Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
AnalizaLajmi i funditopinion

O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Published: September 24, 2026
Shpërndaje

Nga Lorenc Vangjeli

Ish-drejtuesja e SHISH dhe Agasi e shënuan së fundmi emrin e tyre në këtë listë marrëzie. Eshtë e pabesueshme sesi ata vijonin komunikimin edhe mbasi mund të merrej lehtësisht me mend se telefonatat e tyre përgjoheshin.

Në serinë gjithmonë e më të gjatë të dosjeve përvëluese të SPAK-ut, pavarësisht se rasti nuk i ngjan rastit, një gjë është e pandryshueshme për seclin prej tyre. Individët nën akuzë kanë lënë gjurmë të tmerrshme të vetinkriminimit të tyre. Kryesisht celularë, por edhe pronësi ulëritëse. Stil jetese tërësisht i pajustifikueshëm. Hedonizëm, makutëri e panginjur e vanitet ekstrem.

- Publicitet -

Një mënyrë direkte që shërben si dëshmi se bankomati i financimit të tyre vjen nga shpërdorimi i detyrës dhe përdorimi i saj për përfitime vetjake.

Dosja në ngarkim të ish-zëvendëskryeministes është bazuar fillimisht në të dhëna të furnizuara nga telefonatat e një prej vartësve të saj, që me skrupulozitetin e një “prokurori”, fiksonte prova kundër saj dhe vetes.

Një dyzinë me aparate celularë janë shndërruar në dhembjen e kokës të Presidentit Meta, që po hyn në vitin e tretë të paraburgimit paradënues.

Erion Veliaj do të donte shumë që të mos kishte ekzistuar kurrë mundësia e blerjeve online, lehtësisht të gjurmueshme, të cilat i bënë gjëmën në paragjykimin publik që i është bërë.

Personazhe të tjerë, më pak të rëndësishëm se ta, po i provojnë memoriet e telefonave si makthin e tyre. Po kështu edhe kompiutera, karta memorieje, hard disqe, usb e të tjera.

Tre vjet më parë, kur në fillim të verës hetues të BKH-së u stacionuan në hyrje të një prej resorteve më të njohur në vend, përkundër porosisë për zyrtarët e lartë që të mos shkonin aty, pjesa dërmuese e pronarëve të vilave, duruan deri në mes të gushtit. Dhe bënë kontrata fallso qeraje për të pushuar në pronat e tyre të regjistruara me emra të tjerë. Si për të mos ju shmangur përsëri garës që kishin me njëri – tjetrin se kush kishte siguruar më shumë luks në bregun e Jonit. Të gjithë në të njëjtin vend si dëshmitarë të mëkateve të njëri – tjetrit, miq që shndërroheshin në armiq e anasjelltas dhe aleatë të përkohshëm që i faleshin kultit të vanitetit.

Ora, bizhu, udhëtime ekzotike, dashuri të shtrenjta e të fshehta, veshje e sjellje tipike prej atyre që rëndon quhen “Nouveau riche”, të pasurit e rinj, u bënë pjesë e identikitetit të “aristokracisë” së re e të improvizuar shqiptare.

“Nëse nuk di të fshehësh, mos vidh!”, ka qenë një këshillë e mencur që sëra e budallenjve me pushtet, në pozitë e opozitë e kanë kthyer përmbys: Nuk vlen të kesh, sa kohë nuk e tregon dot!

Dhe përsëri telefonat. Përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj dhe të tjerat që pritet të dalin, tregojnë një nivel mjeran të dikujt që mendohej si ‘Gjeni i biznesit’, por që pranonte mendjelehtësisht e mendjemadhësisht se ishte “caktuar të bënte punën e liga të shtetit” duke hapur kështu një humnerë që ende nuk dihet sa e thellë është.

Ish-drejtuesja e SHISH dhe Agasi e shënuan së fundmi emrin e tyre në këtë listë marrëzie. Eshtë e pabesueshme sesi ata vijonin komunikimin edhe mbasi mund të merrej lehtësisht me mend se telefonatat e tyre përgjoheshin. Kur zonja Hyseni minimalisht duhet ta dinte për shkak të detyrës, se vec shqiptarëve, edhe faktorë të tjerë mund të ishin të interesuar të jepnin prova për inkriminimin e tyre.

Njëlloj si njerëzit e politikës, edhe kolegët e tyre në botën e krimit, po ndëshkohen nga telefonat. Komunikimet e kriptuara, në të cilat ata flisnin paprerë si adoleshente të dashuruara, për vrasje, gjoba, drogë, politikë, vota, prona e para, janë shndërruuar në indicije për të prodhuar provat kundër tyre.

