Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Katër bllok-sfidat e integrimit gradual në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Katër bllok-sfidat e integrimit gradual në BE
Analiza

Katër bllok-sfidat e integrimit gradual në BE

Published: October 10, 2026
Shpërndaje

DR. JORGJI KOTE

Më në fund, më 6 Tetor, Komisioni Europian shpalli publikisht strategjinë e re të rishikuar të Zgjerimit Europian, e cila konsiston në integrimin gradual të katër vendeve kandidate drejt BE-së. Në fakt, ky propozim, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në Samitin e BE-së më 14 – 15 tetor ka kohë që “qepet” dhe “ kopsitet” në think tanket më të shquara dhe në kancelaritëe e BE-së. Së fundi, atij i paraprinë Letra me rekomandime konkrete për reformimin e brendshëm dhe zgjerimin e jashtëm që Kancelari gjerman Friedrich Merz i dërgoi më 20 Maj 2026 Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidentit të Këshillit Europian Antonio Costa dhe liderëve të tjerë të BE-së, fjala e Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos më 25 Gusht në Zagreb dhe disa studime të ekspertëve europianë në këto 3 – 4 vitet e fundit.

Në fakt, 4 blloqet tematike që përmban propozimi zyrtar i Komisionit Europian janë 4 sfida madhore me problematika serioze si për BE-në edhe për vendet kandidate – reformimi i brendshëm i BE-së, që ajo të jetë në gjendje të përthithë 35 vende anëtare nga 27 që ka sot; njohja e reformave në sektorë të ndryshëm dhe shpërblimi i vendeve aspirante me përfitime të shumta fondesh, sidomos një qasje më e shpejtë dhe më e madhe në tregun e përbashkët të BE-së pa pritur anëtarësimin e tyre të plotë; përcaktimi i klauzolave mbrojtëse me pranimin në BE dhe zgjidhja e aspekteve financiare që lidhet me zgjerimin e pritshëm europian.

- Publicitet -

Këtu ia vlen të nënvizojmë se propozime të tilla të ngjashme janë sugjeruar 3 vjet më parë nga 12 ekspertë të shquar të BE-së mbi bazën e kërkesës së kësaj të fundit; madje ato janë miratuar në parim edhe në Samitin e BE-së në dhjetor 2023. Po ashtu, ato janë përditësuar edhe në një studim të realizuar në muajin prill 2026 nga fondacioni prestigjioz gjerman “Shkenca dhe Politika”. Por deri tani pa rezultate konkrete për shkak të axhendave të superngarkuara të BE-së, mungesës së kohezionit brenda saj dhe vështirësive praktike në detajimin e këtyre propozimeve.

Ja pse, siç shprehet Barbara Lipert, drejtore e Studimeve në këtë fondacion, e cila ka mbi 35 vite që merret me kërkime dhe botime kushtuar integrimit europian dhe Ballkanit Perëndimor, kjo paketë propozimesh tingëllon “si një këngë/avaz i vjetër, por me melodi të re dhe ndonjë instrument më shumë në orkestrën e integrimit”.

Dihet se BE-ja e kishte lënë zgjerimin mënjanë për shkak të lodhjes deri në alergji në vendet e BEsë dhe të mungesës së rezultateve nga vendet kandidate. Pa dyshim që aktori dhe faktori kryesor që e detyroi BE-në t’i rikthehej Zgjerimit dhe ridimensionimit të tij ishte agresioni rus kundër Ukrainës dhe rreziqet e tij për rajonin. Sigurisht që kërcënimi rus është real, serioz dhe kërkon masa konkrete.
Bllok -sfida e parë lidhet me shqetësimin real se sidomos në 20 vitet e fundit BE-ja është zgjeruar ndjeshëm, por pa realizuar, madje ende pa filluar reformat e brendshme. Kjo për shkak të axhendave të saj të tejngarkuara – krizat bankare dhe financiare, gati falimentin e Greqisë, terrorizmin ndërkombëtar, COVID– 19, agresioni rus kundër Ukrainës dhe në dy vitet e fundit riardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë e Presidentit Trump. Ndërkaq, vazhdimi i dinamikës zgjeruese drejt lindjes shtron një pyetje të madhe, gjithnjë e më të vështirë për t’i dhënë përgjigje – edhe sa duhet të presë ende BE-ja për këto reforma të brendshme, por pa i dobësuar akoma më shumë pozitat e saj?

