Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kali i Saliut, tagjia e Edit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Kali i Saliut, tagjia e Edit
Kendi i KryeredaktoritKryesore

Kali i Saliut, tagjia e Edit

Published: March 31, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

“I pe molotovët? Kam një gajle se mos duke goditë Ramën me hak, po i bëjmë prapë kalin gati Saliut” – më shkruante mbrëmë një lexues në moshën e lume të babait tim.

Nuk ka faj.

- Publicitet -

Në kalendarin politik të Sali Berishës, tensionet dhe konflikti kanë qenë instrumenti kryesor i mbijetesës. Ky vend i ka dhënë gjithçka këto 35 vjet, por kjo shkollë e pështirë e dhunës dhe mashtrimit, nuk ia ka kursyer kurrë as paqen sociale, as jetët njerëzore.

Sot dhuna berishiste ka shpërthyer çuditërisht njëherazi me trokitjen për herë të parë të drejtësisë në nivelet e larta të qeverisjes. Në fakt, asgjë nuk e fsheh dot llumin e përgjimeve, akuzat zyrtare dhe hetimet që rrethojnë “diktatorin”, më mirë se tymi i molotovit në rrugët e Tiranës.

Kjo dhunë e sforcuar, krejtësisht e panevojshme, e shtyn qytetarin e pakënaqur me qeverisjen, korrupsionin, çmimet, drejt një dileme të dhimbshme. Të mbajë në shpinë të keqen që njeh? Apo të hidhet në pasigurinë që sjell flaka e molotovit të mjerë berishist?

Në fakt është zgjedhje brenda të njëjtit rreth që ushqen vetveten.

Ajo që duhet kuptuar mirë është ana e padukshme e hënës në politikën shqiptare. Retorika e gjyleve në ekrane dhe zhurma e molotovit të kontrolluar në rrugë fsheh një simbiozë të qartë interesash.

Ndonëse zyrtarisht në opozitë dhe nën hetim, Berisha mbetet një aksioner kryesor në ekonominë e vendit. Kali i Berishës për të cilin shqetësohet lexuesi  i moshuar ushqehet mirë me tagjinë e parasë publike. Mbështetësit thirren në protesta për “përmbysje”, por llogaritë bankare të biznesmenëve që financojnë familjen e Berishës dhe oborrin e ngushtë të PD-së, fryhen çdo ditë nga fonde të firmosura nga qeveria.

Nuk është më sekret që klientët kryesorë të projekteve të mëdha publike, janë të njëjtët emra që kanë qenë në krah të Berishës për dekada.

Berisha merr nga Rama çfarëdo që i nevojitet në rrafshin ekonomik, duke siguruar që “makineria” e tij të jetë gjithmonë e vajisur. Por nuk ka vetëm përfitim nga çdo tender i madh përmes klientelës së tij. Ka edhe ndikim politik sepse njerëzit e tij janë emëruar e vazhdojnë të emërohen në poste kyçe drejtuese, së fundmi ministrore.

Duket paradoksale por Berisha sot ndodhet në pikën më luksoze të karrierës së tij.

Dhe ka zero përgjegjësi. Për çdo dështim, për çdo vjedhje dhe për rrugën e bllokuar të integrimit, fajin e ka “narko-qeveria” e Ramës.

Berisha është pjesë e sistemit, mbase pjesa më e fituar e tij. Ai nuk ka asnjë arsye reale për ta përmbysur atë.

Kjo nuk do të thotë që Sali Berisha nuk do donte të rikthehej në pushtet. Absolutisht po. Shpirti ia di. Dihet që për Berishën, pushteti nuk është thjesht qëllim politik.

Por nuk mundet!

Ai e di më mirë se kushdo këtë. Edhe sikur të anashkalonim vijën e kuqe të non gratës, Berisha ka një tavan elektoral të ulët pa asnjë gjasë zgjerimi, pavarësisht bazës besnike (militantët). Për më tepër, përçarja brenda PD, krijimi i forcave të reja e bëjnë matematikën e votave edhe më të vështirë.

Po të ishte ndryshe do mjaftonin zgjedhjet më të afërta që korrupsioni të rrëzohej si kudo në botë.

Por nuk është.

Rrugëtimi i Berishës drejt pushtetit është i rrethuar nga barrikada që nuk i binden më vullnetit të tij, nga rrethana që ai nuk i dikton dot më. Ndaj sot, berishizmi e gjen veten më komod nën petkun e gogolit dordolec që i shërben jetëgjatësisë së Ramës, sesa nën barrën e një alternative.

As opozita në tërësi nuk lirohet dot prej tij. Pa Berishën ata humbin edhe këto shifra të elektoratit që kanë. Me Berishën nuk zgjerohen kurrë. I njëjti berishizëm që sot për Ramën është oksigjen, për opozitën është një “tumor” me metastaza të plota në kuptimin politik.

Ky është një ekuilibër që ushqen vetveten. Përballë gjendet qytetari i zhveshur nga e drejta e zgjedhjes reale që në 2008-n. Ky qytetar sot është peng i detyrimit për të votuar mes molotovit dhe korrupsionit.

Ka institucione që po ndryshojnë (ngadalë), ka aktorë të rinj, edhe pse ende të dobët, ka hapësira që nuk janë plotësisht të mbyllura. Megjithatë, ende mungon një alternativë e besueshme dhe e organizuar.

Për momentin sistemi funksionon mbi teatrin e polarizimit të fortë dhe krijim-përdorimin e krizës si kapital politik. Dhuna në rrugë dhe korrupsioni në pushtet ushqejnë njëri-tjetrin.