Eshtë vërtet trilemë tronditëse e pa shpjegim: janë vërtet kaq budallenj të gjithë, janë naivë e të marrë apo kanë qenë thjesht të sigurt se nën shputat e tyra të arta, nuk do të aviteshin kurrë gjembat e hidhur të ndëshkimit? Ju leverdis më mirë të vetëquhen idiotë!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • E says:
    September 24, 2026 at 7:45 am

    Ke shume te drejte. Por sikur te jete skeme,,?
    Kjo nusja nga Kosova te kete ardhur me mision ?
    Djeg veten per te marre dhe ca me vete??
    Sepse eshte me te vertete e pabesueshme.

    Reply
  • Claus says:
    September 24, 2026 at 8:22 am

    Mire kali qe na ngordhi por nuk na lene rehat as mizat, i thone ketij muhabeti. Do te dilte dhe Lenci, si ish-keshilltar mediatik i Ilir Metes, po na doli dhe hostenexhiu Filip Cakuli me ca pyetje, po na dalin dhe koketulet me ato formulimet pa pa paskajore si Batoni, Berati, Kavaja, Lapardhaja qe “Vloren”, Bilishtin, Librazhdin a Corovoden (per ironi toponime te fatit sllave) po e godasin me topa lecke bashke me te dhe sistemin e Rames.

    Po si nuk ke vene nje fjale si “Korrupsion shteteror”, O Lenc Vangjeli? Po si nuk ke vene nje togfjalesh “krim i organizuar ne dem te interesave kombetare” o Lenc ze-trashi? Po si nuk ke thene qe keta soj dhe sorrop i Rilindjes po shesin vendin dhe interesat kombetare o shen Vangjel qe na flet si analitik qe merr sinjale nga sferat e larta te qeverisjes?

    Nuk jane budallalleqe keto o Lorenc, o mekatar me emer katolik dhe mbiemer ortodoks, por eshte rrenim me vetedashje i shtetit.

    Po a e kupton or ti se ne cfare alarmi jane vene strukrurat e agjencive inteligjente ne Europe, USA, Beograd dhe Rusi, te miqve dhe armiqve tane? Lajmi nuk eshte dhene ne asnje agjenci lajmesh se dritat rrine deri ne mengjes ndezur duke analizuar cdo veprim dhe cdo informacion te Vlores “bjeri me te lumte dora”.

    Ja pra o Lenci se aq budallenj nuk jane kur fshehin parate ku nuk u gjendet as nami dhe nishani, keto qe kane dale jane maja e ajsebrgut duke blere on-line breke, vibratore, bizhuteri dhe maska per te maskuar fytyren e tyre kriminale.

    Nuk jane aq budallenj dhe ti mos na be naivin duke na hedhur hi syve se ka dhe ca te tjere qe aq budallenj nuk jane. Shko dhe gje ndonje vend tjeter te hedhesh keto karrema. Apo ke pire ndonje gote vere nga ato 30 mijeshe nga Gysi ne parkun idilik te kryemistrit ne detyre Edi Rama kur ke shkruajturkete pacavure?

    Reply
  • Abc says:
    September 24, 2026 at 8:25 am

    E gjitha është loja e Albinit dhe Berishës për të tymosur procesin kundër trimave të UÇK.Një skenar i këtillë nuk mundë të ndodhe në asnjë vend të botës.

    Reply
    • Albi says:
      September 24, 2026 at 1:07 pm

      Ajo tjetra dosjen kapice aty, ti thua Bini dhe Bereisha.

      Reply
  • Zdromsi says:
    September 24, 2026 at 8:37 am

    Humori eshte se analiste te mediave te ketij pushteti idiotesh si Vangjeli e rreshtojne veten tek inteligjentet.
    Nuk i ka shkuar asnjehere ne mendje se mund te jete vecse nje Idiot i dobishem ne perdorim.

