Nga Fatmir Minguli
Tё shkruash pёr skulptorin Nelo Lukaçi dhe artin e tij, mendja tё shkon te shumё emra me mbiemrin “ Lukaçi”, njё mbiemёr durrsak ndёr vite, njё mbiemёr qё ka lёnё e le gjurmё nё mjeshtërinё e artit dhe tё mekanikёs. Dario Lukaçi një nga aktorёt e shquar tё skenёs vizatonte, Aldo Lukaçi, mjeshtër i mekanikës sё bashku me Mario Kotrrin( Lukaçi) dhe vёllain Nici tё Parkut tё Eksportit tё atёhershёm ishin figura tё njohura tё mjeshtёrisё mekanike, Dhe ja tani qё po shkruajmё pёr artistin Nelo Lukaçi, mё tё voglin e shtatё fёmijve tё babait, marinarit shqiptar nga Podgorica, Mahmud Lukaçi qё punonte nё Fiume tё Italisё dhe nënës Leopoldina, ndihet inspirimi i artit te tё gjithё fёmijtё, pa harruar dhe dy motrat qё njera prej tyre shkoi nё Itali.
Ky inspirim ndihet edhe te fёmijtё e Nelos, te Romiri qё ёshtё piktor dhe te Gentiani qё ёshtё violinist deri te vajza e Romirit, Leopoldina, qё mban emrin e paharruar tё stёrgjyshes.
“Ishte im mё italiane qё duke qenё e apasionuar pёr operan mё tregonte pёrmbajtjen dhe qё atёhere u brumos tek unё mendimi se forma dhe pёrmbajtja tё çonin nё kuptimin jo vetёm tё muzikёs por çdo lloji tjetёr tё artit.” Kёtё eksperiencё Nelo Lukaçi e ka shpjeguar edhe nё intervistat e tij duke e konceptuar lidhjen mes formёs e pёrmbajtjes si njё alkimi magjike nё realizimin e veprave tё tij.
Nelo Lukaçi ёshtё pak a shumё i harruar nga mediat e shkruara dhe elektronike, por ai nё ekspozitat e pakta qё ka realizuar shfaqet si njё piktor me botёn e tij çka shihet edhe nё eksopozitёn e fundit organizuar në Durrës. Ai vetё shkruan se “Kryeveprat lindin vetёm atёhere kur frymёzimi i madh i jep shkas mendimit deri nё fiksasion.”
Dhe patjetёr e lidh me mendimin tjetёr tё tij se “Nuk ka liri absolute”. Kur unё i kujtova njё thёnie tё Zhan Zhak Rusosё se “Njeriu lind i lirё, po nё jetё ёshtё i lidhur me zinxhirё” ai mё pa nё sy dhe qeshi…”Nuk e dija kёtё thёnie” …dhe u fut nё mendime.
Nelo Lukaçi ka punuar më shumë se 30 vjet në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, duke i shtuar veprimtarisë së tij me qindra skica dhe restaurime objektesh arkeologjike, njё veprimtari mё vete qё ai ёshtё pёrsёri “vetvetja”.
Duke diskutuar kёto ditё me kёtё skulptor datëlindja e tё cilit ёshtё viti 1938, duke parё punimet e tij tё ndryshme nё studion e tij tejet modeste, duke parё disa video tё ekspozitave, mendova t’i ndaj punimet e tij nё tre grupe tё veçanta. Autoportretet, lulet, punimet skulpturale nё gur.
Kjo ndarje ndoshta ёshtё jo e plotё por mua mё duket se nё kёto grupime fshihet karakteri i vёrtetё i kёtij artisti qё nuk e di pse nuk trajtohet gjerёsisht nga kritika e artit. “Lulet – thotё Nelo- i kam filluat t’i vizatoj te studio e Sabri Tuçit, dhe nuk janё lule si fotografi, por janё tё para emocionalisht tё mbёshtetura nё ndjenjat dhe kolorin qё shfaq herё pas here kujtime tё jetёs.”
Ishte periudha qё Neloja ishte sё bashku me Minella Jorgonin, Ismail Hidrin, Vangjel Toçin, dhe Zef Ujkaj.
Dr. Bledar kurti ka shkruar pёr pikturat e luleve tё Nelo Lukaçit se “Kompozimet e luleve njihen në art si natyrë e qetë, e megjithatë mjeshtëria e Nelo Lukaçit i bën ato të gjalla e plot frymë. Arti e ka ndjekur njeriun në çdo hap, e madje i ka paraprirë hapit të zhvillimit përmes imagjinatës së artistit, e kësisoj sot mendohet se arti cek vetëm tematikat komplekse, por e vërteta e artit është se paraqet emocionet e kulluara dhe thjeshtësinë natyrore.”
