Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkesa për institucionet e Kosovës: Lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit serb
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kërkesa për institucionet e Kosovës: Lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit serb
AktualitetKosovë

Kërkesa për institucionet e Kosovës: Lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit serb

Published: December 8, 2022
Shpërndaje

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ka bërë një kërkesë në institucionet e Kosovës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit serb në Kosovë. Në kërkesën e publikuar në faqen zyrtare të qendrës, thuhet se kërkesa është bërë me arsyetimin se lulëkuqja në shumë vende të botë është bërë simbol për të përkujtuar të rënët gjatë luftrave.

Katër petalet e lulëkuqes do të paraqesin katër format e akteve të gjenocidit që Serbia zbatoi në Kosovë që janë: vrasje, dhunë seksuale, spastrim etnik dhe shkatërrim të objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar. Ndërkohë që në vend të farave në lulëkuqen, si simbolikë do të vendosën silueta burrash, grash dhë fëmijësh që kanë rënë pre e mizorisë serbe.

Kërkesa:

- Publicitet -

Lulekuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë

 ARSYETIM:

Në disa vende të botës, së paku prej një shekulli, lulëkuqet kanë shërbyer si simbol për të përkujtuar të rënët gjatë luftërave anekënd globit. Kështu, për shembull, në Britaninë e Madhe dhe në disa vende të Komonuelthit, lulëkuqja, me ngjyrën e saj të gjakut, është simbol i përkujtimit të luftëtarëve të rënë në fushëbeteja, veçanërisht të rënëve gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe i solidarizimit me familjet e tyre. Edhe kanadezët e kanë përcaktuar këtë lule si simbol të premtimit, që do t’i përkujtojnë dhe që nuk do t’i harrojnë kurrë, ata të cilët u sakrifikuan për lirinë e vendit. Përkujtimi i të rënëve në Kanada bëhet çdo vit në orën 11:00, në ditën e 11-të të muajit të 11-të.

Që nga viti 1922, edhe Franca, më 11 nëntor të çdo viti përkujton viktimat e Luftës së Parë Botërore. Francezët  kanë zgjedhur lulen e kokoçelit të kaltër, për arsye të ngjyrës së kaltër që kishin uniformat e ushtarëve të vrarë, si simbol nderimi ndaj të gjithë atyre që kishin dhënë jetën për lirinë e Francës. Madje edhe në përkujtim të viktimave të Luftës së Dytë Botërore, që u përcaktua të bëhet çdo vit më datë 8 maj, kokoçeli i kaltër mbeti simboli kombëtar i Francës. Pas konsultimeve të shumta, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur” mbështeti idenë e Adnan Asllanit, që lulëkuqja të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë. Në dallim nga lulëkuqet që përdoren si simbol në shumë vende të tjera, katër petalet e lulëkuqes në logon e dizajnuar prej tij paraqesin katër format e akteve gjenocidare, që Serbia zbatoi në Kosovë:

vrasjen, dhunën seksuale, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.

Përveç domethënies së veçantë që ka çdo petal i simbolit tonë dhe që e dallon nga forma e petaleve që kanë lulëkuqet-simbol të vendeve të tjera, në simbolin e gjenocidit në Kosovë dallon edhe “zemra e lulëkuqes”: në vend të kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, në logon tonë janë paraqitur figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive, që ishin viktima të këtij gjenocidi. Petalet e lulëkuqes në këtë logo janë të vendosura në formën e shkronjës X, për arsye se gjatë luftës, në disa vendbanime ku popullsia ishte e përzier në aspektin e përkatësisë etnike, okupatorët serbë kishin shënjuar shtëpitë e shqiptarëve me një X, me qëllim që forcat e armatosura serbe të udhëzoheshin drejt vendeve ku duhej të kryheshin krimet.

Me një fjalë, forma e petaleve dhe figurat e burrave, grave, djemve dhe vajzave simbolizojnë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar, të të gjitha moshave dhe gjinive, mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale, rreth një milion viktima të spastrimit etnik dhe qindra- mijëra shkatërrimeve që u kryen gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë. Si e tillë, mendojmë se kjo logo meriton të jetë simbol i përbashkët i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Meqë jemi në prag të 15 janarit, ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, përcaktimi nga institucionet tona shtetërore i një simbol unik, që mishëron këtë tragjedi kombëtare, është mënyra më e mirë për të përçuar mesazhin e unitetit përballë krimit të gjenocidit – plagës së hapur në qenien tonë kombëtare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?