Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kancelari Scholz kundër Turqisë: ‘Absurde’ që Erdogani e akuzon Izraelin për fashizëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kancelari Scholz kundër Turqisë: ‘Absurde’ që Erdogani e akuzon Izraelin për fashizëm
AktualitetBote

Kancelari Scholz kundër Turqisë: ‘Absurde’ që Erdogani e akuzon Izraelin për fashizëm

Published: November 15, 2023
Shpërndaje

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të martën se ishte “absurde” që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e akuzon Izraelin për fashizëm.

Izraeli është një vend “që ndihet i përkushtuar ndaj të drejtave të njeriut dhe së drejtës ndërkombëtare dhe i orienton veprimet e tij në përputhje me to. Dhe kjo është arsyeja pse akuzat kundër Izraelit janë absurde dhe nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë“, tha kancelari gjerman në një konferencë shtypi në Berlin.

Scholz do të presë Erdoganin në Berlin të premten për bisedime. Ftesën Erdoganit ai ia kishte drejtuar pas rizgjedhjes së tij si president në maj. Para takimit të përbashkët në mbrëmje, Erdogani do të takohet edhe me presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

- Publicitet -

Çfarë ka thënë Erdogani?

Në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, presidenti turk ka mbajtur një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga 30 partnerët e tjerë të NATO-s. Më 10 nëntor, Erdogan tha se legjitimiteti i Izraelit ishte “në pikëpyetje” për shkak të asaj që ai e quajti “fashizmi i tij”.

Erdogani e ka quajtur Hamasin një “organizatë çlirimtare”. Ndërsa Gjermania, SHBA dhe Bashkimi Evropian, si dhe vende të tjera, e konsiderojnë Hamasin organizatë terroriste.

Presidenti turk kritikoi ashpër luftën e Izraelit kundër grupit militant Hamas, e cila filloi pasi grupi organizoi sulme terroriste në Izrael më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 vetë.

Turqia gjithashtu tërhoqi ambasadorin e saj në Izrael për të protestuar ndaj sulmeve izraelite në Gaza.

Erdogani e akuzoi Izraelin se ka kryer krime lufte duke bombarduar rëndë Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi, konflikti aktual ka shkaktuar tashmë më shumë se 11.240 të vdekur.

Izraeli i ka hedhur poshtë akuza të tilla në të kaluarën dhe ka thënë se ka në shënjestër Hamasin.

Të martën, Scholz-i përsëriti se ai e konsideron Hamasin organizatë terroriste dhe se ai do të vazhdojë të theksojë këtë pikë.

Ai sqaroi më tej se takimi me Erdoganin nuk ishte anuluar. Friedrich Merz, lideri i CDU-së e mbështeti vendimin e kancelarit Scholz për të mos anuluar bisedimet.

Scholz-i shtoi se Izraeli jo vetëm që kishte të drejtë, por edhe “detyrë” për t’u mbrojtur kundër grupit militant islamik.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  • Dërgohet në Gjykatën Kushtetuese vendimi që zhveshi nga mbrojtja Pishë Poro-Nartën
  • Nga aleatë të Shteteve të Bashkuara në të pandehur: Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?