    Reply
  • Celia says:
    September 24, 2026 at 8:57 am

    O Lorenc.Më me pak fjalë.Pothuajse të gjithë drejtuesit e shërbimeve sekrete shqiptare si në SHISH dhe ushtri,kanë qënë të paftë debila ose edhe kriminelë Kujto Gazideden,Visjon etj.E kanë katandisur organin për tu mëshiruar.Kjo është dëshira dhe objektivi i armiqve të RSh.
    Lexoni mor debila “udhëheqës” LESHI,si zgjidhen aktualisht nga bota kuadrot inteligjente e didos drejtuesit.Lexo mor oraktikën shqiptare.
    Por kjo sështë gjë në krahasim me zgjedhjen dhe vendosjen e Kryeministrat dhe presidentët në Shqipëri.Kriminela,vrasës,të çmëndur hajdutë.Absolutisht ABSOLUTISHT,asnjë minimalisht i përshtatshëm për pozivionin,këto 34 vjet Saliu,Meksi,Nano,Majko,Nishani,Meta fhe Rama.Njëri më i poshtër dhe shkatrrimtar se tjetri.Mbizotëron ata në dhërbim të armiqve dhe nënvizoj,debiliteti deri në antishqiptar
    Nuk them se shqiptarët janë budallenj,përkundrazi kanë vërtetuar se janë më të zgjuar fhe trima se se sërbët naqedonasit,grekët etj.
    Më duket se skemi fat.

    Reply
  • per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri says:
    September 24, 2026 at 9:18 am

    Vangjellatusi i shqetesuar jo se drejtuesi i SHISH komunikon me nje super te kerkuar, por se si nuk arrinin te ishin ca me te kujdesshem e te tregoheshim ne pak budallenj qe mos zbuloheshin ne ate komunikim!

    Reply
  • Heu bre... says:
    September 24, 2026 at 9:51 am

    Që mos mbetej pa racion nga redaksia, loqrenci mendoi dhe ai të jepte mendimin e tij “aq të vyer” për megaskandalin e radhës. E si të mbetej pas kokave të tjera të shqyera të gazetarisë? Si të mbetej pshm. prapa Lipe Çakullit, MarEngLen-it, etj. Bëri ç’bëri, hodhi ca zhgarravina në letër, u lodh gjithë natën i shkreti, e për çfarë? Për të mos thënë asgjë!

    Se fundja kush është ai qytetar me IQ nënmesatare, që nuk e di se lukunia e bedelave të spikatur “me aq mjeshtri” nga palloshi extra-large i hara-belkës janë aq idiotër, sa aferat e tyre korruptive dhe pasuritë e vëna falë dy-tre aftësive të vetme që kanë – hajdutllëkun, spiunllëkun dhe kurvllëkun, ua nxjerrin njëri-tjetrit, jo nga padija, por nga poshtërsia që kanë në gjak, përmes mesazheve fare të pakoduara me celular? Kaq.

    Atë që lë pa shpjeguar loqrenci është se kush është steumullari i gjithë këssj meseleje, dhe prej nga i merr udhëzimet e katapultimit në majat e këtij palo shteti pa taban.

    Reply
  • dhe Yjet rrijne e veshtrojne says:
    September 24, 2026 at 10:05 am

    Nuk jane budallenj jo, por kane qene te sigurte se kane krahet e ngrohta nga pushteti. Kane pas parasysh dhe sigurine nga Rama qe i ka relaksuar duke deklaruar me kohe qe “SPAK e kemi ngritur NE”. E atehere kush do ja nxirrte ato sekrete, opozita? Pune e madhe, asaj ja mbyll gojen Rama ne Podcazzon e tij e Balla me shoke e shoqe ne parlament.
    Pra siguria e tyre ka qene e plote, ashtu dhe si e B. Ballukut qe i priste shpata vence neper tenderime.
    Por ja qe vjen nje dite dhe SPAK ndonese i krijuar nga Rama, i vijne urdhera ca me lart se ai e ja djeg ne duar sigurine Bela Ballukut, Vlores e deri Agasit. Duke i bere tashme te ndergjegjshem ndoshte te gjithe tjeret qe ta pyesin bythen mire kur ti futen rruges pushtetit me Ramen, se eshte rruge me plot rreziqe..

