Prof. dr. Rami Memushaj
Botuar në DITA
Në emisionin e datës 22 shkurt të programit “Shqipëria Live” pjesa më e madhe e kohës iu kushtua gjuhës shqipe. Bashkëdrejtuesja e emisionit shpjegoi se po e bënin këtë emision “në përputhje dhe me peticionin… që në media (duhet: medie) të flasin njerëzit e duhur për gjuhën shqipe”. I ftuari në emision ishte dikush që pohoi se ishte “shkolluar për gjuhë-letërsi dhe specializuar në deshifrimin e shkrimeve të vjetra dhe gjuhësi prehistorike (!) në Belgjikë”, por nuk tha në ç’universitet a institut gjuhësie punonte. Dhe bashkëdrejtuesi i emisionit, duke i marrë si të mirëqena këto kualifikime, i tha: “Pra, jeni më se kompetent për çka thoni.”
Kisha lexuar në një gazetë një intervistë të këtij “gjuhëtari dhe filozofi”, siç e quante intervistuesi, në të cilën ai ankohej se “nga qarqe që nuk lexojnë libra e që vetëm gjykojnë pa lexuar”, “ka pasur një keqinterpretim të veprës time, duke e klasifikuar si ‘pellazgologji’ me konotacion negativ”. Po duke parë që në atë intervistë shqipes i njihte një fjalor të përbashkët “edhe me gjuhët euro-aziatike si ajo baske, hungareze apo mandarin” (gjuhë familjesh të tjera me të cilat shqipja nuk ka kurrfarë lidhjeje) dhe duke u njohur me “etimologjitë” e tij të çuditshme, që, për shembull, turq. sahan e nxjerr nga fraza shqipe “sa han -> racioni ushqimor, aq sa han”, greq. pu ise ore nga fraza “ku ishe ore” etj., u binda se nuk ishte gjuhëtar, po një “pellazgolog”, ndonëse më i lexuar se këta të këtushmit.
Nuk më kishte qëlluar ta shihja në një emision televiziv, prandaj mendova ta dëgjoja për të parë se ç’do të thoshte. Mirëpo, sa filloi me të njëjtat gjëra që kisha lexuar, ndërrova kanal. Megjithatë, të nesërmen vendosa ta ridëgjoja të plotë bisedën e tij, me qëllim që të kisha lëndë edhe për të shkruar. Duke kërkuar në “You Tube”, më doli se ishte si i shtëpisë në këtë program, me më shumë paraqitje në “Top Channel” nga çdo gjuhëtar tjetër. Aty ai ripërsëriti tezat se “gegërishtja është gjuhë njërrokëshe” (tezë e përbashkët për të gjithë sojin e pellazgologëve), se “greqishtja e lashtë është gjuhë shqipe” dhe se “greqishten e vjetër mund ta lexojë çdo shqiptar i veriut”, veçanërisht i malësive. Dhe këtë e ilustroi me mbishkrimin grek “PARMENIS XAIPE” (Parmenis, haire “Parmenis, lamtumirë!”, ku emrin e përveçëm e zbërtheu në tri rrokje (!): par me nis (rro par me nis, që sipas tij do të thotë: jeto së pari për të gëzuar). “E kam ndarë në fjalë, – tha, – bazuar në gegërishten, për arsye se gegërishtja nuk ka pësuar rrotacion dhe na del një frazë e gjuhës gege, që do të thotë që është shkruar në dialektin dorik të greqishtes dhe që provon atë thënien e famshme që greqishtja e vjetër është një derivat i gjuhës shqipe”. Dhe vazhdoi pastaj me etimologjitë e tij të çartura, duke i nxjerrë fjalët e greqishtes së vjetër e të re nga gegërishtja! Kurse drejtuesit e emisionit, që bënin sikur e kundërshtonin “dijetarin”, zbaviteshin duke e nxitur që t’u shkonte deri në fund marrëzive të veta linguistike.
Nuk mjaftoi shfaqja e një personi të tillë, kur pak ditë më vonë, në programin “ZONA ZERO” të gazetarit M. Zeka (që nuk mund ta fajësoj për zgjedhjen e të ftuarve) kushtuar peticionit të një grupi intelektualësh shfaqet në panel një tjetër “specialiste” e gjuhës, edhe kjo si e shtëpisë nëpër televizione, e cila jo vetëm që e quajti këtë peticion antikushtetues, por iu kthye me akuza politike Akademisë së Shkencave dhe akademikëve e studiuesve të gjuhës, që kanë mbetur prapa etj., po edhe pse nuk reaguan pas botimit në revistën “Science” të shkrimit që e nxjerr shqipen “gjuhën më të vjetër të botës”. Edhe kur i përmendëm se sipas këtij studimi shqipja është e vjetër sa edhe greqishtja, po jo më e vjetër se dega indo-iraniane, anatolishtja, tokarishtja etj., të cilat janë degët e para që janë shkëputur nga trungu i përbashkët indoeuropian, zonja në fjalë vijoi me zë të lartë në të vetën, duke besuar se forca e argumentit qëndron në forcën e zërit dhe jo në forcën e arsyes.
Pra, në harkun e një jave për të diskutuar për “peticionin”, u thirrën dy nga ata që nuk duhen qasur në televizione, për shkak se e përdhosin shkencën, në vend që të thirreshin studiues të shqipes të njohur për kontributet e tyre shkencore. Dmth., në këtë televizion kombëtar me shikueshmëri të lartë nuk u veprua “në përputhje me peticionin”, po në kundërshtim me të, gjë që dëshmon se mediet tona ende nuk e kanë kuptuar thelbin e kërkesave të këtij dokumenti.