Ky rreth nuk çahet vetë. Por si fillim, duhet kuptuar simbioza dhe duhet analizuar si e tillë.

Marrë nga rubrika e kryeredaktorit, që botohet çdo ditë në faqen 2 të DITA versioni print i gazetës

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
31 Comments
  • vlonjati says:
    March 23, 2026 at 2:53 pm

    Z.Thano:Per mendimin tim demin me te madh na e ka bere Rama se Berisha.Edhe pse duket paradoksale eshte e vertete.Deri ne vitin 2013 mbanim vehten me shprese se Saliu do iki nje dite dhe ne qeverisje do vij Rama ,dhe keshtu qe do regullohet gjendja.Pra ishim me shpresa.Sot ne vitin 2026 themi mir do iki Rama po kush do vije?Do na vij prape Saliu?Mos o zot.Ne kete bote cdo gje ndodh.Pra tani na ka vdekur dhe shpresa per te ardhmen.Ja pse demin me te madh na e ka bere Rama.Na. zgjoi nga gjumi dhe na prishi endren.Kush mund te vij pas tij?

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    March 23, 2026 at 2:58 pm

    35 Vjet komunitet primitiv me kronika:
    Lufta gjelash!?
    35 Vjet kalifat i Bathores’ ku QENJE me bisht turma pa’ KRERË dhe zagare ndjekin,lehin bejne tifozllik per KRERË te Xhihadit Sali un Nano,Meta,EDvin,Medi…alabakeri.
    ..

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      March 23, 2026 at 4:54 pm

      Është krijuar ideja se RAMA MBIJETON PREJ NON GRATËS.? Unë them JO 100 %,Por pjesërisht duket:
      1.Drejtësinë 1992-2013 e kishte 100 % nën komandë FAMILJA BERISHA(SALI+GITA)! Dhe,atë e ka edhe SOT 99 %.!
      2.Dihet se Rama inicoi DREJTËSINË E RE,me diktim të A.Merkelit Gjerman,ndryshe nuk do kishte BE.Dhe,dihet ç’ndodhi,55 % e magjistratve berishist i kapi vetingu..ndaj për të shpëtuar pjesën tjetër hakmarrse,SKAPI PD ju turr paraburgimeve selektive në PS =100/1.!
      3.Nëse TENDERAT i fitojnë oligarkët e non gratës,kjo ndodh pasi nuk mund të skualifikohen se fitojnë me GJYQE ME GJYKATAT E SALIUT 100 % DHE, B.BALLUKU PËRSËRI DO ARRESTOHEJ,sipas SALISKAPIT.?
      -Pse nuk ndërhyet në RIOLL TË SHKODRËS ME TROPOJANIN E SALIUT B.ULAJ.? Pasi janë kredhur keq gjykatat me vendime në palosje vendimesh.
      -Dhe KM Rama nuk del mbi gjykatat banda të Saliut 1992.!
      4-E.Ramës me arrestimin e Erionit për fustanet e Ariolës,ju hëngër MISHI,ndërsa me B.Ballukun për tendera,jo korrupsion,SALI/SKAPI i kërkoj ti hante KOCKAT,ndaj dha komandën SOS.!
      -Por kjo do të shfrytzohet nga SALI/SKAPI/PPE.?
      5-Me deklaratën se do të kthej në detyra të vetinguarit,Non Grata shpreson të çbëj drejtësinë e RE,ndonse me mbikqyrje të SHBA,BE..Për të shpëtuar pasurinë e familjes mbi 60 banesa në gjithë Europën.
      6.Nëse E.Rama ka në mbështetje QEVERTIT E SHBA,BE..Nongrata ka PPE(partit e djathta të tipit Fredi Beleri,Damir Fazlliç)!
      7.Zhurma shpifse e non gratës përmes medjeve 99% 2005 për PARABURGIMET e maxhorancës ,sipas KIE,janë 65 % më shumë se në BE dhe baras me Kremlinin,ku ASNJË QEVERITAR KRYESOR NUK ËSHTË ME FORMË TË PRERË.!?
      -Biles GJK e lë për gjykim të lirë E.Veliaj,ndërsa DADO-BANI,me diktim të non gratës nuk e lëshojnë deri në vdekje.!
      8.Tashmë 80 % e popullit është i bindur se nëse Qeveria Rama është e kapur në korruptuar,..
      …OPOZITA NON GRATA ËSHTË JO VETËM MË E KORTUPTUAR(DASH) POR DHE VRASTARE MBI 20.000 NËNA ME TË ZEZA.!
      -Ambasadorja YURI KIM E THA QARTË..”.ME SB PD DO TË HAJ BAR.” dhe Yuri Kim është gjallë dhe me Presidentin TRAMP NGA 2016,si inicues i Nkn Gratës.!
      -Ndaj,Non grata po hidhet në PPE Europiane.
      -POR AMERIKA EDHE KUR GABON-NUK GABON.!
      9.Ndryshimi pushtetit mund të bëhej vetëm me një PARTI TË 3(TRETË),por Non Grata nuk lejon filiza edhe brënda lloit.!
      10.Tashmë situatën e ka në dor SPAK,GJKKO..për ta gjykuar SB për dosjet e krimit në proçes,për ta IZOLUAR NGA POKITIKA SIPAS DASH 2021,PËR TË MOS E LËN VËNDIN PA OPOZITË.
      11.Në këto kushte..QËNT LE TË LEHIN..KARVANI ECËN DERI 2050.!
      News Albania
      FLM DITA

      Reply
      • Remo says:
        March 23, 2026 at 5:53 pm

        Ethem, ti nuk je “pjeserisht” por 100% Cyryk!

