Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jo, nuk është vetëm nafta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Jo, nuk është vetëm nafta
Kryesoreopinion

Jo, nuk është vetëm nafta

Published: January 6, 2026
Shpërndaje

Nga Fabrizio Tonello

Jo, nuk është vetëm nafta. Dhe as doktrina Monroe, e cila për dy shekuj me radhë është përdorur nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara për të justifikuar prapësitë e tyre në Amerikën Latine.

Nuk është (sigurisht) droga. Është diçka shumë më e thjeshtë: Donald Trump është i dobët dhe agresiv (dje deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta “qeverisin” Venezuelën), ndërsa këshilltarët e tij janë pa skrupuj.

- Publicitet -

Nazucët, me të cilët është rrethuar, e ndjejnë instinktivisht se regjimi nuk mund të zgjasë përgjithmonë (John Bolton, ish-këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, ka thënë: Trump nuk ka stofin e diktatorit) dhe përpiqen me çdo kusht të përdorin fuqinë ushtarake në tre kontinente për të maskuar dështimin e tyre të plotë në planin e brendshëm.

Le të nisim nga nafta: prodhuesi më i madh në botë sot janë Shtetet e Bashkuara, që nxjerrin aq naftë sa Rusia dhe Arabia Saudite së bashku. Venezuela ka rezerva të mëdha, por renditet rreth vendit të njëzetë mes prodhuesve, duke nxjerrë më pak se një milion fuçi në ditë.

Industria e naftës në Karakas nuk u nacionalizua as nga Hugo Chavez dhe as nga Maduro, por nga Carlos Andrés Pérez, miku më i mirë i Shteteve të Bashkuara, në vitin 1975.

Ndryshimi i regjimit me forcë në Karakas futet padyshim në historinë e gjatë të dhunës ndaj vendeve fatkeqe të vendosura në jug të Rio Grandes: një proverb latinoamerikan thotë: “Pse nuk ka grushte shteti në Uashington? Sepse është i vetmi vend ku nuk ka ambasadë amerikane”.

Vetëm mbështetja ndaj juntave ushtarake në Guatemalë gjatë luftës civile nga viti 1960 deri në 1996 shkaktoi 200 mijë viktima, 86 për qind e të cilave nga popullsia indigjene.

Nga ana tjetër, është fakt historikisht i dokumentuar vendosja e regjimeve autoritare në Peru (1962), Argjentinë (1962 dhe 1966), Guatemalë, Ekuador dhe Honduras (1963), Brazil (1964), Republikën Domenikane (1965), Kili dhe Uruguai (1973), përveç forcimit të diktaturave si ajo e Alfredo Stroessnerit në Paraguai (1954–1989) dhe Anastasio Somozës në Nikaragua (1936–1979).

Pra, vendosja e një regjimi miqësor në Karakas, me koncesione të favorshme nafte për miqtë (Drill, baby drill! ishte një slogan i Trump-it), është pa dyshim pjesë e skenarit të përgatitur në Shtëpinë e Bardhë, por është një arsye dytësore.

Thelbi i çështjes është shfaqja pa asnjë frenim e forcës ushtarake, një zgjerim në shkallë globale i dhunës së brendshme. Ashtu si aparati personal i Trump, “Immigration and Customs Enforcement”, arreston emigrantë të dyshuar pa mandat, fut në burg qytetarë amerikanë dhe deporton viktimat e saj në kontinente të tjera në shkelje të Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave, po kështu edhe në politikën e jashtme bombardohen Irani, Nigeria, Venezuela dhe, nesër, ndonjë vend tjetër që t’i lejojë ducetit të Shtëpisë së Bardhë të tregojë sa “macho” është.

Në fund të fundit, preteksti për ta gjykuar Maduron si mbrojtës të narkotrafikut është veçanërisht qesharak: më 1 dhjetor të kaluar Trump fali Juan Orlando Hernández-in, ish-presidentin e Hondurasit, i cili ishte vërtet mbrojtës i kartelëve të kokainës, ishte arrestuar në vendin e tij, ekstraduar në Shtetet e Bashkuara dhe dënuar me dhjetëra vite burg.

Kjo ndodhte ndërkohë që marina amerikane bombardonte anijet e trafikantëve të dyshuar në Gjirin e Meksikës, duke vrarë edhe të mbijetuarit që kërkonin ndihmë.

Në realitet, “lufta” kundër drogës e nisur nga administrata Nixon në vitin 1973 ishte një pretekst për të kriminalizuar opozitat dhe pakicat etnike atëherë, ashtu siç është sot një pretekst për shfaqje force në shkallë planetare.

Në vitin 1970, në Shtetet e Bashkuara, arrestimet e lidhura me drogat ishin 322.300; në vitin 2000 u bënë 1.375.600 dhe në vitin 2019 arritën kulmin me 1.560.000.

Arsyeja e vërtetë, që nga fillimi? Për këtë kemi dëshminë e këshilltarit të Nixon-it, John Ehrlichman (po, ai që organizoi Watergate-in).