Në çdo vend ka njerëz që fantazojnë për gjuhën e për historinë kombëtare. Të tillë ka pasur te ne në të kaluarën; sot, kur respekti për shkencën ka rënë dhe pseudoshkenca është trimëruar, ka më shumë; do të ketë nga këta edhe në të ardhmen. Këta kanë edhe mundësi financiare të botojnë e të mbushin libraritë me libra e fjalorë “etimologjike”, në të cilët faktet gjuhësore i interpretojnë sipas fantazisë së tyre të sëmurë. Dikush mund të mendojë se nuk ia vlen të merresh me këtë kategori njerëzish të vetëshpallur si “specialistë” të gjuhës e të historisë dhe me marrëzitë e tyre, që ngrihen mbi të pavërteta dhe mbi mosnjohje e shtrembërime të fakteve gjuhësore e historike. Mirëpo nuk është mirë të heshtësh kur këta i sheh dendur në ekranet e televizioneve. Duke u lënë hapësirë, mediet tona kontribuojnë në përhapjen e marrëzive të tyre; sepse, si një virus, këto infektojnë njerëzit me formim të paktë gjuhësor ose pak të shkolluar, të cilët nuk janë në gjendje të dallojnë ç’është shkencore nga ajo që është joshkencore. Veç dëmeve të tjera, që përmenden edhe në peticion, dalja në mediet pamore e të shkruara e individëve pa kualifikim shkencor në fushën e gjuhësisë e të historisë bashkë me botimet e tyre për gjuhën shqipe, për Epirin, për pellazgët etj. krijon në opinionin e huaj përshtypjen e gabuar se këta janë përfaqësues të albanologjisë shqiptare dhe, rrjedhimisht, një përfytyrim të gabuar për nivelin e këtyre shkencave te ne. Kështu, jo shumë kohë më parë, një profesor i Universitetit të Janinës, në një shkrim të tij për marrëdhëniet e greqishtes me shqipen, merrej edhe me tezat e këtyre profanëve, që e nxjerrin këtë gjuhë nga shqipja.
Misioni i televizionit, si mjeti më i ndjekur e më me ndikim në shoqërinë e sotme, është informimi i publikut, pasqyrimi objektiv i zhvillimeve në të gjitha fushat e jetës, përfshirë edhe fushën e shkencës. Në këtë mënyrë i shërbehet rritjes së nivelit kulturor të shikuesve, po edhe vlerësimit të këtyre medieve nga publiku. Natyrisht, nuk mund të mohohen edhe dëfrimi e zbavitja, por jo zbavitjet që tallen me dijet e me arritjet e shkencave tona. Prandaj jemi të mendimit që redaksive televizive u duhet të bëjnë përpjekje serioze për t’u afruar me departamentet universitare dhe me institutet shkencore, për të njohur studiuesit e fushave të ndryshme që punojnë në këto institucione. Kështu do të kenë mundësi të ndërtojnë emisione që përhapin e popullarizojnë arritjet e shkencës sonë dhe që ua rritin emrin edhe vetë gazetarëve e medieve ku punojnë.
Me këtë rast, po sjell në këtë shënim në gazetën DITA një përvojë të dikurshme të Televizionit Shqiptar, që kishte një rubrikë për popullarizimin e shkencës. Këtë rubrikë në vitet ‘70–’80 e mbulonte gazetari Pali Xharo, me të cilin u njoha vitet e para të punës në katedrën e gjuhës shqipe të Universitetit të Tiranës. Një ditë, ky më takoi dhe më kërkoi të përgatitja për programin e tij një temë nga fusha ime. Isha pedagog i ri, me pak përvojë në punën shkencore e me pak botime, kryesisht në gazeta, po dhe me një fushë mësimdhënieje e kërkimi që nuk paraqiste ndonjë interes për një bisedë televizive.
Por këto arsye Pali nuk i pranoi, kështu që temën e përgatita dhe e mbajta, ndonëse s’mora vesh a e ndoqi kush. Kur e pyeta më pas se si më gjeti, më tregoi se temat e emisionit të tij i zgjidhte në bashkëpunim me katedrat universitare dhe me institutet shkencore të vendit, pra me institucionet ku bëheshin kërkime shkencore dhe me kërkues shkencorë. Në bllokun e tij ai kishte krijuar një bazë të dhënash me fushat e shkencës dhe me emrat e studiuesve të këtyre fushave dhe kështu kishte arritur t’i bënte emisionet e tij të ndiqeshin me interes për informacionin shkencor që ofronin. Në këtë mënyrë do të duhej të punonin edhe gazetarët e sotëm për të rritur cilësinë e medieve të folura e të shkruara ku punojnë dhe jo të mjaftohen me dy-tre numra telefoni të marrë andej-këndej!
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Po nje peticion per qeverine qe te hedhe para per biblioteken kombetare nuk ke ne plan te besh?
E ke pare gjendjen e mjerueshme te librave te vendosura stive ne bodrum?Ato te shkretat nuk kane goje.
Turpi juaj qe nuk vleresoni kete thesar.
Bej nje rruge dhe hidhi nje sy.
Hapur po kerkohet Censure !!!!
Pyll pa derra nuk ka, dhe petashuket (peticionuesit) e kapin problemin nga gjethet jo nga trungu.