        Reply
      • K says:
        March 23, 2026 at 6:46 pm

        Teme tu lodh gishti me kopje/ngjitje

        Reply
  • pensionist says:
    March 23, 2026 at 4:03 pm

    Z Thano .Na e boto te lutem pergjigjen e drejtorit te ISSH per gjallesen e pensionisteve se ne qe jetojme jasht jemi te interesuar dhe nuk e marim dot gazeten ne print po vetem online.Te faleminderit

    Reply
  • Buda says:
    March 23, 2026 at 4:13 pm

    Shtypi i kulifikuar i nivelit tё gazetёs “Dita”, duhet tё kёrkojё dhe tё argumentojё ne nivel akademik nevojёn e domosdoshme tё ndryshimit tё Sistemit Kryeministror tё diskredituar tё qeverisjes Shqipёri. Nisur edhe nga difektet e sistemit qeverisёs ne shtete e Ballkanit, Europёs dhe SHBA, mendoj se sistemi demokratik i qeverisjes nё Shqipёri do te zvogeloje ne maksimum Korrupsionin dhe Diktaturen Personale Kryeministrore duke aplikuar sistemin qeverises me Republikё Presidenciale. Presidenti tё zgjidhur nga populli, pasi do te jetё institucioni kryesor i Republikёs. Presidenca do te behet garant i Kushtetutes dhe kontrolluese e balacuese e tre pushteteve: Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqesorit. Nё Pushtetin Legjislativ po zё vend me te drejtё ideja e zgjedhjes sё mazhoritare te 100 ligjberesve me nivel juridik tё Shkollёs sё Magjistraturёs. Deputetёt nuk mund tё marrin asnjё detyrё nё Pushtetin Ekzekutiv. Gazeta ia vlen te hapё njё debat shkencor rreth kёtij ndryshimi tё sistemit tё qeverisjes dhe mё tej tё kalohet nё Referendum Popullor.

    Reply
  • detto tra noi says:
    March 23, 2026 at 4:42 pm

    Leri anonimatet Thano, thuaje cope se ai lexuesi i moshes babait tend qe ka mision te pamundur te godase hajduterine e Rames se mos i ben gadi kalin Sales…eshte Bedro Islami, dora vete!

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    March 23, 2026 at 4:45 pm

    Moj tagji o moj tagji
    Sa e do Saliun ti
    Belindën mbaje në gji
    Se sonte po bie shi.

    Reply
  • Berati says:
    March 23, 2026 at 4:51 pm

    E,e fajin dihet kush e ka. Po ne e zevendesuam Saliun e vume Lulin. U derdhen lume topat e pushtetit me gazetaret e Dites e Temes apo Bolinos se Luli kish vjedhur rrugen e kombit,se ishte agjent i ruseve ,se kishte arrestuar komandantet e UCK-se e te tjera pa fund. Dhe tani prape justifikimi se Ramen e mban Saliu se ska alternative se ska opozite. E verteta eshte e thjeshte. Shqiptaret jane popull skllav qe vete nuk mund te ndertojne shtet demokratik dhe kalemxhinjte “kritike” vetem sa e rendojne gjendjen.

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    March 23, 2026 at 4:59 pm

    “Në fakt, asgjë nuk e fsheh dot llumin e përgjimeve, akuzat zyrtare dhe hetimet që rrethojnë “diktatorin”, më mirë se tymi i molotovit në rrugët e Tiranës…”

    SAKTË.O THANO VETEM SE KE HARRUAR TE THUASH QE MOLOTOVET UA PAGUAN VET BELINDA.
    SI ATO NE BASHKI
    E DI TI QE NENKRYETARI BASHKIS ESHT BER ME NDERHYRJEN E BELINDES NJE NGA ATA QE VERVISTE MOLOTOVET KUNDER LALIT?

    Reply
    • Remo says:
      March 23, 2026 at 6:05 pm

      E forte na doli kjo mbesa e Beqos mo! Po kjo, jo vetem qe eshte Lubi ne te vjedhur, po gati na hengri gjithe Birone e shokut Edver. Ngeli Palloshi gjithe kohes duke emeruar e shkarkuar ministra e drejtore, aq sa boshatisi edhe foltoren e “kundershtarit”! Salehut, vetem grupi i molotovit i ka mbetur, o me sakte ata qe do Bela. Epo nuk e paska pasur keq shoku Laver, qe gjyshin e kesaj, e quante Pucist, sa i ka ngjare!

      Reply
  • Gani USA says:
    March 23, 2026 at 5:03 pm

    Me then te drejten kaq shum molotov saliu nuk hudhi as kur e futen per vete ne arrest shpie.

    Bravo Belinda

    Reply
  • Ana says:
    March 23, 2026 at 6:30 pm

    Do te duhet pak kohe akoma per te dale nga rrethi vicioz ku na ka futur sistemi sepse nuk e kemi akoma nje alternative te plote per t’u mbeshtetur,por besoj se me zbulimet dhe zhvillimet e fundit jemi ne rrugen e duhur dhe duhet te falenderojme dhe t’i mbeshtesim ata qe na ndihmuan te hapim syte.Me e rendesishmja kemi kuptuar se cfare na ka ndodhur ne keto vite dhe ketej e tutje nuk mund te pretendojme me se ishim te paditur ose pakujdesshem.

    Reply
  • Berati says:
    March 23, 2026 at 7:49 pm

    Nuk e ka alternativen Ana. Po krijoje moj. Ça pret? Ata qe nje alternative ta kane dhene ti si voton. Ja ta jap une nje alternative. Mos voto me Ramen. Ti dhe mijera trushkulur qe vazhdojne me kokefortesi drejt shkaterrimit e keni pasur gjithmone nje alternative.

