Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ka nisur në vitin 2008, projekti më i madh infrastrukturor në Europë drejt përfundimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ka nisur në vitin 2008, projekti më i madh infrastrukturor në Europë drejt përfundimit
AktualitetBote

Ka nisur në vitin 2008, projekti më i madh infrastrukturor në Europë drejt përfundimit

Published: September 20, 2022
Shpërndaje

Pas një dekade planifikim, punimet për ndërtimin e tunelit më të gjatë nën ujë, po ecin me hapa të shpejtë. Tuneli që do të lidhë Danimarkën dhe Gjermaninë pritet të hapet në vitin 2029 dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit midis dy vendeve.

“Një pjesë e tunelit pritet të jetë gati në fund të vitit, ose në fillim të vitit të ardhshëm. Për momentin, sapo ka përfunduar një port i përkohshëm në zonën daneze. Gjithashtu, është ngritur edhe fabrika që do të ndërtojë seksionet e tunelit. Çdo seksion do të jetë 217 metra i gjatë, 42 metra i gjerë, 9 metra i lartë dhe me peshë 73.000 tonë.”

Tuneli Fehmarnbelt – 18 km i gjatë – konsiderohet si një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në Europë, me një buxhet ndërtimi rreth 7 miliardë euro. Ai do të ndërtohet përgjatë Brezit Fehmarn, një ngushticë midis ishullit gjerman të Fehmarn dhe ishullit danez të Lolland, duke u projektuar si një alternativë ndaj transportit me tragete, që përdoret nga miliona pasagjerë çdo vit. Udhëtimi që tani zgjat 45 minuta me traget, do të zgjasë vetëm 7 minuta me tren dhe 10 minuta me makinë.

Fehmarnbelt Fixed Link do të jetë tuneli më i gjatë në botë, rrugor dhe hekurudhor. Ai do të përbëhet nga dy autostrada me dy korsi dhe dy shina hekurudhore.

- Publicitet -

“Sot, nëse do të bëni një udhëtim me tren nga Kopenhaga në Hamburg, do t’ju duheshin rreth katër orë e gjysmë. Kur të përfundojë tuneli, i njëjti udhëtim do të zgjasë dy orë e gjysmë. Përveç këtyre avantazheve, tuneli do të ketë ndikim pozitiv edhe në transportin e mallrave, pasi krijon një rrugë tokësore midis Suedisë dhe Evropës Qendrore, që do të jetë 160 kilometra më e shkurtër se sot.”

Jens Ole Kaslund, drejtor teknik në Femern A/S, kompania shtetërore daneze

Projekti daton që nga viti 2008, kur Gjermania dhe Danimarka nënshkruan një traktat për ndërtimin e tunelit. Më pas, u desh më shumë se një dekadë që të miratohej legjislacioni i nevojshëm nga të dyja vendet dhe të kryheshin studime të ndikimit gjeoteknik dhe mjedisor. Procesi përfundoi pa probleme nga pala daneze, ndërsa në Gjermani një numër organizatash, kompani tragetesh apo grupesh mjedisore kundërshtuan ashpër miratimin e projektit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • LEON says:
    September 20, 2022 at 5:47 pm

    Kaq kushton nje rruge fshati me dy korsi vajtje-ardhje e Edi Rames.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?