Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
KronikeKuriozitete

Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë

Published: June 29, 2026
Shpërndaje

Peripecitë e një turisteje të huaj në Alpet Shqiptare janë bërë virale në rrjetet sociale, pasi ajo ndau minutë pas minute betejën e saj për mbijetesë, pasi u kafshua nga nepërka me bri, gjarpri më helmues që gjendet në Shqipëri.

Amy, e cila prej tre vitesh e gjysmë jeton në Zelandën e Re, tregon se ngjarja ndodhi më 21 qershor, rreth orës 10:19, teksa po vraponte në një shteg malor pranë Valbonës.

Menjëherë pasi u kafshua, ajo filmoi gjarprin për ta identifikuar më vonë, u ul në shteg dhe telefonoi numrin e emergjencës 112. Për shkak të terrenit të vështirë dhe vështirësive në komunikim, ndihma nuk arriti ta lokalizonte menjëherë.

- Publicitet -

Më pas, Amy telefonoi babanë e saj në Australi, i cili i kërkoi të dërgonte vendndodhjen përmes aplikacionit What3Words, në mënyrë që të ndihmonte autoritetet të përcaktonin pozicionin e saj. Paralelisht, ajo kontaktoi edhe pronarin e një bujtine në Shkodër, i cili u lidh me autoritetet lokale përmes WhatsApp dhe bëri të mundur dërgimin e ambulancës në zonën ku ndodhej.

Gjatë pritjes, turistja tregon se fillimisht improvizoi gabimisht një turniket me rrobat e saj, por më vonë e hoqi dhe vendosi një fashim kompresiv rreth plagës, ndërsa qëndroi e palëvizshme sipas udhëzimeve që mori.

Ajo rrëfen se frika më e madhe ishte fakti se ishte kafshuar nga gjarpri më helmues në Shqipëri. Megjithatë, ajo që ka prekur më shumë ndjekësit në rrjetet sociale është mënyra se si e përballoi situatën. Mes dhimbjes, ankthit dhe pasigurisë, Amy vazhdoi të filmonte veten, të dokumentonte çdo moment dhe madje të bënte humor, duke u përpjekur të ruante qetësinë.

Në mesazhin e saj, ajo thekson se pa sinjalin e telefonit celular, ngjarja mund të kishte përfunduar ndryshe. Për këtë arsye, u bën thirrje të gjithë turistëve që eksplorojnë zona të thella malore të pajisen me pajisje emergjence si inReach ose Personal Locator Beacon (PLB), të shkarkojnë aplikacione për ndarjen e vendndodhjes si What3Words dhe të mbajnë gjithmonë me vete një çantë të përshtatshme të ndihmës së parë.

Në fund, Amy falënderon të gjithë ata që i erdhën në ndihmë, duke theksuar se reagimi i shpejtë i banorëve vendas dhe autoriteteve bëri të mundur shpëtimin e saj. Fatmirësisht, sot ajo është jashtë rrezikut dhe e ka kthyer këtë përvojë traumatike në një mesazh shprese: edhe në momentet më të vështira, nuk duhet humbur kurrë shpresa.

m.a. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • demo says:
    June 29, 2026 at 9:32 am

    Po cdo ti ne maje te Valbones,me breke,Atje edhe ushtari kufirit nuk kalonte vetem,pa pergjegjsin e ndrreses.C`kusur ka populli shqiptar t`ju mbaj juve ne inventar?

    Reply
  • Phoenix says:
    June 29, 2026 at 11:00 am

    Mund te te jete e vertete, por mund te jete dhe ndonje sajese. Ka plot nga ata qe krijojne skenare dhe inskenojne situata false ne Instagrame e rrjete sociale, per te rritur numrin e followers dhe klikimet. Pak veshtire te te kafshoj nje gjarper kaq helmues, dhe te mbijetosh pa mare serumin e antitrupave specifik per helmin. Helmi i ketij gjarperit paralizon sinjalet e sistemit nervor ne organet jetike, duke filluar me mushkerite e vazhdon te zemra. Efekti vjen me minuta.

    Reply
  • Turisti shqiptar says:
    June 29, 2026 at 12:09 pm

    Po trap,pse kobra eshte,askush nuk vdes nga neperka nqs merr ndihmën brenda nje kohe te arsyeshme,me minuta vetem nga cyanure vdes
    Por ajo turistja duhet paguaje per sherbimin,ashtu si paguhet dhe atje ku jeton ajo
    I trajtojnë turistët sikur janë qenie të veçanta
    Kjo tregon shenja inferioriteti, dukuri per popuj primitive

    Reply
    • Tellalli says:
      June 29, 2026 at 12:50 pm

      Sipas teje turistët duhen lënë të vdesin kur sëmuren , apo pësojnë aksidente ?

      Reply
      • Toni says:
        June 29, 2026 at 3:05 pm

        Jo mor Tellal, te ndihmohen, te sherohen dhe t’ju jepet fatura ne dore, si kudo ne bote. Nuk ka pse paguan Shqiperia per turistat. Shumica jane te siguruar, dhe ne vetem sa u falim zemergjeresisht shoqerive te sigurimeve te tyre qe “vuajne per buken e gojes” parate qe na duhen per femijet dhe pleqte tane. Dhe nese nuk jane te siguruar, te vene mend dhe te sigurohen ne te ardhmen.

        Reply
    • Tirana says:
      June 29, 2026 at 3:45 pm

      Nga inferioriteti ndaj te huajve shkaterruam gjithe vendin.

      Reply
  • Detari says:
    June 29, 2026 at 4:38 pm

    @ Tellalli

    Turistja te paguaj te gjitha shpenzimet e shpetimit dhe mjekimit.

    Ne amerike kesaj do i faturonin te pakten 10.000 dollare.

    Reply
  • Plaku says:
    July 2, 2026 at 5:13 am

    O detar, pse duhet të paguaj turistja, kur kryeministri ka thënë : “Shëndetësia falas”….

    Reply
  • Detari says:
    July 2, 2026 at 6:40 am

    O Plaku, beni vet budallane apo jeni ne te vertet budalla?
    Turisti nuk eshte taksapagues ne shtetin tone….i bie qe gjithe femrat e Afrikes te vizitojne spitalet tona per te lindur, turizem javor dhe shpenzimet kush do i paguaje?

    Reply
  • troc says:
    July 3, 2026 at 1:30 pm

    Nuk e di cfare borxhi ju kemi ne ketyre aventuriereve qe shkojne HU ME HU . Duhet te paguajne per sherbimin, se ne disa raste perdoren dhe helikoptere qe ti gjejne atje ku futen pa njohur terrenin.Nuk i duhen vendit keto lloj turistesh me buke me vete, te shkojne gjetke dhe te shkaperdhehen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shifra dhe analizë: Çfarë ka sjellë realisht Ligji për Investimet Strategjike
  • Moti i kthjellët në të gjithë vendin, parashikimi për sot
  • VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard
  • “Serumi” i lashtësisë!
  • Kush fiton nga pasiguria?

Komentet e Fundit

  1. ANA on “Serumi” i lashtësisë!
  2. Detari on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Leo on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Qytetari on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  5. Trapajane hesapi on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?