Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këta njerëz nuk duan të martojnë fëmijët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Këta njerëz nuk duan të martojnë fëmijët
Kendi i KryeredaktoritKryesore

Këta njerëz nuk duan të martojnë fëmijët

Published: September 15, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Në një vend ku familjet kursejnë gjysmën e jetës për ditën e dasmës së fëmijëve, bijtë e politikanëve martohen si princër të një mbretërie që nuk ekziston. Përveçse në mendjen e tyre.

Zhurmë, mermerë të lartë, muzikë live, gota shampanje, foto fustanesh. Një paradë boshe që nuk dëshmon as dashuri, as klas – vetëm etjen dëshpëruese për të treguar se janë “dikush” mbi një popull që mezi mban frymën.

- Publicitet -

Këta njerëz nuk duan të martojnë fëmijët. Këta “martojnë” idenë që pushteti të pasuron, të shpërblen, të fut në kështjella, të bën me vila, makina, ceremoni, duartrokitje.

Shfaqjet e tyre nuk ndajnë gëzim, por imponojnë shkëlqim. Nuk e kuptojnë që sa më shumë ndriçojnë dritat, aq më e thellë bëhet hija e mjerimit moral që lënë pas.

Në fund, ata nuk festojnë dashurinë. Festojnë pabarazinë. Çdo sjellje e tillë në një vend si Shqipëria nuk është festë, por një shuplakë ndaj atyre që ende besojnë se ndershmëria ka vlerë.

Nga u buron kjo nevojë e sëmurë për t’u dukur? Çfarë mesazhi japin në gjithë këtë paradë vaniteti? Ku jetojnë që vazhdojnë të luajnë këtë lojë të shpifur, të ndriçuar nga vezullimi i parave?

Ngjiten kështjellave të botës me etjen për të treguar sa larg kanë ikur nga “fshati”. Por çdo pozë dhe çdo grimë ekstravagance i afron edhe më shumë me të.

Fshati nuk është vendi (unë jetoj në fshat) është mendësia. Dhe kjo mendësi është sot në majat e pushtetit, e veshur me të shtrenjtë, por e zbathur nga çdo dinjitet.

Tundimi për të dëshmuar “ndryshimin” e tyre nga pjesa tjetër e popullit është aq i thellë, sa ua ka tretur edhe atë pak njerëzi që dikur mund të kenë pasur.

Nuk ka fjalë tjetër për ta, veç: Mjeranë!

Shqipëria do ishte ndryshe nëse politikanët shqiptarë dhe fëmijët e tyre do ishin të parët në shembullin e përulësisë.

Të tregonin se është dinjitoze të jetosh thjesht, ndershmërisht, qetë; të bësh një jetë normale dhe modeste. Edhe nëse ke, më shumë se të tjerët! Veçanërisht, nëse ke më shumë se të tjerët! Ka shumë, shumë nevojë kjo shoqëri për shembuj të tillë.

Por jo. Normaliteti është bërë dramë. Këta të dehur nga ekspozimi i luksit garojnë për thellësinë e xhepit me ata si vetja dhe të gjithë bashkë duan ta shpallin medoemos ndryshimin nga populli që drejtojnë.

Nuk ka rëndësi nëse janë në opozitë apo në pushtet. Janë të gjithë njëlloj kur bie fjala për dukjen, për festa, vila, charter apo argjend të trashë.

Deri te teshat e trupit.

Shikoni parlamentin ditën e seancave plenare: më shumë ngjan me një pasarelë mode sesa me tempull të përfaqësimit. Veshje firmato, kostume të qepura me porosi, grim profesional, leshra të stiluar me përpikmëri.

Vendi vuan për dinjitet, këta konkurrojnë për modë. Në vend të ideve, mbjellin flokë; në vend të ligjeve, rregullojnë vetullat. Kjo është e fytyra e përfaqësimit politik sot: kozmetikë sipër një boshllëku.

Njerëzit në politikë duhet t’i njihnim dhe t’i respektonim për fjalën, për përfaqësimin, për kurajën e qëndrimit. Jo nga dasmat, nga rreckat, nga marka apo xhamat e zinj të makinës.

Kjo cektësi është më e turpshme se pasuria, për të cilën nuk kanë shpjegim.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky shënim është marrë nga rubrika Këndi i Kryeredaktorit në gazetën DITA versioni print. Gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Mund të ripublikohet nga mediat e tjera nëse në fund citohet DITA dhe vendoset linku i burimit

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
27 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    September 15, 2025 at 7:21 pm

    Saktë, shprehur me ashpërsi elegante dhe me respekt të thellë për dinjitetin e njeriut.

