Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja kur pritet të fillojë gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ja kur pritet të fillojë gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK
AktualitetKosovë

Ja kur pritet të fillojë gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK

Published: January 2, 2023
Shpërndaje

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, tashmë i kanë mbushur dy vjet që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të jetë një gjykim maratonik. Megjithatë, OVL e UÇK-së nuk pret proces të shpejtë e transparent ndaj ish-krerëve të UÇK-së në ballafaqim me drejtësinë.

Shqiptimi 26 vjet burg për ish eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafën, ishte aktgjykimi i fundit i 16 dhjetorit 2022, i shpallur nga Dhomat e Specializuara.

Para dënimit të Mustafës, kjo gjykatë ka dënuar edhe ish krerët e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

- Publicitet -

Por, ata që merren me çështje të drejtësisë thonë se proceset u përcollën me parregullësi e mos transparencë.

Megjithatë, një gjykim tjetër maratonik pritet të fillojë nga muaji mars.

Gjykimi ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, pritetet të kenë një përballje të fortë e të gjatë me prokurorë e gjykatës të Dhomave të Specializuara.

Për këtë, avokati i licensuar në këtë gjykatë, Artan Qerkini, thotë se ndonëse janë 46 mijë faqe dokumete e më shumë se 40 dëshmitarë, gjykimi ka gjasa të fillojë më shpejt.

“Po shpresoj se kjo zvarritje e procedureave do të kompensohet me një efikasitet të procedurës nga ana e trupit gjykues”, thotë avokat Qerkini për RTK-në.

“Në këtë drejtim, trupi gjykues veçse e ka nxjerrë një draft urdhur të procedurave dhe i ka dhënë mundësi mbrojtjes”.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se se më së largu në muajin prill, pritet të fillohet me deklaratat hyrëse. Ndërkohë, në verën e vititi të ardhshëm, sipas Ehat Miftarajt, pritet të fillojë gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

“Do të jetë një gjykim maratonik me vet faktin që kemi me qindra dëshmitarë të ftuar të prokurorisë, e sigurisht se do të kemi dëshmitar nga ana e mbrojtjes dhe me faktin se cdo deshmitar që të merret, mund të zgjasë dy vite apo më shumë”, thotë Miftaraj.

Ndërkohë, në Organizatën të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për këtë kanë deklaruar se nuk presin proces të shpejtë e transparent, duke e quajtur Gjykatën Sepciale si gjykatë politike.

“Procesi do të jetë i njëjtë me stërzgjatje të procedurave, jo barabarsi mes palëve të cilët edhe në proceset e mëhershme, prokuroria ka vonuar dokumentet…nuk presim proces rregullt”, thotë Faton Klinaku, U.D së kryetarit të OVL-UÇK-së.

Ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, tashmë i kanë mbushur dy vjet që mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës Hagë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • bekimi says:
    January 3, 2023 at 1:07 am

    nuk me tremb hipokrizia kozmike e euro-atllantikasve ne ceshtjen e ketij gjyqi qe eshte thike pas shpine e haleateve tane
    .
    me shume me tremb heshtja e mediave dhe memeceria e shoqerise civile..
    .
    Burgosja e zinxhirit komandues te UCK dhe zgjidhja nga zinxhiri e qenit te terbuar serb Usali BErishaj automatikisht kthen ne profet Enver Hoxhen edhe sikur te kete dyfishin e atyre te keqijave qe ka bere..
    .
    E beme cope cope Enverin se shpenzoi per mbrojtjen se kishim KARten e HALEsinkit dhe me rastin e konfliktit Rusi-Ukraine perendimi po gabim si me Hitlerin qe rrijne gati-tu ne te dyja rastet..
    .
    E beme cope cope Enverin se thame qe nuk e mbrojti Kosoven ( qe nuk e pati asnjehere) dhe tani rrijne si qyqare,si shprehje gjeografike si geto e Europes nje mije here me keq se ne kohen e Titos..
    .
    pse te nderuar miq perendimore me kete thike tuajen pas shpine shenjteruat cunin e gjylistanes qe i kishte te renda ato te shkreta
    .

    Reply
  • SEO Guy says:
    January 3, 2023 at 2:15 am

    Herojte e Kosoves nje dite do marrin pafajesine dhe pastaj do jete rradha e serbeve te perballen me krimet qe kane kryer ne Kosove.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?