Kapin disa halucinante dhe cirren qe kane te drejte. Per punimet seroze (p.sh Shqipja dhe Sanskitishtja) hiqen sikur nuk ekzistojne. Arrijne deri aty sa psh sociolog Fatos Tarifa kur i permendin Petro Zhejin shprehet se mos u merrni me Petro Zhejin se eshte tjeter standart , se s’ka cfare thote dhe ka qene profesor i vet i frengjishtes. Shikoni cfare niveli: kur i ze gojen me prove serioze dredhon sy per sy dhe pastaj shkruan ligjerata pa fund se ka te drejte ?!
Nuk mendoj se shqipja eshte gjuha me e vjeter ne bote por petashuksit (peticionuesit) ashte si kapin shembuj halucinante le te oponojne Petro Zhejin kur shjegon tjale te sanskritishtes direkt nga shqipja. Pastaj te fllasin per heqjen e librave te Petros nga librarite.
Ne vendet fqinje dhe me larg pak autore te huaj halucinojne per gjuhet e tyre ???? Ne Shqiperi duan Censure ! Si ne monizem. Dhe bejne se nuk kuptojne !
Nuk lahet m..ti me sh..rrë, o muzhik tradhtar.
KOMBI NUK NDERTOHET
ME HILE MERIRA
ME PETICIONE
AS ME VJETERSIRA
SA E NDJEJNE RREZIKUN
ELITA E JUGUT
NIS PETICIONET
TI DAL PARA VRUGUT
NJEQIND VJET E HENGRI
AJKEN E SE MIRES
GEGA VEC HAMALL
MBETUR PENG I MESHIRES
BOLL O TE PAFYTYRE
NE FRON ULET TRURIĤ
DRUHEN ISHAT E BISHAT
MOS JU NGULET HURI
Meqë askush s’e ka njohur ndonjëherë për gjuhëtar, Zhejit nuk i nevojitet oponenca.
Petroja nuk e njihte gjuhën sanskrite. Nuk njihte Majerin, Pedersenin, Joklin, Çabejn.
Po: Zheji njihte vetëm frëngjishten.
Por nuk mjafton një petë për bërë byrek.
Qe sharlatanet e gjuhes dhe Historise po perdhosin shkencen,kjo nuk ka nevoe per peticion,se kemi vite qe reagojme ne rrjetet sociale per keta palaco te pashkolluar.Por keta po i nxjerrin bojen televizioneve,,programit te mengjesit te MCN,te Burrit cam te Mesiles,te top news etj.
Asnje mesues i gjuhes,qe ka merituar me forcat e veta Diplomen e Fakultetit te gjuhe letersise,nuk mund t`i pranoje mufkat e Agron Dalipit dhe ca hajvaneve te pa shkolle si Ay.
Lenda e gjuhesise historike ka DY BARRIERA TE PAKALUESHME per te gjithe sharlatanet e Gjuhes.Keto jane:
1-Fonetika Historike e Gjuhes Shqipe dhe 2-Morfologjia Historike e Gjuhes Shqipe. Dy Dispenca Ferri, te prof.Shaban Demirajt,qe duhen mesuar permendesh.Jane si tabelat e Logaritmeve ne Matematike,jane si valencat e elementeve ne Kimi,,JANE SAKTESI.
Une nuk e di cfare Arsimi ka pasur i ndjeri Petro Zheji.Te dije sanskrisht,persisht dhe kinezisht.Me pordhet e Algoritmeve nuk e kalonte lenden e gjuhesise historike as tek Cabeu,as tek Shaban Demiraj.Vdiqen keta ,dolli si kofini pas te vjeli Petro Zheji,qe te merret me Gramatike Historike,.Se ky i frymezoi gjithe Halucinantet fantaziste qe kane nje metode ,,Kane nje StiL:COPETO FJALET E GJUHEVE TE TJERA ME HANXHARRE E ME SAKICA DHE JEPI CDO COPE KUPTIM NE SHQIPEN E SOTME.
Te gjithe keta u trimeruan te japin mend neper tv,sepse nje perkthyes i nderuar,i quajtur Petro Zheji,lajthiti ne pleqeri,u be Don Kishoti i gjuhesise,,terhoqi dhe dhjetra Sanco panco me vete.
Sanco Panco,Agron Da;ipi,ben etimologjine e emrit Kaspik.Pyet nje derdimen me dy torrobelle,qe bejne sikur habiten me Sanco Pancon:-Cfare shini ju tek deti Kaspik ne Harte?Aro murrmurojne si mace me njera tjetren,se i ka kapur gafil.Shpejt Sancoja e jep vete pergjigjen:Eshte det i mbyllur,Nuk ka dalje,Pra nuk ka ku iken..Kaspik=Ska ku Ik. Leri te tjerat,po ate S si e cvendose ne fillim te emrit?Me cfare Ligjesie? Sepse ka rregulla Fonetika Historike,1+1=2 nuk bejne 3,,Nuk mund t`i cvendosesh fonemat sipas qejfit ,,Nuk mund te cvendosesh as theksin,,Pastaj kjo pjeseza mohuese S` ne c`faze te historise te gjuhes shqipe eshte perdorur?Mua me rezulton mjaft e vone,kurse Periudha prehistorike kur parardhesit indoeuropiane kane banuar rreth detit Kaspik mund te jete 30 mije vjet me pare.
Prandaj o copa hajvanit,sa te botosh 10 fjalore me gomarlleqe shatra patra brenda vitit,,shko kerkoji falje Rektorit,Dekanit dhe profesoreve te gjuhes ne Universitetin Fan Noli te Korces,qe te perzune me vendim zyrtar nga bte gjithe Universitetet e vendit,sepse pedagoget kishin guximin te pyesnin GJENINE.
sI GUXONI JU TE ME PYESNI MUA?