    Reply
  • Precizim says:
    September 24, 2026 at 10:52 am

    Keto çudirat e medha ne Shqiperi zgjasin vetem tre dite. Sepse ne nuk kemi memorje. Dhe sepse ne te gjitha ngjarjet e renda neper te cilat ka kaluar Shqiperia rralle eshte denuar njeri. Te gjithe ujqerit kane uluritur, ligj dhe drejtesi. Por edhe shoqeria shqiptare vuan jo vetem nga demencia por edhe nga mungesa shpirtit te protestes, qofte edhe te protestes momentale.
    Eshte lodhur Lenci qe te gjeje se si ka mundesi qe te gjithe keta vjedhesit ordinere, por me pergjegjesira te medha, nuk na paskan ditur te ruajne gjene e vjedhur. Shume e thjeshte shoku Lorenc. Ata nuk jane aspak budallenj dhe te lehte deri ne ate pike sa te veteflijohen. Rruga e tyre deri ne pozicionin qe kane zene ne qeverisje ka qene e mundimshme, rruge me sakrifica. Rruge me lepirje, me gojore, me zhveshje nga karakteri, me simpatira dhe tradhetira te vogla dhe te medha. Me pak fjale, kane dhene çdo gje qe te jene afer pushtetit. Dhe pushteti i çon tek paraja.
    Shpesh ne themi se ku i gjen KM te gjithe keta horra e plera qe vendos ne pozicione te rendesishme? Jane te te njejtes kategori me te. Keshtu i do ai, te zhvleftesuar, pa karakter, servile, te gatshem te japin edhe b… po qe se jua kerkon ai. Dhe ketu percaktohet edhe piramida, hierarkia e te qenurit afer KM. Zakonisht personi me i afert me te, apo menaxheri i te gjithe puneve te pista te KM eshte nje njeri ne hije. Ketij i lepihen, i jargaviten, ketij i shprehin besnikeri deri ne vdekje, dashuri deri ne ameshim, servilizem pa fre e rezerva. Per ty shpirt i fik gjithe radaret e Shqiperise, thote kjo cuca e Kosoves. Keta jane futur aq thelle ne bindjen se mund te bejne çte duan dhe se jane te paprekshem. Keta mendojne se tashme kane para, pushtet dhe nje mbrojte te forte nga KM, sepse jane pikerisht keta qe i dine dhe i kane kryer punet e pista te KM, ose vete ose ne dijeni te plote te tyre.
    Sot ne administrate, nga shume idiote e arriviste, çmenduria ka arritur deri aty sa thone te me japin kaq e aq para, pa paçka i bej nja dy vite burg. Epidemi, semundje, kolere. Ai apo ajo qe pranon te beje burgun, pranon te beje çdo gje tjeter me pare.
    Ne nje vend kaq te vogel me kaq pak banore, kemi vrases, klane, organizata, korrupsion, vjedhje ( te keqen e xhepistit ), ne pushtet e ne rruge. I kemi patur keto shfaqje gjtihnje qe nga nentedhjeta, por tani kane dale hapur. KM i ndihmoi te gjithe hajdutet e tij te vrasin friken. Me keni mua. Bjerini. Mos i lini kusur.
    Dhe si gjithmone qe nga mbreterimi i ER-se, kur keta kapen, ky nuk i njeh, nuk e di kush i vuri keta ne keto poste?, Çlidhje kam une me keta?? Ky nuk i njeh me. Ky nuk e di kush i ka vene. Ky i hedh ne gropen e “drejtesise”, pastaj i fut nje hartim te klases se gjashte dhe u la.. Shpirtin e ka te paster. Jua dhashe mundesine te keni pushtet, te vidhni por nuk ditet te fshihni…. Kete pike ka kapur edhe Lenci ne kete shkrim te tijin.
    Pooor dua te shtoj diçka ne lidhje me çfare thashe ne fillim per memorjen. Te gjith popujt e perparuar, Evropa Perendimore, eshte atje ku eshte sepse ka perdorur pa rezerva nje mjet shume te rendesishm, efikas dhe historik per ta. GIJOTINEN..

    Reply
  • Tirana says:
    September 24, 2026 at 12:16 pm

    Idioti i vetem eshte Edi Rama qe deshmoi aftesi mizarabel te zgjedhjes se funksionareve kaq te larte te shtetit dhe qeverise. Nje lider me te tilla aftesi perzgjedhese, eshte medioker, siperfaqsor, ordiner, i pa ndergjegjshem, i korruptuar, i shitur, sharlatan, i paafte, i rrezikshem.

    Reply
  • Anonymous says:
    September 24, 2026 at 12:32 pm

    Zbuloi ujin e ngrohte Vangjeli nderkohe qe ke 10 e me shume vite qe eshte bere muti mullar. Ketu edhe nje zyrtaruc i vogel ta perplas para syve vjedhjen e si rruhet hic. Me nga dy e me shume shtepi e makina, udhetime cdo muaj jashte dhe kur mendon rrogat sdo nxirrnin dot as muajin. Dhe e di pse ndodh o Vangjel? Jo se jane budallenj. Jane maskarenj patronazhiste qe kane menduar se sju hyn gjemb ne kembe se kane pare ata me larte qe pazaret i kane me miliona euro e prape votohen. Dhe pastaj shih komentet e ketyre votuesve qe justifikojne cdo gje me konspiracion e me armikun e jashtem plus me gogolin e Berishes dhe mendo ne duart e kujt ka rene ky vend.