Në një intervistë të vitit 1994 ai pranoi pa hezitim se objektivi ishte të goditej e majta që ishte kundër luftës në Vietnam dhe afro-amerikanët, duke bërë që opinioni publik t’i lidhte studentët me marijuanën dhe të zinjtë me heroinën, dhe duke i kriminalizuar rëndë të dyja palët:

“Kështu ne mund të arrestonim udhëheqësit e tyre, të bastisnim shtëpitë e tyre, të ndërprisnim mbledhjet e tyre dhe t’i denigronim mbrëmje pas mbrëmjeje në lajmet televizive. E dinim që po gënjenim për drogën? Sigurisht që e dinim”, i tha Ehrlichman gazetarit Dan Baum të revistës Harper’s.

Sot gënjeshtrat nuk kanë më nevojë të jenë të sofistikuara: Trump ka akuzuar Kanadanë se eksporton opiatin fentanyl në Shtetet e Bashkuara, ku ai është prodhuar dhe vazhdon të prodhohet nga Johnson & Johnson dhe Purdue Pharma.

Kjo e fundit përfundoi në faliment pas pranimit të përgjegjësive të saj në krizën e opiateve pasi pagoi 6 miliardë dollarë për të ushqyer fondet e dëmshpërblimit për shtetet, pushtetet lokale dhe viktimat.

Botuar në DITA nga Il Manifesto

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
35 Comments
  • Berati says:
    January 5, 2026 at 5:53 pm

    Çeshte ky halabak? Fiks anarkist qe prallis nen efektin e kokaines.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    January 5, 2026 at 6:09 pm

    Po mo Berati po
    E verteta eshte e hidhur
    Nuk pertypet kollaj
    Nuk eshte anarkist ky jo
    Perkundrazi
    Ky “rendi i ri” eshte fashist

    Reply
  • iriqi says:
    January 5, 2026 at 6:11 pm

    Pse mor idiot nga Berati?! Çfarë paska thënë që nuk i pëlqeka bythës tate?! Ku e ka gabim?! Apo aq tru ke!

    Reply
  • Skypion says:
    January 5, 2026 at 6:18 pm

    Me kete ritem gazeta jone e nderuar DITA, nuk eshte cudi qe te rimarre artikuj nga ZP-ja e dikurshme, mbi luften ne Vietnam, per nderhyrjet e imperializmit amerikan ne fatin e popujve te Amerikes Latine, dhe t’i botoje ketu.
    Ka ca momente, kur si individet ashtu edhe grupe individesh, organizata dhe media, te heqin maskat dhe te shfaqen ashtu sikunder jane realisht.
    Ky eshte momenti per gazetaret dhe mediat ne Shqiperi. Media qe deri dje shfaqeshin si socialdemokrate, tani na dalin si te ekstremit te majte; gazetare deri dje te veteprezantuar si liberale, na dalin si ekstremiste.
    Ta imagjinosh se e gjithe kjo cjerrje maske, per hir te nje hajduti si Edi Rama.
    Po pse keta njerez, qe nuk se jane te trashe, perkundrazi, te veteposhterohen deri ne kete pike?! Per syte e bukur te Rames?!
    Jo, aspak. Arsyeja e vertete qendron tek sistemi klientelist qe ka ngritur Rama ne regjimin e tij, ku media eshte nje nder klientet me te besuar dhe mirepaguar.
    Shqiptaret e thjeshte as nuk ia kane idene se c’perfitime kolosale dhe c’privilegje te shumellojshme kane mediat dhe gazetaret qe mbeshtesin regjimin e Ramaduros.
    Me renien e regjimit, bien edhe privilegjet e tyre dhe jeta ne qejfe dhe vese qe bejne.
    Eshte kjo arsyeja se pse ato po bejne dhe do te bejne gjithcka kane ne dore, per ta mbajtur kete regjim ne kembe.

    Reply
  • Toni Itali says:
    January 5, 2026 at 6:21 pm

    O Berati ti cfare shtrese te shoqeris i perket? Mos je gje miliarder? S ma ha mendja.

    Qe ta dish

    Po të ishte vërtet kaq “anarkist e kokainë-bërës”, ndoshta nuk do kishim artikuj kaq të qartë dhe argumentues për realitetin global.

    Në Manifesto nga eshte marre ky shkrim nuk shktuajne halabakë. Eshte nje gazet që i tregon gjërat ashtu siç janë, edhe kur ndonjë lexues mezi e përballon të vërtetën.