Për pakpara ça nuk bëjnë shqiptarët shembën çdo gja edhe shtetin e jo ma studimet albanologjike
Po c’fare iu gjeti ore derdimene profesore se thone per gjuhen shqipe.Shume mire bejne .Keta qe kemi rrotull kane ardhur njeri nga Egjipti dhe tjetri nga kaukazi dhe na bejne ligjin per gjuhen.
Gadishulli I peloponezit a quheshe More dhe banoheshe nga shqipfoles?Ne kemi kenge arbereshe per kete.
Professor Konda e ka sqaruar kete ne librit e tij:Pellazget dhe iliret.
Cojeni lart nacionalizmin se pa nacionalizem nuk ka patriotizem .
Ne kohen e Zogut doli nje text per shkolla te aprovuara edhe nga ministri i arsimit Ivanaj,ne mos gabohem ,me kete titull”patriotizem dhe nacionalizem”.Qellimi ishte atdhedashuria sepse po frynin ererat e luftes qe kercenonin edhe
shqiperine.
Kete liber e keni ne bodrumet e bibliotekes kombetare.
Kemi nje shtet me persona qe rrezik nuk kapin sot nje liber.
Nuk flas per Bardhi,Paloka, qe jane trungje por edhe Rama.
Le te deklaroje Rama cili eshte libri I fundit qe ka lexuar dhe vitin.
Artikull shume i mire si gjithe punet e prof. Memushajt. Mediet jane bere qesharake dhe gaz etaret edhe me keq, nuk kane respekt per profesionin e tyre dhe per te verteten. Po kane nevoje per liket. Gjuhesia eshte shkence, madje e veshtire. Sharlatanet po e perdhosin gjuhen tone duke na bere gazin e botes. Pa fonetike historike gramatike historike nuk mund te japesh mendime per lashtesine e gjuhes. STOP injorances ne medie.
Por nuk jane vetem keta qe nuk kemi nje gjuhe pellazge te shkruar per ta krahasuar! Nuk kemi fakte per lidhjen pellazgo -ilere! Kocaqi kerkon te behet antare e Akademise?! Po PD istet qe therresin jemi te djathte! Vertet! Cfare ka te djathte PD Komunistin Sali?! apo Arjan Canin, Abilekaj? Njerez pa bosht te peshtire te shitur! Vazhdoni deri ne zgjedhjet e reja! Do te poshteroheni keq!
Shqipja ka fatin te kete nje sinteze madhore e serioze te studimeve evropiane 200-vjecare per historine, prejardhjen ilire dhe evolucionin e gjuhes shqipe, duke perfshire kontributet fundamentale e te nivelit me te larte Eqrem Cabeut ne kete fushe, ne vepren e nje gjuhetari te ranbgut me te larte nderkombetar, Eqrem Cabeut, sidomos me magnus opusin e tij “Studime Etimlogjike ne Fushe te Shqipes”, te cilen i nderuari prof. Mahir Domi e quajti “Enciklopedi e Botes Shqiptare”. Nga ato qe kam pare ne keto emisione televizive e kam kuptuar qarte qe asnjeri prej ketyre pelazgologeve nuk e njeh dhe e kupton vepren e tij.
Keta pelazgologe qe nuk kane asnje, ABSOLUTISHT ASNJE, punim shkencor ne kete fushe, jane per te ardhur keq kur ndermarrin perpjekje donkishoteske per te ringjallur nje pikepamje qe ka mbi dy shekuj qe kur eshte paraqitur per here te pare si edhe te hedhin poshte vepren e Cabeut te madh per prejardhjen ilire te shqipes. Ata as nuk e dine se pelazgologjia u zhvillua si nje fare degezim i albanoloogjise ne vepren e Johan Georg von Hahn-it dhe se perpjekjen e fundit per te krijuar nje teori per pellazget dhe gjuhen e tyre e beri gjuhetari i njohur holandez, Albert Joris Van Windekens, pas luftes se Dyte Boterore dhe deshtoi ne ate perpjekje per mungese materiali gjuhesor.
Me mencuri te madhe, teoria pellazgjike e prejartdhjes se shqiptareve u shfrytezua nga rilindasit e kryesisht nga vellezerit Frasheri, jo per vleren shkencore por forcimin e ndjenjes kombetare te shqiptareve por per nje qelim tjeter atdhetar dhe fisnik.
Kombet, sidomos kombet ne prag te formimit te shteteve kombetare, kane nevoje per mite kombetare. Greket e romaket i kishin trasheguar nge te paret e tyre mitet kombetare reth te cileve brumoset ndjenja kombetare. Ne Shqiperi, bazuar ne vepren e Barletit, Naim Frasheri krijoi mitin tone kombetar ne “Istoria e Skenderbeut” ashto sic do te krijonin ruset mitin kombetar te Ivan Susaninit me luften e tij kunder polakeve ose francezet me ngritjen e mitit te shenjtores kombetare Zhan d’Arka (Jehanne d’Arc).
Ndersa rilindasit per ate kohe, i bene nje sherbim te madh atdheut me ringjalljen e teorise pellazgjike te Hahn-it dhe hyjnizimin e figures se Skenderbeut ne vepren e Naimit, e vetmja gje qe mund te bejne pelazgologet e sotem eshte te paraqesin ne driten me te shemtuar nivelin e albanologjise se sotme qe, per fat te keq, eshte shume prapa shkelqimit te saj ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar.