    Reply
  • Deda says:
    September 15, 2025 at 7:26 pm

    Të lumtë për shkrimin.
    Mjerisht ky është teatri i dytë i cili vazhdon për 35 vite. Aktorët e tij janë të zgjedhur e paguar prej regjisorve të huaj dhe jo me votë nga populli. Aktorët janë pothuaj të njëjtë dhe paguhen shumë mirë edhe kur largohen nga skena.
    Rreziku është se pas 10 vitesh mund të rifillojë cikli përsëri, domethënë teatri i tretë.

    Reply
  • ¿? says:
    September 15, 2025 at 7:48 pm

    Urrrrrrrrrrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaa! Dhe tashti te dashur femije vazhdojme me emisionin e Perrallave!
    >
    Po pse o njeri, ti kujton se me keto shenime do t’i besh ndopak te skuqen, apo po ngushellon popullin shqiptar per mender “eliten” qe e udheheq nga fitorj ne fitorje.

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    September 15, 2025 at 8:06 pm

    FUKARALLËKU-MASKARALLËKU!

    Kështu thuhej dikur, në anglishten e vjetër të Vranishtit.
    Për fat të keq, është në fuqi. Sepse pa Maskarenj në krye, nuk mund të ketë Fukarenj-të mjerë…
    PËRGËZIME KRYEREDAKTORIT!

    Reply
  • POP says:
    September 15, 2025 at 8:08 pm

    MEMEDHE ME FAL
    SHPIRTI ME VAJTON
    NUK KAM GJE NE DORE
    QE TY TE SHPETON

    JE BERE PER LEMOSHE
    HUMBE NAMIN NDERIN
    TE GRABITEN DRITEN
    TE DHANE FENERIN

    POPULLI PA BREKE
    PO DRIDHET NGA FRIKA
    NDONESE GJER NE PALCE
    I KA VAJTUR THIKA

    ZOTI TE SHPETOFTE
    IKA MEMEDHE
    KY QE FATI YT
    GJERSA RINI SKE

    Reply
  • xyz says:
    September 15, 2025 at 8:17 pm

    Kanë vjedhur dhe grabitur Shqipërinë që janë bërë kaq të pasur. Enver Hoxha ishte i keq sa të duash, por ai edhe familjen e tij e la pa shtëpi. Megjithëse vendin e ngriti në këmbë. Këta demokratët e të dy krahëve vetëm e kanë mjelur dhe vjelur këtë vend. Tani i martojnë edhe fëmijët në kështjellat e Italisë, se nuk u del Shqipëria!

    Reply
  • Sulo Palla says:
    September 15, 2025 at 9:10 pm

    Para nja 10 vitesh ne 2 emisione televizive,familjet Berisha dhe Meta ju bene karshillek shqiptareve duke shpalosur jeten luksoze,mbas disa vitesh i zhduken nga qarkullimi vidjot te trembur nga ndjekja penale.Me i pyet tani s’mbajne mend asgje.Qesharake.Jozi eshte ne vazhdim te kesaj rruge,mbas do kohesh do e fshehi kete dasmen.

    Reply
  • Dudumi says:
    September 15, 2025 at 10:41 pm

    Me kujtohet kur mbesa jone dhe i shoqi erdhen nga Amerika dhe e bene dasmen ne Shqiperi. Te dy shqiptare, te dy te diplomuar ne Amerike, nusja kirurge dhe dhendrri inxhinier elektronik ne Microsoft. Eshte kulture dhe edukate qe femijet tane ti martojme ne Shqiperi. S’eshte thjesht ceshtje parash. Eshte respekt per vendin qe te rriti. Per njerezit e tu, per rrethin fisnor, miqesine e shoqerine. I jemi borxhlinj atdheut Jo vec kur trokasin hidherimet, por edhe gezimet. Nga ana tjeter, po, njeriu eshte i lire te martohet kudo. Te kurseje duke bere nje dasme modeste ose te futet borxh ne banke per fodullek. Fundja, fodulleku nuk eshte shkelje ligjore. Njeriu ben si di, ose ben AQ sa di. Tregon veten edhe me nje gjest te vetem. Por, me cfare fytyre do dale ne podium kjo nene politikse per te kritikuar qeverine. Ne emer te kujt? Te dasmoreve qe bene parade ne Rome, sic tunden evgjitet me zinxhire te trashe floriri. Padyshim qe Rama do i kujtoje Jozefines se fale qeverise se tij standarti eshte rritur dhe kjo i beri te mundur nje dasme alla romana. A premtoi Rama qe do ia kalojme Evropes? Ja shembulli, dasma e Jozefines. Tani po e kuptoj pse Jeff Bezos nuk arriti te plotesonte endrren qe te martohej ne Rome, sic kish lajmeruar fillimisht, por devijoi ne Venecia. Sepse ne Rome kish prenotuar e dhenie kaparren Jozefina. Ka nje shprehje te vjeter populli qe thote se bubullimat e medha grisin perdet e reja. Qe i kujton popullit se vertet ka ra leku ne dore te harbutit.