    Reply
  • AFORIZMA says:
    March 23, 2026 at 11:29 pm

    “Korrupsioni nuk është një gabim i sistemit; ai bëhet vetë sistemi kur pushteti humbet legjitimitetin moral.” (Antonio Di Pietro).
    “Problemi nuk është se pushteti korrupton njerëzit, por se njerëzit e korruptuar kërkojnë pushtetin.” (Václav Havel)
    Nuk ka kërcënim më të madh për civilizimin se sa një qeveri me njerëz jokompetentë, të korruptuar dhe të pandershëm. (Ludwig von Mises)
    Korrupsioni është forma më e ulët e tradhtisë kombëtare. Kombi nuk vdes nga armiqtë, por nga hajdutët që i vesh petkun e ligjit. ( Gjergj Fishta)
    “Korrupsioni nuk është mungesë ligjesh, por mungesë morali.” (Alexis de Tocqueville)
    “Një qeveri e korruptuar është armiku më i madh i vetë shtetit.” (Edmund Burke)
    “Kur ligji mbron pushtetin nga populli, ai pushon së qeni ligj.” (John Locke)
    “Kur qeveria ka frikë nga populli, ka liri; kur populli ka frikë nga qeveria, ka tirani.” (Thomas Jefferson)
    Deri kur qytetarët heshtin, tirania duket sikur nuk ekziston.” (Voltaire)
    “Korrupsioni fillon aty ku përfundon turpi.” ( Eduard Shevardnadze)
    “Qeveria e njerëzve të ligj edukon shoqëri të padrejtë.” (Platon)
    Është e rrezikshme të kesh të drejtë kur qeveria është gabim. (Volteri)
    “Programet politike shpesh nuk janë debate, por teatër propagande ku moderatorët bëhen pjesë e lojës së elitave.” (John Pilger)
    Kontrolloni perceptimin, jo realitetin. Njerëzit veprojnë sipas asaj që besojnë. Jo asaj që është e vërtetë. (Machiavelli)
    “Popujt që mësohen të kenë sundimtarë, nuk mund të jenë të lirë.” (Jean-Jacques Rousseau)
    Një popull që zgjedh njerëz të korruptuar, mashtrues, hajdutë dhe tradhtarë nuk është viktimë, është bashkëpunëtor. (George Orwell).
    “Një popull që pranon mediokritetin e udhëheqësve të tij përgatit skllavërinë e vet.” (John Stuart Mill)
    “Demokracia është një mjet që siguron që ne nuk do të qeverisemi më mirë sesa meritojmë.” (George Bernard Shaw)
    “Ata që nuk mësuan nga historia janë të destinuar ta luajnë skenarin e njëjtë edhe sot.” (George Santayana)
    “Një popull nuk merr gjithmonë qeverinë që meriton, por shpesh merr qeverinë që toleron.” (Anonim)
    “Demokracia vdes jo kur mungon opozita, por kur ajo bëhet pjesë e lojës së pushtetit.” (Anonim)
    “Çdo shfaqje politike ku opozita duket se lufton, por në fakt legjitimon pushtetin, është teatër, jo politikë.” (Anonim)
    Kur e njëjta klasë politike ndërrohet mes pushtetit dhe opozitës, ndryshon vetëm karrigia, jo sistemi. (Anonim)
    “Në teatër politik, shfaqja e opozitës shpesh maskon bashkëpunimin me pushtetin.” (Anonim)
    “Opozita që duket se lufton, shpesh është pjesë e teatrit politik që mban pushtetin në këmbë.” (Anonim)
    “Qeveria ka dy armë: dhunën dhe teatrin politik; njerëzit i besojnë të parës, por i shohin të dyja.” (Anonim)
    “Kur të njëjtat fytyra lëvizin nga pushteti në opozitë, ndryshon vetëm skena, jo rrënja.” (Anonim)
    “Sistemi nuk shembet nga protestat e dhunshme të kontrolluara, por nga ndërgjegjja e qytetarëve të lirë.” (Anonim)

    Reply
  • Mentori says:
    March 24, 2026 at 5:29 am

    Hajdutët me petkun e ligjit mbërthyer janë më të rrezikshëm se armiqtë e tij.
    Alternativë e mundshme për ne është
    Partia Lëvizja bashkë.

