Mousavi, ishte në Siri për të mbështetur “frontin e rezistencës” antiizraelite.

Lajmi për sulmin u raportua fillimisht nga agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim dhe u konfirmua menjëherë më pas nga IRGC.

“Disa orë më parë, gjatë sulmit me raketat kriminale të regjimit sionist fëmijëvrasës në Damask, ka rënë dëshmor Gjeneral Brigade Seid Razi Mousavi, një nga këshilltarët e lartë ushtarakë të IRGC-së”, thuhet në deklaratën e IRGC-së.

- Publicitet -

“Regjimi uzurpues dhe barbar sionist do paguajë për këtë krim”, thotë deklarata.

Mousavi ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Qasem Soleimanit, i cili komandoi Forcën Quds të IRGC-së nga fundi i viteve 1990 deri në vrasjen e tij nga SHBA-ja në vitin 2020. Forca Quds kryesisht vepron jashtë Iranit, duke mbështetur dhe trajnuar aleatët e Teheranit, duke përfshirë ata në frontin e rezistencës.

Komandanti i saj i tanishëm, Gjeneral Brigade Esmail Qaani, premtoi në nëntor se do ndihmojë Hamasin në luftën e tij kundër Izraelit, duke deklaruar se Teherani “nuk do ta lejojë këtë armik brutal dhe ata që qëndrojnë pas tij të pushtojnë Gazën dhe popullin e saj heroik”.

Megjithatë, lideri suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei thuhet se ka informuar grupin militant palestinez se mbështetja e Iranit nuk do të shtrihet në ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar sulmin ajror të së dielës dhe zakonisht qëndron e heshtur për operacionet e saj në qiellin sirian.

Avionët izraelitë kanë kryer misione të shpeshta në Siri që nga fillimi i luftës me Hamasin më 7 tetor, duke goditur aeroportet dhe vendet që dyshohet se përdoren nga grupet e milicisë të lidhura me Iranin.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tiranë, nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari
  • Shala: Duhej të gjendej një mekanizëm që Vlora Hyseni të dorëhiqej para se t’i jepej masa e arrestit
  • Meloni mungon në Asamblenë e OKB-së, pikëpyetje për përplasjen me Trumpin
  • Gazetari shqiptaro-zviceran: Rasti Hyseni, goditje e rëndë, këtu nuk bëjnë punë kravatat e Ramës
  • Kush e kontrolloi kontrollin?

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?