Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jeta jonë nuk është sekonda…”, Beqaj në GJKKO: Akuzohem për vjedhje, por SPAK nuk ka dhënë shifër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Jeta jonë nuk është sekonda…”, Beqaj në GJKKO: Akuzohem për vjedhje, por SPAK nuk ka dhënë shifër
KronikeLajmi i fundit

“Jeta jonë nuk është sekonda…”, Beqaj në GJKKO: Akuzohem për vjedhje, por SPAK nuk ka dhënë shifër

Published: May 28, 2025
Shpërndaje

Është mbajtur këtë të mërkurë në GJKKO seanca e radhës për “Sterilizimin”, ku i pandehur është edhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.

Beqaj është shprehur se i ka kërkuar SPAK që ti japë vendimin e ish-Krimeve të Rënda, sipas tij çështja për të cilën po gjykohet është hetuar më parë dhe është mbyllur nga prokuroria, ndaj sipas tij “parimi i gjësë së gjykuar” i jep pafajësi.

Beqaj deklaroi se këtë vendim ia kishte kërkuar disa herë SPAK, por sipas tij nuk ia kishte dhënë, ndërsa shtoi se më pas e siguroi nga Kuvendi.

- Publicitet -

Ish-ministri iu drejtua togave të zeza të GJKKO-së, duke thënë që “unë i kam kërkuar SPAK një vendim disa herë, por nuk na e dha.

E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar nga SPAK mes materialeve për komisionin hetimor.

Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie.

I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte:

Sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave procedurale të të pandehurve”,është shprehur Beqaj.

Ndër të tjera, Beqaj është shprehur se akuzohet për vjedhje, por sipas tij, SPAK nuk ka dhënë shifra.

“Akuzohem për vjedhje, por nuk ka shifër, SPAK nuk ka bërë arsyetimin e akuzës së re që e pranoi nga gjykata.

Ne nuk jemi sekonda, jeta jonë nuk është sekonda për gjykim të shkurtuar”, është shprehur Beqaj.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim.

Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Humoristi says:
    May 28, 2025 at 1:37 pm

    Vete asht deklaruar me za e figure djali i profesorit te etikes:”Si vodhet ju te djathtit,po vjedhim ne te majtet!?”Suksese ne jete kush nuk vjedh!?

    Reply
  • [email protected] says:
    May 28, 2025 at 2:50 pm

    O kumanizem ku je qe ndrije qe pushkatoje dhe digjje ne benzin dhe varje ne mitare poshtersin I qini fisin deren e shtëpisë ketij teroristi qe shkatroi shendetsin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri
  • EMRI: Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Fierit, çfarë dyshohet
  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit

Komentet e Fundit

  1. Xha teme analisti on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  2. Noci on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  3. Kokpalari 21 janarit on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  4. Turi qe sta nxuri on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. Krimi lindi më 1992. on Krimi i organizuar në turizëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?