Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kapela e Melanisë dhe Diella
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kapela e Melanisë dhe Diella
KryesoreLajmi i funditopinion

Kapela e Melanisë dhe Diella

Published: January 23, 2025
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Një prej detajeve më të diskutuar të rikthimit të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse, në dukje, jo me aq rëndësi dhe jo drejtpërdrejt i lidhur me personin, fjalimin apo të ftuarit e tij miliarda dollarësh, ishte kapelja e zonjës së parë të ShBA-së, blu e errët me strehë të gjerë, e dekoruar vetëm nga një shirit i bardhë.

- Publicitet -

Kapelja ishte në përputhje të plotë me veshjen e saj – pallton e fundin blu – dhe këmishën e bardhë.

Përtej kombinimit të ngjyrave me kontrast si një prej elementëve më të qëndrueshëm të modës, përshtatshmërisë për një ceremoni solemne apo faktit se, ndryshe nga më herët, veshjet dhe aksesorët ishin thuajse krejtësisht “made in the USA”, diskutimet mbi look-un e znj. Trump kanë të bëjnë me simbolikën e tij.

Pamja e saj, në tërësi, ishte frymëzuar nga ajo e grave amerikane në fillimet e shekullit të njëzetë. Asokohe, Amerika po përjetonte një zhvillim të paprecedent dhe teknologjia moderne po përhapej e përqafohej me shpejtësi. Përpjekjet e grave, më në fund, u kurorëzuan me të drejtën e tyre për votën dhe të tjera të drejta themelore (Amendamenti i 19-të).

Periudhë e konsideruar jo rrallëherë nga ekspertët si kaotike prej dinamikës së ndryshimit, për shumë janë vitet që “lindën ëndrrën amerikane”. Vala moderniste në fusha të ndryshme karakterizohej nga një qasje optimiste dhe futuriste, çfarë u shfaq edhe në veshjet e grave, me prerje më të qarta, më të rehatshme dhe larg detajeve që i ngërthenin si objekte instiktesh parake.

Haptazi, veshja e zonjës Trump i përçonte të gjitha këto mesazhe dhe shumë të tjerë. Rikthimi i fuqishëm në çdo aspekt i presidentit të 47-të, përparësia që do i jepej zhvillimit teknologjik, si një shekull më parë, fokusi mbi sloganin zgjedhor për “ribërjen e Amerikës sërish të madhe” (making America great again) ishin hekurosur me kujdes mbi veshjen e saj.

Po ashtu me simbolikë të pagabueshme dhe, sigurisht, të qëllimshme theksohej në veshje qasja disi më e distancuar me shtetet e tjera – sa një strehë e gjerë kapeleje që edhe puthjet i lë pezull në ajër – dhe, përmes feminilitetit të përmbajtur përkrah të shoqit, politika e qartë për vetëm dy gjini.

Për koincidencë, dy ditë para se betimit të Trump, kryeministri i Shqipërisë ndau me ndjekësit e tij në rrjete sociale sihariqin se tashmë platforma e-Albania do të kishte një asistente të krijuar dhe që operonte përmes inteligjencës artificiale (AI).

E pagëzuar Diella, asistentja, brenda një periudhe të shkurtër, pritet të jetë në gjendje të marrë komanda verbale dhe të ndihmojë qytetarët duke ndërvepruar me ta me zë dhe figurë.

Duhet theksuar se qëkur u prezentua fillimisht dhe shërbimet që ofronte ishin shumë më të kufizuara, platforma e-Albania ka qenë një nismë pozitive dhe mjaft e nevojshme për cilësi shërbimi të shtuar, kohë të vyer të kursyer dhe kosto absurde të evituara. Po ashtu, edhe asistenca e Diellës është një domosdoshmëri, kur merren parasysh njohuritë digjitale modeste të shumicës sonë.

