Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Kjo është familja e Prigozhin, djali luftoi për Wagner, nëna dhe bashkëshortja pronare të bizneseve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Kjo është familja e Prigozhin, djali luftoi për Wagner, nëna dhe bashkëshortja pronare të bizneseve
BoteKryesore

FOTO: Kjo është familja e Prigozhin, djali luftoi për Wagner, nëna dhe bashkëshortja pronare të bizneseve

Published: August 25, 2023
Shpërndaje

Kreu i grupit mercenar rus ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin dyshohet se u vra të mërkurën në mbrëmje kur një avion privat Embraer Legacy u rrëzua në linjën Moskë-Shën Petersburg në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino.

Ndërkohë që tashmë dihet shumë për ish-bossin e grupit ‘Wagner’, më pak dihet për familjen që ai la pas.

Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. Gruaja e Prigozhin është Lyubov Valentinovna Prigozhina, e cila është gjithashtu e pasur (pasuria neto e burrit të saj vlerësohet në 1 miliard dollarë).

- Publicitet -

Lyubov është një farmaciste e cila posedon butikë të njohur si psh “Muzeu i çokollatës” në Shën Petersburg. Në vitin 2012 hapi spa “Kristal” në Shën Petersburg, e cila fitoi çmimin “Perfect Spa Project” vitin e ardhshëm.

Ajo zotëron kompanitë “New Technologies SPA LLC” dhe “Agat”, pjesë e grupit “Concord”.

“Financial Times” shkruan se Ljubov ka luajtur “role të ndryshme” në perandorinë e biznesit të bashkëshortit të saj, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes. Fëmijët kishin të gjithë aksione në kompanitë e babait të tyre dhe këto shpesh shkëmbeheshin mes tyre.

Fëmijët e Prigozhin

Në vitin 2019, vajza e madhe Polina ishte aksionere në kompaninë ruse “Lahta Plaza”, e cila në mars të 2022 u vu nën sanksionet e SHBA. Tani është nën kontrollin e djalit të Prigozhin, Pavel.

Lahta Plaza, sipas dokumenteve të korporatës, ndërmjetësonte furnitorët e pajisjevs të rënda industriale për kompanitë e minierave dhe pyjeve në Afrikë, të cilat më vonë u sanksionuan nga SHBA dhe BE si një front për Wagner.

Polina është fëmija i parë i Prigogine. Ajo ka lindur në vitin 1992, ndërsa djali Pavel ka lindur në vitin 1996 ose 1998. Vajza e vogël Veronika ka lindur në 2005.

Dihet pak për djalin e Prigozhin, Pavel. SHBA tha vitin e kaluar se Polina, Pavel dhe gruaja Lyubov kanë përfituar financiarisht shumë nga “statusi i tij i favorizuar në elitën ruse”.

Pavel, sipas postimeve të të atit në rrjetet sociale, ka luftuar për Wagner në Siri dhe ka marrë medalje nga grupi “Kryqi i Zi” për shërbime ushtarake.

Nëna e Prigozhin, Violeta

Violeta, ish-mjeke është pronare aktuale e firmës “Concord Management and Consulting” që nga viti 2011, “Etalona” që nga viti 2010 dhe “Kreda”.

Violeta filloi mësimet e pikturës në vitin 2017 në moshën 77-vjeçare dhe një vit më vonë hapi galerinë e saj të artit “Colors of Life” në qendër të Shën Petersburgut.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  • “Na rrahën me shkopinj e shkelma”, dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit
  • “S’të bën burrë ajo rrobë që ke veshur, edepsëz. Nuk llogarisni as jetë fëmijësh”, gruaja u kthehet policëve në rrugë – VIDEO

Komentet e Fundit

  1. shqiptar on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. ¿? on ​”Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912″
  3. demo on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  4. Shqiptar on Ky djalë ju mundi
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?