Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ka qenë objekt i çdo sulmi që kur nënshkroi”, Meloni falenderon Ramën për marrëveshjen për emigrantët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Ka qenë objekt i çdo sulmi që kur nënshkroi”, Meloni falenderon Ramën për marrëveshjen për emigrantët
Lajmi i funditPolitike

“Ka qenë objekt i çdo sulmi që kur nënshkroi”, Meloni falenderon Ramën për marrëveshjen për emigrantët

Published: May 28, 2024
Shpërndaje

Projekti me Shqipërinë për migrantët po ecën mirë dhe për këtë falënderoj Edi Ramën, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për emisionin ”In mezz’ora” të Rai3.

“Projekti me Shqipërinë po ecën mirë”, tha Meloni e pyetur lidhur me polemikat e ngritura për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për migrantët.

”Ky projekt do të jetë operativ pas pak kohësh. Është një projekt të cilin ne duam ta bëjmë në mënyrën më të mirë, sepse mendoj se është një projekt jashtëzakonisht strategjik.

- Publicitet -

Ajo që të gjithë duhet të kuptojnë është se nëse marrëveshje me Shqipërinë funksionon, kjo mund të ndryshojë shumë politikën evropiane të menaxhimit të migracionit dhe për këtë, e majta italiane është shumë nervoze.

Më bën të qesh fakti që shumë nga eksponentët e Partisë Demokratike Italiane fillimisht na akuzuan se duam të ndërtojmë një Guantanamo në Shqipëri dhe tani ankohen për vonesat në ndërtimin e Guantanamos… Mos u shqetësoni se projekti do të jetë operativ, projekti do të funksionojë dhe projekti do të hapë rrugën për shumë pista të tjera”, shtoi Meloni.

Kryeministrja italiane ka thënë se kreu i qeverisë shqiptare është përballur me sulme të pajustifikueshme nga e Majta edhe nga mediat italiane, vetëm e vetëm pasi vendosi të përkrah zbatimin e planit për qendrat e pritjes së refugjatëve.

”Dua t’ju tregoj një gjë. Ndërsa këtu e majta italiane po përfshinte të gjithë komisionerët evropianë dhe të gjithë liderët evropianë kur ne shpalosëm marrëveshjen me Shqipërinë për t’i treguar kujtdo se kjo gjë ishte kundër shtetit të së drejtës, ndodhi pikërisht e kundërta.

Ndodhi ajo që 15 vende evropiane nënshkruan disa ditë më parë një letër drejtuar komisionit për çështjen e migracionit ku i kërkojnë Komisionit Evropian për të ndërtuar mbi modele si marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë.

Kështu që unë dua të falënderoj këto vende dhe mbi të gjitha dua të falënderoj Edi Ramën sepse ai ka qenë subjekt i të gjitha llojeve të sulmeve që kur vendosi të firmoste me ne këtë marrëveshje. Ajo që Edi Rama donte të bënte ishte thjesht të ndihmonte Italinë dhe për rrjedhojë të këtij fakti për të u kërkua të dëbohej nga Partia Socialiste Evropiane. Fakti që praktikisht Shqipëria të përkufizohet si narkoshtet, fakti që vënë në gojën e tij gjëra që ai nuk i ka thënë kurrë, le të themi, nuk janë të drejta”, theksoi ajo.

”Nuk e di nëse për të majtën italiane të ndihmosh Italinë nuk është një princip i majtë. Mua më duket se ka bërë thjesht një gjë, pavarësisht çfarë mund të mendoni për marrëveshjen, që të na japë një ndihmë dhe që të gjithë duhet ta falënderojmë për këtë”, përfundon kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në një intervistë për emisionin ”In mezz’ora” të Rai3.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    May 28, 2024 at 9:44 am

    Patjeter qe duhet ta falenderosh ate Rame bastard oj Giorgia Bostania (Meloni ne italisht) se nuk ke ku gjen tjeter kryeminister ne mbare boten qe te vije tte ty e te lutet per t’i perplasur ne Shqiperi ato afrikanet qe te mesyjne perdite bregdetin italian.

    Reply
  • Humoristi says:
    May 28, 2024 at 10:44 am

    Edhe Meloni mo,i ka pare fotot nudo qe shperndau gjyshi i Vicitoloit,Jemi ne merak te shohim zehollet katundare nudo.Kete kerkojne edhe filoqylsit politikane!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?