Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
AktualitetAnalizaKronike

Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca

Published: August 7, 2026
Shpërndaje

Aktivistja 32-vjeçare turke, Julide Yazici, e cila u ndalua në Rinas me qëllim ekstradimi drejt Turqisë, u la në burg nga Gjykata e Tiranës pavarësisht se ajo gëzon mbrojtje ndërkombëtare dhe statusin e azilantes politike në Francë. Autoritetet turke e kërkojnë atë për të vuajtur një dënim 4 vjeçar me burg nën akuzat e mbështetjes së organizatave terroriste, por Yazici pretendon se përndiqet politikisht.

Gjykata e Dhomës Penale në Tiranë caktoi të premten masën e sigurisë “arrest në burg” për aktivisten politike 32-vjeçare, Julide Yazici. Ajo u arrestua më 4 gusht 2026 në Rinas, ndërsa udhëtonte nga Franca për në Shqipëri, pasi rezultoi se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja për qëllime ekstradimi.

Gjyqtari Kujtim Vraniçi pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj për masën e sigurisë, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes se kishin siguruar një banesë me qira dhe se e reja mund të lihej në masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, pasi nuk paraqiste rrezikshmëri dhe kishte statusin e azilantes politike në Francë, një vend i Bashkimit Europian.

- Publicitet -

“Është intelektuale. Ka statusin e azilantes politike në Francë dhe nuk është e rrezikshme. Ne morëm një shtëpi me qira dhe kërkuam arrest shtëpie, por prokuroria ishte e frikësuar se mund të largohej drejt Francës dhe kërkoi që të mbahej në burg,” tha avokati i Yazici, Artan Shllaku. Shllaku tha se vendimi do të apelohej.

Ai shtoi se Yazici kishte qenë edhe një vit më parë në Shqipëri për të takuar familjen dhe nuk kishte pasur probleme. Sipas tij, ajo është nëpunëse publike në Francë dhe jep mësim në një shkollë fillore.

Julide Yazici kërkohet nga autoritetet turke për të vuajtur një dënim të mbetur prej 3 vjetësh, 5 muajsh e 22 ditësh, nga dënimi me 4 vjet burgim në total, nën dyshimet për dhënie të ndihmës logjistike dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Sipas vendimit të Gjykatës Kombëtare të Azilit, CNDA, në Francë, të datës 16 nëntor 2020, të cilin BIRN e ka, Yazici është përfshirë vazhdimisht në aktivizëm politik në Turqi dhe ka qenë pjesëmarrëse në protestat e famshme të Parkut Gezi në vitin 2013 kundër qeverisjes së presidentit aktual të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Ajo ka mbështetur aktivisht ish-Partinë Demokratike të Popullit, HDP, një forcë politike e majtë që mbështeste minoritetin kurd në Turqi dhe që u transformua më vonë në “DEM Parti”.

Vendimi i gjykatës franceze që i ka njohur azilin Yazicit, thotë se ajo u arrestua në janar 2016 “për shkak se i kishte lejuar një gruaje të re që nuk e njihte, e cila i ishte prezantuar nga një mik, të qëndronte në dhomën e saj studentore”. Duke justifikuar njohjen e statusit të azilantes, gjykata franceze citon në dokument se “znj. Yazici ka një frikë të justifikuar, në kuptim të dispozitave të përmendura më lart të Konventës së Gjenevës, se do të përndiqet nëse kthehet në vendin e saj për shkak të aktivizmit të saj politik,” dhe në Nenin 2 të po këtij vendimi sanksionohet: “Znj. Julide Yazici njihet si refugjate.”

Avokati Shllaku i tha BIRN-it se mbrojtja kishte paraqitur faktin e azilit politik nga Franca në argumente, por prokuroria këmbënguli se kjo pjesë do të shqyrtohet gjatë gjykimit në themel të kërkesës për ekstradim pasi të mbërrijnë dokumentet nga Turqia.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar organizata e majtë franceze “Union pour la Reconstruction Communiste”, URC, e cila deklaron se Yazici është anëtare e saj. Organizata thekson në një publikim në X se “nëse Julide do të ekstradohej, ajo rrezikon të pësojë tortura dhe trajtime çnjerëzore”.

