Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ke biznes me trafikantë droge”, gazetari i shkruan Gjergj Lucës pas sherrit online: “Më the ta mbush mishin me kripë, je hajdut që i lëpihesh Ramës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Ke biznes me trafikantë droge”, gazetari i shkruan Gjergj Lucës pas sherrit online: “Më the ta mbush mishin me kripë, je hajdut që i lëpihesh Ramës”
KronikeKryesore

“Ke biznes me trafikantë droge”, gazetari i shkruan Gjergj Lucës pas sherrit online: “Më the ta mbush mishin me kripë, je hajdut që i lëpihesh Ramës”

Published: August 6, 2023
Shpërndaje

Biznesmeni Gjergj Luca ka patur një përplasje në rrjete sociale me Gjergj Zefin, i cili publikon faqen online Pamfleti. Luca e akuzon Zefin se ka shpifur dhe se i ka vënë gjobë me shkrimet e tij në portalin në fjalë.

Gazetari Adriatik Doci i ka dalë krah kolegut të tij Zefi dhe i ka drejtuar Lucës një letër të gjatë online, në të cilën ndër të tjera, shkruan:

“Z.Luca mos tento t’u bësh presion gazetarëve, siç tentove me mua para disa javësh, duke u thënë se u çon bodigardët, u mbush mishin me kripë etj. Sepse që kur të rrahu profesor Luçi, nuk të merr më kush seriozisht.

- Publicitet -

Dhe nga ana tjetër, t’i u çon bodigardët e tu, por duhet të llogarisësh edhe se çfarë mund të të çojnë ata ty.

Z. Luca situata nuk është që t’i je në punën tënde dhe disa gazetarë shpirtzinj po shpifin nga smira për ty. Jo. Nuk je në punën tënde. Ke ngritur biznese në pronat publike. Dhe pronat publike nuk i ke marrë me ankand apo konkurrencë, por i ke marrë me klientelizëm dhe duke i bërë fresk Edi Ramës. Kjo është e vërteta që të djeg.

Ta themi të vërtetën e plotë. Ju mbani fjalime të bukura dhe interesante, edhe mua më pëlqejnë, bëni ironi me politikën dhe median, por e vërteta tjetër është se jeni edhe një hajdut me letra i pronave të ushtrisë.

Po të ishte ashtu, po i marrim edhe ne ca prona publike, marrin një kredi dhe fap biznes. Por, nuk t’i jep kush.

Së fundmi z. Luca, kur të shkosh të hënën në SPAK, të lutem thuaj Altin Dumanit se si i more nga Edi Rama 105 mijë m2 prona dhe objekte në Labinot të Elbasanit me VKM Nr. 873, datë 30.10.2015 dhe Nr. 266, datë 29.03.2017, ish repartin ushtarak në Çekrez të Gramshit dhe 28 mijë m2 prona të ushtrisë me vkm nr. 526, datë 25.07.2019, ish-Parkun e Minierës së Hekur-Nikelit në Përrenjas me sipërfaqe 10 mijë m2, me vkm 701, datë 30.10.2019, Kombinatin e Sheqerit” sh.a., Maliq, me VKM nr.394, datë 09.06.2022 dhe ish repartin tjetër ushtarak të Gramshit me VKM Nr. 376, datë 21.06.2023.

Trego të vërtetën nëse ke burrni se mbase të mbajnë më gjatë.

Edhe që ke bërë biznes me trafikantë droge, ku për rrjedhojë je subjekt i ligjit anti-mafia, është e vërtetë. Nëse do, i publikoj unë evidencat, emra, kompani, ortakëri dhe lidhje…”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • Oksidenti qe thua ti says:
    August 6, 2023 at 3:07 pm

    I jati, një bohem, i biri , një bizesmen sanguin dhe i ndershëm. Boll me nxirje ftyre. Gjergj Luca shum mir po bën, kanunin e kan shpërdoru njerz të pa ftyr. Lenja drejtësis. Bafsh hajr o niri i puns

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 6, 2023 at 3:27 pm

    Po c’te besh…keshtu eshte kapitalizmi.
    Ne kete rast me duket se te dy palet jane te nxituar dhe gabim.

    Reply
  • Kur « gazetari » ngateron profesion! says:
    August 6, 2023 at 3:50 pm

    Unë nuk mbaj anën e asnjërit, sepse më pëlqen korrektesa, por z. Doçi, ju përmëndni « Pamfleti-n » që qenka e Gjergj Zefi-t! Nuk mund të gjesh në internet video më perverse se sa « Pamfleti », gjithë gënjeshtra dhe qëllime politike që nuk kanë asnjë lidhje me gazetarinë. Ky Zefi, ka ngarëruar profesionin e gazetarit dhe mund t’a cilësosh pa frikë si « vrasës me pagesë », me Pamfletin » e tij.