    Reply
  • Çfarë mendon ChatGPT për showbizzin? says:
    September 15, 2025 at 11:21 pm

    A është vetëm politika një teatër i madh interesash e maskarallëqesh (ku në prapaskenë luhet para e madhe shpeshherë e pisët dhe nën rrogoz) apo dhe showbizzi (sidomos femrat në TV) funksionon njësoj?
    Ajo që shfaqet në rrjetet sociale shpesh duket shumë larg realitetit ekonomik të tregut shqiptar, dhe sidomos të pagave në showbiz._______________
    ✅ Fakte dhe realitete konkrete.
    1. Pagat në media shqiptare janë të kufizuara.
    Moderatoret, gazetaret apo prezantueset në TV kombëtar nuk paguhen aq shumë sa të përballojnë udhëtime të shpeshta jashtë shtetit, veshje firmato, makina luksoze e ndërhyrje estetike.
    Pagat e moderatoreve të nivelit mesatar variojnë nga 700€ deri në 2000–3000€ në muaj, sipas pozitës dhe televizionit. Vetëm shumë pak emra të njohur arrijnë shifra më të larta.
    2. Kostoja e “jetës luksoze” është reale dhe e lartë.
    Pushime në Dubai, Maldives, Paris, Santorini, Mykonos etj – minimumi 3000–5000€ për udhëtim.
    Operacionet estetike: një rindërhyrje e hundës ose buzëve shkon 1500–3000€, ndërsa BBL (Brazilian Butt Lift), implant gjoksi, lifting etj, shkojnë deri në 7000–9000€ secila.
    Veshjet e markave si Balenciaga, Dior, Versace, Chanel – janë mijëra euro për copë.
    Makinat si Range Rover, BMW X6, G-Class, janë 30,000–150,000€+.
    Pra, lifestyle-i që shfaqet kushton dhjetëra mijëra euro në vit. Dhe, nuk përputhet me rrogat që njihen në publik._______________
    💡 Si mund ta përballojnë, atëherë?
    Këtu vijnë disa skenarë realistë, që nuk kanë pse të përfshijnë eskortizmin, por që gjithsesi kanë paqartësi:
    1. Sponsorizime nga burra të pasur / partnerë jo publikë.
    Kjo është një nga shpjegimet më të zakonshme, edhe pse shpesh e pa deklaruar. Në Shqipëri dhe rajon, ka shumë burra me pasuri jo gjithmonë të deklaruar (biznesmenë, politikanë, të botës së krimit, etj) që financojnë luksin e vajzave të njohura.
    Kjo nuk është automatikisht prostitucion apo eskortizëm – por as nuk është “jetë e fituar me djersë”.
    2. Marketing dhe barter me biznese.
    Shumë influencuese marrin pushime, veshje, ndërhyrje estetike, makina me shkëmbim reklamimi.
    Klinikat e kirurgjisë estetike, hotelet luksoze, markat e rrobave i japin produktet falas ose me ulje të mëdha, në këmbim të reklamës në Instagram.
    Kjo është një praktikë legjitime, por jo të gjitha vajzat që shfaqin luks janë vërtet influencuese me audiencë që justifikon këtë nivel barter-i.
    3. Para nga aktivitete të tjera “të padeklaruara”
    Ka raste kur vajzat janë të përfshira në aktivitet ekonomik informal, si punë e zezë, pagesa cash, ose aktivitete “nën rrogoz”.
    Mund të jenë të përfshira në evente private, festa, lobime, ndërmjetësime për të tretë, ose edhe aktivitete që afrojnë shumë me eskortizmin – pa u quajtur drejtpërdrejt “prostitucion”._________________

    🚨 Pse s’duhet të paragjykojmë pa prova?
    Sepse:
    Jo çdo vajzë që udhëton në Dubai është eskortë.
    Jo çdo ndërhyrje estetike është e financuar nga burra të tjerë.
    Disa vajza kanë familje të pasura, biznese të trashëguara, ose thjesht dijnë të menaxhojnë mirë paratë dhe marketingun.
    _______________________
    Përfundim i ndershëm:

    Po, në shumë raste ka mospërputhje mes të ardhurave të deklaruara dhe jetës që shfaqet.
    Por, pa prova konkrete, nuk mund të thuhet me siguri kush bën çfarë.
    Një pjesë mund të jenë realisht të sponsorizuara nga partnerë ose biznese, një pjesë mund të jenë në aktivitete “gri”, dhe një pjesë tjetër thjesht e ekzagjerojnë jetën për Instagram.