Mirëpo, zgjerimi i mëtejshëm pa krijuar kapacitete të mjaftueshme integruese mund të prodhojë efektin e kundërt, duke dhënë imazhin e një BE-je më të madhe, por më pak koherente, më pak efikase, më pak të bashkuar; më ambicioze në dukje, por më të dobët në realitet.

Eshtë fakt se mekanizmat e vendimmarrjes së BE-së janë të ndërlikuara, kompromiset komplekse, uniteti shpesh i vështirë për t’u realizuar, sidomos për çështjet e politikës së jashtme dhe qeverisjes ekonomike. Dhe kjo në një kohë kur prej BE-së kërkohen kudo vendime dhe veprime shumë më të shpejta, që ajo të mos mbetet spektatore, por të kthehet në aktore madhore.

Mirëpo pa këto reforma të brendshme, zgjerimi i BE-së vetëm se do ta theksonte dhe vështirësonte akoma më shumë heterogjenitetin brenda saj, duke cënuar seriozisht kohezionin aq të nevojshëm institucional në kushtet e sotme të ngatërruara gjeopolitike. Ndaj, nëse zgjerimi i ardhshëm nuk do të mbështetet dhe nuk do të shoqërohet me forcimin institucional të BE-së me reformat e saj të brendshme, atëherë zgjerimi në fjalë do t’i theksojë edhe më shumë hendeqet ekzistuese.

Ja pse BE-ja tani ndodhet përballë një dileme hamletiane. A të vijojë të zgjerohet më tej drejt Ballkanit dhe Ukrainës ende në luftë pa forcuar themelet politike nga brenda? Mirëpo, nëse vazhdon në këtë linjë, a mos rrezikon më shumë t’i trashë problemet se sa t’i zgjidhë ato, sepse siç paralajmëron Carl-Alexandre Robyn, themelues i Lëvizjes së Djathtë Moderniste (MDM) ”BE-ja mund të mos jetë në gjendje “ta përtypë dhe ta tresë” zgjerimin”. Tanimë BE-ja e ka zgjidhur këtë enigmë në favor të reformimit të saj të brendshëm si pika e fillimit të gjithë procesit të zgjerimit europian. Megjithatë, lipset ende shumë punë dhe përpjekje.

Ndaj reformat e brendshme nuk presin më. Më konkretisht këtu problemi është reduktimi në minimum i vendimeve me votë unanime, shkurtimi i numrit të Komisionerëve dhe disa masa të tjera për shkurtimin e procedurave të vendimarrjes. Kjo mund të bëhet edhe pa qenë nevoja e ndryshimit të traktateve themeluese, çka do të kërkonte shumë kohë dhe do të ishte e pamundur; ca më tepër kur 2027 do të jetë vit zgjedhor në 10 vende të BE-së, sidomos në Francë, Spanjë, Poloni dhe në disa lande në Gjermani, ku zgjerimi krijon frustracione.

Lidhur me Bllokun e dytë, masat tashmë të njohura që propozohen konsiderohen si hapa të ndërmjetëm për t’i inkurajuar vendet kandidate në intensifikimin e reformave, që anëtarësimi në BE për ta të mos jetë “rrugë e shkurtër” por e mbështetur në meritat individuale. Synimi është që pa pritur anëtarësimin e plotë, vendet kandidate të shpërblehen për çdo grup kapitujsh të mbyllur, çka do t’i nxiste ato për të përshpejtuar reformat në ato dhe në fusha të tjera. Po ashtu parashikohet prania e tyre pa të drejtë vote dhe vetoje në Këshillin e BE-së dhe në Parlamentin Europian. Për rrjedhojë, vendet e Ballkanit Perëndimor do të shohin më në fund dritën e zgjerimit në fund të tunelit europian, pa rrezikuar rrëshqitjen e tyre drejt Moskës.