    Reply
  • epirotas says:
    August 6, 2023 at 4:26 pm

    korrupsion i tmershem i pa pare ndonjehere. perse heshtni? frige apo aprovim??

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 6, 2023 at 4:41 pm

    heshtim se nuk besojme dot me askend: as oligarket, as bosat, as gazetaret, as gjobvenesit, as prokurore, as avokate, as gjyqtare, as qeveri, as opozite, asgje prej gjeje. Thjesh jemi ca guake.

    Reply
  • Ilirjan says:
    August 6, 2023 at 7:24 pm

    Ketu po behet presion publikisht …sa te forte e ndjejne veten keta…mender gazetare!Shpifesira!

    Reply
  • demo says:
    August 6, 2023 at 8:41 pm

    Qindra mijra metra katrore Prona te Ushtrise te marra me VKM.
    Kam 30 vjet e kusur ,me Tapi te rregullta te Mbretnise Shqiptare,me origjinen e pronesise Tokave, me kufij te Percaktuar DHE NUK PO I MARR TOKAT E FAMILJES TIME,.
    AS ME PUSHTETIN E BERISHES,AS ME PUSHTETIN E RAMES.
    Perse per te marre une tokat e mija nuk behet VKM?
    Nga dole ti kaq i zgjuar qe per ty mblidhet Keshilli i Ministrave dhe te jep 105 mije meter katror Magazina te Ushtrise ne Labinot?Perse nuk ja japin ato magazina Pronareve te truallit?(nuk e di kush jane pronaret)
    Ato toka ku u ngriten magazinat e ushtrise e kishin nje pronar.
    Perse fshatari i bindur i Shqipnise Mesme nuk mesyu mbi ato magazina te ushtrise,por ti la ty mor Lluce?
    Fshataret e Labinotit Fushe dhe Labinotit Mal,Fshataret e Godoleshit dhe Camurrit,qe jane PRONARE TE VERTETE DEN BABA DEN TE ATYRE TOKAVE KU U NGRITEN MAGAZINAT E USHTRISE,,DUHET TE MESYJNE PER TE MARRE TOKAT E VETA.
    MAGAZINAT DERGOJI ANDEJ NGA KA ARDHE YT ATE.

    Reply
  • Kewin says:
    August 6, 2023 at 9:01 pm

    Sipas nje llogarie te thjeshte Zoti Adriatik Doci, po te ishte nje shtet I drejte dhe serioz se Paku ky zotnia , pa i ngrene Hakun si nje tregetar i guximshem , per nje siperfaqe toke prej 15 Hektaresh te marre me qira me cmim minimal 2 euro per meter katror ne muaj duhet ti paguaj shtetit rreth 360000 Euro ne Vit. Per njezet vjet sipas kontrates beje llogarine vete. 7.2 minion Euro. Kjo eshte e verteta. Mos te bej Poza dhe Reklama z. Luca por te paguaj per ate pasuri qe ka marre. Keshtu gjykoj en gjerat.

    Reply
  • Saimir says:
    August 7, 2023 at 9:36 am

    Një shtet i mirë do jepte stimuj për këdo që me mund, djersë e para zhvillon rrënoja që si hyjnë në punë kërkujt edhe pse konsiderohen prona të ushtrisë. Kujdo që qan për këto lloj pronash i duhet të dijë se shteti fiton më shumë nga taksat dhe punësimi. Nëse nuk e dini mund të pyesni Gjergj Lucën.

    Reply
  • Bobi says:
    August 7, 2023 at 9:45 am

    Sa sahanlepires si vehtja paske mor Luce. Kush jane keta qe mbrojne vjedhjet e tua, me siguri asnje nuk eshte nga ata qe ju i quani ishpronare, te cilet nuk marin dot tokat e tyre dhe as kompensim toke,pasi pronat shteterore i marin tipa si ju dhe te ashtuquajturit investitore strategjike

    Reply
  • Zina Sallaksja byçe vogla says:
    August 7, 2023 at 10:31 am

    Ky Gjergj Zefi eshte nje shpifes dhe gjobaxhi i madh! Kujt nuk i ka rene ne qafe? Here me te drfjte e shume here pa te drejte! Por dhe kur e ka pas te drejte, nuk e ka parimore por per te perfituar per vete me ane presioni. Besoj qe ju ka rene ne qafe shume njerzve dhe shume shoejt do te dale ndonje hundelesh qe ta qerasi mire. Plere pisanjos. Me vjen keq qe i doli ne mbrojtje z Doçi? Po do kete ndonje konflikt me Lucen dhe ky?

