Deputeti Tedi Blushi, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke ngritur pretendime se ka një filmim me të cilin e shantazhojnë.
“Për fat të keq kam informacione se je nën shantazh. Jep dorëheqjen”, deklaroi Blushi, duke vijuar me pyetje të drejtpërdrejta ndaj Peleshit nëse ishte filmuar me video dhe më pas ishte shantazhuar nga Ergys Agasi me këtë filmim.
Këtyre akuzave, Peleshi vendosi që t’i përgjigjej duke i cilësuar si të pabazuara, duke shtuar: “Jo, jo, regjistroje, asnjëherë. Ti mbase po. Ti mbase po”.
Tedi Blushi: Të gjitha institucionet kanë rënë. Nuk mund të flasim sot për Parlament dhe për më tepër për një parlament ku edhe kryetari i parlamenti është filmuar. Të sfidoj kryetar, a e ke takuar Ergys Agasin, a je shantazhuar me video? Do përfundosh edhe ti si Vlora Hyseni.
Kyçeni këtë parlament, madje vërini flakën. Zoti drejtues i seancës për fat të keq kam informacione se je nën shantazh. Jep dorëheqjen. Ta shpërndajmë këtë parlament krimi.
Niko Peleshi: Kujton se dëgjova ndonjë gjë tronditëse që s’mund t’i bëj replikë?! Ishte e gjitha një fantazi, për piano dhe orkestër. Jo, jo, regjistroje, asnjëherë, ti mbase po. Ti mbase po…”
