Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ja pse nuk krijojmë dot asgjë që t’i afrohet inteligjencës origjinale të qenies njerëzore, përvoja jonë është unike”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > “Ja pse nuk krijojmë dot asgjë që t’i afrohet inteligjencës origjinale të qenies njerëzore, përvoja jonë është unike”
EnciklopediKryesore

“Ja pse nuk krijojmë dot asgjë që t’i afrohet inteligjencës origjinale të qenies njerëzore, përvoja jonë është unike”

Published: October 16, 2022
Shpërndaje

Nga “Il Giornale”

 

Federiko Fagin buzëqesh: “Dikush mund të mendojë se libri “I pamodifikueshëm më referohet mua …”. “Në fakt” ai ka lidhje me raportin midis ndërgjegjes dhe materies, pra makinerive që krijojmë ne njerëzit. Dhe është dekurajues për mbështetësit e zjarrtë të Inteligjencës Artificiale”- shton ai.

- Publicitet -

Fagin e nisi karrierën e tij në “Institutin Teknik Industrial” Rosi në Vicenza (qyteti ku lindi në vitin 1941). Më pas u diplomua për fizikë në Universitetin e Padovës. Nisi punë në Itali në një kompani që prodhonte gjysmëpërçues. Më pas vendos të ndjekë “disa projekte në Shtetet e Bashkuara”, dhe pikërisht atje arriti të shpikë mikroprocesorin e pari në botë, Intel 4004. Pra një mjeshtër i informatikës (Barak Obama i dha atij Medaljen Kombëtare për Teknologjinë dhe Inovacioni në 2010).

Le ta nisim këtë intervistë nga fillimet tuaja, nga bota e kompjuterave. Kur shkuat në Amerikë?

Ishte viti 1968. Në atë kohë punoja për kompaninë “SGS Fairchild”, që merrej me prodhimin e qarqeve të integruara bipolare. Atje shpika një proces të ri për të prodhura qarqe me një hyrje prej silikoni.

Pse ishte kaq e rëndësishme kjo shpikje?

Sepse brenda 15 vitesh ajo zëvendësoi teknologjinë bipolare, e cila dominonte në qarqet e integruara, duke bërë të mundur krijimin e qarqeve të integruara më komplekse, 5 herë më të shpejtë dhe me një fluks qarkullimi 100-1000 herë më të mirë.

Pastaj?

Më pas kalova tek “Intel”, ku falë teknologjisë së “Silicon Gate”, shpika mikroprocesorin. Këto 2 shpikje e ndryshuan historinë e gjysmëpërçuesve. Dhe me kompaninë “Zilog”, të cilin e themelova në vitin 1974, krijova një mikroprocesor tjetër, Z80, që ishte shumë i suksesshëm dhe vazhdon të prodhohet ende sot.

A jeni shumë i pasur?

Po. Le të themi se para se të mbushja 40-vjeç, kisha mjaftueshëm para për të mos punuar më.

Dhe në vend të kësaj…

Themelova kompaninë tjetër “Synaptics”. Doja që të krijoja qarqe të integruara për kompjutera që mund të mësonin vetë. Pra po flas për sistemet e inteligjencës artificiale. Kam punuar gjatë mbi këtë fushë edhe pse në ato kohë ky sektor nënvlerësohej. Nisa të prodhoja teknologji që funksiononin vetëm me prekje por edhe ekrane me prekje.

A mund të thuhet se keni marrë një kënaqësi të madhe nga bota e makinerive?

Po, por kishte një problem. Edhe pse kisha arritur gjithçka që bota pretendon se mjafton për të qenë i lumtur, unë nuk isha. Pasi tani që kisha bërë gjithçka, ndihesha si përhumbur. Prandaj fillova të studioj ndërgjegjen.

Nga cili këndvështrim?