URC i bën thirrje “autoriteteve shqiptare të refuzojnë çdo kërkesë ekstradimi që synon Julide Yazicin… dhe të respektojnë plotësisht detyrimet e tyre që burojnë nga Konventa e Gjenevës e vitit 1951, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe parimi i moskthimit”. Ato kërkojnë lirimin e menjëhershëm të saj dhe ndërhyrjen e autoriteteve franceze për të garantuar mbrojtjen si refugjate politike.

Arrestimi i Yazicit vjen në një moment interesant, pasi forcat politike në Turqi, përfshirë partinë e Erdoganit dhe përfaqësuesit e kurdëve në parlament, arritën një marrëveshje që synon ndër të tjera edhe një amnisti për shumë prej kurdëve të dënuar.

Yazici nuk është e para shtetase turke dhe aktiviste politike që arrestohet për qëllime ekstradimi në Shqipëri. Më herët, mësues dhe punonjës të lidhur me lëvizjen e të ndjerit Fetullah Gylen janë arrestuar për qëllime ekstradimi. Shqipëria ka dorëzuar në mënyrë kontroverse qytetarë turq të dyshuar si të lidhur me lëvizjen gyleniste. Më 1 janar 2020, Shqipëria deportoi mësuesin Harun Çelik, pavarësisht thirrjeve të këtij të fundit për azil.

Vladimir Karaj – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Shkodrami-Belgjikë says:
    August 7, 2026 at 1:32 pm

    Mir ja kan ba.

    Reply
    • Shqiptari realist . says:
      August 8, 2026 at 9:38 am

      Ja dhe imami i Erdoganit nga Belgjika .

      Reply
  • KTH S says:
    August 7, 2026 at 2:08 pm

    Keshtu sigurohet RamaSaliu, qe Sulltani nuk do merzitet dhe nuk do nxjerre shqiptare te islamizuar ne protestat kunder SaliEdit.

    Reply
  • xxx says:
    August 7, 2026 at 6:00 pm

    Fatkeqja ti. Akoma se njihni fashizmin e Ramut-Lamallarit…

    Reply
    • Ganua says:
      August 7, 2026 at 8:08 pm

      Ja dhe i sëmuri nga mëntë i kudondodhur me tre iksa .

      Reply
  • Deni says:
    August 7, 2026 at 11:34 pm

    ku jeni kokrra injorantesh…ju dini gjithcka.
    ju ka ngel ora be nje vend.rama rama rama.
    thjesht po ja rruani dhe po i shtoni famen e pushtetin.vazhdoni se deri ne 2033 nace ngecet ne dere.idiote pa limit

    Reply
  • Aldrin says:
    August 8, 2026 at 12:52 am

    qelbesira Ramut eshte Armik i Lirise

    Reply
  • Klodi says:
    August 9, 2026 at 8:40 am

    Ne kushtet kur gjykatat shqiptare paskan krijuar praktika te tilla qe Edi Rama duheg ti çoje çdo preh sulltanit te tij Erdogan te kundrrshtareve politike veshtire se do ndodhe edhe me kete vajzen e kapur ne Tirane nga interpoli. Nuk e njoh kete avokatin e saj por kam degjuar se Frasheri Law Firm ne Shqiperi ka ekspertize ne çeshtjetce emigracionit dhe depertimit qe perfshihen tek ekstradimet perderisa ben pjese ne organizma nderkombetare. Nje avokat i rekomanduar nderkombetarisht si z. Kastriot Frasheri nga organizata profesionale kam degjuar dhe mendoj se ka praktika ekstradimi qe mund te ndihmoje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?