Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Katër të arrestuar në Danimarkë dhe Holandë për përgatitjen e një sulmi terrorist
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Katër të arrestuar në Danimarkë dhe Holandë për përgatitjen e një sulmi terrorist
BoteKronike

Katër të arrestuar në Danimarkë dhe Holandë për përgatitjen e një sulmi terrorist

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Tre njerëz u arrestuan në Danimarkë dhe një tjetër në Holandë nën dyshimin se po përgatitnin një sulm terrorist, tha Policia e Danimarkës të enjten. Policia nuk tregoi se cilat ishin motivet e të dyshuarve, apo nëse ato ndërlidheshin me militantët islamistë, apo grupet e ekstremit të djathtë.

Shërbimi danez i Inteligjencës dhe Sigurisë, PET, tha në gusht se kërcënimi ndaj Danimarkës ishte rritur shumë pasi aktivistët kundër islamit i kishin njollosur disa kopje të Kuranit gjatë verës.

“Hetimi ka zbuluar se një rrjet i njerëzve po përgatiste një sulm terrorist”, tha të enjten në Kopenhagë Flemming Drejer nga PET.

- Publicitet -

Ai theksoi se arrestimet dhe bastisjet e kryera të enjten u bënë si pjesë e një hetimi intensiv që PET-i kishte kryer në bashkëpunim me “partnerët tanë nga jashtë”. Bastisjet policore janë duke vazhduar nëpër vend, shtoi ai.

Rrjeti kishte lidhje me krimin e organizuar në Danimarkë dhe jashtë saj, përfshirë me një grup kriminal me emrin Loyal to Familia, apo LTF, tha Dreyer, por nuk deshi të tregojë se cilat ishin motivet.

“Kjo është tejet serioze”, tha kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen për agjencinë e lajmeve Ritzau, në një takim me liderët e BE-së në Bruksel.

 “Prej disa vitesh, ne kemi parë se ka njerëz që jetojnë në Danimarkë të cilët nuk na e duan të mirën. Ata janë kundër lirisë sonë dhe kundër shoqërisë daneze”, tha Frederiksen. PET-i ka paralajmëruar për sulme të mundshme për më shumë se një dekadë. Policia tha se nuk e ka ndryshuar shkallën e rrezikut nga terrorizmi, duke e mbajtur në 4 në një shkallë nga 1-5.

Të arrestuarit në Danimarkë do të përballen me aktakuzë për terrorizëm, sipas Kodit Penal, dhe do të dalin para gjykatësit, tha policia.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?