Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri, 1,5 vite më e ulët se mesatarja e BE-së në 2022
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri, 1,5 vite më e ulët se mesatarja e BE-së në 2022
AktualitetEkonomi

Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri, 1,5 vite më e ulët se mesatarja e BE-së në 2022

Published: March 15, 2024
Shpërndaje

Jetëgjatësia në Shqipëri arriti 79,1 vjeç në vitin 2022 me një diferencë prej 1.5 vitesh me mesataren e BE-së, teksa vendi ynë renditet më mirë se e gjithë Europa Juglindore, sipas të dhënave të sotme të Eurostat. Vendi ynë arriti të rikuperojë jetëgjatësinë që u ul gjatë pandemisë Covid-19, pasi në vitin 2022 treguesi arriti në nivelin e vitit 2019, teksa Europa ende nuk ka arritur jetëgjatësinë e vitit 2019. Në vitin 2022, jetëgjatësia në 27 vendet anëtare të BE-së ishte 80.6 vite nga 81,3 që ishte në vitin 2019. Jetëgjatësinë më të lartë në lindje në BE e kishte Rajoni spanjoll i Comunidad de Madrid (85.2 vjet), i ndjekur nga Provincia Autonoma di Trento në Itali (84.4 vjet), Ile de France në Francë (84.1 vjet), Stokholmi në Suedi ( 84.0 vjeç), dhe Comunidad Foral de Navarra në Spanjë (83.9 vjeç).

Nga ana tjetër, midis 5 rajoneve të BE-së me jetëgjatësinë më të ulët në lindje, 4 rajone ishin në Bullgari: Severozapaden (72.3 vjet), Severen tsentralen (73.2 vjet), Yugoiztochen (73.7 vjet), Severoiztochen (74.1 vjet); dhe një në Hungari, Észak-Magyarország (74,1 vjeç). Për gratë në BE, jetëgjatësia në lindje ishte 83.3 vjet në 2022 (rritje me 0.4 krahasuar me 2021, por më pak me -0.7 krahasuar me 2019) dhe për burrat në 77.9 vjet (një rritje 0.7 vjet krahasuar me 2021, por -0.6 rënie krahasuar me vitin 2019). Në Shqipëri jetëgjatësia për gratë ishte 80,9 vjet dhe 77,4 vjet për burrat, me një diferencë 3,5 vite në vitin 2022. Në vitin 2022, jetëgjatësia në lindje për gratë në BE ishte 5.4 vjet më e gjatë se ajo për burrat, me variacione midis vendeve të BE-së. Në Letoni, gratë pritej të jetonin 10.0 vjet më shumë se burrat, të ndjekura nga Estonia dhe Lituania (të dyja 8.7 vjet).

Hendeqet më të vogla gjinore ishin në Holandë (2.9 vjet), Irlandë (3.3 vjet) dhe Suedi (3.4 vjet). Jetëgjatësia në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm që nga mesi i shekullit të kaluar deri më tani. Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2022, jetëgjatësia u rrit me 45%. Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%. Nga 54.4 vjeç, më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite.

- Publicitet -

Që nga ajo kohë, treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta. Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit. Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?