    Reply
  • demo says:
    March 24, 2026 at 9:19 am

    Shqiperia 2030 quhet Halucinacioni i fundit i Halucinantit Prestigjator Edi Rama,qe me kete Halucinacion kostoz prej miljarda Euro do te hedhe ne lume e perrua Taksat,Tatimet,sigurimet,kuponat e shqiptareve edhe per 10 vjetet e ardhshem.
    Nuk mungojne edhe ne kete Enderr me miljarda,, Idiomat e Idiotit Planetar si “Dokumenti politikave Prioritare,Lista Unike e Projekteve,Administrata e re Elite,.” Etiketa me frazeologji boshe,qe deri me sot kane sherbyer si maska per te mbuluar surrate kriminelesh,mafiozesh,hajdutesh,drogaxhij,grabites fondesh,tip AKSHI,DURANA PARK.
    2 JANE PROJEKTET QE DO MARRIN PJESEN E LUANIT NE KETE HALUCINACION.
    1-Porti i ri ne Porto Romano,sipas ketij prestigjatorit diku te 1 miljard euro,por sipas Xhevahir Ngjeqarit,as 100 miljard Euro nuk mjaftojne per thellimin e lagunes rerembajtese dhe ndertimin e 75 mije meter katror kalatra,sheshe ankorimi.
    Sipas inxhinjereve detare dhe gjeologe,as gjithe gatrat e Misisipit dhe Kanalit te Panamase nuk do te mjaftonin per thellimin e Porto Romanos dhe mbajtjen e thellesise,se muret e reres rrezohen vazhdimisht dhe rera tenton te mbushe gropen edhe nga poshte.Inxh.Xhevahir Ngjeqari jep Alternative ndertimin e nje Porti Modern te parametrave te Pyreut ne Zonen e Ranes se Hedhun,midis Lezhes dhe Velipojes me taban shkembor dhe thellesi natyrale.
    2-Ndertimi i hekurudhes Durres -Prishtine,qe do te caje midis Alpeve,me Viadukte,tunele,ura,tombino te panumurt, Kjo do kushtonte nja 850 miljon euro.Edhe ketu as 100 miljard euro nuk mjaftojne,edhe sikur ta ndertonte KINA POPULLORE,jo damazet maloke strategjike te Belindes me jeleka fosforeshente..Ky nuk mban dot 100 metro rruge ne Dragostunje ,qe ju be si kalaja Shkodres,Nderto diten,Shembu naten.Jo te ndertoje e te mirembaje hekurudhe ne honet e humnerat e Alpeve!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! E nderuar Qeveri e Kosoves!Po hedh shejtanbudalli nje gur ne lume.Nuk eshte detyra juaj te hidheni ta gjeni.U ka lene Detyre ta ndertoni edhe ju kete hekurudhe te psikopatit ne pjesen e Kosoves.Nuk ka Kosova buxhet te ndjeke halucinacionet e psikopatit.Mos e ndiqni edhe ju Edi Ramen ne marrine e Tij,se vajin e keni te paket dhe e mbani per hallet e shumta te Kosoves.
    Sa per ate administraten elite,aty eshte ne sektorin e vet.Te gjithe Ergysa,Beqira,Erlinda,Belinda i ka,deri ne vitin 2030.

    Reply
  • demo says:
    March 24, 2026 at 10:16 am

    Albin Kurti,Moisiu i Kosoves!Edhe njehere ruhu nga bashkepunimet me Edi Ramen! Investime per nje hekurudhe mes Alpeve nuk jane TAKATI EKONOMIK I KOSOVES.Shtrij kembet sa ke jorganin.Perplasja shgarrabvinat kokes,si ja perplase zhgarravinart e associacioneve!Ta merr mendja qe Gorre Pashicin po e ha meraku te ndertoje PORT TE THATE PER KOSOVEN NE PORTO ROMANO?a ta thom Une.Do ndertoje port per Serbine.Kush merr mendjen e Edi Rames perfundon tek ata te 4 ne Hage.Kur Edi Rama shperthen ne dashuri per Kosoven,Ruhuniii! Eshte kurth. Kushedi cfare ZEZONE PO I KATRANOS KOSOVES.
    Sa per Ate gjeneraten e Re te Administrates 2030,,Te gjithe Ergysa,Beqira,Mirlinda,Belinda do ti kete.TE RRUJNE.

    Reply
  • Tagji për shefat dhe miqtë, lëmoshë për pensionistët says:
    March 24, 2026 at 1:34 pm

    Ndërkohë që 70% e pensioneve janë të ulëta, pagesat sociale janë lëmoshë dhe nuk ka përfunduar rindërtimi i banesave edhe 7 vite pas tërmetit, Edi Rama po i shpenzon taksat për luks zyrash dhe blerje makinash të reja për shefat në Kryeministri, Kuvend dhe institucionet vartëse.
    Ndërsa tani, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar të blihen 1000 makina të tjera me vlerë totale 35 milionë euro, që është shpenzimi më i madh i bërë njëherësh për blerje makinash zyrtare, megjithëse drejtuesit dhe institucionet e entet publike kanë makina prodhime të 5 viteve të fundit.
    Brenda qeverisë flitet se ndër të favorizuarit ku do të blihen 1000 makinat për zyrtarët janë kompania “Classic” e Agron Papulit, mikut të Edi Ramës, dhe dy kompanitë “Mektrin Motors” e “Eurocar Rentals”, të bashkëshortit e kunatit të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.

    https://pamfleti.net/anti-mafia/qeveria-35-milione-euro-per-1000-makina-luksi-per-institucione-ndersa-i327734

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    March 24, 2026 at 4:16 pm

    Psikopatin e shpeton nga endrrat ne Hava vetem nje skicofren.Ky eshte Sali Berisha.

