Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja cilat janë vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Ja cilat janë vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë
Enciklopedi

Ja cilat janë vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë

Published: July 6, 2022
Shpërndaje

Të jetosh shumë vite të gjata e të shëndetshme është sigurisht e dëshirueshme nga të gjithë. Në fund të fundit, kush nuk do të dëshironte të kalonte disa dekada të tjera me familjen, pak kohë të çmuar ekstra me miqtë, ose të udhëtonte nëpër botë, duke parë sa më shumë vende të tjera?

Megjithëse jetëgjatësia varet kryesisht nga gjenetika, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme që të jetosh deri në të 80-at, të 90-tat dhe ndoshta edhe të arrish një shekull të plotë. Në fakt, Kombet e Bashkuara presin që numri i personave që mbushin njëqind vjeç të rritet me tetë herë deri në vitin 2050.

Një mënyrë për të ditur nëse keni më shumë shanse për ta arritur moshën 100 vjeç është thjesht duke parë nëse jetoni në një Zonë Blu.

- Publicitet -

I përmendur për herë të parë si term nga studiuesi Dan Buettner, Zonat Blu quhen ato zona ku jetojnë disa prej njerëzve më të vjetër – dhe më të shëndetshëm – në botë. Sipas Buettner, ka pesë vende ku keni më shumë gjasa të gjeni njerëz në të 80-at, të 90-tat apo edhe që arrijnë me lehtësi moshën 100 vjeç.

Sardenja, Itali

Sardenja ishte Zona e parë Blu që u identifikua nga Buettner dhe ekipi i tij në vitin 2004. Sipas faqes së internetit Blue Zones, studiuesit zbuluan një “sjellje të çuditshme gjenetike” që mbartej nga shumë prej banorëve të Sardenjës, e cila lidhej me jetëgjatësinë e madhe të popullsisë.

Por, nuk është vetëm gjenetika ajo që i bën unik banorët e këtij destinacioni. Siç vë në dukje kjo faqe në internet, njerëzit që jetojnë në Sardenjë vazhdojnë të kenë një mënyrë jetese shumë aktive dhe merren me gjueti, peshkim, si dhe korrin shumicën e ushqimeve lokalisht.

Ky komunitet konsumon një dietë kryesisht të shëndetshme që përbëhet nga bukë me drithëra integrale, fasule, perime kopshti, fruta dhe vaj mastik, të cilat janë tepër të rëndësishme për shëndetin e zemrës. Gjithashtu, një tjetër fakt i rëndësishëm që duhet përmendur është se “Ata qeshin dhe pinë verë së bashku”.

Okinawa, Japoni

Sipas Blue Zones, njerëzit që jetojnë në Okinawa janë mjaft me fat sepse kanë shkallë jashtëzakonisht të ulëta të kancerit, të sëmundjeve të zemrës dhe të demencës në krahasim me popujt e tjerë. Jetëgjatësia e tyre mund t’i atribuohet gjithashtu lidhjeve të forta shoqërore, si dhe ndjenjës së thellë të qëllimit.

“Banorët e moshuar të Okinawa mund ta shprehin shumë thjeshtë arsyen pse zgjohen çdo mëngjes”, raportohet në faqen e internetit Blue Zones. “Jeta e tyre e mbushur me qëllime u jep role të qarta lidhur me përgjegjësitë dhe ndjenjën e të qenit i nevojshëm edhe kur bëhen 100 vjeç.” Njerëzit këtu konsumojnë gjithashtu një dietë kryesisht me bazë bimore.

Nicoya, Kosta Rika

Banorët e Kosta Rika kanë një thënie që duhet ta ndjekim të gjithë: “pura vida”, që përkthehet në “jetë e pastër”. Kjo dëshirë për të jetuar të lumtur çdo ditë u ka shërbyer mirë njerëzve këtu dhe u ka dhënë atyre shumë vite të tjera të shëndetshme.

Përsëri, jetëgjatësia edhe këtu varet nga lidhjet e forta familjare, ndjenja e qëllimit gjatë çdo dite dhe, siç mund ta mendoni, nga një dietë e shëndetshme. “Konsumimi i më pak kalorive duket se është një nga mënyrat më të sigurta për të shtuar vite në jetëgjatësinë tuaj,” vëren Blue Zones.

“Banorët e Nicoya konsumojnë një darkë të lehtë që herët në mbrëmje. Për pjesën më të madhe të jetës së tyre, njëqindvjeçarët nga Nicoya kanë ndjekur një dietë tradicionale mezoamerikane, të bazuar te ‘tre motrat’ e bujqësisë: kungulli, misri dhe fasulet.”

Ikaria, Greqi

Ishulli grek Ikaria banohet nga më pak se 10,000 njerëz, por ata janë shumë të shëndetshëm. Sipas Blue Zones, pothuajse asnjë banor i këtij ishulli nuk vuan nga demenca apo nga sëmundjet kronike. Për më tepër, një në tre banorë këtu jeton deri në të 90-at.

Si? Sipas studiuesve, kjo lidhet me kulturën e tyre sociale, nivelet e aktivitetit dhe të dietës që ndjekin, si dhe të dashurisë për një gotë verë të mirë. “Ata shijojnë verë të kuqe të fortë, luajnë domino natën vonë dhe ndjekin një ritëm të relaksuar të jetës.

Ajri i pastër, flladi i ngrohtë dhe terreni i thyer i bëjnë ata që të dalin shpesh në natyrë, duke ndjekur kështu një stil jetese aktiv,” thuhet në faqen e internetit Blue Zones.

Loma Linda, Kaliforni

Megjithëse Kalifornia Jugore ofron një mjedis përgjithësisht të këndshëm për të gjithë, banorët e Loma Linda me sa duket përfitojnë më shumë se të tjerët.

Në fakt, sipas Blue Zones, ata jetojnë rreth një dekadë më shumë se një person me jetëgjatësi normale, gjë që mund të vijë si rrjedhojë e dietave të tyre vegjetariane dhe dashurisë për stërvitjen. Kjo mund të vijë edhe për shkak të pasionit të tyre për të ndihmuar të tjerët.

“Ashtu si shumë besime të tjera, Kisha Adventiste e Ditës së Shtatë inkurajon dhe i ofron mundësi anëtarëve të saj që të punojnë si vullnetarë,” shkruan Blue Zones, duke shtuar se banorët e Loma Linda janë aktivë dhe “gjejnë kuptimin e qëllimit dhe largojnë depresionin duke u fokusuar te ndihma ndaj të tjerëve”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?