Ndërkohë, këto bonuse, bashkë me masat motivuese dhe përshpejtuese janë të nevojshme, mbasi koha në dispozicion për BE-në dhe vendet kandidate është e pamjaftueshme për zgjidhje të qëndrueshme për të katër këto sfida serioze dhe për të kapërcyer blloqet e shumta penguese drejt BE-së.

Shpërblimi me fonde dhe me bonuse të tjera për meritat dhe reformat e realizuara do të bëhet me mbylljen e secilit grup kapitujsh ose gjatë periudhës që ndan nënshkrimin e Traktatit të Anëtarësimit në përfundim të mbylljes së 6 grupkapitujve dhe ratifikimit të tij që zakonisht zgjat 2 – 3 tre vjet. Në fakt, periudha e fundit është edhe më praktike dhe më e mundshme, mbasi shpërblimi i vendeve kandidate pas mbylljes së çdo grupkapitujsh përballet me dy shqetësime jo të vogla: së pari, me vështirësitë praktike për përllogaritjet dhe livrimin e fondeve; ndërsa e dyta dhe më kryesorja, nuk ka garanci që ndonjë vend kandidat t’i marrë fondet pas mbylljes së një grup kapitujsh por të mos përparojë në grupkapitujt e tjerë dhe për pasojë të mos arrijë të mbyllë dot grup kapitujt dhe sidomos atë ” Themeloret” që është lënë në mbyllje të procesit. Mirëpo, zbatimi i shtetit të së drejtës përbën kushtin e panegociueshëm për çdo bonus dhe fond financiar. Ndryshe ndodh kur një vend i ka mbyllur grup kapitujt, atëhere ka më shumë garanci në shmangien e abuzimeve, siç ka ndodhur me xhvatjen e fondeve për fermerët.

Lidhur me Bllokun e tretë që i takon anëtarësimit të plotë, për të mos patur ”kalë troje” as tani dhe as pas 20 vitesh, siç e tha edhe Marta Kos më 25 Gusht në Zagreb, propozohet caktimi i klauzolave mbrojtëse, ku kryesoret janë që vendet e reja të mos kenë të drejtën e përdorimit të vetos dhe të votës për një periudhë të caktuar kohe, bie fjala 5 vjet. Shqetësimi këtu është mendimi se në këtë mënyrë mund të bëhen dallime me vendet e tjera, duke krijuar dy kategori brenda BE-së.

Më tej, nisur nga problematikat që kanë vendet tona për shtetin e të drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit, ka pasur edhe mendime që ashtu si me Rumaninë dhe Bullgarinë, vendeve kandidate t’u lihej një periudhë pas anëtarësimit ose post-kushtëzimi për të bërë plotësimet e nevojshme ligjore dhe zbatimin e tyre.

Mirëpo, për shkak të përvojës negative me dy vendet e lartpërmendura, kjo ide nuk “ngjiti” dhenuk gjeti jehonë dhe entuziazëm as te vendet anëtare dhe as te Komisioni Europian; kjo mbasi vendet anëtare do ta kishin tejet të vështirë të bënin vëzhgimin e përparimit pas anëtarësimit të tyre, ndërsa vendet kandidate nuk do të shqetësohen më për të, me lloj-lloj justifikimesh, të cilave ata ua kanë marrë dorën. Plus, BE-ja do ketë agjenda me plot sfida të tjera, ndaj nuk do të ketë as kohën dhe as durimin për të monitoruar postkushtëzueshmërinë në vendet tona.