Në tablotë e ekspozitës bashkë me Durrësin antik, zënë vend portretet e mësuesve të tij të parë të artit, kolegët artistë, familjarët si dhe peizazhet dhe kompozimet mjaft interesante. Mbi 15 autoportrete të punuara në kohë të ndryshme, bashkë me moshën dëshmojnë edhe rrugën artistike të skulptorit.
Mes tre grupeve që përmenda më lart patjetër që një seri e pafund portretesh nё picture dhe në skulpture të japin pamjen e një kozmogonie në artin kriijues të një jete të gjatë. Veprat e Nelo Lukaçit nuk janё trajtuar në nivel studimor, sespe aty ka linja ideshë dhe perspektivash kur vetё mjeshtri Nelo Lukaçi ka bërë një temё studimore nё shqip dhe italisht, me temё “Disa definicione tё shprehura nё frymёzim nga puna dhe jeta”…Shumё interesant! Vetë lidhja ideore mes pikturës dhe skulpturës është një guxim në art, aty ku ky art nuk njeh kufij dhe për më tepër që kufinjtë vine e shkrihen jo vetëm në mendjen e Nelos por dhe në të gjithë veprat e tij.
Vetë Nelo e shpjegon këtë mos kufizim se” Unë jam i ngulur në mendimet e kohës dhe jam unë që e shpreh kohën”. Këtë përcaktim që e thotë vetë artisti unë e përkthej se ai me çdo vepёr të tij na ka dhënë ditarin e jetës.
Dhe duke lëvizur nëpër këtë ditar sheh se në revistën “Nëntori” ( 1971) skulptura “Vallja e çlirimit” është quajtur “vepra e parë shqiptare e që është bërë pa huazuar nga arti i huaj.”
Vetë autoportretet e tij, a nuk janë fletë të një ditari?! Ai e quan autoportretin si modelin më besnik të artit nёpërmjet vetes. Dhe aty ai është “Jam vetevetja” ku ky përcaktim vulos sloganin e artit të tij.
Ja se si në revistën “Nëntori” nr 12, viti 1971, analizohet nga Andon Kuqali tharmi i skulpturës “Vallja e çlirimit”: “ Duke gdhendur forma pak trashanike të valltarëve në lëvizje të papërmbajtur, ndërmjet të cilave ёshtё dhe njё valltar me daulle, skulptori ka arritur të komunikoje ndjenja, mendimin e fuqisë dhe peshës gurit “si guri” të valles “të fortë“ popullore.
Nga ana tjetër ndonёse shkëputen silueta duarsh, profilesh, këmbësh, guri ka mbetur si një shkëmb i lidhur dhe unik gjë që ka të bëjmё mendimin e njerëzve të bashkuar nga një ndjenjë e vetme gëzimi”.
Moikom Zeqo i pat thёnë atëherë Nelos pёr kёtë skulpturё: “Kjo ёshtë puna më e bukur nё galeri”!
Ndёrsa Haxhi Rama kur e bleu kёtё skulpturë Galeria e Tiranës i bёri kartolinë gruas: Oj, Sani, të raftë burri që ta nxjerr paren nga guri?
Nё tё tre grupet e veprave tё Nelo Lukaçit vihet re njё ngjashmëri pёrfaqёsuese qё pёrbёn detajin artistik. Vihet re njё aplikim i sferёs deformuar, gjithsesi volumore qё shfaqet edhe nё petalet e trëndafilit, edhe nё trupat e skulpturave dhe nё veprat tjera jashtё kёtyre grupeve.
Ështё po Durrёsi i tij qё ai hapi tre ekspozita si “Ekspozita e unit”, 2019, “Lulet”, 2021 dhe “Ekspozita e tre brezave”, 2020 ku spikat nёpёrmes origjinalitetit dhe shprehja e mosautoçensurёs. Nё të gjithe punimet e Nelos ёshtё lajt motivi “jam vetёvtja”, edhe në periudhёn e realizmit socialist edhe në demokraci.
Ai, kurrë nuk krijoi veprёn pёr qёllime jo të ndershme, duke deformuar mendimin e tij personal, por i mbetet besnik detyrimeve morale si njeri dhe si artist në pёrballje me jetёn intelektuale të shoqёrisë që e rrethon. Ai ka ecur kundёr rrymave populiste në art, duke iu larguar mundёsisё “Se ç’mund të thonë të tjerёt”!
Siç thuhet rёndёm në kritikёn e sotme europiane të artit se “kultura nuk ёshtë gjё tjetёr veçse një ftesë: ftesё pёr të kultivuar fisnikёrinё e shpirtit, kultura flet me zë të ulët.”
Durrёs, 2023