Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe
Komunitet

Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe

Published: September 14, 2026
Shpërndaje

Mesha e veçantë, kushtuar 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, bashkoi besimtarë shqiptarë dhe amerikanë

Nën drejtimin e Eminencës së Tij, Kardinalit Ernest Simoni, në Kishën Katolike të Shën Gjonit në shtetin e Virxhinias, u kremtua një meshë e veçantë me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Kardinali Simoni ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë, gjatë së cilës po takohet me komunitetet shqiptare në disa shtete. Në këtë kuadër, ipeshkvi i Dioqezës së Arlingtonit, Shkëlqesia e Tij Michael Francis Burbidge, e ftoi kardinalin të kremtonte një meshë për komunitetin shqiptar të kësaj dioqeze.

- Publicitet -

Kardinali Ernest Simoni gjatë kremtimit të Meshës së Shenjtë/ Fotografia: Marketin Pici

Kardinali Ernest Simoni, 97 vjeç, simbol i qëndresës së besimit përballë përndjekjes komuniste, vuri theksin te mbrojtja e familjes dhe përgjegjësia e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit.

“Burrë dhe grua, shumohuni. Burri duhet ta dojë gruan ashtu siç Krishti e deshi Kishën”, ishte mesazhi që Kardinali përcolli gjatë meshës.

Besimtarë shqiptarë dhe amerikanë gjatë meshës, ku ishin të pranishme edhe Motrat e Nënë Terezës/Fotografia: Marketin Pici

I cilësuar nga Papa Françesku si një “martir i gjallë”, Kardinali Simoni u arrestua nga regjimi komunist në Shqipëri dhe vuajti 18 vjet burg, 12 prej tyre duke punuar në miniera. Pas lirimit ai u detyrua të punonte në kanalizimet e Shkodrës deri në rënien e regjimit në vitin 1990. Pavarësisht përndjekjes, ai mbeti i palëkundur në besim dhe e ushtroi fshehurazi misionin meshtarak. Në vitin 2016, Papa Françesku e ngriti në rangun e kardinalit.

Kardinali Ernest Simoni përcjell bekimin e tij gjatë meshës/ Fotografia: Marketin Pici

Në meshë morën pjesë shqiptarë të besimit katolik dhe të besimeve të tjera, pjesëtarë të komunitetit vendas, miq amerikanë që e kanë njohur Nënë Terezën, si dhe Motrat e Nënë Terezës.

Në veprimtari mori pjesë edhe Diakoni Lekë Brisku nga Çikago. I shuguruar diakon i përhershëm në vitin 2022, ai shërben në famullinë “All Saints” dhe është aktiv në ruajtjen e trashëgimisë katolike shqiptare në SHBA.

Komuniteti katolik shqiptar, i krijuar prej më shumë se një dekade në Dioqezën e Arlingtonit, e ka bazën në Kishën Katolike të Shën Gjonit të Dashur në McLean.

Megjithëse i vogël, komuniteti bashkon katolikë dhe shqiptarë të besimeve të tjera. Katolikët kujdesen për programin fetar, ndërsa pjesëtarët e besimeve të tjera ndihmojnë me pritjen festive, duke pasqyruar traditën shqiptare të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare.

Pas meshës, pjesëmarrësit u mblodhën në një pritje kushtuar figurës së Nënë Terezës dhe Kardinalit Ernest Simoni.

Gjatë qëndrimit katërditor në zonën e Uashingtonit, Kardinali Simoni kremtoi meshë edhe në një universitet katolik në Virxhinian Veriore dhe në Kapelën e Zojës së Shkodrës, pranë Bazilikës së Zojës në Uashington, që është kisha katolike më e madhe në Amerikë.

Ai kremtoi gjithashtu meshë në gjuhën italiane në famullinë e Rruzares së Shenjtë në Uashington. Meshën e bashkëkremtuan meshtarë të Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë, në prani të ambasadorit të Italisë dhe përfaqësuesve të tjerë diplomatikë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj bën ndryshime në Bashkinë e Tiranës, shkarkon dy nënkryetarë
  • 30 tetor 2026
  • Arrestohet në Maqedoninë e Veriut pronari dhe drejtoresha e spitalit të njohur privat
  • “S’kam obligim të merrem me ty”, polici refuzonte të merrte në mbrojtje 49-vjeçaren që u vra në Kosovë
  • Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Komentet e Fundit

  1. Kukësi on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  2. Vena Carva on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  3. Anonymous on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  4. Vena Carva on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  5. Vena Carva on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?