Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE
AktualitetPolitike

Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Published: October 22, 2026
Shpërndaje

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka përcjellë një mesazh të qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar që dhuna dhe polarizimi të mos kthehen në përgjigje ndaj krizave dhe sfidave politike.

Gjatë fjalës së tij në nisje të samitit të Procesit të Berlinit në Malin e Zi, ku janë mbledhur drejtuesit e vendeve të rajonit dhe përfaqësues të shteteve europiane, Merz theksoi se rruga drejt Bashkimit Europian kërkon reforma konkrete, përgjegjësi politike dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Kancelari gjerman u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të mos presin që ndryshimi të vijë nga jashtë, por të marrin vetë përgjegjësinë për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

- Publicitet -

“Ndryshimi duhet të vijë nga ju, nga brenda vendeve tuaja. Ne kërkojmë që vendet e Ballkanit të ulen në tryezë, por progresi dhe reformat duhet të realizohen nga vetë këto vende”, u shpreh Merz.

Në fjalën e tij, kancelari gjerman u ndal edhe te protestat që po zhvillohen në vende të ndryshme, si dhe Shqipëri duke theksuar se ato duhet të shërbejnë si një sinjal për të vijuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe jo si shkak për thellimin e përçarjeve.

“Po shohim protesta të cilat po zhvillohen kudo dhe këto protesta po na japin një mesazh të qartë. Ne duhet patjetër të vazhdojmë me zgjerimin e Bashkimit Europian. Dhuna nuk duhet të jetë kurrë përgjigjja dhe nuk duhet të lejohet. Duhet të jemi kundër ndarjeve dhe polarizimit. Nuk duhet të hedhim më shumë benzinë në zjarrin e përçarjeve. Nuk duhet ta lejojmë që ai të kalojë përmes Evropës. Ka thënë janë në kohë të vështira dhe komplekse”, deklaroi ai.

Deklarata e Merz vjen në një periudhë kur vendet europiane dhe ato të rajonit po përballen me sfida politike dhe tensione sociale. Mesazhi i tij u përqendrua te nevoja për të shmangur përshkallëzimin e konflikteve dhe për të ruajtur perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar nga kancelari gjerman ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Merz u bëri thirrje të dyja palëve që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të punojnë për të shënuar përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Ne duhet të vazhdojmë edhe me normalizimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Duhet t’i inkurajojmë që palët të mbajnë përgjegjësi dhe të bëjnë progres”, tha ai.

Kancelari vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, duke nënvizuar se integrimi europian nuk mund të arrihet pa reforma të qëndrueshme, angazhim politik dhe marrëdhënie më të mira mes vendeve të rajonit.

Mesazhi i përcjellë nga Mali i Zi synon të riafirmojë mbështetjen europiane për zgjerimin e BE-së, por edhe të rikujtojë se përparimi drejt anëtarësimit varet nga përgjegjësia e qeverive të Ballkanit Perëndimor për të zbatuar reformat e nevojshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE
  • VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën
  • Integrimi, Marta Kos: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave
  • Pamje të pazakonta nga Rinasi përhapen në web

Komentet e Fundit

  1. Vlen on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  2. Matjani on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  3. Detari on Pamje të pazakonta nga Rinasi përhapen në web
  4. info analitike on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  5. Enveri on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?