    Reply
  • demo says:
    September 24, 2026 at 1:23 pm

    Skandalet e njepasnjeshme te Edi Rames me zagaret te cileve u delegon pushtet,vertetuan faqe gjithe Botes Atdhetarine dhe Drejtesine e Qeverrisjes Kurti.
    Albin Kurti nuk pranoi dhoma speciale te Hages,ku masakrat serbe do ti visheshin Kosoves,,JA,CFARE NDODHI.
    Albin Kurti nuk pranoi Ndarje te Kosoves.Albin Kurti nuk pranoi Associacionet ne Kosove,perkunder nderhyrjes se tradhtarit Edi Rama per Implementimin e Associacioneve.Albin Kurti nuk pranoi Open Balkanin e Rames dhe Vucicit.
    Albin Kurti e perzuri Vlora Hysenin nga SHIKU Kosoves si agjente Serbise,Edi Rama e emeroi ne krye te SHISHIT te Shqiprise,per karshillek-JA CFARE NDODHI.
    Skenaret e Edi Ramas deshtuan Totalisht.U rrezuan felliqesisht.Sidomos me kete te fundit te Vlora Hysenit,Ergys Agasit,qeverria me gjithe edvin zorraxhiun do rrezohen ne BE.Parlamenti Evropian ka vene Traun kesaj qeverie hajdutesh te korruptuar ULTIMATUM!:Te cfuqizoje menjehere ligjin per nderhyrje ne zonat e mbrojtura dhe 2- Ligjin per grabitjen e trojeve,tokave me Oligarke,ndryshe Ligji per Investime Strategjike,.
    Hajde hidhu HAJDUT SE U DEMASKOVE BOTERISHT!

    Reply
  • Berlin says:
    September 24, 2026 at 1:56 pm

    Ne qofte se ka pasur nje njeri qe i ka ndjekur dhe ditur te gjitha keto krimeqeveritae ka qene shefja e Shikut dhe pekerisht pra …kjo eshte pyetja qe shtrohet te kete qene kaq e mefsht dhe e paditur qe te kete vazhduar komunikimet me ata kriminel???? Ketu po luhet nje loje shume e madhe qe do ja degjom muzike dhe vite me radhe.

    Reply
  • Km says:
    September 24, 2026 at 2:46 pm

    Qe SHISG-ja apoSHIK-a nuk e Kane luajtur asnjehere rolin e tyre, sipas detyres, kjo dihet. Qe nga 1992, kur erdhi Saliu ne pushtet, ka qene vegel e mbuluar nga agjente te spiunazheve te huaja, Jane marre me detyra te servirura nga politik e Dites e Sali Rame Berishes, agent I UDB dhe spiunazhi francez. ASNJE nuk thote se edhe ish kreu I SHIK, qe u be komandantit i luftes kunder jugut ka qene agent I UDB, Safet Zhylhaleja, agent I UDB, ish shefi I shtabit te ushtrise Adem Cobani agent I Cia,. E cdo te prisnje prej Tyre? Mos do te thote kush se nuk Jane me? Aty, ne parlament keni edhe sot Saliun. Me gjithe ato krime antikombetare qe ka bere, a e ka gjetur gje? Asnjehere. Kam qene, qe kur u emerua, kunder kesaj Vlores ne kete funksione. Nuk e njoh dhe nuk me njeh. Por di qe KY emerim eshte ne kundershtim me ligjin. Qe ne ate kohe e kam THENE ne komentet e mija. Nuk mund te lejohet ne kete funksione nje shtetas e e huaj, pavarsisht kombesi se. Kosova, gjithenje ka qene dhe eshte angazhuar me veprimtari antishqiptare, qe ne kohen e ENVERIT, dhe pas 1990.Madje edhe sot. Ka plot kosovare, agjente te serbit, qe vine verdalle ne Shqiperi. Nuk kish nje shqiptar shqiperise te afte per kete pune, por DUHEJ nje kosovare? Per kete mban pergjegjesi Edi Rama. Per cfare ka bere ajo le te mbajne pergjegjesi individuale dhe te jape llogari.

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    September 25, 2026 at 11:18 am

    O Lenco !! nuk janë budallenjë… jane pjesëtarë te një BANDE maskarenjsh te pa turpshëm dhe mos goditja e tyre i ka bere dhe trima

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?