    Reply
  • K R says:
    January 5, 2026 at 7:04 pm

    Ja dhe Skypioni qe i perket aristokracis se lart te globit.
    Ik o Skypion lexo andej nga mediat e vilave te Lalz-Surelit
    Ketu eshte per ne t klases punetore
    Legen

    Reply
  • demo says:
    January 5, 2026 at 7:19 pm

    Keto opinione me ka thene filani,ka pranuar fisteku,hidhen si Rubrika e Revistes Ylli-PRANOJNE ME GOJEN E TYRE,kur Ne shqiptaret mezi mbajme mend presidentin Nixon,jo me te dijme cfare ka pas thene sekretari i katert e presidentit Nixon ne 1972,.Keto blofe as publiku i sotem italjan nuk i verteton dot.Duhen jave sa historianet e politikes se jashtme te italise ti japin nje pergjigje Autorit.
    Ky bir kurve hodhi gurin ne lume dhe duhen ca profesore historiane te politikes,te hidhen ne lume dhe te gjejne gurin e kurves italjane.Keto marxist-leninistat italjane jane aq mashtrues e rrenacake,saqe as Enver Hoxha nuk i donte.Keta mashtruan edhe Enver Hoxhen,qe ishte baba mashtrusave.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 5, 2026 at 7:32 pm

    Jane pjellat e Brigadave te Kuqe BRIGATE ROSSE te financuara nga Moska, qe i kishin futur tmerrin Italise

    Reply
  • iriqi says:
    January 5, 2026 at 7:52 pm

    Gjithë idiotët e botës kur nuk kanë argumenta për të hedhur poshtë idetë dhe faktet e një shkrimi fillojnë dhe i sulen autorit me epitete marxist – leninist, brigadat e kuqe, etj etj.

    Reply
  • dibran says:
    January 5, 2026 at 8:56 pm

    Fiks iriqi
    Kush nuk merret dot me argumentin meret me individin
    I sulmojn besushmerin, me shpres se do zevedensoj impotencen e tyre mendore

    Reply
  • Replikuesi says:
    January 5, 2026 at 9:21 pm

    Në fakt autori i shkrimit nuk merret me teori dhe njëanshmëri . Ai jep me fakte data e vite të gjitha ndërhyrjet e përmbysjet që amerikanët kanë bërë në shtetet amerikanojugore dhe juntat që ato kanë vënë e përkrahur kudo për interesat e tyre.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 5, 2026 at 9:45 pm

    O @iriqi BAJGA e Enverit:

    Po ku i lexove ti idete dhe faktet e ketij mashtruesi komunist italian, pjelle e Brigatave te Kuqe qe rrembyen dhe vrane Aldo Moron si barbare te vertete? Ja cfare llogjesh mashtrimi hedh ky mashtrues ordiner:

    “Në realitet, “lufta” kundër drogës e nisur nga administrata Nixon në vitin 1973 ishte një pretekst për të kriminalizuar opozitat dhe pakicat etnike atëherë, ashtu siç është sot një pretekst për shfaqje force në shkallë planetare”

    Nixon njihet si Presidenti qe i dha fund Luftes ne Vietnam dhe i skandalit Watergate, ku e ka lexuar ky karagjoz i Brigate Rosse se Nixon na paskesh qene luftetar i droges ne SHBA? Ky eshte nje mashtrim dhe manipulim i LIG qe perpiqet te justifikoje krimet monstruoze te Maduros me popullin e tij, te pakten te hapi internetin dhe te lexoje per historine e Al Capones dhe mafies italiane ne SHBA, qe ta mbylli HALEN komuniste dhe t’i kerkoje falje amerikaneve per zullumet qe ka kryer ne SHBA MAFIA e vendit te tij.

    Sa per Maduron burgu “The Metropolitan Detention Center, Brooklyn” qe gazeta DITA e cilesoi si FERR per ata qe e kane pare nga afer duket si hotel albanez me 5 yje, mund te shtoj se ne kete burg te sigurise se larte vuajne denimin shume mafioze te degjuar italiane, por midis tyre edhe krimineli shqyptar Martin Shkreli CEO i nje Kompanie farmaceutike ne SHBA, i denuar ne 2017 sepse mblidhte me mashtrim $5000 dollare nga fansat e tij ne facebook per te mbeshtetur Hillary Clinton ne fushaten elektorale kunder Donald Trump dhe kerkonte nga gardianet e burgut tre here ne dite berxolle zgarre me mish te kuq dhe vere kabernet. kryeministri Aldo Moro vdiq pa buke dhe pa uje i flakur ne nje kontenjer metalik.

    Reply
  • chp says:
    January 5, 2026 at 9:53 pm

    Replike gjysem-miqsore me komentuesin “demo”
    Sic te kam thene dhe here te tjera disa komente tuaja vlejne me shume se artikulli vete dhe disa te tjera jane si “leter higjenike” duke perifrazuar Salihin e Lugut te zi te Trapojes. qe menderosi FBI per 21 janarin,,,NYT-sin per Gerdecin dhe Spakun e Kimes te TrampBidenit.
    *
    Sic ke shkruar duhet te jesh te 80 -tat (plus minus) dhe genjen qe mezi mban mend Nixonin…Ne ate kohe qe ne 5 te Sabahut dhene 11 te mbremjes Buciste Radio Tirana per vitenamin dhe emrat-Nixon-Din Rrasku (Dean Rusk) apo Robert Maknamara (McNamara) jane te salduara *ne kujtesen e asaj gjenerate.
    *
    Nuk jam i sigurte qe keni lexuar shtypin italian majtas ,te mesit apo te djathtet pas deklasifikimit te shume dokumentetve qe kane shokuar shoqerine civile ne Itali dhe me gjere…Pak e dine se ne vendet europjane te Mesdheut sidomos Itali-Greqi-Turqi -etj rreth viteve 1950-1992 vendet e Natos kishin nje organizmi klandestin si “gjysem qeveri paralele” qe per te perballuar ndikimin e Sovjetikeve jane kryer dhe veprime te pabesueshme si ne rastin e Operacjonit Gladio….Me pikantja ishte arrestimi dhe masakrimi i kryeministrit Aldo Moro nga brigadat e kuqe…Eshte e vertetuar qe Aldo Moro u asgjesua sepse donte te krijonte qeveri me PS dhe PK italiane qe kishin nje rezultat shume te mire ne votimet e fundit dhe u paralajmerua nga Kissingeri qe nese e ben kete gabim do te ndeshkohesh dhe ashtu ndodhi vertet..Cfare eshte operacjoni Gladio.?
    .Its clandestine “cells” were to stay behind in enemy-controlled territory
    and to act as resistance movements,
    conducting sabotage, guerrilla warfare and assassinations.
    (falje per mos perkthimin ne shqip te rrjeshtave te fundit)

