Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare, ja reagimi i tij dhe i FSHF-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare, ja reagimi i tij dhe i FSHF-së
Lajmi i funditSport

Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare, ja reagimi i tij dhe i FSHF-së

Published: August 28, 2024
Shpërndaje

Mesfushori Klaus Gjasula është tërhequr nga Kombëtarja shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku falenderon lojtarin për kontributin që ka dhënë në 5 vite.

FSHF thotë se Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij.

Reagimi i FSHF

- Publicitet -

𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐊𝐋𝐀𝐔𝐒 𝐆𝐉𝐀𝐒𝐔𝐋𝐀

5 vite kuqezi

Gjithmonë gati për të luftuar!

Klaus Gjasula, pas #Euro2024, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe FSHF e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj. Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar!

Reagimi i Gjasulës

Me anë të një postimi në rrjetet sociale futbollisti ka bërë të ditur vendimin e tij, duke u shprehur se për të ka qenë gjithmonë një ëndërr të luante dhe të përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ndërsa shton se është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve.

“E kisha ëndërruar gjithmonë të luaja me Kombëtaren dhe e realizova. Isha në një Europian, shënova një gol dhe u ndjeva njeriu më i lumtur. Nëse kthej kokën pas, kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga grumbullimi i parë, te ndeshja debutuese ndaj Francës në “Stade de France” dhe tek ajo e fundit ndaj Kroacisë në Europian. Edhe kur e mendoj tani ende dridhem nga emocionet.

Gjithsesi, me ftohtësi kam gjykuar dhe kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve, që Kombëtarja jonë fatmirësisht ka shumë. Unë e realizova ëndrrën time dhe tani është koha për të tjerë që ta plotësojnë dhe ta jetojnë atë ëndërr.

Pas pesë vitesh do të kem mundësinë të vij në stadium dhe ta mbështes Kombëtaren tonë si tifoz. I jam falënderues Zotit, familjes time dhe të gjithë njerëzve që më kanë qëndruar pranë në çdo moment dhe kanë besuar tek unë.

Në veçanti dua të falënderoj edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka, trajnerët më të cilët kam punuar, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Junior, stafin teknik të Kombëtares dhe të gjithë bashkëlojtarët që ndamë këtë rrugëtim, që për mua është më i veçanti.

Sukseset e arritura nuk do të ishin të mundura pa tifozët më të mirë në botë, ata të cilët na kanë mbështetur gjithmonë, si në humbje, fitore apo barazim. Faleminderit nga zemra të gjithë tifozëve kuqezi. Për mua ishte nder dhe krenari të vishja fanellën e Kombëtares!” – shkruan Klaus Gjasula.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Rroft Luli says:
    August 28, 2024 at 2:17 pm

    FALEMINDERIT KLAUS!
    FALEMINDERIT HEROIT NR.8 TË SHQIPËRISË!
    RROFTË SHQIPËRIA KAMPIONE ME SYLVINHO & L.BASHËN NË KRYE!
    7×7=42!

    Reply
  • LEON says:
    August 29, 2024 at 4:12 am

    Po sa vajte ti o babush? 200 vjec?
    Po ay Hysa ka shenuar me shume ne porte te vet se ne porte kundershtare dhe nuk jep doreheqje?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?