Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
KronikeLajmi i fundit

Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK

Published: November 4, 2026
Shpërndaje

Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli në sipërfaqe duke e tejkaluar fatin e Bashkisë së Tiranës.

Përmes avokatit të tij, Plarent Nreca dhe letrave nga burgu, Veliaj pretendon se Rama është kujdesur personalisht për ndëshkimin e tij me transferimin në Fier dhe se po e shantazhon për dorëheqjen e tij nga Bashkia e Tiranës, përmes një mesazhi të përcjellë në burg nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

Veliaj thotë se e takoi Gogun në burg në orët e vona të mbrëmjes së premte dhe gjatë takimit iu kërkua në emër të Ramës jo vetëm dorëheqja, por edhe të pranojë se është përfshirë në protestat e Flamingove si dhe të heqë dorë nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Në të kundërt, pretendon ai, do t’i shtoheshin akuza të reja penale.

- Publicitet -

“Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat… Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave. Ndryshe ik!,” shkroi Veliaj.

Qeveria ka folur deri më tani përmes ministrit Gogu, i cili pranoi vizitën në burg, por mohoi kategorikisht t’i kishte përcjellë atij ndonjë mesazh nga kryeministri. Ministri i Drejtësisë tha se ishte i befasuar nga aludimet e Veliajt, të cilat i konsideroi si “stisje të pavërteta”.

Mes pretendimeve të kundërta të secilës palë, SPAK thotë se “nuk ka asgjë për të ndarë” si përgjigje ndaj pyetjes së BIRN nëse kishte nisur zyrtarisht një hetim.

Konflikti mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-bashkëpunëtorit të tij të afërt politik, Erion Veliaj, ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e pushtetit ekzekutiv për ushtrimin e presionit politik dhe ndikim në proceset e drejtësisë. Duke iu referuar akuzave të Veliajt, ekspertë të drejtësisë dhe të shoqërisë civile kërkojnë hetim të pavarur nga organet e drejtësisë, ndërsa e konsiderojnë këtë çështje një test për pavarësinë e SPAK-ut.

“Institucionet e drejtësisë dhe veçanërisht SPAK-u duhet t’i verifikojnë në mënyrë të pavarur pretendimet e Erion Veliajt, sidomos nëse ato përmbajnë dyshime për përdorimin e pushtetit ekzekutiv si instrument presioni politik,” tha avokati Gentian Serjani, drejtues i organizatës për Drejtësi Sociale.

Edhe pse e sheh me skepticizëm përfshirjen e SPAK në një çështje me dimensione politike, Serjani thotë se pretendimet e Veliajt nuk duhet të anashkalohen.

“Çdo pretendim i Veliaj dhe i avokatit të tij duhet të shqyrtohet mbi bazën e provave konkrete, komunikimeve dhe dëshmive përkatëse, dhe jo thjesht mbi bazën e deklaratave publike,” tha Serjani.

Edhe drejtuesi i organizatës ‘Qëndresa Qytetare’, Rigels Xhemollari, argumenton se çështja duhet të hetohet në mënyrë të pavarur dhe vizita e ministrit të Drejtësisë në burg duhet të sqarohet.

“SPAK duhet të verifikojë vizitën e ministrit Gogu në burg, a i përmbush kriteret ligjore apo kemi të bëjmë me një takim ekstraligjor në kufijtë e atij mafioz, siç pretendon kryetari i Bashkisë,” tha Xhemollari.

Sipas tij, akuzat nuk duhet të shndërrohen në një tjetër përplasje politike, por të marrin përgjigje institucionale. Në këtë kontekst ai argumenton se avokati i Veliajt duhej t’i drejtohej menjëherë SPAK-ut për pretendimin që ka për ministrin e Drejtësisë dhe Kryeministrin dhe jo emisioneve televizive.

“Kjo nuk mund të mbetet në terma të retorikës dhe luftës politike, por duhet t’i nënshtrohet verifikimeve ligjore dhe proceduriale,” përfundon ai.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, mendon gjithashtu se akuzat e Veliajt duhet të verifikohen në mënyrë të pavarur.

“SPAK dhe institucionet e drejtësisë duhet t’i verifikojnë në mënyrë të pavarur pretendimet e Veliajt,” tha ai për BIRN, duke shtuar se çështja është me ndjeshmëri të lartë publike për shkak se akuza i drejtohet kryeministrit për presion ndaj një të burgosuri.

Preçi beson se rasti i Veliajt ka një ngjashmëri me rastin e ish deputetes socialiste Klotilda Bushka, e cila u akuzua nga SPAK për pengim të drejtësisë, sepse dyshohet se i bëri presion dëshmitares në procesin e Veliajt.

“Në të dyja rastet, një mbajtës i lartë i pushtetit politik akuzohet se ka përdorur pozitën e tij për të ndikuar te një person kyç në një proces penal në zhvillim. Atëherë, nga Kuvendi, në favor të Veliajt; sot, sipas pretendimit, nga qeveria kundër tij,” thotë ai.

Sipas tij, SPAK duhet të tregojë të njëjtën vendosmëri në hetim.

“Vetëm kështu tregohet se standardi kundër ndërhyrjes politike në drejtësi vlen njësoj, pavarësisht se kush ushtron presionin dhe mbi kë,” përfundon ai.

B.Gjoka / Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Profa says:
    November 4, 2026 at 8:30 am

    Spak është një organizëm që vepron për interesa personale të Ramës dhe Berishës.Rama cakton se kush duhet ndjekë dhe shkatërruar,kurse Berisha donë të jetë i paprekshëm.Spaku është bërë më keqë se Sigurimi i shtetit në diktaturë.

    Reply
  • Detari says:
    November 4, 2026 at 9:11 am

    Sa perkedhelet ky lali dhjeri, denoheni dhe kalbeni ne burg mjafte me se na cate koken

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  • Rama takon Rutten në Bruksel, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë
  • Obama pas zgjedhjeve në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, të përveshim mëngët
  • Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  • Hungaria hap dosjet e Orbanit, zgjidhet kryeprokurori që pritet të shkundë kastën e vjetër

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. XYZ on Trump humbet rëndë
  3. Detari on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  4. Heu bre... on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  5. Profa on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?