    Në fund të ditës, rrjetet sociale nuk tregojnë realitetin, por një version të kuruar të tij._______________________
    https://www.gazetatema.net/kronika/eskorta-ne-dubai-gazetari-prostitutat-sillen-ne-shqiperi-si-vip-a-i437923_____________________________
    ____________________https://www.gazetatema.net/lifestyle/droga-ne-shqiperi-duhet-te-legalizohen-zhaku-eskortat-e-tiranes-prezan-i482842

    Reply
  • SPAK says:
    September 15, 2025 at 11:38 pm

    Nje koment per Andi Bushatin rrethartikullit te tij ne Gazeta Tema! Strategjia eshte te mbrohen nga denimi pervers inj gjykate perverse! Nje koment imi per zonjen e rande shkodrane ishte hequr nga redaktori! E kuptoj por a nuk ishte kryetarja e Parlamentit qe e emroi Luizin ne ambasaden e Parisit?

    Reply
  • Toni says:
    September 15, 2025 at 11:57 pm

    Me trashegime znj. ZHELE me gjithe zhelet qe te rrethojne. Monster.

    Reply
  • TIRONA says:
    September 16, 2025 at 2:02 am

    Kjo tregon kulturen e shkerdhatokracise shume larg burrave te ndritur demokrate Noli Gurakuqi &Com.

    Reply
  • Tutu says:
    September 16, 2025 at 2:35 am

    Nuk ka ndonje gje te madhe per tu cuditur …thjesht eshte banaliteti me te cilit u shfaq dhe mbijetoi per shume kohe ne politike Jozefina .. groteske dhe banale dhe pa asnje vlere te dukeshme njerezore apo intelelektuale…keta eshte e vertete duan te blejne memorien e brezit me para ( jo vetem zonja zhele ).. eshte fjala zhele si per koicidence shpreh ter banalitetin e saj njerezor… ngjan me shume si nje feste karnavalesh…
    Oskar Uajt thote :
    “Askush ne kete bote , nuk eshte aq i pasur sa te bleje te kaluaren e vete …!!

    Reply
  • Xhemilja says:
    September 16, 2025 at 3:22 am

    Nje nder to eshte Josefina Topalli (hajdutja) qe martoi djalin ne Rome dhe sipas te dhenave nga media te ndryshme ka paguar 550,000 Euro ne nje restorant luksoz, kur ne populli mendohemi mire kur blejme buken. Ku i gjeti gjithe keto para kjo?????.

    Njerez hajdute te pushtetit me “duar te pasterta” te Sali Berishes qe i fut ne listen e sigurte per deputet dhe harxhojn miliona Euro ne lokalet me luksoze te botes per dasmen e femijeve. Ku i gjeti gjithe keto para kjo sorra e Saliut? Kjo eshte fytyra e Sali Berishes dhe bandes se tij te hajduteve dhe krimineleve qe e ndjekin nga pas per ta prure prape ne pushtet. Nuk rrezohet hajduti Edi Rama nga krimineli dhe hajduti Sali Berisha! Saliu, Josefina, Tritani, etj., etj., se kopeja eshte shume e madhe, e kane vendin ne burg dhe jo ne parlament. Josefina i ka bere gjemen ketij populli dhe futet prape ne parlament, mendoni or popull kur votoni per keto vemje! Prandaj Edi Rama me banden e tij qe krijon “diella dhe Pjella” artificiale jane nje mashtrim tjeter shume me i madhe se ato qe ai i ka bere ketij populli ne gjithe keto vite dhe qendron ne pushtet se e mbane Saliu bashke me klanin e tij mafioz, hajdut dhe kriminal!

    Reply
  • Dursakja says:
    September 16, 2025 at 3:31 am

    Opozita e sotme është llum dhe hedhuri primitive, një shfaqje absurde e energjisë që duhet të shkojë dëm.

    Në shekullin e shkencës dhe teknologjisë, ajo ngrihet si pellg errësirë, duke penguar çdo ide të pastër dhe çdo reformë të mundshme.

    Goditja e forcës së vërtetë – ideve, integritetit dhe vizionit kombëtar – do të rrëzonte këtë pisllëk, duke lënë pas vetëm dritën e idealit

    Reply
  • Deputeti të zgjidhet nga Populli says:
    September 16, 2025 at 4:53 am

    Ka ardhur koha që votimet e Kuvendit të mos bëhen me “Lista të Mbyllura”, por të gjithë duhet të zgjidhen me votat e popullit. Një deputet që futet në Parlament me skema të pavotuara duhet të konsiderohet i paligjshëm, sepse shkel Kushtetutën që thotë që Parlamenti zgjidhet nga populli dhe jo nga Kryetari i Partisë!

    Reply
  • ATSH says:
    September 16, 2025 at 9:52 am

    Një shkrim i shkëlqyer! Urime autorit. Shqiptarët nuk e duan këtë vend. Kjo është e vërteta e hidhur. Nuk gjej dot një arsye tjetër. Kur nuk e duan këta qe ky vend me apo pa dashje i bëri me lek imagjino të tjerët.