Në atë kohë isha materialist, ndaj thashë me vete: Nëse truri është një objekt, si kompjuteri, edhe ky i fundit duhet të ketë ndërgjegje. Dhe po përpiqesha të kuptoja se si. Pastaj vura re se tekstet e neuroshkencës e përshkruanin vetëdijen si përvoja që kemi kur shohim një peizazh, nuhasim një parfum apo dëgjojmë muzikë, pra si fryt i sinjaleve elektrike dhe biokimike. Dukej sikur këto sinjale përkonin me përvojën tonë të ndërgjegjshme.

Në çfarë përfundimi arritët?

Që fjala ndërgjegje ishte e padëshiruar, dhe se ajo për të cilin flisnin ata ishte një mashtrim. Njëlloj si sot me Inteligjencën Artificiale: ata na flasin për gjërat që bëjnë kompjuterat, sikur këta i bëjnë ato vetë dhe jo të programuar nga ne. Për më tepër, kompjuterat e bëjnë këtë si makineri. Ato kanë brenda vetëm sinjale. Është një formë indoktrinimi, ku vetëdija identifikohet me një fenomen material, i cili lind nga një mekanizëm, nga faktorë biologjikë, kur në fakt nuk është kështu.

Si e bëtë këtë zbulim?

Siç e kam shpjeguar në librin tim të parë “Silicio”, unë pata një përvojë të jashtëzakonshme, të cilën e quaj zgjim, e cila më bëri të kuptoj se si vetëdija ishte shumë më tepër se sa mendoja, dhe më hapi një portë drejt një bote tjetër, atë të spiritualitetit, të cilën e kisha eliminuar. Është një botë që ka një kontakt të fortë me fenë, dhe më ka nxitur të nis një rrugëtim, i cili zgjati 20 vjet, mbi natyrën e ndërgjegjes, meditimit…Unë i kam përjetuar të gjitha ndjesitë, por pa përdorur asnjë lloj droge.

Dhe ku ju çoi kjo rrugë?

E kuptova që vetëdija nuk mund të jetë një fenomen i fizikës klasike. Në moshën 68-vjeçare dola në pension për t’iu përkushtuar studimit të ndërgjegjes. Në vitin 2009 krijova Fondacionin Federiko dhe Elvia Fagin, për të kuptuar fizikën e ndërgjegjes, Jo vetëm metafizikën, por edhe për të ndërthurur aspektet shpirtërore dhe shkencore, për të krijuar një urë lidhëse midis të dyjave, diçka që sot cilësohet e pamundur.

Si arrin t’i mbash ato së bashku?

Që të dyja kombinohen shumë mirë për të krijuar një vetë-njohje, e cila nuk do të ishte e mundur vetëm përmes realitetit fizik, simbolik. Në fakt kjo e fundit integrohet me përvojën e brendshme, që është realiteti kuantik.

Çfarë thotë fizika kuantike për përvojat e brendshme të njeriut?

Që informacioni kuantik nuk mund të dhurohet: Ai përfaqëson përvojën e sistemit që është në atë gjendje kuantike, e cila është private, pra një përvojë e brendshme e ndërgjegjes. Tek e fundit, ne e dimë mirë se sa unike është përvoja jonë.

A është kjo ajo që ju e quani Seity?

Seity është entiteti i ndërgjegjshëm: Pra sistemi kuantik që është i vetëdijshëm, që mund të veprojë me vullnet të lirë dhe ka një identitet, që është i vetëdijshëm.

Po materia?

Materia ka realitetin e vet, që është informacioni klasik. Pra është ajo që i lejon Seity të komunikojë, përmes simboleve të ndashme, të tilla si pjesët e kompjuterit ose fjalët, në mënyrë që të gjithë të kemi qasje këtë informacion. Pra, ne sjellim një kuptim mbi fizikën, duke krijuar një lidhje midis brendësisë – fizikës kuantike – dhe eksterioritetit – fizikës klasike.

Një formë idealizmi?

Po, por jo shumë i madh. Fakt është se kjo teori ecën në drejtim të kundër me materializmin që është sot dominues. Ndaj kjo tezë do të hasë shumë rezistencë. Do të duhen të paktën 30 ose 40 vjet. Por ne do të arrijmë atje.

Në këtë pikë, a mund të quhet vërtet inteligjencë ajo që quajmë sot Inteligjenca Artificiale?

