Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim të fortë ndaj BE-së në Samitin e Ballkanit të Hapur duke thënë se kur shkonte më parë në Bruksel, merrte motivim prej zyrtarëve atje, kurse tani sipas tij, duket sikur ai shkon dhe u jep motivim atyre, të cilët duken të lodhur.
“Dy fjalë edhe për BE dhe këtë dasmën. Unë e kam thënë dhe më parë Shqipëria nuk përgatitet për atë dasmë. Nëse do ndodhë dasma do shkojë me rroba të rastit. Nuk do vishemi, do zbukurohemi, nuk do shpenzojmë të bëjmë banketin në pritje që të vijnë krushqit dhe mbetemi me nusen në derë se nuk vijnë krushqit për ta marrë. Ose më keq, na ngelet dhëndri në derë”, tha Rama duke shtuar se Ballkanit tani po i bëhet pengesë edhe Bullgaria, e cila sipas Ramës nuk është ndonjë “burrë pa probleme”.
“Ballkani i Hapur është Burrë, Evropa e Bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne. Do ishte më mirë të ishim nusja se do na merrnin më shpejt. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë, do ta ndërtojmë Evropën këtu. Kur të duan ata ta bëjnë dasmën ne jemi gati. Mos e merrni me kaq stres punën e dasmës, i them miqve të Maqedonisë së Veriut. Na futët e dhe ne stresin. Sa herë vijmë këtu të mërzitur që nuk do ju marrë njeri. Nuk ju marrin, ka mbaruar kjo punë”, tha Rama.
Kryeministri tha se Ballkani do të jetë këtu dhe do të presë deri sa BE të na bëjë pjesë të saj.
“Ballkani nuk të vdesë, por edhe ky i hapuri nuk vdes. Ne këtu jemi. Edhe Maqedonia edhe Bosnia këtu janë. Ne jemi këtu në mes të Europës. BE na bëjnë ata, por europianë na bëjnë ata”, tha Rama.
j.l./ dita
Kush kryepusht vjedh shtetin e vet dhe shtetasit e vet me Koncesione,PPP ra ose me kete rrugen e panevojshme Mamurras-Thumene,,,Kush kryepusht shet Territorin detar,tokesor,ajror,lumor te Shqiperise,,NUK PRANOHET NE BE.Prandaj mos ja lere kopilin ne dere Maqedonise,as Bullgarise.
Maqedonia eshte vite para ciflikut te edvin rames.Mos bej si i zemeruar,sikur te ka ngelur hateri,,por thuaj nje flm.Evropes qe po te bashkon me Maqedonine,se nuk e meriton.
Me hartime bajate osht faaa ky popull.
E verteta e Ballkanit te Hapur eshte Ajo qe Dekllaroi Lavrovi:Rruga per ne Moske,kalon nga Beogradi.
EC PERPARA GJIGAND
E perse duhet te martoheni me nje leneshe ore Edi?
Putane me te madhe nuk ka bota se kjo nusja jote.Ne cdo aspekt.Te duash ta vizitosh vendin tend ku ke lindur dhe je rritrur dhe te mos jesh ne gjendje se te neveritet e jo me te jetosh aty.Vjedhje ka kudo neper bote nga ata qe kane pushtetin por vjedhja qe i behet qytetarit shqiptar eshte grabitje qe nuk pushon kurre prej 32 vitesh!Cdo shprese e shqiptareve eshte vrare nga kjo nuse!
O nuse telendare , po cdo ne Oher ,Beograd e Ankara ti? Rruga per ne BE nga Italia e lart , e hapur eshte. Sikur te ishim aq largpames ne Shqipot , te pakten si Kroatet ,per rrugen e vetme qe duhet te ndiqnim me vepra e jo me demagogji , s’do te ‘prisnim’ te zgjidhnin problemin Bullgaret me Maqedonet , problem qe s’ka te beje aspak me te ardhmen tone. Megjithate , ata nga Brukseli duke na pare se c’fare brumi jemi , na lidhin pas karroces sllave se nga ajo turke s’kemi zbritur ndonjehere. Shkurt per te na hequr qafe. Prandaj o padishah , bej palle me kete popull DELE , e beri Saliu i shpelles me dru , gjak , vjedhje e mashtrime , perse mos t’a besh edhe ti qe per te aktruar e vjedhur ke talent!