Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kisha Katolike kërkoi ndalimin e simboleve komuniste, Pëllumb Xhufi: S’është roli i saj, të marrë shembull nga Vatikani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Kisha Katolike kërkoi ndalimin e simboleve komuniste, Pëllumb Xhufi: S’është roli i saj, të marrë shembull nga Vatikani
KultureLajmi i fundit

Kisha Katolike kërkoi ndalimin e simboleve komuniste, Pëllumb Xhufi: S’është roli i saj, të marrë shembull nga Vatikani

Published: November 30, 2023
Shpërndaje

Kisha Katolike u ka kërkuar së fundmi institucioneve qeveritare, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, hartimin dhe miratimin e një ligji që do ta ndalonte përdorimin e simboleve komuniste.

Sipas këtij propozimi, parashikohet edhe dënim për atë që përshkruhet si “krim i apologjisë”. Pra, ndalim me ligj i “glorifikimit” të diktatorit Enver Hoxha dhe komunizmit.

Duke iu referuar këtij propozimi, historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1 deklaroi se një iniciativë e tillë nuk është aspak në tagrin e Kishës Katolike.
“Nuk është në natyrën e Kishës. Madje e kam thënë, edhe kolegëve që mbronin pozicionin e Kishës në këtë rast, të marrin shembull nga Selia e Shenjtë. Selia e Shenjtë nuk ka pozicione të tilla egra ideologjike kundër komunizmit, kundër fashizmit, kundër nazizmit.
Ky nuk është roli i Kishës që të vendosë rregull në botën laike. Ka tjetër mision. Kjo është në kundërshtim të plotë me natyrën dhe me mësimet Jezu Krishtit apo me 10 porositë e Moisiut. Sa i përket kreut të Kishës, del një problem tjetër që janë të huaj”, u shpreh Xhufi.

Në propozimin e saj Kisha Katolike kërkon gjithashtu që burgjet e komunizmit të kthehen në muze, të rishkruhen tekstet shkollore të historisë dhe të kufizohen filmat shqiptarë të prodhuar gjatë regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

- Publicitet -

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • Miliona raste kanceri lidhen me infeksione: 5 prej tyre mbajnë peshën kryesore
  • VIDEO: Shpërthen revolta në burgun italian, disa shqiptarë përplasen me policinë
  • Arresti i ish-kreut të SHISH, Konferenca e Kryetarëve shqyrton kërkesën e PD për mocion me debat
  • Energjia, shqiptarët paguan 4.5 mln euro kamatëvonesa deri në qershor për faturat jashtë afatit

Komentet e Fundit

  1. ANA on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  2. miqesisht on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  3. Toni on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  4. Kudes on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. demo on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, avokati: Nëse miratohen, mbylleni që nesër SPAK-un

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?