Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden po refuzon thirrjet e disa zyrtarëve të rëndësishëm të partisë së tij për të hequr dorë nga gara. Thirrjet filluan pas debatit të parë me kandidatin e pritshëm republikan Donald Trump muajin e kaluar, ku ai pati një paraqitje të dobët. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns njofton mbi kandidatët e mundshëm që mund të zëvendësojnë zotin Biden nëse ai vendos të tërhiqet nga gara për një mandat të dytë.
Presidenti Joe Biden është i sigurt se do të fitojë.
“Unë mendoj se jam personi më i kualifikuar për të kandiduar për president”, tha zoti Biden.
Pas vështirësive në debat në fund të muajit të kaluar, disa zyrtarë të partisë po i bëjnë thirrje të tërhiqet nga gara zgjedhore.
Por pas muajsh zgjedhjesh brenda partisë, demokratët nuk mund ta detyrojnë atë të largohet, thotë drejtori i Qendrës për Politikë të Universitetit të Virxhinias, Larry Sabato.
“Ka vetëm një mënyrë që një kandidat të largohet. I emëruari duhet të vendosë vetë të mos kandidojë përpara konventës. Ai duhet të krijojë mundësinë që Komiteti Kombëtar Demokratik të vendosë gjatë kuvendit”, thotë zoti Sabato.
Nëse zoti Biden tërhiqet, nënpresidentja Kamala Harris kryeson listën e demokratëve për ta zëvendësuar atë.
Zonja Harris tregoi besnikërinë e saj duke i ofruar përkrahje Presidentit.
“Të mos harrojmë që vetëm njëri prej kandidatëve e ka përkrahjen e nënpresidentes së tij dhe ai është Joe Biden”, tha zonja Harris duke theksuar vendimin e ish nënpresidentit Mike Pence që të mos e përkrahë kandidaturën e zotit Trump.
Megjithatë kandidatura e zonjës Harris mund të ndihmojë me votuesit e pavarur, thotë profesori i shkencave politike të Universitetit të Kalifornisë Jugore, Christian Grose.
“Po të shohësh sondazhet, ajo që tregon se zonja Harris mund të ketë shanse më të mira se zoti Biden është fakti se ka më shumë të pavarur që janë të pavendosur për të për momentin. Ajo mund t’i bindë ata, ndërsa zoti Biden mund të mos t’i bëjë dot për vete”, thotë zoti Grose.
Në listën jozyrtare të njerëzve që mund të zëvendësojnë zotin Biden është edhe guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.
Ai thotë se mbështet zotin Biden ndërsa mori pjesë në tubimin zgjedhor të Presidentit në Miçigan javën e kaluar.
“Rezultatet janë ato që kanë rëndësi dhe ai i ka siguruar ato. Ne nuk na duhet një aktor, na duhet një komandant të përgjithshëm”, thotë zoti Newsom.
Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, gjithashtu përmendet si zëvendësuese e mundshme e zotit Bidenit. Ajo gjithashtu thotë se mbështet presidentin.
Zonja Whitmer u rizgjodh në një shtet të rëndësishëm për zgjedhjet. Ajo vazhdon të ketë popullaritet për shkak të përkrahjes për sindikatat dhe përpjekjet për të luftuar dhunën nga armët e zjarrit.
“Javë pas jave në Amerikë, po shohim lajme të zymta për shkak të dhunës me armë që ka shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme kudo në vend”, tha zonja Whitmer.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, është më pak i njohur në nivel kombëtar, por ai është një politikan popullor në një rajon jugor të mbizotëruar nga politika republikane.
J. B. Pritzker, guvernatori i Ilinoisit ku mbahet kuvendi i demokratëve të këtij viti, ka pasuri të madhe dhe do të kishte mundësi të vetëfinanconte pjesën më të madhe të asaj që do të ishte një garë presidenciale e minutës së fundit.
Në listë është edhe ish-zonja e parë Michelle Obama, e cila ka refuzuar vazhdimisht mundësinë për të kandiduar. Ajo megjithatë mbetët e preferuar për shumë votues. Sondazhi i Reuters-Ipsos-it javën e kaluar tregoi se ndërsa kandidatët Biden dhe Trump ishin në një barazim, Michelle Obama është dhjetë pikë më lart se zoti Trump. Analisti Larry Sabato thotë se nuk ka mundësi që ajo të kandidojë.