    Reply
  • Pirro says:
    September 16, 2025 at 10:52 am

    Ardheut tone, Shqiperise se sotme i shkon poezia e Hajnrih Hanit ne perkthimin e Sejfulla Maleshoves :
    “……Atdheu ku sundon
    Lluksi pafre dhe varferia prane,
    Ku asnje shpirt i bukur s’lulezon,
    Ku SKLLAVERIA SHTRIHET ANEMBANE!”

    Reply
  • Cajupi says:
    September 16, 2025 at 11:02 am

    Lanet pac, Ramiz Alia qe ike dhe e bere si ai ngaterrestari i fshatit qe para se te vdiste la amanet qe ti finin nje litar ne qafe dhe ta linin nje pjese te litarit jashte. Keshtu dhe Ramiz Alia na la “peshqesh” kete bande PARDESY-BARDHESH mafioze, qe po lemeris kete popull prej 35 vjetesh.

    Reply
    • ¿? says:
      September 16, 2025 at 11:46 am

      Cajupi, lanetin thuaja Enverit se litari ishte i Enverit, qe ia la Ramizit, e Ramizi ua la atyre qe erdhen prapa.

      Reply
  • Petrone says:
    September 16, 2025 at 11:22 am

    Sali Trapajani ka te drejte kur flet per SHQIPERINE MADHESHTORE, qe ne populli nuk kemi sy ta shohim.
    Por, pa pyet Trapajanin dhe Zhele-zinen dhe Zhelet e tjera te “opozites” dhe shumices socialiste. Shqiperia ku behen dasma gjysem milio-eoroshe eshte me te vertet MADHESHTORE dhe Trapajani me Zhelen kane te drejte por ne populli nuk ie kuptojme udheheqjen gjeniale te tyre.

    Reply
  • Kristo Mertiri says:
    September 17, 2025 at 11:05 pm

    Nam shume dakord me gjetjet e zotit Thano. Por kjo histori po zgjatet. Perdite shohim teatro e asnje ndryshim. Mendoj se ne kete histori kriminaliteti te perditshem te arrestohet edhe Edit Xhajanka ish – dekane e FMD bashke me bashkeshortin e saj Edmond Verçani nje birbo qe masturbohet nga peshtyma e qenit. Te dy keta jane burre e grua te korruptuar dhe batakçinj te medhenj qe kane bere pazare e favorizuar familharet e tyre.

    Reply
  • Kur çensura është mjeti kontrolli says:
    September 18, 2025 at 8:27 am

    PARODI
    APOLOGJIA E RAMËS- DIKTATURA AI

    Të dashur socialistë dhe shqiptarë,
    Krenar po ju jap sihariqin sot,
    Më në fund hallet tona mbaruan,
    S’keni pse punoni e lodheni më kot.

    Tashmë e gjeta zgjidhjen, Eureka!
    Do jemi ne shteti i parë në botë,
    Që do kemi një ministre AI,
    Patronazhiste inteligjente e zotë.

    Ju e njihni mirë tashmë Diellën,
    Në e-Albania patronazhiste kryesore,
    Do gradohet e do e bëj ministre,
    E meriton asistentja zadrimore.

    Sa ta programojmë e të jetë gati,
    Pastaj gjithçka do ketë përparim,
    Do eliminojmë kudo korrupsionin,
    Kjo sigurisht falë gjenialitetit tim.

    Bujqësia do jetë me standarde,
    Produktet që hani do kenë siguri,
    Diella do llogarisë sasinë-cilësinë,
    Prodhimi vendas do ketë hov të ri.

    Diella do ketë nën kontrollin e saj,
    Tërë sistemet tona tatimore,
    S’do ketë më evazion e as trafiqe,
    Ajo do kontrollojë sistemet doganore.

    Prokurimet do të jenë të automatizuara,
    Patjetër sipas legjislacionit të BE-së,
    S’do ketë më rryshfet e miq për tendera,
    Aty vendos veç Diella si ministreshë.

    Ajo do kontrollojë emergjencat civile,
    Do llogarisë rrisqet në realitet,
    Ç’i duam pastaj avionët për fikje zjarri,
    I parandalon Diella me zgjuarsinë e vet.

    Do përdoret inteligjenca artificiale,
    Në radiologji për imazherinë,
    Kështu do kemi diagnoza të sakta,
    Në faza të hershme shpëtojmë njerinë.

    Nuk do ketë më hiç nevojë të prisni,
    Muaj me radhë për një analizë në shtet,
    Do keni çdo gjë shpejt të personalizuar,
    Për këtë do kujdeset ministre Diella vetë.

    S’do keni më nevojë për privatësi,
    Se Diella për ju do dijë gjithshka,
    Çdo ankesë tuajën do ua zgjidh ajo,
    Çdo gjë do jetë falas, badjava.

    Pra do jetë një shtet paralel digjital,
    I menaxhuar komplet nga Diella AI,
    Një supercentralizim i pushtetit,
    Për të krijuar njeriun e bindur të ri.