Jo, sepse inteligjenca e vërtetë ka nevojë për vullnet të lirë, dhe për atë aspekt jo–algoritmik që quhet krijimtari.

Po alarmet në kompjuterat që do të na monitorojnë?

Mendoj se gjërat që ata thonë mund të ndodhin, jo sepse kompjuteri dëshiron që të fitojë kontroll mbi ne njerëzit, por sepse njeriu, ai që kontrollon kompjuterat, dëshiron që t’i nxitë makinat ta bëjnë këtë. Kompjuterat nuk mund të vendosin për asgjë. Është një shpëlarje truri, që kryhet përmes përdorimit të ideve të gabuara, për të fituar para dhe për ta shfrytëzuar informacionin tonë. 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • xy says:
    October 16, 2022 at 8:42 am

    materializmi është e vërteta dhe jo idealizmi.

    ky fizikani duhet të jrtë aq i zgjuar sa të kuptojë që materia ësht primare ndërsa ndërgjegja sekondare por ai nuk ësht.

    sigurisht që idealizmi lidhet me ekzistencën e zotit që është thjesht një shpikje e njeriut.
    pra materia(njeriu) primar, ndërgjegja(mendimet dhe shpikjet imagjinare si zoti) sekondare

    Reply
  • Toni says:
    October 16, 2022 at 9:10 am

    “Unë i kam përjetuar të gjitha ndjesitë,por pa përdorur asnjë lloj droge”.Federiko Fagin
    Kjo vlen për sharlatanin Edvin Droga,mashtruesin skizofren që shqiptarët e kanë zgjedhur për Kryeministër!

    Reply
  • Toni says:
    October 16, 2022 at 1:23 pm

    Dhe perseri kan me e zgjedhe. Pse si mendon ti do zgjedhin berishe apo like floririn, ose ty si idjot!

    Reply
  • Golemi i Kavajes says:
    October 16, 2022 at 1:35 pm

    Idealizmi eshte brenda njeriut, brenda materies, eshte specifik, egziston bashke me materjen, por kurre pa ate! Idealizmi gjeneron sinjale nepermjet te cilit materja zhvillohet!

    Reply
  • Ramadan Brakaj says:
    October 16, 2022 at 1:39 pm

    Z. Toni! Ju lutem mos perdhosni medjet e ndritura me injorancen tuajne keto fusha e ngopuni me politiken, se edhe aty je shume larg jetes.

    Reply
  • ?./+ says:
    October 16, 2022 at 7:51 pm

    Njeriu është i përbërê nga një dualizëm i pandashëm: nga materia fizike dhe energjia shpirtërore. Ndërgjegja është forma më e lartë e kësaj energjie, e cila ekziston edhe pas shpërbërjes sê materies fizike. Ndryshe kjo energji quhet shpirt. Në traditën orientale, veda, budiste etj, energjia merr formën e aureolës, (oreolës) që shoqëron jetën e çdo individi. Në traditën e krishterë apo edhe atë islame kjo oreolë, aura, merr formën e një disku që shihet psh në të gjitha ikonat fetare që portretizojnë Krishtin, Muhametin apo profetët. Telepatia është një provë tjetër e ekzistencës së kësaj energjie. Njëlloj siç është edhe hipnoza: valë manjetike që e detyrojnë individin të bëjë atë që e urdhëron hipnotizuesi! Ku nuk përdoret asnjë lloj force fizike, përveç asaj mendore, shpirtërore apo elektromanjetike.

    Reply
  • xy says:
    October 17, 2022 at 6:31 am

    @ ?./+
    pra ti je me idealizmin dhe mendon se pas vdekjes së një njeriu ngelet ende shpirti i tij.
    budallallëqe.
    teori fetare.
    feja opiumi i popujve.
    kur vdes materia vdes edhe ndërgjegja.kur lind materia lind edhe ndërgjegja.
    pa materie nuk ka ndërgjegje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është zyrtari i lartë shqiptar që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje, 5 vjet për ish-zyrtarin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?