Shqipja ka fatin te kete nje sinteze madhore e serioze te studimeve evropiane 200-vjecare per historine, prejardhjen ilire dhe evolucionin e gjuhes shqipe, duke perfshire kontributet fundamentale e te nivelit me te larte nderkombetar te Eqrem Cabeut ne kete fushe, dhe sidomos magnus opusin e tij “Studime Etimlogjike ne Fushe te Shqipes”, te cilen i nderuari prof. Mahir Domi e quajti “Enciklopedi e Botes Shqiptare”. Nga ato qe kam pare ne keto emisione televizive e kam kuptuar qarte qe asnjeri prej ketyre pelazgologeve nuk e njeh dhe e kupton vepren e tij.
Keta pelazgologe qe nuk kane asnje, ABSOLUTISHT ASNJE, punim shkencor ne kete fushe, jane per te ardhur keq kur ndermarrin perpjekje donkishoteske per te ringjallur nje pikepamje qe ka mbi dy shekuj qe kur eshte paraqitur per here te pare si edhe te hedhin poshte vepren e Cabeut te madh per prejardhjen ilire te shqipes. Ata as nuk e dine se pelazgologjia u zhvillua si nje fare degezim i albanoloogjise ne vepren e Johan Georg von Hahn-it dhe se perpjekjen e fundit per te krijuar nje teori per pellazget dhe gjuhen e tyre e beri gjuhetari i njohur holandez, Albert Joris Van Windekens, pas luftes se Dyte Boterore dhe deshtoi ne ate perpjekje per mungese materiali gjuhesor.
Me mencuri te madhe, teoria pellazgjike e prejartdhjes se shqiptareve u shfrytezua nga rilindasit e kryesisht nga vellezerit Frasheri, jo per vleren shkencore por forcimin e ndjenjes kombetare te shqiptareve por per nje qelim tjeter atdhetar dhe fisnik.
Kombet, sidomos kombet ne prag te formimit te shteteve kombetare, kane nevoje per mite kombetare. Greket e romaket i kishin trasheguar nge te paret e tyre mitet kombetare reth te cileve brumoset ndjenja kombetare. Ne Shqiperi, bazuar ne vepren e Barletit, Naim Frasheri krijoi mitin tone kombetar ne “Istoria e Skenderbeut” ashto sic do te krijonin ruset mitin kombetar te Ivan Susaninit me luften e tij kunder polakeve ose francezet me ngritjen e mitit te shenjtores kombetare Zhan d’Arka (Jehanne d’Arc).
Ndersa rilindasit per ate kohe, i bene nje sherbim te madh atdheut me ringjalljen e teorise pellazgjike te Hahn-it dhe hyjnizimin e figures se Skenderbeut ne vepren e Naimit, e vetmja gje qe mund te bejne pelazgologet e sotem eshte te paraqesin ne driten me te shemtuar nivelin e albanologjise se sotme qe, per fat te keq, eshte shume prapa shkelqimit te saj ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar.
Spak ,perse trembesh nga Kocaqi?Apo se tu preken greket dhe sllavet.Me ke je mik me Kocaqin apo me greket e sllavet?
Po shoh qe ke shkruar shqip.Je duke mbrojtur shqipe apo sllavet e greket.
Je nje race mushke me duket.Nje kryqezim midis kalit e gomarit.
Unë që po shkruaj nuk marrë vesh nga ky problem që shtrohet, por kam mendimin se ky eshtë problem që shtrohet në shkencën përkatëse nga akademikë të specializuar të kësaj fushe.
Fatekesia e atije vendi eshte qe cdo udheheqes do te fuse hundet ne te gjitha sferat. Enveri dihet, no koment. Saliu filloi katastrofen kombetare me token e zanun dhe me hapjen e luftes veri-juge ne 97. Dhe tjeter fatkeqesi eshte se ne dime vetem shorehjen: ose ne mua ose kunder meje. Tani, me porosity te dikujte, kjo lufte veri- juge ka filluare tek akademiket. Me gjithe respektin e grupit te Cabejt per gjuhen shqipe, duhet te pranojme qe studimi eshte bere branda kafazit dhe divizes se Dulles, me qe ai ishte nga jugu. E kame thene disa here qe me zhvillimet e teknolegjise dhe shkences, nuk ka me mite. Kete e kame me shume per tipat e Demos, qe duhet ta dine qe tani dhe teorite e Ajnshtenin jane vjeteruar dhe kane dalure Terri te reja. Asnje nuk e shane ate, perkundrazi thone per kohen qe jetoi ishte me I madhi. Me sa di une asnje nga keta te grupit te ri shajne Cabejne, por per kushtet qe jetoje dhe punoi, ishte me I miri.