    Reply
  • Taulant says:
    August 7, 2023 at 10:31 am

    Perderisa jane dhene me VKM do te thote eshte e mbeshtetur ligjerisht. Dhe ne kete rast zoti gazetar mos u mer me Lucen nese mendon se ka shkelje, por me qeverine. Denoncoje ne organet e drejtesise.

    Reply
  • Rajmondi. says:
    August 7, 2023 at 10:33 am

    Për gazetarin A.Doçi ruaj konsiderata të veçanta për shkrimet e denoncimet e bëra,por në këtë rast nuk ka aspak të drejtë,duke humbur reputacionin .
    Objektet që ka marë Gj.Luca nga ish rep.ushtarake,dhe shtetërore (ish miniera Prenjës dhe ish fabrika e sheqerit Maliq),kanë qënë rrënoja që si hynin në punë as dreqit,shkatërira që për 20 e ca vjet nuk ja hidhte njeri sytë,që ata që shkonin për të vjedhur hekur,rrezikoheshin të mbeteshin nën rrënoja.
    Luca i këtheu në vënde tërheqëse,ku punësoi me qindra gra dhe siguroi çerdhe e kopshte për fëmijët e familjeve të punësuara.
    Akoma ka ish rep. Në librazhd,Gramsh,Prenjas,Maliq e kudo në Shqipëri,po asnjë nuk kujtohet ti kërkojë e ti këthejë në biznese punësimi.
    Luca,para se ti restauronte ka bërë foto e vidio,të cilat trgojnë gjëndjen mjeruese të tyre e punën voluminoze e shpenzimet e bëra,për ti këthyen në gjëndjen që janë sot.
    Ky meriton një BRAVO dhe duhet inkurajuar.

    Reply
  • 888 says:
    August 7, 2023 at 1:42 pm

    Ato repartee ushtarake pse duhet t’i jepeshin LLUCES me VKM dhe nuk u zhvillua ankand I rregullt?
    Hajduti ndihmon hajdutin!
    Ky eshte shteti I hajduteve,prandaj kane 33 vjet dhe merren akoma me Enver Hoxhen,qe I varte per gjuhe po te benin keshtu!

    Reply
  • Artan says:
    August 7, 2023 at 2:06 pm

    Gjergj Luca je hero qe ne kto kohe te veshtira puneson njerez dhe u jep buke familjeve te tyre. Po te Ra rruga hajde njehere edhe nga Cerriku, se ish uzina e Perpunimit te Naftes eshte e braktisur prej 30 vjetesh. Mbase e perterin dhe puneson njerzit e atij Qyteti. Respekte.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 7, 2023 at 3:11 pm

    “Macet nuk na ledhatojne, ato ledhatojne veten e tyre mbi ne.”

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 7, 2023 at 3:13 pm

    “Kur nje qen te hidhet ne krahe; e ben se te do! Kur nje mace te hidhet ne krahe; e ben se aty eshte ngrohte!”

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 7, 2023 at 4:24 pm

    “NJEREZIT E EGER SHQYEJNE NJERI-TJETRIN, NJEREZIT E QYTETERUAR MASHTROJNE NJERI-TJETRIN: KJO ESHTE AI QE QUHET ZHVILLIM I BOTES.” (Shopenhauer)

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 7, 2023 at 4:29 pm

    “Cilesite e mira te nje njeriu zakonisht ndezin terbimin e nje njeriu te pavlere.” (Shopenhauer)

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 7, 2023 at 4:32 pm

    “Me i ligu nder te liqte nuk eshte ai qe vret, por ai qe shpif per tjetrin”

    Reply
  • Pilo Lala says:
    August 7, 2023 at 4:36 pm

    Doci po ben gabim me keto shkrime te nivelit te ulet.
    Nuk ulet niveli gazetarise ne nivele personale, me shave te shava.
    Nqse ti me ke inat, une te nxjerr te palarat.
    Luca eshte biznesmani i dites, punetor, i palodhur.
    Nqse ne do i marrim maje per maje me cdo njeri,

    Reply
  • ppa says:
    August 7, 2023 at 4:53 pm

    Eshte krijuar nje xhins gazetarie, te gjithe sipas modelit K.Lala apo A. Hoxha; dhe kjo vjen nga varferia e lajmeve televizive; gjithfare emrash dhe cupash e djem te paformuar dhe te pakulturuar qe bejne prokurorin dhe jo gazetarin; edhe ky Doci, i pelqen vetja pasi furnizohet me te dhena, paguhet per te sulmuar politikanet. Ne se ke gje konkrete me Lucen , investigo dhe argumento ; nivel i ulet qe merresh me historine e L.Bocit apo te tjera si kalama lagje; u kujtova per Pamfletin – kisha vite qe e kisha braktisur – vazhdon akoma ai Gj. Zefi me kete portal te ulet dhe te padenje, gjobvenes….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?