“Ajo është shumë e zgjuar që pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë të dëshirojë të kthehet, aq më pak të bëhet presidente. Ne mund të spekulojmë për emra, por ajo që ka rëndësi është se kush ka ambicie të mëdha ose aftësinë për të mbledhur para dhe mundësinë për të siguruar një shumicë në konventë”, thotë zoti Sabato.
Nëse zoti Biden qëndron në garë, spekulimet për emra të tjerë mund të vazhdojnë deri në kuvendin e Partisë Demokrate që mbahet në gusht në Çikago.
VOA

Me baien demokratët jan të humbur edhe në qoft se kandidon një grua po ashtu jan të sigurt se do të humbin.
Bravo RAI.Te tre kanalet e RAIt e dhane LIVE Atentatin kunder presidentit Trump.Korespondentet e tyre ne terren po transmetojne Ngjarjen.Demo qe nuk e ze gjumi,,po i ndjek..Mire TV shqiptare,qew per te gjitha jane 50 vjet prapa botes,po edhe Tv5 e Frances,RTL e Gjermanise,,flejne Gjume???????????????Per Trump kjo eshte si dhurate nga qielli.U tregua dhe shume trim.
Fitove o Trap.Me kete atentat e ka te sigurte fitoren.Fati eshte me trimat.
O Gazeta!Nuk keni nje dezhurn nate per lajmet e emergjences?Po zgjoni rojen aty,sa te postoje Videon e CNN!
Lere,mos i zgjo o Demo,,Paske qe ne 1 te nates,qe i bie ziles. Shko o plak futi nje sy gjume edhe ti,se sot eshte e Diele.
Sikur të kishin vrar zotin Trap, s’do të kishte më vlerë investimi i dhëndrrit të tij Kushner në Sazan dhe s’do të kishte vlerë investimi i Ramës duke shitur Sazanin që është pronë private e Ramës trashguar nga gjyshja e tij. Fatmirsisht plumbi i preku veshin dhe kryegomari i zgjedhur si kandidat për president nga republikanët (se nuk kan tjetër), zoti Trap nuk çalon nga veshët dhe i nerumi Rama duhet të jetë shumë i gëzuar bashkë me botën sllave që e ka dhëndërr zotin Trap edhe haleatët e tyre, sepse
Rama, Putin, Vuçiç, Orban, tunxe Xi, sinjora Meloni……. e lloj lloj horrash e horresh të të njëjtit brum me Trapin, që sundojnë popujt e tyre dhe duan të sundojnë gjithë njerzimin presin shum nga presidenti i ardhëm, aventurieri i paparishikueshëm në improvizimet e tij impulsive politike, kurvari hamshor i akuzuar nga shumë gra, zoti Trap i cili, një nga premtimet kryesore të tij, ka shkatrrimin e NATO dhe paqen në Ukrain duke u pushtuar ky vënd plotësisht nga Vermahti i Rajhut të tretë rus të neohitlerit Putin, me një pushtim të Ukrainës si mbas përkufizimit të ri historik që
“pushtimi është bashkimi i një populli dhe vëndi si pjesë e natyrshme e një populli dhe vëndi tjetër” dhe jep kontribut për paqen në botë dhe premtimi tjetër,
përzënjen e emigrantëve nga SHBA duke harruar që populli i këtij vëndi, bashkë me vetë Trapin janë të gjithë emigrantë nga origjina përveç nja 500 000 pasardhës të indianëve të Amerikës që janë vëndas, dhe bërjen e një muri të llojit të murit të madh kinez që të jetë i pakapërxyeyëm nga emigrantët përqark SHBA,
projekt që është duartrokitur nga të gjithë të djathtët ekstrem në Europë e në botë përveç sinjora fashistes Meloni që po projekton me partnerin e saj besnik dhe modelin e saj për organizimin e samiteve alegro argëtues, bufonin që veshh jo këpucë si njerzit normal por papuçe të bardha pambuku, Edi Ramën e cila
murin e math kinez që po eksperimentohet në Gjadër ta ndërtoj jo rrotull Italis por rrotull Shqipëris dhe të gjithë emigrantët afro aziatik që dynden në Europën e premtuar të mbyllen brënda mureve në Shqipëri dhe me këtë rast ripopullohet edhe Shqipëria e zbrazur nga shqipëtarët dhe plotsohen edhe nevojat turizmit strategjik që po vuan për kamarierë, guzhinjerë, pastrues , punëtore e punëtor të seksit elitar turistik njëkohësisht edhe nevojat e ngutëshme të bujqësis dhe blegtoris në fshat që po përjetojnë kolapsin total sepse krahu i punës i vetëm që ka ngelur janë pensionistët e shkretë me një këmb në varr.