    Reply
  • chp says:
    March 25, 2026 at 12:20 am

    Diku nga prilli 2014 kur Ramortja në Kukes ne një mbledhje solemne për Kosovën e bëri tradhëtarin Sërberishë një atdhetar të madh ne kontributin e tij për clirimin e Kosovës mendoj se ishte tradhetia e pare e Ramortjes….Që në ate kohe Thanot me Bedrinjte e Ditës duhet te kishin hapur frontin e “luftes” kunder uzurpatorit Rama…Në atë kohe ne komentet e mia e quaja nga nervoziteti Ramen E.K.A.R ( Edi Kristaq Aneta Rama)…Nga 2014 deri me sot Rama ka bere vargmale me krim-gabime duke u barazuar me kolegun e tij..
    E kam thene dhe here te tjera qe Sali Biberi & Beleri vrau shtetin dhe njerez
    kurse Rama vrau shpresen per drejtesi dhe kjo e fundit është më e rënde se Berishizmi.
    –
    Kush eshte krimi me i madh i Ramortjes pas vitit 2013 ?
    Duke shfrytëzuar një nga artikujt më dinjitoze te shtypit shqiptar botuar ne gazeten Dita ne 9 maj 2016 me titull”
    TE TALLESH ME SHQIPTARET SI DONALD LU” ku thuhen keto fjali ogurzeza.
    ..(citoj)..
    .Neni nr.25, ka një pikëz e vogël ajo 135, që përcakton se cilKali i Saliut, tagjia e Editt lloj zyrtarësh do hetojë gjykata speciale SPAK që do ngrihet për këtë qëllim. Aty theksohet se gjykata mund të hetojë kryeministrin, presidentin si dhe anëtarët e qeverisë që erdhën në detyrë pas 2013-s, por jo ata të cilët kanë qenë në detyrë deri në zgjedhjet e 2013-s?! (fund citimi)
    _
    Pra për të qënë të saktë duhet të vëmë titullin:……Kali i Saliut, tagjia e Edit dhe magjia e Donald Lu-së ku ky i fundit i emruar nga turboberishistet e Washingtonit..litarin e lene jashte te kufomes Salih Serbiberit ne 1992 i shtoi dhe litarin e Sali Belerit jo vetem duke i amnistuar krimet e 21 janarit dhe Gerdecit me Spakun por dhe menxhoi aleancen kriminale Berisha Beleri ne menyren me antishqiptare te mundeshme…
    –
    Do pyese dikush:Po Rama ?
    Ka nje ngjashmeri perfekte me dy aktore te filmi LULKUQET MBI MURE ne lidhje me dyshen antishqiptare Rama-Berisha…Rama i gjore na kujton jetimin Sulo kurse Berishi na kujton kujdestar surrat-pataten.
    .puna është të gjejmë kush është drejtori i zi “zemërmirë”?

    Reply
  • Anonymous says:
    March 25, 2026 at 12:53 am

    Në cilëndo drejtim të i hypin kalit
    Të dy kokën e kan të drejtuar kah bishti…..

    Reply
  • DOKLEATI says:
    March 25, 2026 at 12:55 am

    Kur të i hypin Kalit
    Të dy i kan sytë e drejtuar nga bishti!

    Reply
  • PAS DATËS 20 S'KA MË "TAGJI" PËR POPULLIN says:
    March 26, 2026 at 1:46 pm

    LAJMI I FUNDIT: Pas datës 20 të çdo muaji QSUT nuk do bëjë më analiza për të shtruarit. S’ka fonde.
    _________________

    Gjatë qeverisjes “rilindase” të Bablokut, çfarë shpenzimesh janë bërë?
    TOTAL PPP në shëndetësi (sterilizim, check-up, dializë, laborator) ≈ 311 milionë € për rreth 10 vite (4 kontrata kryesore).
    Sterilizimi: ≈ 12.3 miliardë lekë (~100+ milion €) për periudhën 2016–2025.
    Check-up (kontrolli bazë): qindra milionë lekë çdo vit (p.sh. ~876 mln lekë në një vit).
    Dializa + laboratorë: pjesë e paketës totale PPP (bashkë me të tjerat brenda ~311 mln €).

    Kosto shtesë / problematika (jo pjesë e kontratës bazë):
    ≈ 1.3 miliardë lekë pagesa për shërbime të pakryera.
    ≈ 800 milionë lekë shkelje (TVSH e paguar gabim, etj.)

    Pesha në buxhet, PPP-të e shëndetësisë:
    deri në 6–7% të buxhetit të sigurimeve shëndetësore në disa vite.
    _____________

    Shënim: Më kujtohet ajo thirrja e famshme e Ylli Bufit në 1991: Shqipëria ka rezervë edhe për 6 ditë bukë”, gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Stabilitetit, në një moment krize të rëndë ekonomike dhe politike pas rënies së komunizmit. PYETJA QË LIND ËSHTË: ORE, MOS KA RËNË GJË QEVERIA “RILINDASE” E BABLOKUT DHE NUK KEMI MARRË VESH GJË?
    ________________________

    https://gazetadita.al/ministrja-pas-dates-20-te-cdo-muaji-qsut-nuk-do-beje-analiza-per-te-shtruarit-ska-fonde/

    https://arkiva.gazetadita.al/koncesionet-deformojne-shpenzimet-per-shendetesine-nuk-japin-rezultat-per-semundjet/?

    https://telegraf.al/sociale/zbardhet-skema-e-korrupsionit-me-koncesionin-e-sterilizimit-ppp-te-ne-shendetesi-u-kushtojne-shqiptareve-311-milione-euro-per-sterilizimin-dializen-dhe-check-up-shtetit-paguan-400-me-shtrenjte-se-t/?

    https://politiko.al/e-tjera/e-me-ppp-te-ne-shendetesi-klsh-nga-hemodializa-te-check-up-13-mili-i453163?

    https://gazeta-shqip.com/aktualiteti/pagesa-te-paligjshme-klsh-gjen-800-mln-leke-shkelje-te-check-up-dhe-s-i1158232/?