E =Mx C ne katror nuk ka ndryshuar, patriot.Pa kete ekuacion te famshem nuk do ishte cpikur as bomba atomike.Vazhdon te jete ne fuqi,megjithe mijra studime ne fushe te energjise,grimcave dhe Astronomise.Pra,Ajnshtajni mbetet ne Fuqi,sepse eshte shkence dhe nuk eshte sharlatanizem.Edhe teorema Pitagores vazhdon te jete ne fuqi.Katrori Hipotenuzes ne trekendeshin kendrejte vazhdon te jete sa shuma e katroreve te kateteve.Me u talle me ligjet e Natyres.Me ndertu Hotelin 8 katesh ne rere,pa njohur ligjet e Arkitektures,me injoru REZISTENCEN MATERIALE,,Studimin gjeologjik te terrenit,sic bejne koncesionaret hajdute te ministreshes hajdute,te kryeministrit Stratosferik,,ndodh katastrofa.Hoteli i asaj kryekomunares plazhit u fundos 10 metro nen rere duke marre me vete edhe 8 viktime te pafajshme,kurse Tuneli Murrizit i veshur me bukpeshku,u shemb 7 here.Une nuk marr vesh nga Fizika dhe Arkitektura,,po kaq gjera i mbaj mend nga 8 vjecarja kohes Nuhut.Edhe Gramatika ka ligjesite e veta.Nuk ka vetem zgjedhimet dhe lakimet qe shumica e komentuesve i njohin nga 8 vjecarja,,Ka edhe Ligjet,Rregullat,Nenet, e Ndryshimeve Historike,qe edhe keto NUK KANE NDRYSHUAR. Po e filloj nga me i “lashti i Pellasgjikeve”.Georg Fon Hahn,ishte nje konsull me kulture i Austro-hungarise,Dashamires i popullit shqiptar,udhetar i palodhur,folklorist i devotshem,historian i pasionuar,etnograf,gjithollog,por nuk ishte gjuhetar shkencor.Fluturonte me pras ne bythe.Hodhi hipotezen e Prejardhjes se gjuhes shqipe nga Pellasgjishtja dhe bte popullit shqiptar nga pellasget,,pa patur NJE FJALE PELLASGE. E gjithe ndertesa prej rere e ngritur nga Hahni mbeshtetet ne nje deshmi te Herodotit:Ppara se Helenet te vendoseshin ne keto Ane,ketu banonin Pellasget.
Kaq eshte,,Asnje fjale,asnje presje,,mor po as e la me shkrim,ishin te zinj,a ishin te bardhe.
Mbi kete fjali ngriti Barraken Hahni,Barraka Hahnit u be Karabina nga Rilindasit,Karabinaja Rilindasve,u be si hoteli plazhit i kryekomunares Golemit,,ku jane strehuar lloj lloj sharlatanesh qe shpejt a vone do kene fatin e Hotelit. Nje fakt do ju them,.Si gjuhetar Hahni ishte kaq trap me zyle,sa kur gjeti Alfabetin e Teodor Haxhifilipit ne Manastyrin e Shen jonit,u enthusiast aq shume,sa e shiti per alfabet pellasgjik.Akademia Vienes dergoi Gjergj Pekmezin ta ndante kete sensacion,dhe Gjergj Pekmesi sqaroi se behej fjale per alfabetin e nje elbasanasi qe kish vdekur ne fillim te shek.XIX.
Nga te gjithe Rilindasit me shkollim oriental,i vetmi qe nuk u infektua nga Fantashkenca e Hahnit,i bashkpunetori i Hahnit,,Ay qe i mesoi shqipen Hahnit,,Ay qe mbllodhi Folklor per vepren Folklorike te Hahnit,ay qe e priti e percolli,e futi ne bibioteken e Manastirit te Shen Gjonit,,Kostandin Kristoforidhi.
Pse?Sepse ky ishte i vetmi qe kishte Formim shkencor te Plote ne Gjuhesi.
Pervec shkolles Zosimea te Naimit,Samiut,Saliut,,pervec studimit ne Kolegjin e Maltes,U DIPLOMUA PER GJUHESI NE UNIVERSITETIN E KEMBRIXHIT NE LONDER.
Te gjithe Rilindasit te futur ne thes,(perjashto Konicen)nuk kishin as gjysmen e shkollimit te Kristoforidhit.
prandaj ky nuk fluturon me pras,me dokkrat gjuhesore te mikut te tij Georg von Hahn.
Ky eshte koment ja, i Demos, me ajrim, me ventilim, me diell, me pak vranesira dhe rreshje, e tek-tuk ndonje vetetime. Ka lezet.
Eshte e habitshme se sa me teper merremi me gjuhen shqip, se nga i ka “rrenjet”, “trungon” e “deget”, aq me teper nuk merremi vesh me njeri-tjetrin ne shqiptaret.
Me mire te flisnim me shenja si memecat, e te mos flisnim fare me fjale.
Cfare i bashkon te gjithe PELLASGJIKET?
Nuk kane formim shkencor ne gjuhesi.
Georg von Hahn- e thame
Spiro Konda-profesor Historie,Amator gjuhesie.
Nermin Vlora Pallaska,.Tape Topi ne gjuhesi,Me shkollen e nanes mretneshe dhe nanes gjakpirese nexhmije xhuglini,.Profesioni-Top modele e Farnesines.Me hiret e saja e emeroi burrin Ambasador.
Petro Zheji-Perkthyes i nderuar. I mungon Formimi shkencor ne gjuhesi,.Don Kishot i vone i gramatikes historike.
Agron Dalipaj- Me kete eshte e kote te merresh,nje cope hajvan andej nga kooprativat e Permetit me shkolle agronomie.
Eleni Kocaqi-Pedagoge Historie ne universitetin e Durresit.(paska edhe Durresi universitet!)
Tape topi ne gjuhesi. Cdo muaj boton nga nje veper per pellasget.
Nje Fjali ka lene Herodoti.Kjo e ka bere ujin Mullar.;Populli thote:-Nuk behet uji,mullar,,por kjo e ka bere ujin mullar.
Ay Dalipaj duket si me i zoti, prap.
edhe emrin Madagaskari e ka shqip. Ma-dha-gas-kari (Më dha gas kari). Më bëri të qesh kari.
edhe Skandinavia shqip e ka. Shkoi dikur një Nafije nga Elbasani aty dikur në atë gadishull dhe ishte shumë ftohtë. Nafija hypi në një mal e thirri: – Eeee! S’ka ndihmë Nafija!
