Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO
Bote

John Bolton: Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO

Published: March 1, 2024
Shpërndaje

John Bolton ka qenë këshilltar për siguri nacionale i presidentit Donald Trump. Pas vetëm një viti ai u largua për shkak të mosmarrëveshjeve me Trumpin. Tani Bolton flet në një intervistë mbi rrezikun e fitores së Trumpit.

“Nëse Donald Trump fiton, do të dalë nga NATO”. Kështu është i bindur John Bolton dhe këtë e thotë hapur në një intervistë për gazetat “Süddeutsche Zeitung” (München) dhe “Tages Anzeiger” (Zürich). Sipas Bolton, Trump ishte shumë afër vendimit për dalje nga NATO që gjatë Samitit të Aleancës në vitin 2018. Trump “nuk e do as varësinë europiane nga gazi dhe nafta ruse, as marrëveshjet tregtare me BE-në”, thotë Bolton.

Deklaratën e fundit të Trumpit kundër NATO-s Bolton thotë se duhet marrë shumë seriozisht. Trump u ankua se europianët nuk po paguajnë sa duhet në buxhetin e NATO-s dhe paralajmëroi se po u bë president në nëntor do të inkurajonte Rusinë të sulmojë ato shtete të NATO-s që nuk paguajnë.

Bolton tha se largimi nga NATO do të ishte katastrofë si për SHBA-të, ashtu edhe për Aleancën Veriatlantike. Por, shtoi Bolton, Trump nuk i kupton këto gjëra. “Trumpin nuk mund ta bindësh me argumente, sepse atij nuk i intereson përmbajtja, por vëmendja. Ai i dëshiron titujt më të mëdhenj që i ka shkruar një president amerikan: që ai i largoi SHBA-të nga NATO”.

- Publicitet -

Bolton tha se Trump nuk ka filozofi të qeverisjes. Ai çdo gjë e sheh si transaksion ku vendimtare është se sa përfiton Donald Trumpi. Bolton sugjeron që europianët duhet të mendojnë si ta përkëdhelin Trumpin për t’ia larguar vëmendjen nga NATO-ja. Ai tha se është turp që Europa dhe SHBA-të nuk po përpiqen t’i harmonizojnë interesat e përbashkëta dhe vlerat sa i përket politikave të sigurisë, jo vetëm ndaj Rusisë, por në kuptim më të gjerë. Bolton përkujtoi se nuk është vetëm Trumpi që kritikon europianët; edhe Obama, tha Bolton, i krahasonte europianët me “freeriders”, që në fjalorin e politikës i bie: një person që përfiton nga tjetri pa dhënë kontribut.

Me sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, situata gjeopolitike ka ndryshuar në mënyrë dramatike, thotë Bolton, andaj ai propozon që shtetet e NATO-s të rrisin buxhetin e mbrojtjes deri në 5 apo 6 për qind të bruto prodhimit vendor. Prej vitesh SHBA-të insistojnë që europianët të paguajnë së paku 2 për qind nga bruto prodhimi vendor në buxhetin e NATO-s. Bolton propozon që kjo shumë të dyfishohet.

Bolton kritikoi qasjen e deritanishme të amerikanëve dhe europianëve ndaj Ukrainës.

“Perëndimi ka bërë pak për Ukrainën. Armët janë dërguar pak nga pak dhe pas debateve të gjata. Kjo e ka bërë të pamundur një luftë strategjike, andaj frontet janë ngrirë. Pse ndodhi kjo? Sepse nga Joe Bideni shpesh kemi dëgjuar se nuk dëshiron zgjerim të luftës. Ne po lejojmë të trembemi nga Rusia, ndërsa kemi dështuar ta pengojmë invadimin nga ana e Putinit. Kjo frikë e ka zgjatur luftën. Sa i përket strategjisë: kush e gjykon gabimisht llojin e konfliktit, nuk është në gjendje të reagojë si duhet. Këtë e quaj gabimin më të madh të qeverisë së Joe Bidenit”, theksoi Bolton.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Spektakël në qiell më 12 gusht, eklipsi total diellor rikthehet në Evropë pas 27 vitesh
  • Zjarret në Mallakastër dhe Krujë drejt shuarjes
  • 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  • Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  • Horoskopi 10 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot

Komentet e Fundit

  1. Rexha on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. Churchill Vlorë on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  3. Mentori on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  4. Dursakja on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?