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    January 5, 2026 at 9:57 pm

    Kjo është e veçanta e Gazetës “DITA”.
    SEPSE GAZETA “DITA”, BËN GAZETARI.
    TË GJITHA QUHEN GAZETA, E TË PAKTA JANË ATO QË BËJNË GAZETARI.
    NË KËTË KUPTIM, NUK SHOH ASGJË TË KEQE NË BOTIMIN E KËTIJ SHKRIMI. PËRKUNDRAZI.
    GAZETARI ITALIAN TONELLO, FLET ME FAKTE QYSH NGA VITI 1936, E DERI NË DITËT E SOTME.
    DHE ATY KU FLASIN ARGUMENTET, MIRË ËSHTË TË HESHTIM.
    PO MUNDËM TË LEXOJMË E TË KUPTOJMË, MIRË DO ISHTE PËR NE.
    KUR NUK MUNDEMI TË KUPTOJMË, MIRË ËSHTË TË HESHTIM.
    KUR NUK DUAM TË KUPTOJMË, LE TË SHKOJMË TË LEHIM NË PORTALET E QEVERISË, SE ATJE NA PAGUAJNË MIRË. (por nuk duhet të bëjmë pis me jargët tona, hapësirën që Gazeta na ka lënë për komente)…
    MË SË PAKU, ATA QË PRETENDOJNË SE JANË GAZETARË NË SHQIPËRI, KANË RASTIN QË PËRMES KËTIJ SHKRIMI, TË KUPTOJNË SE NË KËTË BOTË KA EDHE GAZETARË.
    PËRGËZIME KOLEGUT ITALIAN, PËRGËZIME KRYEREDAKTORIT THANO!

    Reply
  • demo says:
    January 5, 2026 at 10:02 pm

    Po cfare ti gjej Argument une ketij italjanit mor zotrinj? Nuk e lexon cfare shkruan ky?
    -Kam deshmitar keshilltarin e Nixonit,Xhon pickasames,qe fushata e Nixonit kunder droges ne 1973 nuk paska qene kunder droges,por kunder grupeve ethnike,zezake etj. dhe te goditej e majta qe ishte kunder luftes ne Vietnam.Keshtu ne mund ti arrestonim,Mund ti denigronim cdo mbremje ne Televizion,.E dinim qe po genjenim ?pyet veten keshilltari Xhon pickasemes.
    -Sigurisht qe e dinim,po ashtu na e donte puna-thote keshilltari Xhon per gazetarin Dan te revistes Bam.
    Ec e gjej Lajmet e tv.Amerikane te 1973!Ec e gjee intervisten e keshilltarit Xhon te gazetari Dan te revistes Bam te para 30 vjeteve.Keta kopilat marxiste-leniniste italjane jane si kopilat e Mjaftit,qe u shperndane neper partite fituese dhe vodhen Bashkine me Erion Veline dhe kopilat 5D,Vodhen Qeverrine me kopilat e AKSHIT.
    Kryetari Marxist-leninistave italjane,Fosco Dinuci vodhi dollaret e Enver Hoxhes 15 vjet,,Ne fund fare i tha hik pirdhu,,hapi Biznes privat ndertimi.u be miljoner me dollaret e leckamaneve shqiptare.Edhe kur vdiq Enver Hoxha nuk kishte nje komunist italjan te shkruante NEKROLOGJINE ne gazeten Avanti..Nekrologjine e Enver Hoxhes e shkroi me ngut si lajm, kryefashisti Italise,Indro Montanelli.
    Federal fashist ne Abissini.Ate nekrologji qe boton cdo tre muaj gazeta Dita me kerkese te chp.
    Ja cfare jane komunistat italjane! Paret i moren komunistat,Nekrologjine ja shkruan fashistat.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 5, 2026 at 10:06 pm

    @Komentues, @Replikues, @Lapangjoze, @Karagjoze:

    KUR I LEXON BAJGAT E ENVERIT NE GAZETEN DITA TE DUKET SIKUR LEXON GAZETEN “BORBA” TE VUCICIT NE SERBI, APO “PRAVDA” TE PUTINIT NE RUSI

    Po te shtohen BAJGAT e Enverit o zoti Thano, si “kepurdhat pas shiut” qe i vadite ne kete forum me editorialen Tuaj anti-Trump dhe me ane te postimeve copy-paste te Internacionales Komuniste ne forumin e gazetes DITA qe ka harruar gazeten SHEKULLI kur Koco Kokedhima beri shurren ne breke nga paralajmerimi i SHBA.