Skandihmnafija u bë Skandinavija me kalimin e shekujve.
Kurse Japonia e mori emrin e vet shqip nga një malësor shqiptar nga Kalaja e Dodës që shkoi aty dikur për herë të parë i ftuar nga vendasit se kishin dëgjuar se ky malësori i dëgjonte tërmetet 10 minuta para se të binin. Se asokohe binin shumë tërmete në Japoni.
E me të shkuar malësori në Japoni, përkulej dhe vinte veshin në tokë. Veshin e majtë, se nga veshi i djathtë nuk dëgjonte.
– Hë, – e pyesnin vendasit aziatikë sybajame – dëgjon gjë??
= Ja po ndi !!! (Ja po dëgjoj dmth).
E, “Ja po ndi, japondi” e i mbeti emri Japondisë Japoni sot e kësaj dite.
Afrika e kishte më të lehtë për ta marrë emrin nga shqipja, se kur vajti një shqiptar aty nga Lushnja, me të vëllain Petin, sa herë dilnin për gjueti antilopash, kishin shumë frikë nga tigrat e luanët.
– Po më ha frika ! – i thoshin njëri tjjetrit vazhdimisht me zë të dridhur sa herë shihnin ndonjë bishë nga larg.
Ha frika, njëri, e ha frika, tjetri, dhe ngeli Afrika.
Per Demon(in)
Formula e Ajshtajnit E=mc ne katror ka qene zhvilluar para tij nga nje italian. Ajo arriti ne zyren e patentave ne gjermani ku Anshtajni i administronte prurjet. Pas pese vjetesh Italiani nuk u ba ma i gjalle( pritja,(ligji i kohes, i nje gjetje ishte pese vjete dhe ne raste se personi nuk e kerkonte kishte te drejte ta zhvilloi dikush tjeter gjetjen. Gjermanet per te mos e turperuar Ajshtanin “thone”: qe Ajshtajni i kerkoi leje ta vazhdonte gjetjen e tij, pasi ai hoqi dore se kushtet ekonomike te tij ishin skandaloze dhe vazhdoi te merrej me hallet e mbijeteses. Asht njelloi sikur nje dite Skender Gjinushi te manovroje, rregulloje dhe krasit me kujdes gjetjet e Eleni Kosaqit dhe te bahet i famshem. E dyta Ajshtajni dhe para se te marre çmimin Nobel, deklaroi se ne raste se do ti jepnin çmimin Nobel, vleren e lekeve do ja kalonte gruas se pare qe e kishte braktisur me dy femije, dhe gjendej ne mjerim te plote. Lere gabimin tjeter qe hapsira asht statike(fikse) nuk zmadhohet dhe u munde nga kolegu i tij Legrande. Atehere Ajshtajni la foton me llapen jashte. I lutem gazetes dita te me pranoje emailet qe i dergoi duke i kujtuar diçka. Amerikanet kane deklaruar qe me 1969 se kemi shkelur ne Hane. Asht luajtur dhe nje filme(!). Kane shitur gjoja dhe materialin qe sollen nga Hana. E kur te ndjekesh emailet e popullit amarikane thone se ka qene genjeshter dhe askush nuk i censuron. E dalengadale po del mendimi i popullit se me te vertete nuk kane qene ne Hane me 1969. Dhe nje dite kur te shkojne vertete ne Hane do te pranojne se genjyem per te fituar para qe te financojme ekspeditat per te arritur Hanen. Nje email me tjeter kryefjale, para ketij asht ndaluar nga redaksia e gazetes tuaj Drita
Zotni, nuk po te drejtohem me nickun qe ke vene sepse nuk e meriton, me miresjellje po te them vetem se sporti qe po pretendoni te luani me kete koment eshte teper i rende per ju. Sigurisht jeni i lire te shkruani cfare te doni, sot cfare nuk po na degjojne veshet, por thjesht miqesisht ju vura ne dukje dicka qe me stonoi ne komentin tuaj.
Ia vini emrin shqipes si te doni.Por ajo mbetet gjuha qe zberthen ne permbajtje te gjitha toponimet ballkanike dhe me tjere.Eshte i njohur fakti qe shqipja zbertheu gjuhen etruske.Por nje studiues italiano zbertheu dialektin ne qender te sardenjes me gjuhen shqipe.Disa emertinme te qyteteve europiane marrin kuptim nga kjo “shqipja e mallkuar”.Veneto,Athina,Marseja Ankona,Toskana.Ne kroaci nje krahine Quhet “ilirska…” Dhe Ka fshatra qe marrin kuptim ne Shqip.Kjo nuk Ka te beje me copezimin,por me permbajtjen,kuptimin,qe nuk e gjejne kuptimin ne gjuhen e tyre te sotme.psh.gruda,mali i utbines ne kroaci,Athina dhe Epir ne greqi,ia gjeni dot kuptimin ne gjuhen greke te re e te vjeter? Jo.Ne shqip po’:-athine -ati une ,vend ku njerezit i faleshin perendise Zeus,atit te njerezimit.Epir-e Pirroja,mbreteria e pirros.Keto i konfirmoni dhe Tuqididi qe Popujt e Epirit i quante barbare,Pra Jo greke,Jo Helene.
Gjithsesi vulen kesaj te vertete ia vene professioniste,Jo amatoret”,sportedashesit”
Aq shume e kane dashur njeri Tjatrin keta Vlorajt,,Aq shume e kane dashur njeri tjatrin keta Vlorajt,,sa i vune kazmen Sarajeve ne Sheshin e Flamurit,i Rrafshuan Fare.Prej dashurise qe kishin per njeri tjatrin.Dhe sot thone qe i prishi pushteti komunist..Jo or jo,,i shkallmuan vete qe ne 1920 nga dashuria qe kishin per njeri tjetrin.