Aspekti i fundit por jo më pak i rëndësishmi ka të bëjë me përballimin e kostove shtesë të anëtarësimit. Sipas disa përllogaritjeve paraprake, anëtarësimi i 6 vendeve të Ballkanit Perendimor do të kërkojë 80 miliard Euro shtesë, ndërsa ai i Ukrainës 186 miliard Euro! Kështu, llogaritet se për Malin e Zi, një vend i vogël me vetëm 620.000 banorë duhen 3,2 miliard Euro shtesë dhe ende nuk është përcaktuar zëri se nga do të dalin këto fonde, sepse kudo po bie gërshëra e shkurtimeve. Veç kësaj, do të preken fondet e subvencioneve bujësore, të konkurueshmërisë, tregjet e punës, etj sepse vendet e reja do të jenë kryesisht përfituese neto. Mirëpo kjo përbën pengesë të madhe sidomos tani kur BE-ja ka « uri » të madhe buxhetore për shkak të mbështetjes së Ukrainës dhe shpenzimeve të mëdha në kuadrin e krijimit të Bashkimit Mbrojtës. Vetë Gjermania, kontribuesi më madh financiar i BE-së me 25 për qind të buxhetit të saj synon të kthehet në fuqinë më të madhe ushtarake, me shpenzime deri në 1 trilion Euro; plus shpenzimet për realizimin e kuotës 5 për qind të GDP-së për NATO-n.

Për rrjedhojë, Komisioni Europian po has kundërshti të forta lidhur me miratimin e buxhetit për vitet 2028 – 2034 me një shtesë buxheti në masën 60 për qind nga 6 vendet më të mëdha kontribuese ose « kurnace » siç njihen, të kryesuara nga Gjermania, të cilat kanë kërkuar shkurtime me qindra miliarda Euro.
Kësisoj, buxheti do të jetë tema më e nxehtë deri në dhjetor, çka do ta vështirësojë tej mase realizimin praktik të zgjerimit të ri me katër blloqet e lartpërmendura. Duke e shtyrë atë maksimumi për tremujorin e parë të vitit 2027, mbasi më vonë do të jetë e pamundur, për shkak të zgjedhjeve parlamentare në shumë vende të BE-së, ku tema e zgjerimit nuk jep, por vetëm të humbet vota.

Së fundi, vlen të theksohet që edhe kur propozimet e lartpërmendura të vihen në zbatim, prapë përparimi drejt anëtarësimit nuk do të bëhet aforfe, por duke kërkuar nga vendet kandidate zbatimin “një për një” të kritereve të njohura të Kopenhagenit të vitit 1993; ndërsa për Shqipërinë edhe “ detyrat e reja dhe të shumta të shtëpisë” që u lënë më 26 maj në Bruksel, me theks të veçantë te shteti i të drejtës, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, krimit dhe korrupsionit. Pikërisht këtu mund të na “hasë sharra në gozhdë” mbasi sidomos Kapitujt 23/24 që për Brukselin janë “thelbi” demokratik, për Tiranën janë pika më e dobët ose “Thembra e Akilit”! Se aty janë problemet/pengesat më të mëdha, të cilat në vend që të zbuteshin dhe pakësoheshin janë shtuar e janë bërë më të mprehta me dosjet e njohura ulëritëse për BE-në.

Dhe aty, ashtu siç e theksoi në vizitën e saj në Tiranë më 30 Shtator, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, BE-ja nuk të fal!

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Katër bllok-sfidat e integrimit gradual në BE
  • Fundjava me reshje shiu, meteorologia tregon si pritet të nisë java
  • BE lë jashtë Serbinë, nuk do të ketë udhërrëfyes integrimi. Prijnë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia
  • ​Pengmarrje apo inskenim? Policia në kërkim të vlonjatit të njohur të botës së krimit, lëvizjet e fundit në Vaqarr
  • Si u bë biznesmen me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi

Komentet e Fundit

  1. Vl on BE lë jashtë Serbinë, nuk do të ketë udhërrëfyes integrimi. Prijnë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia
  2. Aldrin on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Aldrin on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. Aldrin on Dorën në zjarr!
  5. Aldrin on Dorën në zjarr!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?