    Ka ardhur koha t’i fusni marshin indietro te makines se propagandes drejt Beogradit dhe Moskes dhe t’i urdheroni BAJGAT e Enverit te fshihen poshte barit, se tik-taku i Trumpit po mbaron.

    Reply
  • Gas Gas says:
    January 5, 2026 at 10:32 pm

    Per CHP
    Gladio ishte emri i strukturës italiane të rrjetit Stay Behind. Këta do ishin rezistenca guerrilase dhe sabotatoret në qoftë se Italia do pushtohej nga trupat e Paktit të Varshavës. Po edhe Gjermania, Norvegjia, Hollanda, Turqia etj kishin Gladiot e tyre që do aktivizoheshin nqs do vendet përkatëse do pushtoheshin nga Sovjetikët.gje shumë probabel duke patur parasysh inferioritetin e trupave të Natos në planin konvencional dhe teatrin toksor.
    Tani që forcat e Gladios te kenë gisht të vrasja e Moroso nuk e kam hasur deri tani. Po qe Brigadat e Kuqe ishin të infiltruar nga CIA ajo dihet. Tani mjafton të pyesësh veten se kush përfitoi ngaqë Aldo Moro vdiq. Kush përfitoinga fakti që ideja e tij politike nuk u vu në jete?

    Reply
  • chp says:
    January 5, 2026 at 10:54 pm

    Tani ceshtja e Moros eshte haruar por shkrimet mbeten nese do te lexoni periodikun
    EIR INTERNACIONAL 23 november 1982..artikullin me titull
    “Witness fingers Kissinger
    in the Moro murder trial” gjerat jane akoma me te pabesueshme..
    Kur po mbyllen superskandalet e Jeffrey Epstein ne kohen e sotme pse mos mbyllen ato te shekullit kaluar ? Per ironi qe nga kapja e Maduros..asnje gazete amerikane nuk merret me me ishullin e seksit..
    *
    1-Stay Behind eshte nje nga tre shtyllat e operacjonit ne fjale…2-psychological warfare,dhe 3-false flag .jane te tjerat..Sidoqofte habitem me ca komentues me siper qe e teprojne ..qe e duan Ameriken me shume se amerikanet..

    Reply
  • xxx says:
    January 5, 2026 at 11:33 pm

    Artikull i shkelqyer!!

    Reply
  • çapi says:
    January 6, 2026 at 12:52 am

    Te denon zoti tu biesh me qafe ketyre shenjtoreve te cia-s, Ja peshembull: contra-s me cfare jane financuar me ti shitur hekurishte mjeker-cjapeve te Iranit apo me te shitur miell ne LA?
    Fjale jane,ndoshta nuk jane te verteta. Dhe po te jene, jane bere per nje qellim te mire per te luftuar kamunizmin.

    Reply
  • ADAM SMITH says:
    January 6, 2026 at 3:02 am

    O te semuret psikike, me pseudonimet ” Skypion ” dhe ” intelktual ” ! Cfare keni per te na thene per citatin e ish-keshilltarit te Nikson ? Lerini te tjerat pasi dihet qe ju, dhe qindra si ju ketu ne Shqiperi jeni te nderkryer dhe te shkerdhyer. As vaksinat kunder terbimit s’ju bejne efekt. Sot ka njerez qe iu di bytha me shume se kokat tuaja te turbullta dhe te ndezura nga pasionet e skizofrenise.

    Reply
  • Spiuni I enverit says:
    January 6, 2026 at 3:50 am

    Vetem ato qe thote UDB Jane te verteta. Italiani? Genjen, ku i gjeti arkivat KY. Ato I ka vetem intelekt-haleja I UDB. Emrin, intelektual, jo pseudonimin e UDB

    Reply
  • God bless America says:
    January 6, 2026 at 8:14 am

    Ekonomia Maduros e tera ne funksion te eksportimit te droges kryesisht ne SHBA, po ashtu bashke me te dhe eksportim refugjatesh venezuelas te pamundur te jetojne ne vendin e tyre nga klika e Maduros.
    Per ndonje pepino si ky Tonello keto mund mos mjaftojne, por per SHBA aq prane atij vendi nga i vjen droge e refugjate perdite eshte plotesisht e mjaftueshme ta rrezoje nga froni e te stopoje keshtu eksportet e tij droge & refugjate drejt SHBA.

