Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkohej në Itali për grabitje, kapet në Spanjë 30-vjeçari shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kërkohej në Itali për grabitje, kapet në Spanjë 30-vjeçari shqiptar
AktualitetKronike

Kërkohej në Itali për grabitje, kapet në Spanjë 30-vjeçari shqiptar

Published: October 23, 2023
Shpërndaje

Një shqiptar është vënë në pranga pasi sipas autoriteteve italiane është pjesë e një grupi kriminelësh që merreshin me vjedhjet e shtëpive. Për muaj të tërë, Zef Bani, 30 vjeç kishte qenë nën hetim nga policia. Ai u kap në Barcelonë të mërkurën ku ishte arratisur prej disa kohësh pas një grabitje.

Sipas hetimeve, ai është një nga anëtarët e grupit që Dhjetorin e kaluar paralizuan një qytet të tërë pasi hynë në korsinë e kundërt të rrugës teksa ndiqeshin me shpejtësi nga policia.

Bëhet fjalë për 5 persona që u arratisën me një Alfa Romeo. Por gjatë ndjekjes ata shkaktuan një aksident dhe më pas u arratisën në këmbë. Vetëm njëri prej tyre, Segi Gega u kap dhe u akuzua për grabitje. Tre të dyshuarit e tjerë si pjesë e grupit janë V.T, 30 vjeç, P.S, 26 vjeç dhe M.D, 25 vjeç.

- Publicitet -

Shqiptarët janë treguar të kujdesshëm në çdo gjë, edhe në komunikime e në udhëtime. Ata kanë përdorur karta SIM të regjistruara në emër të njerëzve të tjerë dhe nuk kanë folur në celular gjatë grabitjeve.

Po ashtu ata kanë shmangur fluturimet direkte nga Shqipëria drejt Italisë pasi do të ishin subjekt i kontrolleve kufitare. Për këtë arsye kanë përdorur tranzite nga Spanja dhe Hungaria. Disa prej anëtarëve të grupit, kohët e fundit kanë ndryshuar mbiemrat dhe kanë kërkuar një pasaportë të re shqiptare duke përdorur detaje të ndryshme personale.

Zbërthimi i një prej celularëve ka qenë kyç për hetimin. Aty u zbuluan mesazhe të ndryshme mes anëtarëve të bandës ku flitej për grabitjet që do të bënin. Nga analizat u zbulua se vinin mesazhe edhe nga Spanja, posaçërisht, Barcelona. Pasi monitoruan lëvizjet e gruas së 30-vjeçarit, u zbulua se ajo shkoi në aeroportin e Barcelonës. Atje e priste i shoqi, që u vu në pranga nga autoritetet spanjolle që po e mbanin në vëzhgim pas kërkesës së autoriteteve italiane.

a.c./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksioni i SPAK në Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën që ambasadori amerikan takohej me ministrin Nufi
  • SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?
  • Çfarë po ndërtojmë realisht? Qytetin apo qytetarin?
  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?