Por ajo që binte në sy më shumë se ndihma që Diella do ofrojë ishte pamja e saj. Me veshjen tradicionale të Zadrimës, një pëlhurë si qefin thurur me tezgjah AI në kokë, dhe thonj të lyer me manikyrë “nude”, imazhi i Diellës përçon mesazhe për Shqipërinë tonë, hiç më pak se ai i znj. Trump për Amerikën e projektuar.

Është e qartë që në momentin e parë se asistentja e e-Albania është një përzierje (pastiche) postmoderne, jo me fort shije.
Diella është simuluar si një zonjë e pashme dhe kuruar sipas trendeve të fundit. Tiparet i ka të theksuar dhe flokët e errët, ashtu si perceptohen botërisht mesdhetaret por shumë më pak shqiptaret, qofshin edhe zadrimore.

Pamja prej një italianeje, grekeje apo spanjolleje mbulohet pjesërisht nga veshja që një Zot e kupton pse edhe kur gjenerohet me AI duket sikur i rri e madhe. Veç emrit, shqiptare te Diella janë motivet në mëngë. Ndërsa dekolteja, vulgar edhe për një gjenerim digjital, sidomos në kontekstin ku do ofrohet asistenca, i bën jehonë qëndismave arabe a afrikano-veriore.

E si znj.Trump në ceremoninë e betimit, Diella do simbolizojë përditë e gjithësecilit në çfarë jemi kthyer. Përpjekjet tona për të mbërthyer një traditë të tërë të vyer në tupana dasmash, përpëlitjen të njësohemi me fqinjët dhe Europën, dashurinë sipërfaqësore për atdheun që e veshim si rrobë të huaj dy numra më të mëdhenj, dhe dëshirën për t’u shfaqur kinse çfarë kemi përmes asaj që nuk jemi, Diella i përfaqëson për bukuri.

E denjë për një shfaqje folklorike amatorësh me buxhet të kufizuar, diku në vitet ’70, pamja e saj është një simbol shumë i gjetur i krizës sonë të identitetit, i marrëdhënies sonë të përçudnuar me të shkuarën dhe të shtypur me të tashmen. Mbi të gjitha, prania e saj pak e kërrusur dhe me duart mbledhur si e turpëruar, ironikisht, shpreh sa e pavend është kjo gjetje për shërbimet zyrtare që do asistojë.

Vërtet, sa shumë mund të tregojë veç një pamje. Poshtë një kapeleje strehëgjërë mund të fshihet një e ardhme e dëshiruar dhe pas një gjenerimi me AI një gjendje që bërtet të ndryshojë.

—

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • chp says:
    January 23, 2025 at 10:43 pm

    Me shume Kapelja e Melanise me kujtoi Kapelen CLINT EASTWOOD-it ne filmin “A Fistful of Dollars =Per nje grusht dollare” xhiruar ne vitin 1964 qe mbahet nje nga 10 filmat me me sukses per te gjitha kohrat..
    Nuk me intereson kapelja e Melanise por sinqeriteti i Trampit me Shqiperine…Nese Trampi do te beje perseri Ameriken e Arte….i urojme suksese por nese do behet hipokrit me Shqiperine duke toleruar kriminelin Usali Serbiberishaj si ne mandatin e pare …perseri do themi Na ishte nje here Mister Trampi…

    Reply
  • K R says:
    January 23, 2025 at 11:01 pm

    Ramiu e ka bere Diellën si Linda Ramën.
    Eshte i semure psiqik

    Reply
  • Ladi says:
    January 24, 2025 at 8:52 am

    Edona, moj profesoreshë me arsim të sotëm të lartë, që me dije nuk mund të krahasohesh me një maturant të viteve 1980, duhet ta dish se drita e fortë të verbon. Prandaj të këshilloj, për të mirën e shëndetit tënd mendor, të ndërrosh syzet. Sterë shikon, sterë të bëhet jeta.

    Reply
  • LEON says:
    January 25, 2025 at 4:24 am

    Kerkon te thuash ndonje gje edhe ti Kapesh me Diellen kot me kot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?