    Reply
  • chp says:
    March 26, 2026 at 6:36 pm

    replike me komentuesin
    …………PAS DATËS 20 S’KA MË “TAGJI” PËR POPULLIN…….
    i nderuar..nuk i heq asnje presje komentit tuaj…por lidhja qe beni me Ylli Bufin per 6 ditet qe kishte ushqim (tagji) per popullin jo vetem eshte e gabuar por dhe kriminale….
    Ne 22 qershor 1991 erdhi ne Shqiperi Bejkeri ku sapo ishte puthur me Miloshevicin ne Beograd..Ne tribune ishte dhe Ylli Bufi dhe sikur te kishte bere marreveshjen me amerikanet e “varfer” qe armatimin shqiptar qe ne ate kohe vlersohej mbi 50 miljard dollare ta merrnin 25 miljard amerikanet dhe 25 miljard shqiptaret besoj se punet do ishin ndryshe….E pame ku shkoi ky armatim qe sot Sypeshkaqeni me te atin po i japin Latifit te Amerikes Gomare me Dollare per te disinfektuar Krimberishen
    –
    Jo me kot kam permendur magjistarin Donald Lu ne komentin tim te mesiperm qe ne inerci te kesaj replike po ju kujtoj rastin kur ky ambasador i dha karton te KUQ..Adriatik Llalles ( edhe ky burre i lig) kur done te ndeshkonte Bankesin per shperthimet kriminale te saj ku shkaterruan shtepite…
    Rama ka shume krim-gabime dhe normalisht duheshin te ishin burgosur me Berishen vite me pare…por per tagjine e keni gabim pasi tagjia ( lexo milardat e naftes,kromit.bakrit,armatimi etj) jane shitur ne kohe nga Usaliu Marikes dhe donaldambasdoret e asaj periudhe…

    Reply
    • Komentuesi modest says:
      March 26, 2026 at 11:35 pm

      O Chp! Ke një zakon të keq. Në vend të merrsh me temën, rri merrsh me ça komentojnë të tjerët për temën. I thua i nderuar, e pastaj thua që ajo që thotë ai komentuesi “PAS DATËS 20 S’KA MË “TAGJI” PËR POPULLIN” është kriminale. Kujdes çik me termat dhe mos ia fut kot. Ku e di ti ça ka dashur të thojë autori me atë citim? Mbase ka qënë batutë ironike për situatën. Sidoqoftë ti nuk je askushi për të caktuar konsideratat se ça thotë dikush është e saktë apo jo. E ke avaz, e bën edhe me të tjerët që kapesh me një koment, i fut ndonjë ofendim që të marrësh vëmendje e të rrinë komentuesit të merren me ty. Shiko punën tënde. S’kanë as nge njerëzit të merren me budallëqet e tua. Duhet të kuptosh atë që lexon, se përndryshe ngelesh thjesht një analfabet funksional.

      Reply
    • Komentuesi modest says:
      March 26, 2026 at 11:37 pm

      O Chp! Ke një zakon të keq. Në vend të merresh me temën, rri merresh me ça komentojnë të tjerët për temën. I thua i nderuar, e pastaj thua që ajo që thotë ai komentuesi “PAS DATËS 20 S’KA MË “TAGJI” PËR POPULLIN” është kriminale. Kujdes çik me termat dhe mos ia fut kot. Ku e di ti ça ka dashur të thojë autori me atë citim? Mbase ka qënë batutë ironike për situatën. Sidoqoftë ti nuk je askushi për të caktuar konsideratat se ça thotë dikush është e saktë apo jo. E ke avaz, e bën edhe me të tjerët që kapesh me një koment, i fut ndonjë ofendim që të marrësh vëmendje e të rrinë komentuesit të merren me ty. Shiko punën tënde. S’kanë as nge njerëzit të merren me budallëqet e tua. Duhet të kuptosh atë që lexon, se përndryshe ngelesh thjesht një analfabet funksional.

      Reply
  • EKONOMISTI says:
    March 26, 2026 at 11:23 pm

    Krijimi i një sistemi të ri ekonomik mund të realizohet në 6 muaj, transformimi i ekonomisë mund të arrihet në 6 vjet, ndërsa ndryshimi i pikëpamjeve dhe i qëndrimeve shoqërore kërkon 60 vjet. ( DAHRENDORF)
    ______________________________

    Marta Kos: Shoqëritë e vendeve që duan të futen në BE duhet ta heqin korrupsionin nga mendja. Anëtarësimi në BE kërkon jo vetëm ndërtimin e institucioneve të forta, por edhe ndryshim të mendësisë së shoqërive në të gjitha vendet kandidate, që edhe ato të luftojnë korrupsionin.
    __________________

    Këtë deklaratë Berisha e quajti raciste. Në fakt nuk është raciste. Së pari, Berisha është i akuzuar nga Spaku për korrupsion, dhe NonGrata nga SHBA për korrupsion madhor. Në zgjedhjet e fundit mori rreth 500mijë vota (si koalicion me I.Metën etj). Këta 500mijë votues ça shprese kishin te Saliu apo te Meta (që qe në burg)? Po 800mijë votuesit e Ramës (PS) (ku qeveria e bashkia kanë disa mega afera nën hetim për korrupsion? 1.3milion shqiptarë i kanë dhënë votën 3 autokratëve të korruptuar që kanë 3 dekada që mbajnë peng politikën dhe të ardhmen europiane të vendit. Kush ia korruptoi mendësinë këtyre 1.3milionëve? Propaganda partiake? Përdorimi (dhe fryrja tej mase) e administratës si kontigjent votash? Blerja e votës me bonuse parazgjedhore, legalizime etj? Të gjitha këto? Atëherë kjo klasë ia ka arritur që t’ia korruptojë” mendësinë këtij populli, që të përshtatet me të keqen e mos t’i bëjë përshtypje vjedhja dhe korrupsioni. Vrasja e shpresës çon në shpopullim, dhe në apati e menefregizëm për ata që qëndrojnë në Shqipëri. A do kohë të ndryshojë kjo mendësi? Po. A është bërë kulturë korrupsioni apo ka qënë e trashëguar? Nëse po, si ndryshon? Për ta kuptuar më mirë këtë duhet t’i referohemi konceptit të kulturëa organizative.
    ______________________