    Reply
  • Edi says:
    January 6, 2026 at 8:29 am

    Roli i Venezuelas ne trafikun e droges eshte margjinal
    Para saj eshte:
    Meksika
    Kolumbia
    Bolivia/ Ekuadori
    Mos thuaj perralla

    Reply
  • Edi says:
    January 6, 2026 at 8:32 am

    Cia kishte dore ne vrasjen e Moro ne itali
    Nuk donte te realizohej idea e tij qe ne pushtet te vinin komunistet ne aleance me te tjeret
    Cia dhe spiunet vendas

    Reply
  • Edi says:
    January 6, 2026 at 8:34 am

    E dini Pse i vermi vend qe nuk ndodhin grushte Shteti Eshte USA?
    Sepse atje nuk ka ambasade usa

    Reply
  • Adrian S. says:
    January 6, 2026 at 8:54 am

    Kam lexuar disa analiste prestigjioze, njeri nga ata ka punuar ne banken boterore te cilet jepnin me plot fakte dhe ngarje historuke te njejtin shpjegim si autori me lart.

    Ishte e qarte qe aksioni ne Caracas dukej si nje akt deshperues perballe renies ekonomike te USA dhe si reaksion i krijimit se nje bote multipolare ku USA eshte ne radhe si gjithe te tjerat. Tashme zonat e influences qe kerkon USA u shpallen qarte e cila nuk pyet me as Danimarke dhe as per Europe dje per askend tjeter ne bote.

    Kina, Rusia, India po ashtu dhe Irani i kane hyre marreveshjeve bilaterale ku dollarin e kane nxjerre komplet jashte loje.
    400 miliarde US dollare u nenshkrua marreveshja Rusi-Kine per eksportin e gazit rus dhe pagesat do te behen vetem ne Juan ose Rubla, po ashtu dhe me Indine qe do te bej pagesa me Rupi. Dhe cdo te thote kjo per banken federale amerikane dhe jo vetem per te?
    Fillim rrenimi per perandorine e dollarit dhe bashke me te dhe ate amerikane.

    Interesant eshte fakti qe ne Venezuele nuk ka zullume, opozita nuk po ndihet Machado e Guaido qe na paskan fituar zgjedhjet te cilet as administrata e Trump-it nuk po i ve ne refene. Regime-Change nuk pati, ishte me shume nje tregim force nje make-up i PR se administrates se Trump qe tashme nuk i ka mjaftuar as nafta irakiane as ajo libiane dhe si duket as ajo venezueliane. Ishte nje fitore e Pyrrhos asgje me shume. Me ata debiler qe ka ajo administrate keshtu do te vene punet, por te pakten jane trguar dhe tregohen te sinqerte ne politikat gllaberuese se tyre. Danimarkes i thone do te marrim Geronlanden, Kanadase i thone do te perpijme (nje anshlus i tipit hitlerian), Kubes je ne politikat e Monrose, Kolumbise, ke nje President te semure, do te gjejme nje me shendet te plote dhe si per cudi ne kete zallamahi nderkometare u lajmerua nga fundi i botes dhe Kim Jon Un duke thene qe: e shikoni qe paskam te drejte me zhvillimin e armeve atomike!!!

    Ja pra keshtu ruhen vreshtat!

    Dje ne keshillin e sigurmit votimi ishte 8:1 si rrallehere. Vete drejtuesja e seances nje punonjese ne administraten Obama-Biden (Di Carlo) kritikoi ashper veprimin amerikan sa dhe vete perfaqesuesit amerikan ju var nofulla deri mediastin.

    Copetimi i botes ka filluar, normat nderkombater u hodhen poshte dhe Europes i duhet nje leadership i tipit Helmut Schmidt dhe hedhjen ne kosh tipave si Merz, Macron dhe gjithe keta si quhen. Ne Potsdam u mblodhen fuqite dhe vune ca kufij, sot si duket vlen parimi “secili per vete”.

    Dhe si per ironi te fatit edhe ne forumin tone zonat e influences do te ndahen tashme: Ne bajgat e Enverit dhe fekalet e Trump-it. Por bota jone nuk i prish pune njeriut vecse gjendjes mentale se njerit apo tjetrit.

    Ne kemi boten tone bipolare: bajge-fekale.

    Reply
  • Dashi says:
    January 6, 2026 at 12:06 pm

    Adrian S. , e ç’mund t’i shtosh shkrim -komentit tuaj ? Asnjë presje , vetëm një OK të madhe .

    Reply
  • Mollosi says:
    January 6, 2026 at 12:20 pm

    Drejtesi askund ne bote nuk ka. Ne bote mbizoteron thenja “lum i forti e mjer i ligu”.
    As Amerika nuk eshte e drejte, por krahasuar me shtetet tjera eshte shume me e mire. Prandaj e them Rrofte Amerika!

    Reply
  • Artan says:
    January 6, 2026 at 12:48 pm

    Shume e drejte Mollos. E kam bere edhe ne vende te tjera kete pyetje dhe ata qe nuk ishin të goditur pakthyeshmërisht nga dogma kanë reflektuar të paktën në heshtje: A do të ishte bota më e mirë pa Amerikën. Se ka edhe idiotë që besojnë vërtet që pa Amerikën ujku e delja do kërcejnë tango e nuk do ketë ligj xhungle.

