Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kaosi në seancën ku u miratua buxheti, PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës (Emrat) 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kaosi në seancën ku u miratua buxheti, PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës (Emrat) 
Lajmi i funditPolitike

Kaosi në seancën ku u miratua buxheti, PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës (Emrat) 

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, pas kaosit që krijuan në seancën ku u miratua buxheti për vitin 2024.

Ditën e sotme do të mblidhet Sekretariati i Etikës në orën 16:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për t’i përjashtuar me 10 ditë.

Emrat e deputetëve për të cilët PS kërkon përjashtimin: 

- Publicitet -

Ervin Salianji

Bledion Nallbati

Asllan Dogjani

Lefter Gështenja

Isuf Çelaj

Luan Baçi

Xhelal Mziu

Kjo kërkesë vjen pas seancave të tensionuara të zhvilluara në Kuvend, pasi opozita ka penguar vijimin normal të punës duke ndezur flakadanë dhe hedhur karriget në Kuvend. Kujtojmë se Kuvendi ka bërë ndryshime në rregullore në lidhje me masat disiplinore ndaj një apo disa deputetëve, në lidhje me përjashtimet e tyre.

Sipas ndryshimeve të bëra, deputeti do të përjashtohet deri në 30 ditë në rastet kur; përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës; kur përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

Ndërsa përjashtim deri në 60 ditë, do të ketë në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit  brenda mjediseve të Kuvendit; kur kryen veprime/sjellje që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara më lart.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U dënua me 25 vjet / E bija e Jakup Krasniqit: Babai po refuzon kontrollet mjekësore në Hagë
  • VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  • Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit do të vazhdojë pa avokatë
  • Dy gazetarë të Reuters janë goditur me plumba gome nga policia
  • Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?

Komentet e Fundit

  1. K R on Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  2. Hana on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  3. nastradini on Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  4. Marjola on Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  5. 1thundrak on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?