    Kultura organizative është një ndërthurrje e qendrimeve, besimeve, vlerave, normave dhe sjelljeve me simbolet dhe ritualet perkatese që fitohen me kohë nga anëtarët e saj, dhe që përbejnë identitetin bazë të organizates. Ajo kthehet në arsyen bazë sesi do vepruar ne organizatë. Eldrige & Crombie (1974).
    Kultura ndihmon shoqerizimin duke vendosur konsideratat mbi te drejten apo te gabuaren. Ajo vendos procedura rutinore. Pra eshte mekanizem qe miraton ose pengon sjellje te caktuara, rekruton individe te caktuar, ndikon ne shoqerizimin e anetareve te rinj duke ndihmuar ne kete menyre ne procesin e shperndarjes se te ardhurave. Perkufizimi me konciz i kultures organizative ndoshta behet nga Peter Drucker, i cili e perkufizon ate si shpirti i organizates. Ky shpirt ka tendence te pershkruaje te gjithe aspektet e organizates. Kultura organizative kontribuon per te arritur nje sens identiteti kolektiv.
    ________________________

    Mënyrën si funsionon një shoqëri e përcakton ligji. Ligji është shprehje e një morali të caktuar. Ligjin e bëjnë parlamentarët. Nëse ata janë një kastë e korruptuar, pa moral politik, jo shumë të studiuar, apo më keq, shërbëtorë të kryetarit të partisë që i vë në listë për deputetë pa meritë, atëherë kjo kastë do bëjë ligje për të favorizuar veten e tyre, miqtë e pushtetit, oligarkët. Nëse e mbush administratën me militantë, e sa herë ndërrohet pushteti ndërrohet administrata dhe vijnë militantët e palës tjetër, atëherë nuk kemi më shtet, por rrotacion pushteti për të “privatizuar” shtetin sipas interesave personale dhe partiake. E bërë kjo vazhdimisht në këto 35 vite, çfarë sjell te populli? Sjell dëshpërim, sjell bindjen se asgjë nuk ndryshon, dhe që sistemi është i kapur dhe nëse nuk bindesh, e vetmja liri që të ngelet është ose të jesh papaunë e të vdesësh urie, ose të shpopullohesh. Pra krijohet kultura e bindjes. Mendësia “korruptohet nga sistemi i kapur, nga elita e korruptuar. A ka shpresë? Shpresa tashmë ka ngelur te drejtësia e re, të cilën po e lufton kasta politike e korruptuar bashkë me mediat e tyre të kapura të propagandës. Saliu e ka quajtur SPAKun organizatë kriminale. Rama mbrojti Ballukun duke mos i hequr imunutetin. Meta nga burgu vazhdon me akuzat për gjyq politik dhe drejtësi të kapur. Fakti është që kasta e lartë politike është nën akuzë e nën hetim nga Spaku për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash etj. Populli thotë që “peshku qelbet nga koka”. Që të ndryshojë sistemi duhet të ndryshojë kasta, përndryshe ata do riprodhojnë të njëjtin sistem të korruptuar (nepotik, klientelist) të këtyre 3 dekadave.
    ______________________

    Shënim: Në 45 vite komunizëm, sistemi krijoi kulturën e spiunimit, aq sa vuri edhe familjarët kundër njëri tjetrin, të ruanin njeri tjetrin apo fisin, shok e miq etj. Një thënie (e Leninit) thotë që politika është shprehje e koncentruar e ekomomisë. Ça ekonomie krijoi kasta në demokraci? Ekonominë informale? Ekonominë e dhënies pa kriter pa meritokraci të pronave dhe pasurive publike oligarkëve? Ekonomimë e pastrimit të parave kryesisht përmes ndërtimit (kullave etj). Çfarë kulture (qëndrime, sjellje, vlera ) mund të krijoi populli me këto standarte?

    Reply
  • chp says:
    March 28, 2026 at 1:35 am

    Sqarim per komentuesin “Komentuesi modest x2”
    Te falenderoj qe me keni lexuar me vemendje por ju gaboni ne “nevrikllëkun” e pergjigjes tuaj
    -Sepse jam dakord me ate qe ka shkruar ai i “PAS DATËS 20 S’KA MË “TAGJI” PËR POPULLIN”
    me perjashtim te shenimit ne fund qe ne nje fare menyre ju tregon se nuk jeni i sinqerte
    -Per nje lexues edhe me intelekt medioker e kuptoj qe ju jeni ne nje fare menyre nje Nesti Angoni qe flisni me kompentence dhe aftesi snajperike qe ja kaloni dhe Skypit Sales..
    -Te kuptohemi cfare thuhet per gabim krimet e Rames jane dakort per te gjitha me perjashtim te “tagjise”e cila na u premtua ne 1991 kur pas 31 marsit 1991 kur fitoi PS…anijet me tagji ne kanalin e Otrantos nuk erdhen se nuk kishte fituar Usaliu i Marikes dhendri Serbise dhe miki i Biberzise..
    .Nje vend qe sot jo vetem nuk prodhon ….por te gjitha pasurite kombetare i marrin Bankersat e Perendimit nuk eshte pune tagjie as deshtimi i Ramortjes (tashme kufome) por i sistemit demonkratik qe ndertuan pas 1992 keto fare miqsh perendimore qe i pritem si Krishti ne 1991 dhe sot shikojme qe jane fajtoret kryesore bashke me Edin dhe Salehun si “qehallare” moderne te tyre.

    Reply
  • trading platform says:
    April 12, 2026 at 3:50 am

    Thanks a lot. I value it.

    Here is my webpage: https://fintechbase.icu/

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dekalog për Kryeministrin
  • Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • Deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën Kryeministri?
  • 17 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. K R on I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  2. Gani USA on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Phoenix on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Vlora 97 on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  5. prehistoriku on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?