    Reply
  • Precizim says:
    January 6, 2026 at 2:00 pm

    Megjithese ne raportimet e para dhe ne daljet e para te Trampit, deklarimet u perqendruan tek forca e ushtrise amerikane, dhe perseritja disa here qe ushtria amerikane eshte e vetmja qe mund te kryeje operacione te tilla, me vone gjithnje e me shume po flitet se ne fakt ishin institucionet ligjzbatuese amerikane ato qe e kryen operacionin dhe se ushtria ishte ne mbeshtetje te tyre.
    Kjo per faktin se ne legjislacionin amerikan, eshte shprehur qartazi se sulmi ndaj nje vendi tjeter ne menyre te armatosur ku perfshihet ushtria duhet te miratohet nga Kongresi Amerikan.
    Edhe pa kete, eshte e kuptueshme qe i gjithe operacioni u pergatit nga agjensite e inteligjences amerikane. Madje bashkepunetoret venezueljane te inteligjences amerikane, ju kane dhene amerikaneve, me detaje, te gjitha informacionet per shkallen e sigurise se ushtrise se vogel venezueliane, shkallen e sigurise personale dhe planimetrine e viles se Maduros, dhomen e gjumit, a flinte me gruan apo flinte vetem, VC-te etj. Kjo eshte shume e qarte.
    Ky demonstrim force aspak i zgjuar, jo vetem nuk zgjidh gje ne planin nderkombetar, por po e nxjerr Trampin si nje njeri agresiv, luftenxites, i cili po perpiqet ne menyre konfuze qe te vendose nje rend te ri boteror, duke prishur balancat paqesore te vendosura qe pas luftes se dyte boterore.
    Kjo po e kthen ameriken nga nje vend qe ne politiken nderkombetare ishte mbrojtes i sovranitetin edhe te vendeve te vogla dhe jo te fuqishme ushtarakisht, ne nje vend agresor, me orekse te shtuara per te aneksuar edhe territore te tjera te cilat nuk i perkasin por qe mund ti marri me dhune, me forcen e ushtrise dhe te armeve.
    Perdite e me shume, pas stepjes se pare, per te pare te gjithe pikturen, zera te te gjitha drejtimeve po shfaqin mosdakortesine me veprimin e rrezikshem per paqen boterore, te kryer tashme ne Venezuele.
    Dalja tjeter ne gjyq e Maduros do te jete ne 17 Mars, deri atehere situata e brendeshme politike ne SHBA do te rikthehet tek skandalet e dosjeve te Jeffrey Epstejnit, tek shfuqizimi i dollarit, tek rritja e çmimeve etj.
    Tha nje gje Marko Rubio gjate konferences per shtyp ne Mar-A- Lago. Ne tha ai i kursyem taksa paguesve amerikane 50 mil USD, te cilat i kishin vene per kedo qe do te vriste apo rembente Maduron. Pyetja eshte sa kushtoi operacioni me nje pjesmarrje kaq te gjere? Sigurish me teper.
    Situata e brendeshme politike e Trampit nuk eshte aspak pozitive. Konservatoret ne zgjedhjet e Nentorit, pothuajse i humben te gjitha njesite, duke humbur edhe Nju Jorkun qytetin me popullsine me te madhe ne Amerike, por njekohesisht ai eshte edhe qyteti i Trampit ku mendohet qe edhe ai mund te kete nje lloj influence.
    Operacionin nuk do ta gelltisi taksapaguesi amerikan, dhe sidomos nuk do ta gelltisin shume republikane dhe demokrate te cilet duan te jetojne ne paqe dhe prosperitet, dhe qe nuk duan qe Amerika te hape vatra lufte, qe te humbasi para dhe jete njerezish, te cilat perseri do te paguhen nga populli amerikan.

    Reply
  • Skypion says:
    January 6, 2026 at 2:46 pm

    Per te kuptuar me mire hipokrizine e atyre qe jane ‘skandalizuar” nga arrestimi i Maduros.
    Keta jane nje bashkesi e cuditshme njerezish, grupes dhe vendesh, me interesa nga me te ndryshmet, porqe i bashkon urrejtja e perhershme ndaj “imperializmit amerikan”.
    Jane jane socialiste dhe socialdemokrate, anarkiste dhekomuniste, wokiste dhe islamike; eshte Kina, Rusia, Koreja e Veriut, Irani, pra gjithe c’eshte me jodemokratike ne boten tone.
    Ai qe i diskretiton analistet e majte, sidomos ne Perendim, eshte krahasimi me qendrimin e tyre ndaj pushtimit te Ukraines nga Rusia; tipa si ky komunisti lodhur italian, kane heshtur fare, sepse Rusia po lufton denazifikimin e Ukraines; kurse te tjeret e kane kritikuar, denuar lehte ashper, kjo ska rendesi por…. ASNJERI prej tyre nuk tha se erdhi fundi i botes, se me pushtimin e Ukraines, erdhi fundi i botes, sic po thone sot per Trump! E ta mendosh se ky vetem ka arrestuar nje trafikant qe permbyti vendin e tij me droge!
    I lexoni e degjoni se c’shkruajne e c’thone ne emisionet televizive, jo vetem ketu tek ne, por ne te gjitha mediat librale te Perendimit: SHBA shkaterroi rendin boteror…
    Por kjo, per fat te mire, ka edhe anen e vet pozitive, shume pozitive do te thosha; duke mbajtur kete qendrim keta, te gjithe keta tradhetojne nendergjegjen e tyre, dmth jo ate qe besojne se mendojne, por ate qe ndjejne vertete: se SHBA eshte vendi me demokratik i botes, fuqia me e madhe demokratike e botes, nga e cila varet edhe fati i saj, a me sakte, demokracia ne pergjithesi.