Kjo fashistja Nermin Vlora ka pasur shoqe te ngushte ne Institutin Nana Mbretneshe ,fshisten Nexhmije Xhuglini.Te dyja keto shoqet e ngushta hynin e dilnin kili-vili tek dyqani Flora ne rrugen e Dibres,ku pinin konjak Cinzano,oficeret fashiste,.Njera ju ngjit oficerit fashist,Falaschi,tjetra ju ngjit kontrabandistit fashist,Enver Hoxha.Nermin Vlora,nga dashuria qe kishte per Shqiprine ja mbathi ne Itali qe ne 1942 me dashnorin oficerin fashist dhe atje u martuan.Atje ra ne sy per bukurine,,dhe sinjor Falaskin nga inxhinjer i punimeve ushtarake,e kaluan ne Ministrine e Jashtme dhe kur President u be Fanfani signor Falaschin e bene Ambasador ne Argjentine bashke me kukullen e Farnesines(si e therritnin Nermin Vloora Falaschin).
Atje ne Argjentine duke u shellyer lakuriq me breke plazhi ne plazhet e oqeanit Atlantik,i ra ndermend,qe Mysteri Etrusk zgjidhej vetem me Gjuhen Shqipe.I mori footokopjet e mbishkrimeve Etruske dhe i c`koklaviti te Tera.Librin:FUNDI I MYSTERIT ETRUSK.e dergoi edhe ne Shqiperi tek shoqja e saj komuniste:Nexhmije Hoxha.Libri u perkthye,u botua me kapake me leter me shkelqim,me fotografi me ngjyra si veprat e Klasikeve dhe beri buje te madhe.Pas nje viti vjen zonja ne Tirane tek mikesha e vjeter.Ishin vitet e Revolucionit kulturor Kinez,vitet e flete rrufeve,luftes kunder Burokracise borgjeze.Ne Shqiperi mund te hynin vetem Vellezerit mish e thua,kineze dhe kushurijte vietnameze dhe Palestineze.Po ja qe hyri edhe nje bejlereshe,fshiste,imperialiste,e shoqja e Ambasadorit italjan ne Argjentine,Falaschi.I mblodhi Komiteti Qendror shkencetaret shqiptare,ne nje simpozium per Vepren e Madhe shkencore te shkencetares me origjine shqiptare Nermin Vlora Falaschi,QE I BEN NDER SHQIPERISE NE BOTE.
Te gjithe shkencetaret,pa perjashtim ishin ne kete Simpozium,Vetem Eqrem Cabej,nuk denjoi te vente.
Ky shok mungonte edhe ne Fiskulturen e Mengjesit,edhe ne diskutimin e katedres se Historise per zbulimet e arkeologut te ri,te sapoardhur nga Kina moter,Muzafer Korkuti.
TE SHIHET CESHTJA E KETIJ PROFESORI BORGJEZ!
Vluan Flete-Rrufete.Perdite nga nje flete-rrufe kunder profesorit borgjez,burokrat,Eqerem Cabej,.
Nuk permendej fare mungesa vemendjes per kurven Nermin Vlora Pallaska,qe ishte bejlereshe,,u be fashiste,tani eshte Imperialiste,,se na dilnin zorret e zorrzopeve,,por e kritikonin PER CESHTE PARIMORE.
Ate vit,99% e familjes se Ismail bej Vlores dhe kushurijve te tij ,o kishin vdekur neper burgje dhe Internime,o jetonin neper burgje dhe internime.Kjo e BUKURA SHEJTAN,gek se hapi gojen me mikeshen e Vjeter.KETE E DI PARTIA. Ama shpirti i zi i Ca te zes Kaninjote/feste kuq dhe rrobacohte/,,ju kenaq kur pa se mikesha e ngushte me bandillin e saj ,,e kishin marre hakun. Xhemil bej Vlora,Nuredin bej Vlora,Eqrem bej Vlora me shume urrenin Ismail bej vloren se Turq e italiane e fashiste e komuniste.Prandaj populli i Vlores,ja vuri tabelen:Moj Vloroooo,moj Vlorooooo!O Vlore e bukur ne grope/Skele e Pare ne Evrope/C`te kane shiture tene zote/Ca te zes Kaninjote/Festekuq e Rrobacohte.
Kjo e bukuara Nermin Pallaska,jo vetem ka qene nje injorante e llastuar,por ka qene edhe nje shpirt dhime si babai dhe gjyshi saj.
Shumë ide e konceptime që nuk përputhen me ato që konsiderohen sot si të vërteta të studimeve në disa shekuj si dhe në vëndin tonë, pasi të filtrohen, mund të jenë për të nxjerrë në shesh mitet e kombit tone, që deri më sot nuk janë shkruar.
Pra mund ë krijohet
“Akademia e Mitologjise”
Agron Dalipaj ka mbaruar studimet per gjuhesi ne Belgjike, demo
Korca nuk ka dege gjuhe letersie.Ka agronomi,ekonomi agrare.
djergj fishta i riu.Ka qene ndonje Ajnshtajn tjeter ay qe punonte ne Gjermani,se ky Ajshtajni vertete punonte ne zyren e patentave ne Berne.Se ku bie Berna nuk e di,se ne Zvicer,se ne Belgjike a ketej nga Cekia.