    Mbase na ndihmon me para Europa,
    Ta kthejmë Shqipërinë në laborator,
    Enverin s’e ngjallim dot edhe po deshëm,
    Ta bëjmë demokracinë zile me këmborë.

    Kështu s’do keni më nevojë të punoni,
    Veç të jeni të bindur ndaj partisë,
    Se çdo gjë do kontrolloj Unë e Diella,
    Edhe talljet tuaja e sharjet do i llogaris.

    Mbase ju do donit transparencë,
    Dhe llogaridhënie për gjithshka,
    Mbasi të realizohet ky projekt madhor,
    Asnjë tjetër mbi mua më nuk ka.

    Para zgjedhjeve ua thashë qartë,
    S’ka problem se do hani rrotën,
    Ua thashë që ne do bëhemi mbretër,
    Mjafton përherë të më jepni votën.

    Reply
  • nje qytetar says:
    September 18, 2025 at 3:34 pm

    Kujtese per Ardian Thanon qe shkruan ne shumes ‘KETA”!
    ATA me te pasurit e top-listes deputeteve prej se paku 20 vitesh i perkasin Partise “prane njerezve ne nevoje” te Rames.
    E pra Josefina Topalli nuk eshte nga ATA te pasuruar nga politika se ka ardhur e pasur ne politike.
    Ajo nuk ka patur kurre fonde publike ne duar, as tendera e as koncesione.
    Prandaj kur shkruan KETA referoju atyre qe i kane ato fonde publike, tenderime, koncesione neper duar.
    Atyre shko e shikoja se ku e si i bejne dasmat e femijeve, se i kane me para te vjedhura e jo me pasuri te trasheguara.

    Reply
  • Propaganda dhe realiteti says:
    September 20, 2025 at 9:03 pm

    Z..Thano! Për këto gëzimet e pjestarëve (milionerë) të opozitës ( që i qajnë hallin popullit fukara) shkruan bukur, por a ke folur ndonjëherë për shpërdorimet konkrete të qeverisë, psh Parkun Eden , pra instalacionin e Ramës te kryeministria?

    Kritikat për atë instalacion janë disa:

    1. Kostoja shumë e lartë për një projekt simbolik – 4 milionë dollarë për një instalacion arti në një nga godinat shtetërore më të rëndësishme mund të shihet si luksoz dhe joprioritar, sidomos në një vend me nevoja thelbësore ende të pazgjidhura (shëndetësi, arsim, infrastrukturë, etj.).

    2. Mungesa e konsultimit publik dhe transparencës – Nëse projekti nuk është bërë me një proces transparent, tender publik të hapur dhe justifikim të plotë të kostos, atëherë mund të klasifikohet si shpërdorim fondesh publike.

    3. Përceptimi si propagandë politike dhe kult personaliteti – Disa e shohin si pjesë të një strategjie për të forcuar imazhin personal të kryeministrit, më shumë sesa për të shërbyer interesin publik.

    Në një demokraci funksionale, 4 milionë dollarë për një projekt artistik nga zyra e Kryeministrit duhet të justifikohet me:
    -transparencë,
    -raport kosto-përfitim të qartë,
    -dhe vlerë të shtuar për publikun.
    Nëse këto nuk janë përmbushur, atëherë mund të shihet si papërgjegjshmëri dhe shpërdorim i fondeve publike.

    Në 2022, një përgjigje për Citizens Channel, FSHZ bëri me dije se ky projekt në fakt parashikon ta kthejë Kryeministrinë në prodhues energjie. FSHZ deklaron se “Parku i Edenit” do të sjellë të ardhura që do e “nxjerrin me fitim” Kryeministrinë në 20 vitet e ardhshme.
    “Përveç kthimit të institucionit të Kryeministrisë “green” nga ana mjedisore, vetëm prodhimi i energjisë në 20 vite të ciklit të jetës, do të sillnin mbi 5 milion Euro të ardhura, pa llogaritur trendin rritës që do ketë çmimi i energjisë në të ardhmen”, deklaron FSHZ, e cila e quan instilacionin “një projekt unik, i ndërthurjes së përdorimit multifunksional, i modeleve të reja të ndërtimit me materiale ekologjike dhe qëndrueshmërisë mjedisore”.