    Reply
  • Dajti says:
    January 6, 2026 at 4:01 pm

    Nuk ja vlen te lexohen keto artikuj kaq te dobet, sikur kane dale nga Pravda (si ka thene nje komentues), nga Izvestia apo nga Zeri i Popullit. Ka vetem narrative ideollogjike.
    Autori duket qe eshte ekstremist i majte, pra si çdo ekstremist eshte i pabesueshem, dhe i njeanshem.
    Nuk ka shkruar ndonje artikull qe te denoje krimet e Rusise ne Ukraine! Po i vjen keq per nje halabak si Maduro.
    Gazeta Dita nuk duhet te rreshqasi ne menyre kaq ekstreme majtas.
    Kam pare dy komente nga Yanis Varoufakis, ish minister i financave ne qeverine e Syrizas, ne Youtube, ku ne menyre ekonomike, politike, gjeoplitike trajton problemin e Venezueles. Edhe ai kritikon kapitalizmin, eshte i majte, por te pakten eshte ekspert per çeshte te tilla.

    Reply
  • Zdromsi says:
    January 6, 2026 at 4:58 pm

    Jo “Fabrizio” të marksizëm-leninizmit!
    Nuk është vetëm Amerika. Eshte edhe Rusia në zullumet e kësaj bote.
    As fashizmi apo nazizmi dhe as komunizmi nuk lindën ne Amerikë dhe u nisën të importoheshin nëpër botë “Fabrizio”.
    Ka ndodhur e kundërta.
    “Fabriziot”përfshi dhe Dita-n janë të saktë në të gjitha citimet për Amerikën dhe te gjitha citimet janë nga shtypi amerikan dhe perëndimor, madje jo nga ndonje zbulim por nga vetë goja e politikanëve apo ushtarakëve amerikanë e europianë. Çudi?! Jo “Fabrizio”. Keshtu eshte Perendimi. Me ato genjeshtrat, manipulimet dhe mëkatet e veta por ja që keshtu eshte.
    Për zullumet sovjetike më parë e ruse tani ka errësirë totale. Asnjë citim rus.
    Nuk ka asnjë intervistë të ndonjë politikani të ish-bashkimit sovjetik apo ushtaraku të na rrëfejë psh se si ndodhi dhe ç’ndodhi psh në Afganistan apo Çeçeni. Pse “Fabrizio”? Janë qingja këta të Rusisë apo frika nga Noviçok a ndonje fat tjetër më i tmerrshëm?!
    Ajo që i bën të pamoralshëm “Fabriziot” e mediave eshte pikerisht sulmi ta bejnë Perëndimin si Rusia por me të drejtat të llapin lirshëm si perëndimi. Jo “Fabrizio”! O do jetosh e shkruash si në Perëndim (qoftë edhe si mi gjirizesh) ose do ta mbyllësh jetën me ndonje fluturim nga ballkoni si në Rusi. Si ta ka qejfi ty nuk ka.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    January 8, 2026 at 7:26 pm

    Venezuela nen Maduron prodhoi rreth 1 milion fuci nafte, para nacionalizimit te tij prodhohej rreth 3 milion ne dite. Prodhimi behej me teknologji moderne amerikane dhe shumica e ketij prodhimi eksportohej ne ShBA. Nafta brutto e Venezueles eshte shume e densur dhe vetem rafinerite e specializuara mund ta perpunojne.. Keto jane rafinerite amerikane te gjiut te. Meksikes te ndertuara posacrisht per te punuar me naften brutto Venezueliane, filluan te mbesin pa fornizim. Maduro disa vite qe nuk paguan rreth 170 miliardi dollare obligacionet shtetetore dhe te ndermarrjes se naftes. Kreditoret e hodhen ne gjyqe dhe fituan te drejten e sekuestrimit te pasurive shtetetore te Venezueles. Seluestrimet e anijeve naftembajtese te Venezueles keto dite, behen per llogari te creditore e qe jane te pajisur me vendimet gjyqesore perkatese.
    Maduro me nacionalizimit etj.etj politika pseudo rivoluzionare c’haviste rrenoi ekonomine dhe shtetin e Venezueles. Ushtrise i dhs minierat e arit ndersa grupeve kriminale u hapi rrugen e prodhimit dhe transportimit te drogave. Kaq besim kishte tek populli i tij, per te cilin punonte nate e dite, sa rojet personale i kishte kubaneze.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  4. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Ina on Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?