Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërcënojnë Hungaria dhe Serbia: Nëse na cënohet furnizimi me gazin rus, do ta konsiderojmë akt lufte
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kërcënojnë Hungaria dhe Serbia: Nëse na cënohet furnizimi me gazin rus, do ta konsiderojmë akt lufte
AktualitetBote

Kërcënojnë Hungaria dhe Serbia: Nëse na cënohet furnizimi me gazin rus, do ta konsiderojmë akt lufte

Published: September 1, 2023
Shpërndaje

Hungaria dhe Serbia do ta konsiderojnë sulm çdo ndërhyrje në tubacionet e gazit që vijnë nga Rusia.

Në një bisedë me gazetarin amerikan Tucker Carlson, kryeministri hungarez, Viktor Orban kujtoi rastin e sabotimit të Nord Stream, të cilin Hungaria e cilësoi akt terrorist dhe mungesën e një reagimi të fortë të Gjermanisë e quajti “manifestim të mungesës së sovranitetit”.

Budapesti e ka bërë të qartë menjëherë se ekziston një tjetër gazsjellës – jo Nord Stream, por South Stream, përmes të cilit gazi vjen nga Rusia përgjatë korridorit jugor në Turqi, Bullgari, Serbi dhe Hungari. Orban foli edhe në emër të presidentit serb, me të cilin është takuar së fundmi.

- Publicitet -

“Së bashku me kryeministrin e Serbisë, theksuam se nëse dikush dëshiron të bëjë të njëjtën gjë me korridorin jugor siç është bërë me atë verior, do ta konsiderojmë si arsye lufte, sulm terrorist dhe do të përgjigjemi menjëherë”, tha Orban.

Megjithatë, Orban nuk e bëri të qartë se kujt i drejtohet ky paralajmërim, por specifikoi se nuk bëhet fjalë për Federatën Ruse.

“Ndoshta mund ta bëni këtë me gjermanët, por nuk mund ta bëni këtë me këtë rajon”, tha ai.

Sipas tij, “gjithçka po shkonte vaj përpara se të vendoseshin sanksionet kundër Rusisë dhe të minohej Nord Stream”.

Orban tha se Budapesti tani po kërkon rrugë të tjera të furnizimit me gaz, duke marrë në konsideratë Turqinë, përmes të cilës gazi rus eksportohet në Evropë.

Pak kohë më parë, Der Spiegel dhe ZDF publikuan një investigim sipas të cilit Ukraina është përgjegjëse për sulmin në Nord Stream, një lëvizje me synimin për të dobësuar ekonomikisht Rusinë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë
  • Punimet për zgjerimin, nga sot deri në 3 shtator bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës
  • Vdekja e ish-të dashurës që denoncoi McGonigal, pak orë më parë kishte publikuar 75 postime: E urrej FBI-në
  • Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston
  • Zbardhet vrasja e reperit Tupac, dënohet pas 30 vitesh ish-kreu i bandës

Komentet e Fundit

  1. Shqiptar on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  2. Vl on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  3. Ethem Lalaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Shpresa Cakaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  5. durrsaku on 01 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?