Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkoi heqjen nga regjimi 41 bis, GJKKO merr vendimin për të dënuarin me burgim të përjetshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kërkoi heqjen nga regjimi 41 bis, GJKKO merr vendimin për të dënuarin me burgim të përjetshëm
AktualitetKronike

Kërkoi heqjen nga regjimi 41 bis, GJKKO merr vendimin për të dënuarin me burgim të përjetshëm

Published: March 25, 2024
Shpërndaje

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj, i cili kundërshtoi vendimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për t’u vendosur në regjimin e posaҫëm 41 bis.

Vendimi për izolimin e tij në regjimin bis u mor më 15 Dhjetor, ditën kur Sokol Mjacaj vrau në burgun e Peqinit të dënuarin me burgim të përjetshëm, Arben Leshi dhe të plagoste të burgosurin tjetër, Indrit Shaqja.

Sokol Mjacaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, për vrasjen e dy turistëve çekë në fshatin Prekalë të Shkodrës.

- Publicitet -

Njoftimi i GJKKO:

  1. Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin 25, datë 25.03.2024, vendosi:

-Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.

-Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Vrasja në burgun e Peqinit

Prokuroria e Elbasanit ka zbulon dinamikën e ngjarjes së rëndë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri brenda qelisë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Arben Lleshi.

Organi hetues informon se arma e zjarrit është futur në burgun e Peqinit dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për rreth 20 ditë. Madje, dyshohet se i dënuari me burgim të përjetshë e ka mbajtur pistoletën edhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo rregjimi brendshëm).

Sa i përket momentit të krimit të ndodhur rreth orës 13:52 mesditën e së premtes (15 Dhjetor), Prokuroria e Elbasanit sqaron se Sokol Mjacaj ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Arben Lleshit duke e lënë të vdekur në vend, si edhe ka plagosur të dënuarin tjetër Indrit Shaqja.

Pas krimit, prokuroria sqaron se 28-vjeçari ka kërcënuar gardianët me armë dhe më pas është izoluar me pistoletën në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg.

Ndërkohë janë ngritur dyshime se nga punonjësit e shërbimit, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.

Ndërkohë janë ndaluar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës 12 zyrtarë policie në burgun e Peqinit, përfshirë edhe drejtorin e institucionit, Kamber Hoxha.

Vulosja e burgimit të përjetshëm

Në Dhjetor 2022, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e tij  për të përfituar gjykim të shkurtuar.

Si gjykata e shkallës së parë Shkodër, ashtu edhe nga Apeli, e kishin hedhur poshtë këtë kërkesë të tij, ndaj në tetorin e 2022, ai çoi çështjen në Kushtetuese me pretendimin se i ishte cënuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.

Sokol Mjacaj pretendonte se kjo është nje e drejtë ligjore e tij dhe duhet të përftonte prej saj. Por Kushtetuesja vendosi të mos e shqyrtonte cështjen ne seancë plenare, duke shuar shpresat e Mjacaj, për të shpëtuar nga burgimi i pëjetshëm.

Gjykata vendosi se cështja nuk mund të zgjidhej me aktet që ndodheshin në dosje, por ishte e nevojshme të shqyrtoheshin provat gjatë një procesi të zakonshëm.

Nëse pranohej kërkesa e tij, ai mund të synonte rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, pasi pranimi i gjykimit të shkurtuar,  do i mundësonte uljen e një të tretës së dënimit.

Vrasja e dy turistëve

Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbetën të vrarë nga sulmi i grabitësit mbrëmjen e 4 korrik të vitit 2015. I riu u kërkonte t’i dorëzonin paratë dhe makinën “Nissan” me targa çeke.

Autori u kap pas negociatave me policinë, ndërkohe që ishte futur në një banesë në Grudë.

“Hyra me forcë në makinën e çekëve. Doja t’u merrja makinën, por ata nuk kuptonin ose bënin sikur nuk kuptonin. Kur djali tentoi të më merrte armën e qëllova. Fillimisht atë e më pas gruan”, ka deklaruar 27-vjeçari pas arrestimit.

Ndërsa gjatë seancave gjyqësore i kërkoi mëshirë trupit gjykues: “Unë doja vetëm t’i grabisja, nuk kisha qëllim t’i vrisja. Djalin e vrava pasi donte të më merrte armën, kurse vajzën e kapi plumbi në kohën që makina po rrokullisej.” 

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia rrethon Parlamentin me forca të shumta dhe autobote uji, por protestuesit pritet të mblidhen tek SPAK
  • Biznesmeni Eral Myftaraj paraqitet në SPAK
  • Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë, u përplas nga një automjet, humb jetën 75-vjeçarja
  • Nga Trump, tek Macron e Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
  • Rama nuk duron më qytetarët, bllokon komentet në Facebook

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. I juaji Edi Rama on Nga Trump, tek Macron e Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
  3. Rroftë shoku brunilda-polic i propagandes on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. demo on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Anna Anna on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?