Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këshilltari i Netanyahut: Izraeli e pranoi planin për t’i dhënë fund luftës në Gaza!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Këshilltari i Netanyahut: Izraeli e pranoi planin për t’i dhënë fund luftës në Gaza!
BoteLajmi i fundit

Këshilltari i Netanyahut: Izraeli e pranoi planin për t’i dhënë fund luftës në Gaza!

Published: June 3, 2024
Shpërndaje

Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar një marrëveshje kornizë për ndërprerjen e luftës në Gazë – e cila tani po çohet përpara nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden – ndonëse, sipas tij, ajo ka të meta dhe do ende punë.

Në një intervistë dhënë gazetës britanike, Sunday Times, Ophir Falk, këshilltar kryesor i Netanyahut për politikë të jashtme, tha se propozimi i Bidenit është “një marrëveshje për të cilën ramë dakord – nuk është një marrëveshje e mirë, por duam shumë që pengjet të lirohen, të gjithë prej tyre”.

“Janë shumë detaje për t’u përpunuar”, tha ai, duke shtuar se kushtet izraelite, përfshirë “lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit si një organizatë terroriste gjenocidale”, nuk kanë ndryshuar.

- Publicitet -

Izraeli nisi fushatën e ashpër të sulmeve në Gazë, tetorin e kaluar, pasi Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – sulmoi i pari tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë pengje qindra të tjerë.

Në Gazën që kontrollohet nga Hamasi, bombardimet izraelite dhe ofensivat tokësore vranë mbi 36.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se nëse Hamasi bie dakord me marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës në Gazë, Uashingtoni pret që edhe Izraeli ta pranojë atë.

“Ky ishte një propozim nga Izraeli. Pritjet tona janë që nëse Hamasi pajtohet me të, atëherë edhe Izraeli do të thotë po”, tha Kirby në një intervistë për rrjetin televiziv, ABC News.

Në fund të javës së kaluar, presidenti Biden dha hollësi për planin me tri faza, i cili, siç theksoi, është një plan i Qeverisë së Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gazë.

Faza e parë, tha ai, do të përfshinte armëpushimin dhe lirimin e një numri të personave që po mbahen peng. Faza e dytë, ndërkaq, do të përfshinte lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura gjallë, dhe e treta tërheqjen e ushtarëve izraelitë nga Gaza. Hamasi tha se e mirëpret nismën e presidentit Biden.

“Fjalimi i Bidenit përfshinte ide pozitive, por ne duam që propozimi të materializohet brenda kornizave të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila i plotëson edhe kërkesat tona”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, për rrjetin Al Jazeera.

Hamasi kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gazë, se do të tërhiqen të gjitha forcat izraelite, se do të ketë lëvizje të lirë për palestinezët dhe se do të ketë ndihma për rindërtimin e Gazës.

Këto zhvillime ndodhën derisa në Rafah të Gazës pati sulme intensive gjatë fundjavës. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, të 36 strehimoret e saj në zonën e Rafahut janë boshe, pasi banorët u detyruan të largoheshin. Mbi 1.7 milion njerëz të tjerë vlerësohet të jenë të zhvendosur në Kan Jonis dhe pjesë të Gazës qendrore.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Arben Tashko says:
    June 3, 2024 at 6:46 pm

    Duket se kane rene dakord ne parim por duan te zgjidhin
    edhe disa probleme te tjera qe duhet te kristalizohen
    qe pasi mareveshja te firmoset, mos te fillojne interpretime
    kontradiktore, qe do e vonojne procesin e stabilizimit te
    kesaj situate teper te rende dhe te komplikuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?