Karakteri i paepur i zotit Trapsi lider i llahtarshëm me vlera të jashtëzakonshme, një kafshë e vërtet politike, u demostrua në sulmin për të pushtuar Kapitol Hilinku ku , sikurse ka dal në hetimet e fundit , ai me maskën e një demi të egër të tërbuar me dy brinjë mashalla mbi kokë që u printe kafshëve heroike militante të partis republikane, dhe që bëri raprezalje mbi palën kundërshtare, ishte vetë zoti Trapi. Në qoftë se zoti Trap do të zgjidhet president, i gjithë njerzimi do të sundohet nga Trapat, Ramët , Putinët, Kimët, Orbanët, Vuçiçët, Xitë……..dhe në qoftë se do të ketë kundërshtime ata do të lëshojnë mbi njerzimin flakët e luftës termo bërthamore dhe
planeti Tokë ku nëna natyrë me ligjet e saj fizike, kimike , biologjike, lindi, mbas një procesi të mundimshëm dramatik miljona vjeçar, mrekullin e saj të çuditshme, jetën e gjallë që evuloj me mrekullin tjetër, lindjen e species njerzore me ndërgjegje, do të shëndrrohet në një planet i kuq si Marsi, Trapat , Ramët, Putinët, Kimët………….. e marrosur të kësaj bote, si atavizma gjenetike antinjerzore të epokës së egër të dinoaurve të llahtarshëm janë potencialisht të aftë edhe të zhdukin krijesën e nënës natyrë në këtë pikël të vogël të privilegjuar të universit të pafundëm, jetën e gjallë.
,
Ndërsa qy Bajdeni po të jetë plak i mënçur dhe që respekton pleqërin e tij, dhe që do që pleqëria e tij të respektohet dhe jo të bëhet objekt humori dhe tallje për të tjerët, duhej me kohë të kishte dhën dorheqien si president, aq më tepër nuk duhet fare të kandidoj më si president, por siç duket mënçuria e tij ka pësuar firo pleqërore por
më e keqja është se ka skaduar edhe mënçuria e bashkpunëtorëve të afërt në udhëheqien e Partis demokratike që nuk e shpëtojn nga mbingarkesa plakun e shkret që është bër për tu mar prej dore dhe të çohet urgjentisht dhe të rehatohet në shtëpin e tij ku duhet të jetë nën kujdesin e veçantë të njerëzve të afërt.. Kaq keq qënka PD e SHBA sa që nuk paska kandidat tjetër dhe të shpëtojn plakun Bajden nga gafat diskretituese që, bashkë me kandidaturën e horrit politikan Trapit, ulin në sytë e opinionit publik mbar botëror nivelin jo vetëm të fushatës zgjedhore në këtë vënd por edhe nivelin e establishmenit drejtues politik dhe qeverisës të SHBA ku shumë popuj të botës shpresojn shumë gjëra për situatën globale ku vemjet e pështira anti njerzim që po sundojnë gjithëandej botën tundin për dit pishtarët e luftës së fundit termobërthamore.
Kaq poshtë paska rënë SHBA sa nuk u gjëndkin më Vashingtonër. Linkolnër, Ruzveltër që në përballje dhe ndryshe me Trapët që lindin në momente të caktuara, e bën SHBA modelin e liris politike, të shtetit që mbron liritë dhe të drejtat e njeriut, që krijon me mënçuri prosperitetin ekonomik për popullin e vetë, e shtetit gjigand që në kushtet e errësirës nazifashiste të luftës II botërore dha kontributin thelbësor për shpëtimin e njerzimit nga Trapat e marrosur të llojit Hitler dhe Musolin?