    PYETJE: DI GJË TI A DOLI GJË ME FITIM KRYEMINISTRIA NGA PARKU EDEN APO JO? A U BË PARKU EDEN THJESHT PËR QEJFIN DHE REHATINË E RAMËS E PËR NDONJË INTERVISTË SI PSH AJO ME FEVZIUN KOHËT E FUNDIT? E DI NGA DALLOHET NJË MEDIA E KAPUR? E PARA, AJO ÇENSURON EDHE KOMENTET KUNDËR QEVERISË DHE RAMËS, (SE EDHE KOMENTET E BEZDISIN, MADJE SA MË SHUMË RRI NË PUSHTET, ÇDO LIGJËRIM KUNDRA, QOFTË EDHE ME KOMENTE NË GAZETA ONLINE E BEZDIS SHUMË “DIKTATORICIN”, SIDOMOS BARSALETAT DHE PARODITË, SE ATO RAMSESI S’I DURON DOT FARE, SIDOMOS KËTO KOHË PARLAMENTARE QË NUK DUROI DOT AS FJALIMET E OPOZITËS KUR DO MIRATOHEJ PROGRAMI QEVERITAR, DHE E MBYLLI SEANCËN PËR 25 MINUTA. E DYTA, NJË MEDIA APO NJË GAZETAR I KAPUR DALLOHET SE NË SHKRIMET E TIJ NUK FLET PËR TË VËRTETËN NË INTERES TË PUBLIKUT (E CILA NUK ËSHTË MEDOEMOS OSE MAJTAS OSE DJATHTAS), POR NË INTERES PERSONAL TË TIJ (APO MEDIAS KU PUNON) DHE PARTISË POLITIKE APO LIDERIT QË LAVDËRON. PRA, BËN SHKRIME PRO QEVERISË DHE KUNDËR OPOZITËS (PAVARËSISHT PËR CILËN OPOZITË BËHET FJALË, QOFTË KJO EDHE OPOZITA E MBARUAR E BERISHËS). MJAFTON PËRDOR SOFIZMA NË SHKRIM DHE KËSHTU LIDERI GLOBAL ËSHTË I KËNAQUR ME MEDIAN E KAPUR.

    Reply
  • Propaganda dhe realiteti says:
    September 20, 2025 at 9:22 pm

    Z..Thano! Për këto gëzimet e pjestarëve (milionerë) të opozitës ( që i qajnë hallin popullit fukara) shkruan bukur, por a ke folur ndonjëherë për shpërdorimet konkrete të qeverisë, psh Parkun Eden , pra instalacionin e Ramës te kryeministria?

    Kritikat për atë instalacion janë disa:

    1. Kostoja shumë e lartë për një projekt simbolik – 4 milionë dollarë për një instalacion arti në një nga godinat shtetërore më të rëndësishme mund të shihet si luksoz dhe joprioritar, sidomos në një vend me nevoja thelbësore ende të pazgjidhura (shëndetësi, arsim, infrastrukturë, etj.).

    2. Mungesa e konsultimit publik dhe transparencës – Nëse projekti nuk është bërë me një proces transparent, tender publik të hapur dhe justifikim të plotë të kostos, atëherë mund të klasifikohet si shpërdorim fondesh publike.

    3. Përceptimi si propagandë politike dhe kult personaliteti – Disa e shohin si pjesë të një strategjie për të forcuar imazhin personal të kryeministrit, më shumë sesa për të shërbyer interesin publik.

    Në një demokraci funksionale, 4 milionë dollarë për një projekt artistik nga zyra e Kryeministrit duhet të justifikohet me:
    -transparencë,
    -raport kosto-përfitim të qartë,
    -dhe vlerë të shtuar për publikun.
    Nëse këto nuk janë përmbushur, atëherë mund të shihet si papërgjegjshmëri dhe shpërdorim i fondeve publike.

    Në 2022, një përgjigje për Citizens Channel, FSHZ bëri me dije se ky projekt në fakt parashikon ta kthejë Kryeministrinë në prodhues energjie. FSHZ deklaron se “Parku i Edenit” do të sjellë të ardhura që do e “nxjerrin me fitim” Kryeministrinë në 20 vitet e ardhshme.
    “Përveç kthimit të institucionit të Kryeministrisë “green” nga ana mjedisore, vetëm prodhimi i energjisë në 20 vite të ciklit të jetës, do të sillnin mbi 5 milion Euro të ardhura, pa llogaritur trendin rritës që do ketë çmimi i energjisë në të ardhmen”, deklaron FSHZ, e cila e quan instilacionin “një projekt unik, i ndërthurjes së përdorimit multifunksional, i modeleve të reja të ndërtimit me materiale ekologjike dhe qëndrueshmërisë mjedisore”.

