Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
KronikeLajmi i fundit

KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?

Published: November 3, 2026
Shpërndaje

Nga Edmond Hoxhaj

Me 74 vende ende vakante në gjyqësor për shkak të procesit të vetingut, KLGJ parashikon përmes një studimi që ta shtojë organikën me 102 vende të tjera, edhe pse plotësimi efektiv i tyre do të jetë një sfidë shumëvjeçare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi më 29 tetor studimin për rishikimin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, sipas të cilit propozohet shtimi i 102 pozicioneve të reja për gjyqtarë, duke e çuar organikën nga 417 që është aktualisht në 519. Studimi propozon shtimin e 84 vendeve të përhershme operacionale dhe krijimin e 18 vendeve të rezervës funksionale.

- Publicitet -

Gjithashtu, propozohet një kapacitet i përkohshëm prej 9 gjyqtarësh në Gjykatën e Lartë, me kushtin e krijimit të bazës së nevojshme kushtetuese dhe ligjore.

Propozimi i KLGJ-së vjen në një kohë kur sistemi i drejtësisë vuan ende mungesën e dhjetra gjyqtarëve për shkak të procesit të vetingut dhe nuk e bën të qartë se ku do të gjenden magjistratët që nevojiten shtesë. Aktualisht janë duke ushtruar detyrën 309 gjyqtarë nga 343 të emëruar, ndërkohë që 74 vende janë vakante për organikën aktuale prej 417 gjyqtarësh.

Në studim vlerësohet nevoja për rishikimin e numrit të gjyqtarëve në sistemin gjyqësor shqiptar për periudhën 2026–2030. Sipas studimit, shtimi numrit ka si qëllim krijimin e kapaciteteve të nevojshme për përballimin e fluksit të çështjeve të reja, parandalimin e krijimit të stokut të mëtejshëm, uljen graduale të çështjeve të prapambetura dhe garantimin e funksionimit normal të gjykatave në të gjitha nivelet.

Në relacionin e bërë publik nga KLGJ në faqen online, konstatohet se studimi mbështetet në të dhënat kombëtare për personelin dhe ngarkesën gjyqësore gjatë viteve 2023-2025; raportin vjetor të KLGJ-së për vitin 2025; të dhënat e përditësuara të personelit deri në shtator të këtij viti; treguesit e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë, pranë Këshillit të Evropës, CEPEJ, të dhënat demografike të INSTAT-it dhe standardet e miratuara nga KLGJ-ja për ngarkesën vjetore të gjyqtarëve.

Projekti i KLGJ-së sugjeron që plani i plotësimit të dallojë rekrutimin në shkallën e parë nga ngritja në detyrë në apel dhe Gjykatën e Lartë. Evidentohet se, megjithëse ngritja në detyrë plotëson një vend në nivelin më të lartë, krijon një vakancë në gjykatën nga vjen gjyqtari.

“Prandaj çdo procedurë duhet të shoqërohet me analizën e efektit zinxhir”, kërkohet në relacion dhe sugjerohet që numri i të diplomuarve nga Shkolla e Magjistraturës, kohëzgjatja e procedurave dhe largimet e pritshme duhet të përfshihen në një plan shumëvjeçar të hyrjeve dhe daljeve.

Deri në vitin 2029, pritet të fillojnë punë si gjyqtarë studentët e Shkollës së Magjistraturës të rekrutuar në vitet 2024, 2025 dhe 2026, gjithsej 40 studentë, me emërimin e të cilëve nuk arrihet të plotësohen vakancat aktuale, ndërkohë që studimi parashikon edhe shtimin e 102 vendeve të reja.

Rritja e numrit të gjyqtarëve, parashikohet të shoqërohet edhe me shtimin e numrit të personelit jo gjyqtarë, në total 336 vende të reja.

Efekti financiar në vitin buxhetor që parashikohet se nevojitet për mbulimin e shpenzimeve për shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, është përcaktuar në vlerën mbi 1.2 miliardë lekëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, profesionistë të fushës së drejtësisë, dhe subjekte të interesuara për të kontribuar përgjatë procesit të konsultimit publik të këtij studimi.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
  • KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
  • Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  • ​Tre skenarët e mundshëm: Si pritet të zbërthehen rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara
  • ​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama personale e divorcit dhe aksidenti i fundit fatal

Komentet e Fundit

  1. Ish-naftetar on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. Luan Myrtaj on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  3. Fieri 11 on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  4. RROFTË QENDRESA !!! on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  5. Kokpalari 21 janarit on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?