Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fitorja e parë e një demokrati në Teksas që nga 1988: Si dështoi basti amerikan i Berishës dhe Mediut me Prokurorin Ken Paxton
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Fitorja e parë e një demokrati në Teksas që nga 1988: Si dështoi basti amerikan i Berishës dhe Mediut me Prokurorin Ken Paxton
Lajmi i fundit

Fitorja e parë e një demokrati në Teksas që nga 1988: Si dështoi basti amerikan i Berishës dhe Mediut me Prokurorin Ken Paxton

Published: November 4, 2026
Shpërndaje

Nga Dori Xhima

Uashington / Tiranë – Një investigim i zgjeruar i revistës së njohur amerikane Mother Jones ka zbuluar disa ditë më parë prapaskenat e një rrjeti kompleks lobimi, mbledhjeje fondesh dhe përpjekjesh për ndikim politik që lidhin liderët e opozitës shqiptare, Sali Berisha dhe Fatmir Mediu, me figura kryesore të lëvizjes MAGA dhe Partisë Republikane në SHBA.

​Lidhja kryesore e këtij aksit ishte Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton – një nga aleatët më të ngushtë të Donald Trump. Megjithatë, kjo strategji ka pësuar një goditje të rëndë politike me humbjen e bujshme të Paxton në garën për Senatin amerikan përballë kandidatit demokrat James Talarico, i cili u bë demokrati i parë që fiton këtë post në Teksas që nga viti 1988.

- Publicitet -

Mbledhje fondesh nga shqiptaro-amerikanët për fushatën e Teksasit

​Sipas hulumtimit të Mother Jones, Fatmir Mediu (ish-ministër i Mbrojtjes) dhe Sali Berisha (kryetar i Partisë Demokratike) kanë shfrytëzuar udhëtimet e tyre në SHBA për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për fushatën e Ken Paxton.
​Gjatë konventës së republikanëve në Dallas, dy politikanët shqiptarë u fotografuan krah Paxton-it, një fotot e publikuar më pas nga vetë Berisha në platformën X.

​Të dhënat e Komisionit Federal të Zgjedhjeve (FEC) dhe dëshmitë e mbledhura nga Mother Jones tregojnë se mijëra dollarë donacione nga shqiptaro-amerikanët rodhën drejt arkës së Paxton.

Ahmet dhe Astrit Ulaj (vëllezër të biznesmenit Bashkim Ulaj) dhuruan përkatësisht 2,000 dhe 8,000 dollarë, ndërsa dy të afërm të tjerë të rinj dhuruan nga 5,000 dollarë secili.

Më 9 shtator, fushata e Paxton regjistroi 37,000 dollarë donacione pas një darke të organizuar nga komuniteti shqiptar. Dritan Nokshigi, pronar i një picerie ku u mbajt një prej aktiviteteve me Berishën dhe Mediun, konfirmoi se kishte dhuruar 5,000 dollarë vetëm për të darkuar me Berishën.

Tentativat e Mediut për të mbyllur çështjen e Gërdecit nëpërmjet Uashingtonit

Pas këtij lobimi intensiv qëndronin shqetësime ligjore mjaft serioze në Shqipëri. Mediu, i cili mbetet nën hetim dhe gjykim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për shpërdorim detyre lidhur me tragjedinë e Gërdecit të vitit 2008 (ku humbën jetën 26 persona), ka tentuar të shfrytëzojë kontaktet e tij në Departamentin e Drejtësisë (DOJ) për të ushtruar presion ndaj prokurorëve shqiptarë.

Sipas burimeve të Mother Jones:
​Mediu u takua me zyrtarë të zyrës OPDAT pranë DOJ-së (zyrë që asiston dhe mbështet drejtpërdrejt SPAK-un) për të kërkuar ndërhyrje kundër asaj që ai e quante “politizim të drejtësisë”.

​Ai u takua gjithashtu me Aaron Reitz, ish-zëvendësin e Ken Paxton, i cili shërbente në Departamentin e Drejtësisë.
​Publikisht, Berisha dhe Mediu promovuan edhe një fotografi me Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, dhe zëvendësin e tij Stanley Woodward, duke e paraqitur si një “takim të rëndësishëm”. Megjithatë, Departamenti i Drejtësisë e përgënjeshtroi këtë për Mother Jones, duke sqaruar se ishte një foto e çastit në hollin e hotelit e kërkuar nga vetë vizitorët.

Lobimi për vizën e Berishës

Investigimi zbardh gjithashtu se si Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA në vitin 2021 për “korrupsion madhor”, arriti të sigurojë një përjashtim nga kufizimet e vizës për të udhëtuar drejt Teksasit.

​Partia Demokratike kontraktoi kompaninë e lobimit Continental Strategy LLP – ku bëjnë pjesë figura të lidhura me shefen e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, dhe sekretarin Marco Rubio. Për këtë shërbim, kompania u pagua 750,000 dollarë nga fondacioni “Make Albania Great Again Foundation”, i themeluar nga sipërmarrësi shqiptaro-amerikan Nuredin Seçi. Kjo skemë financimi aktualisht po i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimit nga SPAK.

​Përveç kësaj, PD i ka paguar më shumë se 1.6 milionë dollarë kompanisë së Chris LaCivita, ish-bashkëdrejtuesit të fushatës së Trump, i cili u angazhua si këshilltar i Berishës për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

​Fitorja e Talaricos në Teksas

Përpjekja e gjatë e Mediut dhe Berishës për të ndërtuar një urë shkëmbimi interesash me garën e Senatit në Teksas u përplas me realitetin zgjedhor. Ken Paxton, i ngarkuar me hije të shumta skandalesh etike – që nga akuzat për mashtrim me letrat me vlerë deri te hetime për shpenzimin e dollarëve të taksapaguesve për udhëtime private – pësoi një humbje ndaj demokratit James Talarico.

Me fitoren e Talaricos, “basti” i opozitës shqiptare te figura e Paxton-it për të ndikuar mbi Departamentin e Drejtësisë apo mbi SPAK-un në Tiranë duket se ka mbetur pa mbështetje politike.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fitorja e parë e një demokrati në Teksas që nga 1988: Si dështoi basti amerikan i Berishës dhe Mediut me Prokurorin Ken Paxton
  • Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027
  • Vrasje misterioze në Bulqizë, u tha se e sulmoi ariu, 62-vjeçari me plumb në kraharor
  • Abdul El-Sayed bëhet senatori i parë mysliman në SHBA
  • PSG shënon katër gola në 17 minuta, Barcelona feston në Camp Nou

Komentet e Fundit

  1. Po mër, po... on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. nastradini on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  3. Ethem Lalaj on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. XYZ on Trump humbet rëndë
  5. Detari on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?