    PYETJE: DI GJË TI A DOLI GJË ME FITIM KRYEMINISTRIA NGA PARKU EDEN APO JO? A U BË PARKU EDEN THJESHT PËR QEJFIN DHE REHATINË E RAMËS E PËR NDONJË INTERVISTË SI PSH AJO ME FEVZIUN KOHËT E FUNDIT? E DI NGA DALLOHET NJË MEDIA E KAPUR? E PARA, AJO ÇENSURON EDHE KOMENTET KUNDËR QEVERISË DHE RAMËS, (SE EDHE KOMENTET E BEZDISIN, MADJE SA MË SHUMË RRI NË PUSHTET, ÇDO LIGJËRIM KUNDRA, QOFTË EDHE ME KOMENTE NË GAZETA ONLINE E BEZDIS SHUMË “DIKTATORICIN”, SIDOMOS BARSALETAT DHE PARODITË, SE ATO RAMSESI S’I DURON DOT FARE, SIDOMOS KËTO KOHË PARLAMENTARE QË NUK DUROI DOT AS FJALIMET E OPOZITËS KUR DO MIRATOHEJ PROGRAMI QEVERITAR, DHE E MBYLLI SEANCËN PËR 25 MINUTA. E DYTA, NJË MEDIA APO NJË GAZETAR I KAPUR DALLOHET SE NË SHKRIMET E TIJ NUK FLET PËR TË VËRTETËN NË INTERES TË PUBLIKUT (E CILA NUK ËSHTË MEDOEMOS OSE MAJTAS OSE DJATHTAS), POR NË INTERES PERSONAL TË TIJ (APO MEDIAS KU PUNON) DHE PARTISË POLITIKE APO LIDERIT QË LAVDËRON. PRA, BËN SHKRIME PRO QEVERISË DHE KUNDËR OPOZITËS (PAVARËSISHT PËR CILËN OPOZITË BËHET FJALË, QOFTË KJO EDHE OPOZITA E MBARUAR E BERISHËS). MJAFTON PËRDOR SOFIZMA NË SHKRIM DHE KËSHTU LIDERI GLOBAL ËSHTË I KËNAQUR ME MEDIAN E KAPUR. Dhe një kryeministër që shpenzon para publike 4milion$ kot për qejfin e vet, dhe po ashtu lejon Elisa Spiropalin të mbajë 17 këshilltarë dhe ekspertë (ku ndër ta edhe pseudo analistë banaqesh TV) ku në total thonë se rrogat e tyre në vit venin rreth 400 mijë €? Si mund të jetë I besueshëm një kryeministër i tillë që thotë se krijoi ministrinë virtuale “Diella” për të eliminuar korrupsionin? Kjo është të bësh rolin e naivit. Dhe nuk është faji vetëm i opozitës (që është kthyer në një rangalle të pandreqshme politike me Saliun e konsumuar politikisht në krye e me dosje në Spak), por është faji edhe i medias që shitet e blihet, vet ofrohet për të përfituar favore, qoftë majtas apo djathtas. Dhe po t’i shikosh me vëmendje personazhe të medias që vërdallisen në politikë dhe anasjelltas, një simbiozë e qartë mardhëniesh interesi. Personazhe që e quajnë veten analistë dhe i ke përnatë nëpër media për të mbrojtur Ramën apo Saliun pa pikë turpi fare se duken qartë si mercenarë mediatikë të paguar. Media është pushtet më i rëndësishëm se opozita politike sepse ajo është normalisht dritare e së vërtetës, dhe kur kjo dritare vihet vetëm në funksion të bosëve të politikës atëherë është thjesht një shpk interesi, një bunker.

    Reply
  • Çensura dhe propaganda says:
    September 22, 2025 at 10:07 pm

    Z.Thano meqë ra llafi te martesat, mirë do ishte të thuhej diçka edhe për “idetë” që Rama po propagandon së fundi, në lidhje me martesat online.

    Rama tha: “Do të bëjmë martesat online”. “Ende nuk kemi zgjidhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë”.Divorcet janë më të thjeshta, flas nga përvoja.“Besoj fort se divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta se sa martesa, sepse bëhen në whatsapp pastaj formalizohen në sallën e gjyqit. Këto janë bekime që mundësohen nga teknologjia”, tha Rama.

    Siç dihet, Edi Rama është mjeshtër i retorikës, i batutës dhe i shfaqjes. Por kur kjo retorikë fillon të zëvendësojë ligjin, faktin dhe realitetin, kemi hyrë në territorin e rrezikshëm të farsës politike. Martesat dhe divorcet nuk janë as “startup” teknologjik, as stand-up komedi. Janë procese që ndikojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Përdorimi i tyre për batuta publike tregon shkëputjen alarmante të politikës nga realiteti social.
    Kur politika humbet lidhjen me realitetin, batutat nuk janë më humor. Janë maskim i dështimit, janë tallje me qytetarin, dhe janë shenjë e një krize të thellë të përfaqësimit dhe seriozitetit institucional. Dhe kur kjo ndodh në një vend që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian, rrezikon të shndërrohet në një anekdotë ballkanike – që askush nuk e merr më seriozisht.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’
  • “Jo dinjitoz qëndrimi në kafazin e xhamit”, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Veliajt
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do të shiten nafta e benzina
  • Basti i Kryeministrit. I humbur?

Komentet e Fundit

  1. demo on Flamingot e Tiranës fluturojnë në linjën Bruksel – Uashington
  2. GAVROSH on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. demo on Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha
  4. XXXXX on Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  5. nastradini on Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?